UEFA ka publikuar 11 lojtaret me te mire te vitit 2008.
Votat e me shume se 250 mije tifozeve, kane vendosur
ne 11-shen me te mire, 6 lojtare spanjolle, te cilet ne
veren e kaluar u shpallen kampione europe me Spanjen.


Portieri me i mire eshte zgjedhur Iker Kasijas dhe pas tij
jane Serxho Ramos dhe Karles Pujos. Truri i skuadres
me te mire eshte serish spanjoll, me Ksavi Hernandes
dhe Cesk Fabregas, nderkohe qe ne sulm eshte Fernando
Torres. Perkrah El Ninjos eshte argjentinasi Lionel Mesi.


Barcelona eshte ekipi qe ka me shume lojtare, 3 te tille
ne kete formacion, i ndjekur nga Real Madrid dhe Bayern
Munih me nga 2 lojtare. Lojtaret e tjere me te mire jane:
Xhon Terri, Filip Lam, Frenk Riberi dhe Christiano Ronaldo.
Trajneri me i votuar ne kete sondazh te UEFA-s eshte
skocezi i Manchester United, ser Aleks Ferguson.