Ish kitarristi i yjeve vdes i harruar
Diva e muzikes pop, Madonna por edhe emra te tjere te medhenj te muzikes, jane vene ne qender te kritikave per shkak te nje skandali qe ka lidhje me vdekjen e ish kitarristit te tyre, David Williams.
Muzikanti nuk ishte ne gjendje te paguante sigurimet shendetesore, duke nderruar jete pasi vuajti disa dite nga problemet me tensionin e larte. Familjaret e tij kane reaguar menjehere, duke sulmuar yjet ne krah te te cileve Williams ka luajtur ne skenat e botes per vite me radhe.
Ne kete rrjete bie edhe Madonna, e cila ka pasur nje bashkepunim shume te ngushte me ish kitarristin 58 vjecar. Ajo e pati Williams perkrah ne turneun e vitit 1987, por ai ka punuar ne turne edhe me Michael Jackson, Chaka Khan e Lionel Richie.
Asnje prej emrave te siperpermendur nuk eshte kujtuar per ish bashkepunetorin, te cilit i mungonin parate per t’u kuruar. Per disa jave rresht, Williams jetoi ne gjendje koma ne spitalin e Hamtonit por mjeket nuk munden ta ndihmonin pasi ai nuk kishte paguar asnje siguracion dhe fundi erdhi shpejt.