Shpikjet e rėndėsishme qė kanė ndryshuar botėn e sotme


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31

    I Habitur Shpikjet e rėndėsishme qė kanė ndryshuar botėn e sotme

    Receta Gatimi



    Rreth njė vit e gjysmė mė parė, historiani Richard Overy publikoi librin "The Times Complete History of the Ėorld" nė tė cilin listohen 50 datat kryesore tė historisė sė njerėzimit dhe shpikjet me tė rėndėsishme tė njeriut.

    Kėto ditė, disa shkenctarė tė "British Science Association" kanė nxjerrė njė listė shpikjeve qė kanė ndryshuar rrėnjėsisht botėn.
    Sipas tyre lista komplete e kėtyre shpikjeve ėshtė kjo:

    1. GPS -(Global Positioning System) pėrdor njė sėrė satelitėsh qė ndodhen rreth tokės pėr tė gjetur mė precizion, pozicionin e saktė tė objekteve qė ndodhen mbi tokė.
    Sot GPS pėrdoret mė tepėr pėr tė stabilizuar lėvizjen e makinave, anijeve dhe avionėve qė lėvizin nėpėr hapėsira tė hapura.

    2.Walkmani – Nė vitin 1979, kompania ‘Sony’ hodhi nė treg njė lexues muzikor tė quajtur"Walkman" i cili ndryshoi shumė sjelljen e njerėzve. Prej kėsaj ditė, njerėzit nuk ishin tė detyruar tė qėndronin nė njė vend tė caktuar pėr tė dėgjuar muzikė nė grup. Nė vitet 80 ėalkmani arriti njė booom tė pabesueshėm shitjesh. Pas daljes sė CD Playerit dhe mė pas tė Mp3, praktikisht walkmani u dėrgua nė pension.

    3. Darkat pėrpara televizorit dhe ushqimet e gatshme- Nė kėtė rast nė vend qė tė flasėsh pėr shpikje duhet folur pėr sjellje moderne aspak tė shėndetshme. Megjithatė sipas shkencėtarėve, bėhet fjalė pėr njė risi e cila ka revolucionuar mėnyrėn tonė tė tė jetuarit.
    Ushqimet e gatshme tė japin mundėsi tė kursesh kohė dhe tė merresh me gjera tė tjera mė tė pėlqyeshme se sa tė gatuash nė shtėpi.

    4. Playstation- Eshtė njė tjetėr shpikje e kompanisė ‘Sony’ qė ka ndryshuar mėnyrėn e tė argėtuarit.
    E shfaqur fillimisht nė Japoni nė dhjetor tė 1994-ės, kjo videolojė u bė shumė shpejt njė nga ikonat e viteve 90, aq sa tė rinjtė e kėsaj periudhe u quajtėn “Gjenerata playstation”

    5. Rrjetet sociale- nėse tė rinjtė e viteve 90 u quajtėn “Gjenerata playstation”, kėta nė ditėt e sotme duhet tė quhen “Gjenerata Facebook”. Sot miliona persona komunikojnė pėrmes rrjeteve sociale nė internet, duke shkėmbyer mesazhe, foto dhe video.

    6. SMS- Jo vetėm kanė detyruar njerėzit ti thonė gjėrat nė mėnyrė tė pėrmbledhur dhe sintetike , por kanė krijuar edhe njė fjalor tė ri.
    SMS-tė janė njė nga shpikjet, pėr tė cilat zor se njeriu i ditėve tė sotme do tė hiqte dorė thjeshtė.

    7. Kartat e Kreditit- Janė quajtur edhe para elektronike qė garantojnė siguri dhe i lejojnė njerėzit tė shpenzojnė para nė cdo cep tė botės.

    8. Atletet- Ekzistojnė prej njė shekulli, por nė 40 vitet e fundit nuk janė vetėm njė mjet pėr tė praktikuar sportin, janė edhe njė element i rėndėsishėm i jetės sė pėrditshme.
    (pershtati, Erjola Nurcelli/ Corriere/Balkanweb)

  2. #2
    i/e rregjistruar 10% Maska e baby
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    n`net
    Postime
    47
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    flm shume per kete post..shume i mir...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Cila eshte Idea qe keni per te ndryshuar Boten?
    Nga ReniX nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-07-2013, 08:46 AM
  2. 5 menyra sesi Facebook e ka ndryshuar boten
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-08-2011, 12:16 PM
  3. Mark Zuckerberg: “Paratė dhe fama nuk mė kanė ndryshuar”
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2010, 03:35 PM
  4. Sa ju kane ndryshuar pervojat e jetes??
    Nga medlina nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 02:02 PM
  5. Shpikjet e tė ardhmes
    Nga ReniX nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 11:50 PM