Djali i Vidit mban titullin “Princ i Shqipėrisė

Deri nė vdekjen e tij nė prill tė vitit 1945, Vidi jetoi tek tė afėrmit e tij nė mėrgim, nė Rumani. Njė dorėheqje zyrtare e Wilhelm zu Wied por ai nuk do tė shprehte kurrė asgjė nga goja e tij. I biri, Karl Viktori, mban edhe sot titullin "Princi i Shqipėrisė". Nė shkurt tė vitit 1914 principata e atėhershme Neuwid (Nojvid) bėhet skenė e njė spektakli tė vogėl, por tė jashtėzakonshėm nė politikėn luftarake evropiane. Nė kėshtjellėn rezidenciale nė Wied, njėra nga dyert mė tė lashta tė fisnikėve gjermanė, princi 37 vjeēar pranon parakalimin e paradės pėr nder tė shkėlqesisė sė tij Esad Pashė Toptani. Ambasadori i popullit shqiptar shoqėrohet nga 17 delegatė nga tė gjitha fiset qė jetonin nė Ballkan. Me ēehre festive, Esad Pasha, mikpritėsi deklaron: "Princ Wilhelm, nė emėr tė popullit shqiptar ju dorėzoj titullin e princit tė Shqipėrisė". Princi, jo i papėrgatitur, mori frymė si burrė shteti dhe u pėrgjigj: " Unė e pranoj!". Pak ditė mė vonė shkėlqesia e tij Wilhelm zu Ėied, kapiten kalorėsie i Gardės sė tretė tė regjimentit tė Ulanes, Armata e Prusisė, u nis pėr nė tokėn e egėr tė shqipėtarėve. Kush mund tė bėhet Princ i Shqipėrisė? Ky dorėzimi i fronit, nė shikim tė parė i ēuditshėm, ėshtė rezultati i diplomacisė sė lartė.
Zgjedhja e Vidit
Pas mbarimit tė Luftės Ballkanike 1912-1913 Austro-Hungaria, Italia, dhe fuqitė tjera tė mėdha, pėrcaktojnė kufijtė e njė principate tė re tė Shqipėrisė. Sunduesi i ardhshėm i kėtij vendi me njė strukturė shoqėrorefisnore tė pėrēarė, duhet domosdoshmėrisht tė jetė neutral, prandaj njė shqiptar nuk merrej nė konsideratė. Pėrveē kėsaj monarku nuk duhet tė jetė pjesėtar i ndonjė grupi fetar tė rivalizuar dhe nuk duhet tė jetė nga njė vend ballkanik me interesa vetjake. Kėshtu pėrjashtohen myslimanėt, katolikėt dhe ortodoksėt si edhe italianėt, austriakėt, grekėt dhe malazezėt. Kush mbetet? Njė protestant gjerman nga Neuwied, i pėrkrahur shumė nga tezja e tij, mbretėresha Elizabeta e Rumunisė. Kundėrshtar i vendosur i ambicieve tė Wilhem-it, perandori Wilhemi II, i tėrhoqi vėrejtje kushėririt tė tij: "Kujdes se mos mashtrohesh me Shqipėrinė!"
Problemet
Mė 7 mars 1914 mbėrrin Wilhelm nė atdheun e ri, pėr ekzistencėn e sė cilit kishte mėsuar vetėm disa muaj mė parė. Nė fillim princi i huaj, pranohet nga nėnshtetasit e tij me entuziazėm. Mirėpo Wilhelm zu Wied, shpirtėrisht ushtarak prusian, nuk ka idetė e duhura pėr politikė dhe diplomaci. Ai nuk arriti tė krijojė njė qeveri tė qėndrueshme e pėr mė tepėr nuk i njihte problemet e popullit tė tij. Shpejt rritet tendosja sociale, e cila zgjerohet nė gjithė vendin nė njė kryengritje tė fshatarėve mysliman. Nė prapaskenė komandojnė Fuqitė e Mėdha tė cilat e bėjnė Wilhelmin tė jetė nė njė kukull tė thjeshtė. Kur fillon Lufta e Parė botėrore mė 28 korrik 1914, Fuqitė e Mėdha kishin probleme tė tjera, e jo tė siguronin pushtetin e njė gjermani diku nė Ballkan. Kush ėshtė akoma princ i Shqipėrisė? Akoma pa u mbushur 200 ditė qeverisje, nė vitin 1914 Wilhelm iu desh tė braktisė Shqipėrinė, pa ushtruar ndonjė ndikim. Deri nė vdekjen e tij nė prill tė vitit 1945, ai jetoi tek tė afėrmit e tij nė mėrgim, nė Rumani. Ishte njė dorėheqje zyrtare e Wilhelm Wied por ai nuk do tė shprehte kurrė asgjė nga goja e tij. I biri, Karl Viktori, mban edhe sot titullin "Princi i Shqipėrisė".
(Nga gjermanishtja Naser Aliu, nėntitujt janė tė pėrkthyesit, marrė nga televizioni gjerman WDR)