Pėr momentin nuk ka pezullim, por prokurori federal Palaci mund tė marrė masa sot edhe ndaj De Rosit dhe Balotelit
Mllefi i nxjerrė nė adresė tė Juventusit, Milanit e Romės, do ti kushtojė shtrenjtė trajnerit tė Interit, Hoze Mourinjo. Federata Italiane e Futbollit, ka hapur dje pasdite njė hetim ndaj portugezit, qė do tė merret nė pyetje pėr tė sqaruar atė qė ka deklaruar nė konferencėn pėr shtyp tė sė martės. Njė vendim identik ėshtė marrė edhe pėr mesfushorin e Romės Daniele De Rosi (Ndodh si zakonisht, nėse Milano nuk mund tė fitojmė dot) dhe pėr sulmuesin Mario Balotelin, qė ka provokuar tifozėt romanistė pas golit me 11-metėrsh dhe ka bėrė njė gjest jo tė hijshėm ndaj Panuēit (i ka nxjerrė gjuhėn duke e tallur). Si trajneri, ashtu edhe lojtarėt, rrezikojnė gjoba dhe dėnime, qė duhet tė merren sot pas shqyrtimit ligjor tė ēėshtjes.
VENDIMI - Nė kuadėr tė vlerėsimeve tė bėra nga Prokuroria federale, - lexohet nė njė komunikatė zyrtare, - nesėr (sot), do tė merren dhe masat relative ndaj sjelljeve dhe deklaratave tė futbollistėve Baloteli, De Rosi dhe trajnerit Mourinjo. Trajneri portugez ėshtė nėn akuzė pėr frazat agresive dhe tė rėnda ndaj rivalėve tė Interit nė kampionat, mesfushori i Romės pėr fjalėt e thėna pas ndeshjes nė San Siro kundėr zikaltėrve dhe sulmuesi i ri pėr gjuhėn e nxjerrė dhe gjestet ndaj tifozėve miq dhe Panuēit pas golit qė shėnoi me 11-metėrsh, i cili u kundėrshtua shumė nga verdhekuqtė. Pra, duhen edhe pak orė pėr tu thelluar hetimi i hapur nga Federata Italiane e Futbollit dhe pastaj masat do tė merren, ku para sė gjithash Hoze Mourinjo rrezikon njė pezullim.
Morati: Nuk komentoj! - Njė ditė pas stuhisė sė Mourinjos, Masimo Morati, ka zgjedhur heshtjen: Nuk kam aspak ndėr mend tė komentoj, - u kufizua tu pėrgjigjet presidenti i Interit atyre qė e pyesnin mbi polemikat e nisura nga trajneri zikaltėr. Asnjė koment edhe ndaj fjalėve tė numrit njė tė Juves, Xhiovani Koboli Xhilji, qė e cilėsoi jo tė kėnaqshme pėrgjigjen e Interit: Pėrcaktojeni ju, mirupafshim, - u tha Morati gazetarėve. Ndėrkohė qenka njė prapaskenė shumė e bukur pas konferencės pėr shtyp tė trajnerit portugez. Sipas disa zėrave, shfryrja e Mourinjos paska qenė e parapėrgatitur. Duket qė Hozeja e ka marrė vetė pėrgjegjėsinė e situatės, duke lėnė nė plan tė dytė presidentin Morati, i cili ka qenė nė qendėr tė polemikave pas disa ēėshtjeve jo pa rėndėsi, si pėr shembull ajo e Mario Balotelit. Pra, njė Mourinjo luftarak
KOMUNIKATĖ ZIKALTĖR - Juventusi kėrkoi tė merrej qėndrim ndaj deklaratave tė Mourinjos dhe klubi zikaltėr iu pėrgjigj me njė komunikatė zyrtare, por pa dashur tė distancohen, siē kėrkonte Koboli Xhilji. Interi i del nė mbrojtje trajnerit portugez: Klubi i Interit, pasi e lexoi me vėmendje komunikatėn e Juventusit, nėnvizon qė Hoze Mourinjo, iu pėrgjigj nė mėnyrė tė qartė njė sulmi nė nivel tė barabartė, - pohon klubi kampion i Italisė. - Trajneri ynė shprehu idetė e tij, pa insinuata, pa keqdashje, me sinqeritet, sipas stilit tė tij, shumė i ēmuar nga klubi.