Psikologjia e Ngjyrave


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 19 prej 19
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Psikologjia e Ngjyrave

    Receta Gatimi



    Ja te shohim se si shpjegohen ngjyrat qe na pelqejn ne gjuhen psikologjike.
    Perse na terheq ne veshje nje lloj ngjyre si prsh ngjyra e verdhe , e kalter , e zeze, e kuqe, vishnje..etj,
    A jan ngjyrat ato qe shprehin personalitetin e secilit prej neshe nese Po te shikojm cfare flasin ngjyrat


    Ti hedhim nje sy shkurtimisht kuptimit qe kan ngjyrat baze ne hemisferen perendimore.
    ky informacion do t'ju ndihmoj se cilat ngjyra ju pershtaten me shume .

    E zeza
    Kjo eshte ngjyra e autoritetit dhe e fuqise. Rrobat e zeza i bejne njerezit te duken me te dobet. Ndonjehere kjo eshte nje ngjyre qe e lidhin me djallin (per shembull, kaubojsi me kapele te zeze pothuajse gjithmone ka qene personazh negativ). Ne hemisferen perendimore, e zeza eshte e lidhur me zine per te vdekurin. E zeza eshte ngjyre serioze qe evokon emocione te forta; eshte e lehte tei impresionosh njerezit kur je veshur krejt me te zeza.

    E bardha
    Per pjesen me te madhe te botes, kjo eshte ngjyra qe lidhet me pafajesine (kujtoni veshjet e dasmes); me pastertine (mjeket me bluza te bardha) dhe me sigurine qe ndjen njeriu ne driten e diellit (gjerat behen te frikshme naten, jo diten me diell!). Ajo perdoret gjithashtu, per te shprehur mungesen e ngjyres. Ne disa shtete te Lindjes, e bardha lidhet me zine per te vdekurin.

    Grija
    Kjo ngjyre eshte me teper e lidhur me gjerat praktike, te perjetshme, te rendomta dhe solide ne jete. Grija e ekzagjeruar i ben njerezit te mos ndjejne thuajse asgje. Megjithate, qofte edhe pak ngjyre gri i shton produktit tuaj ate ndjenjen e fortesise se gurit. Disa nuanca te grise lidhen me moshen e vjeter, vdekjen, taksat, depresionin ose humbjen e sensit te drejtimit.

    E kuqja
    E kuqja eshte ngjyra e energjise. Ajo lidhet me levizjen dhe me emocionet. Njerezit e rrethuar nga e kuqja ndjejne se zemra e tyre rreh shume shpejt. Kjo eshte absolutisht ngjyra e gabuar per dhomen e nje foshnjeje por eshte e persosur per tei bere njerezit te gezuar. Veshja e rrobave te kuqe e ben njeriun te duket paksa me i shendoshe dhe natyrisht te dallohet me lehte nga te tjeret. (Disa studime tregojne se makinat e kuqe behen me shpesh viktime e gjobave, por kjo vjen ndoshta sepse ata qe kane makina te kuqe i ngasin ato me shpejt ose polici i ve re me shpejt makinat me kete ngjyre). E kuqja nuk eshte ngjyre e mire po te perdoret me shume se sa duhet, por perdorimi i nje njolle te vogel te kuqe aty ku duhet eshte dieka me vend ne disa raste (nje shenjez e kuqe ne nje dhome neutrale terheq vemendjen e vizitorit nje kravate e kuqe me nje kostum blu dhe me kemishe te bardhe krijon energjine e duhur per te terhequr syrin. E kuqja eshte simbol i jetes (i jetes se kuqe si gjaku!) dhe per kete arsye, eshte ngjyra qe veshin nuset ne Kine. E kuqja perdoret ne festat qe kane si teme dashurine dhe bujarine (trendafilat e kuq, zemrat e Valentinit, Krishtlindjet, etj.) por ngjyra e vertete e dashurise eshte roza. Ngjyra roze eshte me qetesuesja e te gjitha ngjyrave e shpesh, kriminelet me te rrezikshem vendosen ne qeli ngjyre roze sepse sie tregojne studimet kjo ngjyre shterron energjite dhe qeteson agresionin.

    Bluja
    Pyesni njerezit se cila ngjyre u pelqen me shume dhe shumica e tyre do te thone bluja. Nje pjese e mire e botes eshte blu (qielli, detet). Kur njeriu shikon ngjyren blu, kjo e ben trupin te prodhoje kimikate qe jane qetesuese. Por kjo nuk eshte e vertete per te gjitha nuancat e bluse. Disa nuanca (ose bluja e tepruar) mund te dergojne mesazhin e ftohtesise. Shume dhoma gjumi jane blu sepse kjo eshte ngjyra e qetesise. Me kalimin e kohes, bluja eshte lidhur me vendosmerine, besueshmerine dhe besnikerine (po ta keni vene re, shume uniforma jane blu). Njerezit jane me produktive ne nje dhome blu sepse jane te qete dhe te fokusuar tek ajo qe kane ne dore. Disa studime tregojne se peshengritesit ngrejne me teper pesha ne nje palester blu e ne fakt, pothuajse te gjitha sportet kane me teper sukses ne mjedise blu.

    Jeshilja
    eshte ngjyra e rritjes, e natyres dhe e parase. eshte nje ngjyre qetesuese dhe shume e kendshme per shqisat. Jeshilja e erret lidhet me terma te tilla si konservator, mashkullor dhe pasuri. Spitalet perdorin dhoma ne jeshile te lehte sepse eshte gjetur se ato i qetesojne pacientet. Kjo eshte gjithashtu ngjyra qe lidhet me ziline, fatin, bujarine dhe pjellorine. eshte gjithashtu ngjyra tradicionale e paqes.

    E verdha
    E verdha e gezuar eshte ngjyra e diellit qe lidhet me qeshjen, lumturine dhe qejfin. E verdha lidhet me optimizmin dhe eshte gjithashtu ngjyra e te qarit. Studimet tregojne se foshnjet qajne me shume ne dhoma te verdha; njerezit nxehen me shpejt ne mjedise me kete ngjyre. Ajo ka fuqine per te shpejtuar metabolizmin dhe per te nxitur mendime krijuese. E verdha mund te kthehet shpejt ne ngjyre te padurueshme nese perdoret me teper se duhet, por kur perdoret me kursim ajo mund te sherbeje si mjet i efektshem per te shtuar shitjet. Disa nuanca te se verdhes lidhen me poshtersine, por nuancat ngjyre ari lidhen me premtimin e nje te ardhmeje me te mire.

    Portokallja
    Kjo eshte ngjyra me e guximshme dhe me shperthyese e planetit. eshte ngjyra qe lidhet me ditet e kenaqesive, te lumturise dhe te enegjise, me produktet e ngohta dhe organike. Ajo lidhet gjithashtu me ambicjen. Asgje e qete nuk lidhet me kete ngjyre. Portokallija lidhet gjithashtu me nje fillim te ri ne sjelljen e njeriut.


    E purpurta
    Cefare ngjyre kishin rrobat e mbreterve dhe te mbretereshavee Ishin te purpurta, ngjyra me mbreterore e cila lidhet me pasurine, begatine dhe me sofistikimin e pasur. Por nese perdoret jashte mase ne nje mjedis te zakonshem ajo lidhet me mendjemadhesine dhe artificialitetin. Nese perdoret me kujdes, e purpurta jep nje ndjenje misteri, urtesie dhe respekti. Vajzat adoleshente ne shumicen e tyre zgjedhin nuancat e kesaj ngjyre si me te preferuarat e tyre.

    Ngjyra Kafe
    Kjo ngjyre lidhet me teper me qendrueshmerine dhe miqesine. Njerezit jane gjithnje e me te prirur per te zgjedhur kete ngjyre si favoriten e tyre. Kjo eshte ngjyra e vete tokes dhe nuk ka gje qe e perfaqeson me mire stabilitetin se sa toka. Ajo lidhet gjithashtu me gjerat natyrale dhe organike. Por duhet patur kujdes sepse ne Indi kjo eshte ngjyra e zis

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Kuptimi I Ngjyrave sipas Psikologjis

    Kuptimi I ngjyrave sipas Psikologjis dhe Shpjegimi i Tyre

    Qe nga epoka egjyptiane vjen tradita qe disa ngjyra kane nje kuptim
    simbolik. Edhe ne Greqine antike u jepej shume rendesi vleres simbolike te ngjyrave
    dhe po keshtu ne Kine, ne Indi, ne boten islame dhe ne artin paleokristian.


    E kuqja
    Eshte ngjyra e pare e ylberit qe te porsalindurit mesojne te njohin, e
    para ngjyre qe te gjithe popujt i kane dhene nje emer. Eshte ngjyra e levizjes
    dhe e aktivitetit. Drita e kuqe eshte ne fakt ajo me nje interval gjatesie vale
    me te gjere dhe per kete motiv vibracionet e saj mund te kene nje efekt
    stimulues.
    E kuqja eshte ngjyra qe mund te levize me me shpejtesi dhe duke mbajtur
    te lidhur me te shikimin. Eshte demostruar se eskpozimi i te kuqes shton te
    rrahurat e zemres dhe stimulon prodhimin e adrenalines. Me kete ngjyre eshte
    cilesuar Marsi, zoti i luftes, per natyren e tij agresive dhe per shoqerizimin
    e ngjyres me gjakun si dhe planeti i kuq. E kuqja eshte simbol i zemres
    dhe i dashurise, i dinamizmit dhe i vitalitetit, i pasionit dhe sensualitetit,
    i autoritetit dhe i krenarise. Ne artin paleokristian ngjyroseshin me te kuqe
    arkanxhelet dhe serafinet.


    Blu
    Perfaqeson qetesine dhe kenaqesine e thelle. Po te fiksohet shikimi gjate
    tek kjo ngjyre, prodhohet nje efekt qetesie, kenaqesie dhe harmonie. Blu eshte
    ngjyra e detit dhe e qiellit. Per kinezet bluja eshte ngjyra e pavdekesise.
    Bluja eshte ngjyra e qetesise, e heshtjes dhe e prehjes, ngjyra e botes shpirterore,
    e shkrirjes me tempujt, eshte e shoqerizuar me formen gjeometrike te rrethit,
    simbol i perjetesise se shpirtit, bashkesia e qetesise dhe e dinamikes. Ne nje
    dhome blu rrahjet e zemres ulen dhe ndjesia e te ftohtes rritet, ndersa
    objektet duken me te vogla dhe me te lehta.

    E gjelbra
    I perket ndjenjes se
    soliditetit, te stbilitetit, forces dhe qendrueshmerise. Energjia e saj eshte
    nje energji potenciale e mbledhur ne vetvete qe cliron nje tension te brendshem.
    Efekti i stabilitetit te prodhuar nga ngjyra e gjelber prezanton nga nje
    pikepamje psikologjike, vlerat qe nuk ndryshojne. Zgjedhja e kesaj ngjyre
    tregon autovleresim. Ajo eshte ngjyra e natyres dhe e vete jetes, eshte ngjyra
    e rilindjes pranverore, e forces se natyres.
    E gjelber, sipas psikologeve, do te thote force, ekuiliber dhe stabilitet. Mundesisht kjo rrjedh nga fakti qe kristalini i syrit fokalizon driten e gjelber pothuaj korrektesisht ne
    retine dhe per kete arsye syri e percepton nje ngjyre te tille shume
    lehtesisht. E gjelbra eshte e shoqerizuar me Aferditen, perendine e dashurise dhe te pjellorise. Nganjehere e gjelbra eshte e shoqerizuar edhe me nje simbologji negative, eshte ngjyra e zemerimit, e helmit dhe e zilise, ne trupin e njeriut ngjyra jeshile eshte
    shenje e semundjeve te renda dhe e vdekjes.

    E verdha
    Kjo eshte nje ngjyre e ngrohte, ashtu si e kuqja dhe portokallia. Dergon
    rrezatim qe zgjon dhe jep ngrohtesi, duke zgjuar nje ndjenje ekspansioni,
    idealizmi dhe aksioni.
    Ne lindje e verdha eshte ngjyra e Diellit dhe e dhurimit. Ne te gjitha
    rajonet shoqerizimi me ngjyren e verdhe eshte ari, drita dhe fjala.

    Ngjyra lejla
    Lind nga perzierja e te kuqes me blu, eshte ngjyra e shnderrimit, e
    tranzicionit dhe e misterit. Ngjyre tradicionale e mistikes, e shpirterores,
    por edhe e erotikes, ajo tregon bashkimin e te kundertave dhe sugjestionimin.

    Ngjyra kafe
    I pergjigjet ndjeshmerise se dickaje trupore. Nje nevoje e forte,
    indiference ose refuzim ndaj kesaj ngjyre, perkthehet respektivisht si nje
    sjellje precize ndaj asaj qe eshte materiale dhe ndaj kenaqesive fizike.

    Ngjyra gri
    Eshte ngjyra e neutralitetit perfekt, nje toke pa asnje privacion te jetes.
    Zgjidhet per te percaktuar nje distance dhe nje mosbashkeveprim.

    E zeza
    Ne ditet e sotme eshte nje ngjyre mjaft e vleresuar ne moden femerore per
    karakteristiken qe ka, te te tregoje me te dobet. Por e zeza ka pasur nje domethenie
    zije, trishtimi dhe vdekjeje. Ne artin paleokristian, me ngjyren e zeze
    paraqitej djalli.

    E bardha
    Drita e bardhe permban te shtata ngjyrat e ylberit. Eshte ngjyra e
    pastertise se kulluar, e pafajesise, e lindjes, e saktesise. Ne Japoni e bardha
    eshte ngjyra e vajtimit. Ne artin paleokristian, pikturoheshin me te bardhe
    veshjet e shenjteve dhe te femijeve.

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Gje e mire ti dish

  4. #4
    Daddy's Girl <3 35% Maska e bessy
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Postime
    678
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    shume e vertete cdo ngjyr ka nje kod ne trurin e njerzeve & lidhen me ndjenia
    prandaj & shumica e produkteve kane ngjyra qe ne trurin e njeriut sjellin ndjenia pozitive !!!!!
    psh. firma me e malle ne bote coca cola eshte e kuqe

  5. #5
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    teori e re kjo! Por skam menduar ndonjeher per dashurin kur pi coca-cola

    Mua Blu ose e Kaltra me terheq jasht mase!

  6. #6
    Daddy's Girl <3 35% Maska e bessy
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Postime
    678
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX Lexo postimin
    teori e re kjo! Por skam menduar ndonjeher per dashurin kur pi coca-cola

    Mua Blu ose e Kaltra me terheq jasht mase!
    ..
    hahahha .... alvano mou ecu dashuri per coca colen praaaaaa
    e kuqa eshte ngjyra qe ben bam keshtu qe coca cola terheq & nga ngjyra qe ka
    ty qe te pelqen ngjyra e kaltra do te thot qe je nje person i qete , serioz dhe me teragoniki skepsi ( se sdi si thuhet shqip) llogjik brenda kufive qe ti mendon llogjike
    ngjyra blu tregon qe je nevrik ( vasika tha exeis ksespasmata thymou syxna ) prandaj te pelqejne dy ngjyrat behesh nevrik & nevoja qe ke per tu qetesuar tregohet te ngjyra e kalter me pak fjal nuk je nga njerzit qe hyn ne shoqeri & behesh zemra e shoqrish shpejt ..... don koh qe ti njofesh , un kete besoj gjeta gje ? plzzzzzzzzzzz me thuaj te verteten

  7. #7
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19
    po mua qe me pelqen e bardha & e zeza dmth qe jam ne te njejten koh dhe engjell dhe djall ...sjan dhe aq te verteta ....kto qe ka then klinton jan thj dometheniet qe ka secila ngjyr dhe jo nje pj te karakterit sic thot bessy...

  8. #8
    Daddy's Girl <3 35% Maska e bessy
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Postime
    678
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    po mua qe me pelqen e bardha & e zeza dmth qe jam ne te njejten koh dhe engjell dhe djall ...sjan dhe aq te verteta ....kto qe ka then klinton jan thj dometheniet qe ka secila ngjyr dhe jo nje pj te karakterit sic thot bessy...
    hhahahah...... e fort kjo ne psikologji & jo vetem , po besoj se & ne kete bote nuk ka engjell & djall !!!!!!
    engjlli & djalli nuk ekziston por thjesht i ka bere truri njeriut qe te perfaqesoj te miren & te keqen ,
    kur themi ngjyrat qe te pelqejne nuk themi per ngjyrat qe dolen ne mode kete sezon - pak dite , por ngjyra qe te pelqente gjithmon
    me verte te pelqen kjo ngjyr ????????? un me sa te kam kuptuar nuk besoj se kto jan ngjyrat e tuaja qe te pelqen prej shum vitesh....... :/ , me duket me shum e the per te bazuar kundershtimin !!!!!!

  9. #9
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19
    e zeza dhe e bardha jan ngjyrat e mia te preferuara , dhe kam shum koh qe me pelqejn ...po se ku epaske kuptuar ti qe kto sjan ngjyrat e mia , kte se mora vesh ..se un kur kemi fol per arredimin e shtepive kam then pelq mobiljet bardh e zi , te fustanet prap e njejta gje ...njs , un kam sh koh qe i kam qef , dhe ti mos dil kshu kot ne perfundime ..e para kjo (qe kish te bente drejt per drejt me mua )
    dhe e dyta , e bardha dhe e zeza , jan nder ngjyrat qe sdalin kurr nga moda , e jo me te jen sezonale

  10. #10
    Daddy's Girl <3 35% Maska e bessy
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Postime
    678
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    OK ! sorry love ya
    reniXi spo pergjigjet mmmmmm........

  11. #11
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24
    Shkenc me vete kjo

  12. #12
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    bessy, nuk e dija qe bluja tregonte nervat - dhe ne karakterin tim nervat nuk kane shume vend mund te them! Kete pik nuk e ke gjetur!
    Ate te shoqeris nuk e kuptova, por mund te shtoj qe e kam veshtire ta krijoj "shoqerira", por dhe aq te pamundur pastaj ti prish ato...

    Labja, paske shije te veēanta! Mendoja se e kuqa ishte e djallit...

    Majdi, po ti ske ndonje preferenc, te shofim pak karakterin tend!

  13. #13
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX Lexo postimin

    Mendoja se e kuqa ishte e djallit...
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Kliton Lexo postimin
    .

    E zeza
    Kjo eshte ngjyra e autoritetit dhe e fuqise. Rrobat e zeza i bejne njerezit te duken me te dobet. Ndonjehere kjo eshte nje ngjyre qe e lidhin me djallin (per shembull, kaubojsi me kapele te zeze pothuajse gjithmone ka qene personazh negativ). Ne hemisferen perendimore, e zeza eshte e lidhur me zine per te vdekurin. E zeza eshte ngjyre serioze qe evokon emocione te forta; eshte e lehte tei impresionosh njerezit kur je veshur krejt me te zeza.
    kurse e kuqja eshte ngjyra e

  14. #14
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    edhe une e kuqja

  15. #15
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Te gjitha ngjyrat kan bukurin e vete, dhe shprehin nje lloj simpatij ne vete ama e bardh e zeza jan te pa vdekshme dhe shkojn me cdo veshje tjeter i pergjigjen gjith races njerzore

  16. #16
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24
    Blu ...........

  17. #17
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ulkina Lexo postimin
    edhe une e kuqja
    ulkina ,un skisha qef te kuqen ...thj sqarova renix qe e kuqja nuk esht e djallit , por e dashuris
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Erinaa Lexo postimin
    Te gjitha ngjyrat kan bukurin e vete, dhe shprehin nje lloj simpatij ne vete ama e bardh e zeza jan te pa vdekshme dhe shkojn me cdo veshje tjeter i pergjigjen gjith races njerzore

  18. #18
    The World Anėtar Nderi Maska e Erdi
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    n'Toke
    Postime
    1,229
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    2
    Reputacioni
    13
    E Kalter, me shume me pelqen

  19. #19
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    E bardha
    Per pjesen me te madhe te botes, kjo eshte ngjyra qe lidhet me pafajesine (kujtoni veshjet e dasmes); me pastertine (mjeket me bluza te bardha) dhe me sigurine qe ndjen njeriu ne driten e diellit (gjerat behen te frikshme naten, jo diten me diell!). Ajo perdoret gjithashtu, per te shprehur mungesen e ngjyres. Ne disa shtete te Lindjes, e bardha lidhet me zine per te vdekurin

    E kuqja
    Eshte ngjyra e pare e ylberit qe te porsalindurit mesojne te njohin, e
    para ngjyre qe te gjithe popujt i kane dhene nje emer. Eshte ngjyra e levizjes
    dhe e aktivitetit. Drita e kuqe eshte ne fakt ajo me nje interval gjatesie vale
    me te gjere dhe per kete motiv vibracionet e saj mund te kene nje efekt
    stimulues.
    E kuqja eshte ngjyra qe mund te levize me me shpejtesi dhe duke mbajtur
    te lidhur me te shikimin. Eshte demostruar se eskpozimi i te kuqes shton te
    rrahurat e zemres dhe stimulon prodhimin e adrenalines. Me kete ngjyre eshte
    cilesuar Marsi, zoti i luftes, per natyren e tij agresive dhe per shoqerizimin
    e ngjyres me gjakun si dhe planeti i kuq. E kuqja eshte simbol i zemres
    dhe i dashurise, i dinamizmit dhe i vitalitetit, i pasionit dhe sensualitetit,
    i autoritetit dhe i krenarise. Ne artin paleokristian ngjyroseshin me te kuqe
    arkanxhelet dhe serafinet.

    2 ngyrat qe dua me shume!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Magjia e ngjyrave dhe ndjenjat qė na shkaktojnė
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-08-2013, 11:21 PM
  2. Psikologjia e ngjyrave
    Nga EMAUS nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2012, 02:17 PM
  3. Kodet ezadecimal te ngjyrave ne HTML
    Nga iWeb nė forum Webmaster Area
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-07-2011, 09:00 PM
  4. Psikologjia e femijeve
    Nga Erinaa nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-03-2011, 10:42 PM
  5. Psikologjia e lumturise
    Nga Kliton nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-03-2009, 03:21 PM