Kurrė nuk do tė kėrkojmė leje pėr tė hyrė nė Kosovė nga pushteti kosovar dhe nga askush tjetėr.Vetėm se nė mėnyrė protokollare do tė kėrkojmė pėrcjellje, pėr shkak se Kosova ėshtė territor i pasigurt pėr tė gjithė, e posaēėrisht pėr pėrfaqėsuesit serbė, ka deklaruar Oliver Ivanoviq, sekretar shtetėror nė tė ashtuquajturėn Ministri pėr Kosovėn nė Serbi.
Pėr ne nuk ka asnjė dilemė, funksionarėt tanė shtetėror shkojnė dhe do tė shkojnė nė Kosovė, ka shtuar Ivanoviq nė njė intervistė pėr "Veēernje Novosti".
I pyetur se kujt i drejtohen kėrkesat pėr tė siguruar pėrcjelljen Ivanoviq ka thėnė: "Ministria e drejton kėrkesėn nė zyrėn e UNMIK-ut nė Beograd, pasi qė UNMIK-u deri mė tash e ka pasur njėsinė e veēantė pėr shoqėrimin e fytyrave publike. Megjithatė, tash UNMIK-u pėrfaqėsohet nga njė numėr shumė mė i vogėl (i personelit), dhe mendoj se do tė kėrkojė ndihmė nga EULEX. Mirėpo e rėndėsishme pėr ne ėshtė qė bashkėbiseduesi unė tė jetė UNMIK-u ose EULEX-i".
I pyetur nėse pushteti kosovar vėrtetė mund t'ia ndalojė atij dhe ministrit Bogdanoviq hyrjen nė Kosovė, Ivanoviq ka thėnė se deri mė tash nuk ka pasur probleme, mirėpo vizita pa paralajmėrim - sipas tij - do tė ishte e rrezikut personal, sepse mund tė ndodhė qė tė ndalohen nė komunikacion, qė ėshtė shumė e rrezikshme".