Receta Gatimi

Moto GP


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 9 prej 9
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Moto GP




    Piloti italian flet gjatė prezantimit tė motorit tė ri: Jam i etur pėr suksese tė tjera

    Yamaha ka prezantuar dje nė internet, motorin me tė cilin do tė garojė nė botėrorin e vitit 2009 dhe kampioni i botės nė fuqi, Valentino Rosi, tregon pėrshtypjet e para. Ai e ka provuar M1-in pėrpara pushimeve tė dimrit. “Kam provuar nė Valencia dhe nė Herez, ku kam qenė shumė i shpejtė nė krahasim me vitin 2008, - tha “Doktori”. - Kam besim se edhe pse jemi vetėm nė hapat e para tė punės, kemi kohė deri nė prill pėr tė pėrmirėsuar mė tej versionin e vitit 2009 tė M1. “Ja cila ka qenė intervista e tij:
    - Pret pėrmirėsime tė tjera nė testimet e fundjavės sė ardhshme nė Sepang?
    - Nė Sepang, nė javėn e ardhshme, do tė pėrdorimin motorin tonė, tė dy motorėt. Ata qė do tė pėrdor nė gara, kėsisoj duhet tė miqėsohem menjėherė dhe tė gjej gjuhėn e pėrbashkėt. Por punojmė shumė me motorin dhe jemi duke u pėrpjekur, qė tė pėrmirėsojmė momentin e hapjes sė gazit. Kjo ėshtė pika nė tė cilėn duhet tė pėrqėndrohemi mė shumė. Nuk duhet tė humbasim terren nė pjesėt e drejta, si ka ndodhur vitet e fundit.
    - Asgjė nuk ka ndryshuar nė skuderinė tuaj…
    - Kemi njė ekip me dy pilotė nė gjendje pėr tė fituar titullin. Unė dhe Lorenco nisemi si tė barabartė dhe tė dy u ndjemė shumė mirė nė 2008-n dhe mendoj se kėshtu do tė vazhdojmė edhe sivjet.
    - Mendoni se Lorenco do tė jetė rivali juaj pėr titullin?
    - Po, mendoj se Horge do tė jetė njė nga pretendentėt kryesorė, sepse ėshtė mė ekspert se nė vitin e parė dhe pastaj sivjet kemi tė gjithė tė njėjtėn gomė. Nisemi nga pozita tė barabarta dhe mendoj se do tė jetė njė kundėrshtar shumė i vėshtirė pėr t’u mundur.
    - Pėrveē Horges, me kė tjetėr do tė luftoni pėr titullin?
    - Sipas meje rivali kryesor do tė jetė Stoner. Pastaj, pres qė edhe Pedroza me Lorencon tė jenė shumė tė shpejtė nė pista tė caktuara.
    - Ē’mendim keni pėr ndikimin e krizės financiare botėrore nė Moto GP. Kavasaki ėshtė tėrhequr. Jeni i shqetėsuar nga numri i pakėt i pilotėve qė do nisin kampionatin?
    - Tė them tė drejtėn mė shqetėson fakti qė ishim vetėm 19 pilotė nė vitin 2008 dhe tani mund tė mbetemi 17. Tė shpresojmė qė drejtuesit e Kavasakit tė gjejnė njė zgjidhje pėr tė pasur sa mė shumė motorė nė startin e kampionatit.
    - Ēfarė duhet tė ndryshojė pėr tė rritur numrin e motorėve nė garė?
    - E kam tė vėshtirė tė gjej njė zgjidhje. Ndoshta duhen motorė mė pak tė sofistikuar dhe me kosto mė tė ulėt.
    - Pas dy testeve tė para, cila ėshtė pėrshtypja pėr “monogomėn”? Mendoni se tani do tė jenė garat edhe mė spektakolare?
    - Eshtė pak shpejt pėr ta thėnė, por sipas meje do tė ketė mė shumė spektakėl, sepse tė gjithė pilotėt do tė kenė goma tė njėjta. Pėr fatin e mirė tė shikuesve dhe pėr fatin e keq tė pilotėve nė fund tė garės motorėt do tė jenė tė vėshtirė pėr t’u kontrolluar. Nuk parashikoj rekorde nė xhirot e fundit, por duelet nė pistė janė tė pashmangshėm. Tė shpresojmė qė tė jetė mė e bukur.
    - Ēfarė tjetėr duhet bėrė pėr tė pasur gara mė tė luftuara dhe spektakolare?
    - Nė vitet e fundit, sidomos pasi motorėt u bėnė 800 kubiksha, ka pasur mė pak gara tė luftuara. Sipas mendimit tim kjo ka ardhur si pasojė e evoluimit tė gomave, sepse pilotėt shkojnė me shpejtėsi shumė tė madhe nė kthesė dhe ka mė pak hapėsirė pėr parakalime. Pastaj, teknologjia e lartė elektronike vendosi ekuilibrin mes pilotėve. Ka filluar tė ndikojė mė shumė motori sesa talenti.
    - Tė gjithė e dinė se i keni kėrkuar Yamahas qė tė merrni pjesė nė njė garė tė “Superbike”, me synimin pėr tė sfiduar Troi Bejlisin. Jeni i zhgėnjyer qė nuk ua plotėsuan dėshirėn?
    - Ishte njė ide e bukur dhe do tė mė pėlqente shumė. Doja tė provoja njė garė nė “Superbike”. Do tė doja tė dueloja me Bejlisin. Fatkeqėsisht ėshtė njė periudhė e vėshtirė dhe nuk e pata mundėsinė. Shpresoj qė nė tė ardhmen tė marr pjesė edhe nė njė garė nė “Superbike”.
    - Keni arritur njė rezultat interesant nė rrally-n e Qipros. Mendoni njė tė ardhme nė kėtė sport?
    - Gjithmonė i kam pasur qejf garat rally, qė kur isha fėmijė. Eshtė njė pasion qė nuk mė ka ikur me kalimin e kohės. Kur kam mundėsinė nuk heq dorė asnjėherė nga njė garė e tillė. Dėfrehem jashtėzakonisht dhe ka shumė mundėsi qė kur ta mbyll karrierėn time nė Moto GP mund tė marr pjesė nė njė kampionat rally. Por ka ende kohė, tė ardhmen time tė afėrt e shoh duke pilotuar njė motor.
    - Gjithashtu keni pasur mundėsinė tė provoni Ferrarin. Mendoni se jeni pėrmirėsuar si “pilot F1″?
    - Ferrari dhe Formula 1 pėrbėjnė njė emocion tė veēantė. Unė gjithmonė kam qenė i apasionuar pas garave tė tė gjitha llojeve, me makina dhe me motora. Regjistrova kohė tė mira dhe kjo do tė thotė se mund tė jem njė pilot i shpejtė me Ferrarin. Nė vitin 2006 vendosa pėrfundimisht qė tė qėndroj te motorat dhe kėsisoj do tė mbetet njė dyshim i madh. Gjithsesi, falėnderoj Ferrarin, qė mė ka dhėnė mundėsinė tė provoj diēka tė rrallė nė Muxhelo.
    - E keni konsideruar ndonjėherė Formulėn 1 si pjesė e sė ardhmes suaj?
    - Si thashė edhe mė parė, mendoj se mė ėshtė dhėnė mundėsia, por unė zgjodha Yamahan. Unė e bėra zgjidhjen time dhe nuk mendoj se do tė ketė mundėsi tė tjera.
    - Marko Simonēeli ėshtė njė mik i juaji. Ē’mendoni pėr titullin qė fitoi vitin e kaluar nė 250 kubikė?
    - Po, e kam mik Simonēelin, ėshtė njė djalė shumė i mirė. Stėrvitemi bashkė dhe tė them tė drejtėn mė habiti titulli i tij. E dija qė kishte potencal, por fitoi mė shpejt sesa mendoja unė. Jam i lumtur pėr tė, sepse e meritoi. Mendoj se mund tė bėjė “bis” sivjet dhe pastaj tė vijė nė Moto GP.
    - Mendoni se mund tė jetė njė pilot i Yamaha-s nė tė ardhmen?
    - Unė mendoj se Simonēeli do tė garojė nė moto GP, sepse ėshtė njė pilot i shpejtė dhe i ri. Por te Yamaha jam unė dhe Lorenco dhe mendoj se do tė qėndrojmė edhe pėr disa vite. Pėr tė do tė ishte mė mirė tė shikonte prespektivėn me njė markė tjetėr.
    - Do tė vazhdoni tė jeni menaxheri i vetes edhe nė vitin 2009? Keni marrė nė konsideratė tė punoni me njė menaxher tė ri?
    - Jam shumė i kėnaqur nga mėnyra si kam vendosur tė organizoj gjėrat personale. Nuk kam nevojė pėr asnjė menaxher dhe nuk mendoj se kjo do tė ndryshojė nė vitet e ardhshėm. Jam mė mirė i vetėm.
    - Nuk iu kanė mbetur shumė rekorde pėr tė thyer. Jeni piloti qė keni fituar mė shumė nė historinė e kėtij sporti. Synoni tė arrini rekordin e Agostinit me 122 fitore?
    - Natyrisht rekordi i Agostinit ėshtė shumė i rėndėsishėm. Unė nuk jam shumė larg, por pėr ta arritur mė duhet tė garoj edhe pėr disa vite tė tjera. Objektivi im kryesor ėshtė tė fitoj ndonjė titull tjetėr botėror, pastaj do tė mendoj pėr Agostinin.
    - Jeni akoma i motivuar?
    - Unė ndihem i lumtur kur jam nė pistė dhe synoj tė garoj sa mė shpejt, por mbi tė gjitha kur punon me kėtė grup njerėzit fantastikė te Yamaha, motivimi vjen vetvetiu. Garoj prej shumė vitesh dhe duhet tė mbash pėrqėndrimin pėr tė pasur ambiciet dhe inatin sportiv nė nivelin e duhur pėr tė qenė kompetitiv. Ndihem nė formė.
    - Nė fund, ju thatė se viti 2008 ishte mė i vėshtiri nė karrierėn tuaj. Mendoni se 2009-a do tė jetė mė e vėshtirė, apo mė e lehtė?
    - Viti 2008 ishte i vėshtirė dhe u impenjuam me tė gjitha forcat tona pėr tė fituar. Nga ana tjetėr pres nė 2009-ėn akoma mė tė vėshtirė, sepse ka shumė pilotė qė duan tė marrin revanshin. Jam i vetėdijshėm se nė 2009-n na pret njė punė e madhe.


    Burimi:Sporti Shqiptar

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Moto GP



    Piloti spanjoll i skuderise Honda Repsol, Daniel Pedrosa, ka rrezikuar serish karrieren e tij pas nje aksidenti gjate testeve me motor ne Katar.
    Sipas mjekeve, te cilet kane kryer analizat e para, piloti ka pesuar nje frakture ne krahun e majte. Per te vene ne vend kocken e dale, mjeket do vendosin nje pllake metalike ne trupin e pilotit nepermjet nje operacioni kirurgjik. Per sa i perket gjurit te operuar vitin e shkuar, Pedrosa duhet te kryeje edhe nje nderhyrje tjeter per te rregulluar problemin.
    Nuk dihet ende koha qe ai do te qendroje jashte pistave. Sezonin e shkuar, piloti spanjoll mungooi per disa gara pas nje aksidenti te dhunshem, duke i hequr vetes mundesine e garimit per titullin kampion

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Rosi, dhjetė rekorde pėr t’u thyer…




    Pas 8 titujsh, kampioni nga Italia nuk ėshtė ngopur. Nė Katar ai kėrkon maja tė reja pėr tė pushtuar


    Valentino Rosi nuk ka nevojė pėr stimuj pėr tė mundur sėrish Kejsi Stonerin dhe pėr t’u konfirmuar si kampion bote nė MotoGP. Megjithatė, pėr t’i hapur oreksin, le tė rendisim dhjetė rekordet qė ai mund t’i pėrmirėsojė kėtė vit.
    1) Nėse fiton titullin e katėrt botėror me skuadrėn Yamaha, Valentino do tė linte pas Edie Lousonin, Uejn Rejnin dhe Keni Robertsin, qė kanė nga tre tituj me kėtė motor.
    2) Valentino ėshtė rekordmen absolut pėr sa u pėrket pikėve tė fituara: deri tani ka grumbulluar 3.720 pikė dhe ia ka kaluar edhe Loris Kapirosit (2.993) dhe Maks Biaxhit (2.892). Edhe 280 pikė i duhen pėr tė kapur kuotėn e 4000 pikėve. Njė objektiv i arritshėm, duke ditur se vjet grumbulloi 373 pikė, nė vitin 2007 dhe 2006 kishte grumbulluar pėrkatėsisht 241 dhe 247 pikė.
    3) Rosi, me 151 podiumet e arritura, ka nevojė edhe pėr tre podiume qė tė barazojė rekordin absolut tė Xhiakomo Agostinit. Duke hequr vitin e debutimit tė tij nė 125cc, kur arriti vetėm dy podiume, nė 12 sezonet vijuese ka fituar nga tetė podiume nė vit, madje arriti tė ishte 16 herė nė podium nė vitin 2003 dhe 2005.
    4) Nė klasifikimin e numrit tė “pole position”, ai ėshtė i treti me 51 pole position nė tre klasat e motorėve. Para tij renditen Maks Biaxhi (56) dhe Mik Dohan (5. Objektivin ai mund ta arrijė brenda dy-tre vitesh, duke qenė se me skuadrėn Yamaha nuk ka arritur mė shumė se pesė pole position nė vit, ndėrsa nė vitin 2008 vetėm dy. Duhet tė pėrpiqet mė shumė.
    5) Rosi mban rekordin e numrit tė podiumeve radhazi: 23 (nė mesin e tė cilėve 13 fitore), tė realizuar nė vitet 2002-2004. Tani ai rinis garėn, duke qenė se nė pjesėn e dytė tė sezonit qė shkoi ai arriti 9 podiume radhazi (7 fitore).
    6) Valentino vjet arriti tė merrte pikė nė tė gjitha garat e kampionatit (rekord qė e kishte arritur edhe nė sezonin 2003). Nėse arrin tė bėjė tė njėjtėn gjė edhe sivjet, do tė jetė piloti i parė qė arrin njė rezultat tė tillė nė kėto gara.
    7) Nė xhirot e shpejta Rosi qėndron nė vendin e dytė, me 57 tė tilla, pas Xhiakomo Agostinit, qė ka realizuar 69. Pėr tė arritur kėtė rekord, duhet tė pėrsėrisė sezonin 2003 me motorin Honda, kur bėri 12 xhirot mė tė shpejta nė 16 gara.
    Nė lidhje me rekordin e “pole position” nė kėtė klas, Rosi mban vendin e dytė me 41 tė tillė, ndėrsa Mik Dohan ka 8. E vėshtirė qė ta thyejė kėtė rekord sivjet, kur dihet se ai nuk ka arritur mė shumė se 9 “pole position” nė sezon (nė 2003 me Honda).
    9) Fitore radhazi nė Muxhelo: Rosi mund tė shkojė nė 8, pėr tė ndjekur Xhiakomo Agostinin, qė nė Imatra (Finlandė) ka arritur 9 fitore (1965-1973).
    10) Fitore nė Itali: Nė kėtė klas, Rosi ėshtė i dyti me 8 fitore, 7 nė Muxhelo dhe njė nė Misano vinit e shkuar. Nėse arrin tė fitojė nė Misano dhe nė Muxhelo, Rosi do tė kapte Mik Dohanin, qė ka fituar 6 herė nė Muxhelo, tre nė Imola dhe njė nė Misano.

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Moto GP nis nga Katari





    Edicioni i ri i Kupės botėrore nė motoēiklizėm starton kėtė vikend me garėn pėr Ēmimin e madh tė Katarit qė do tė mbahet nė shtegun “Losail”.

    Sikurse vitin e kaluar, gara e parė kėtė edicion do tė organizohet nė Doha, nėn ndriēimin e reflektorėve. Kampionati vazhdon me garėn e dytė nė Japoni pėr t’u transferuar nė Evropė, nė shtegun e Kserezit nė Spanjė. Kjo sezon sipas orarit do tė pėrfundojė mė 8 nėntor me garėn e fundit nė shtegun “Rikardo Tormo“ nė Valencia tė Spanjės.

    Favoritėt mė tė mėdhenj pėr titullin Moto GP janė dy kampionėt e fundit, italiani, Valentino Rosi nw Yamaha dhe australiani Kejsi Stoner nė Dukati. Natyrisht se gjatė 17 garave sa do tė organizohen kėtė edicion tė ri pritet qė nė luftė pėr titullin e kampionit tė kyēen edhe disa motoēiklistė tjerė, si spanjollėt, Daniel Pedrosa dhe Horge Lorenco, Andrea Dovicioso nga Italia dhe amerikani Niki Hajden.

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Shiu shtyn garėn e motorėve nė Katar



    Shiu nė Katar bie vetėm tetė ditė nė vjet, por Rossi, Stoner dhe shokėt ishin tė pafat dhe njėra nga ato tetė ditė ishte dje para fillimit tė garės sė parė tė kėtij sezoni nė Moto G.P e cila duhej tė zhvillohej nė pistėn „Losail“


    Pėr shkak tė pistės e cila u transferua nė njė moēale gara e parė Grand Pri e kėtij sezoni u anulua dhe ajo sipas tė gjitha paralajmėrimeve duhet tė fillojė sonte nė ora 21:00. Nga pozita e parė nė klasin mbretėror tė motorėve garėn pėr Ēmimin e madh tė Katarit do ta fillojė Kejsi Stoner nė Dukati, para dy pilotėve tė Jamahės, kampionit tė tetėfishtė botėror Valentino Rosi dhe Horhe Lorenco.

    Tė reshurat e shiut mbrėmė prishėn komplet programin e kėtyre garave. Gara e motorėve nė 125 centimetra kub u zhvillua vetėm katėr xhiro, ndėrsa fitorja i takoi Ianones, para Simon dhe Cortese. Nė klasin e mesėm deri mė 250 centimetra kub u zhvillua vetėm 13 xhiro, ndėrsa fitoren e mori Hector Barbera,

  6. #6
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Rossi dominon provat e lira ne Jerez



    Valentino Rossi eshte shfaqur menjehere protagonist ne pisten e Jerez ne Spanje gjate provave te lira te Moto GP.
    Italiani kampion bote ka regjistruar kohen me te shpejte ne token iberike 1:39:647, duke lene pas bashkekombasin Loris Capirossi (Suzuki) me 364 te mijtat me shume. Ne vendin e trete eshte renditur rivali kryesor i italianit, Casey Stoner me 621 te mijtat me shume, i ndjekur nga Jorge Lorenzo dhe Andrea Dovizioso.
    Pas dy garave te para te Moto GP, klasifikimin e udheheq spanjolli i Yamaha-s, Lorenzo, i ndjekur me nje pike me pak nga Rossi me dy vende te dyta dhe ish kampioni i botes, Stoner. Provat zyrtare do te zhvillohen neser dhe gara te dielen nen siglen e transmetimit te paketes SuperSport.

  7. #7
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Rossi: Ėshtė kėnaqėsi tė arrish fitoren e 100-tė



    Valentino Rossi ka shėnuar edhe fitoren e 100-tė nė karrierėn e tij nė Moto GP, pasi arriti nė cak i pari edhe nė garėn e tė shtunės nė Assen, Holandė. Rossi fitoi me njė pėrfundim tė lehtė.
    Ai humbi kryesimin nė fillim tė garės, por shpejt u rikthye pėr tė shėnuar fitoren historike. “Ėshtė njė fitore fantastike, pasi kjo rrugė ėshtė e veēantė dhe ka shumė histori nė tė. Babai im fitoi kėtė garė nė kategorinė 250cc. Ėshtė kėnaqėsi kur arrin fitoren e 100-tė”, ka thėnė 30-vjeēari Rossi. Pas shtatė garash nga 17 sa ka sezoni, Rossi kryeson tabelėn me 131 pikė, i ndjekur nga Jorge Lorenzo me 126 dhe Casey Stoner me 122, tė cilėt pėrfunduan nė pozitat dy dhe tre edhe nė garėn e fundit.

  8. #8
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Moto GP, Rossi vendos “diktatin” edhe ne Sachsenring



    Valentino Rossi ka arritur te regjistroje kohen me te mire ne provat zyrtare te Sachsenring.


    Shiu ka lagur pisten gjermane por kjo nuk e ka ndaluar “doktorin” t’i rrembeje ne momentet e fundit vendin e pare shokut te skuadres, Jorge Lorenzo. Koha e kampionit te botes eshte 1:32:520, ndersa spanjolli u rendit i dyti me rreth 1 sekonde me shume.
    Podiumi plotesohet me australianin Casey Stoner 1:42:251, ndersa me pas renditen Hayden, De Angelis, De Puniet, Edwards, Pedrosa, Capirossi, Kallio, Dovizioso, Vermulen, Melandri, Toseland, Canepa, Talmacsi dhe Ellias. Gara do zhvillohet neser ne oren 14:00 dhe do te transmetohet si perhere ne SuperSport.

  9. #9
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    rossi per mua me i miri i gjithe kohrave

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. V4 Moto Ferrari
    Nga ReniX nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 11:05 PM