Fatmira Nikolli

Krishtėrimi nė Shqipėri ka ndjekur njė rrugė tė gjatė dhe tė vėshtirė nga fillimet e tij deri nė ditėt e sotme. Gjatė gjithė kėsaj periudhe 2000- vjeēare, ai ka pasur edhe veēoritė e tij nė territorin shqiptar. Tek ne ai ka filluar qė nė periudhėn e hershme, qė nė atė apostolike(nė shekullin e parė pas Krishtit). Megjithėse tė dhėnat janė tė pakta, ato nuk mungojnė. Nga burime indirekte dihet se ndėr ata qė kanė predikuar nė kėto territore ka qenė edhe Pali( ndryshe Pavli), ndėrsa Shėn Andrea ka jetuar nė Greqi dhe ka vdekur nė Patra. Nė burime thuhet se ai ka predikuar nė Greqinė e Veriut, por nuk pėrjashtohet as vendi ynė. Apostull Pavli, gjatė udhėtimeve tė tij misionare ka predikuar krishterimin nė Iliri. Konkretisht, gjatė udhėtimit tė tretė misionar, qė e filloi nė pranverėn e vitit 53 dhe e pėrfundoi nė verėn e vitit 56, Apostull Pavli qėndroi dy vjet e gjysmė nė Efes, prej ku u detyrua tė largohej pas njė kryengritjeje tė paganėve kundėr tij, tė udhėhequr nga argjendari Dhimitėr. Rrėmuja e krijuar nė Efes e detyroi Apostull Pavlin tė shkonte nė Maqedoni dhe prej andej nė Iliri. Ky fakt pėrmendet tek letra drejtuar (Romanėve 15;19). "Nga Jerusalemi deri nė Iliri kam kryer shėrbimin e Krishtit".
Shenjtorėt
Shėn Andrea ėshtė i vetmi pėr tė cilin ka dokumente, i vetmi qė pėrmendet nė shekullin e V-tė nė Bylis, nė njė nga kishat e kėtij vendi. Njė nga kishat e Bylisit ka pasur si shenjtor Shėn Andrean, sipas njė mbishkrimi qė ėshtė gjetur nė katedrale e kėtij vendi antik. "Ka mundėsi qė katedralja ose ndonjė kishė tjetėr tė ketė pasur emrin e Shėn Andreas. Indirekt ne jemi i vetmi popull nė botė qė njė muaj tė vitit e quajmė me emrin e Shėn Andreas qė ėshtė muaji Shėndre, dhjetori", -thotė profesor Skėnder Muēaj. Figura e tij gjendet edhe nė mozaikun e Katedreles, e sė bashku me tė edhe Shėn Pali. Tė dhėnat e mėvonshme janė tė pakta, por nė numrin e martirėve tė Krishtėrimit tė periudhave tė hershme, nė territorin tonė njihen dy, qė janė Shėn Asti i Dyrrahut dhe Terini i Butrintit.( Shėn Asti u martirizua prej qeveritarit tė atėhershėm tė Durrėsit Agrikola dhe mė pas mbi varrin e tij u ngrit njė kishė e madhe katedrale dhe Shėn Asti u shpall mbrojtės i qytetit tė Durrėsit.)
Deri nė shekullin e IV, ka gojėdhėna se ka njė dyzim tė figurave. 40 Shenjtorėt e Sebastes tė Armenisė, po tė njėjtėn gjė kemi edhe ne. Legjenda e Shėn Vlashit ėshtė edhe nė Azi, por edhe nė Durrės, Laē e Kurbin, dhe pėrputhen qė tė gjithė komponentėt. Kjo tė bėn tė mendosh se mbase kėto janė transmetuar nga lėvizjet e ushtarėve, por mbase ka pasur dhe emigrime tė popullsisė. "Nga tė dhėnat qė vijnė nga territoret e Detit tė Zi, Provinca e Albanisė nė Kaukaz, Armeni etj, ka shumė toponimi qė lidhen me krishtėrimin. Nė kohėn kur krishtėrimi u njoh nga Konstandinim, atėherė filloi edhe ndėrtimi i kishave. Peshkopi i Amanties ėshtė i pari qė merr pjesė nė sinode (koncile) qė organizoheshin nė atė kohė, mė pas numri i peshkopėve nga Iliria qė merr nė kėto sinode rritet. Pėrveē burimeve tė shkruara, nga gėrmimet e bėra deri, tani janė zbuluar njė numėr i madh kishash, ndėrsa shumė tė tjera janė identifikuar, por nuk janė gėrmuar", - thotė Muēaj. Nga fundi i shek.IV, shek V dhe VI-tė, territori shqiptar radhitet nė njė prej vendeve qė ka shumė ndėrtime tė krishtera tė pėrmasave mesatare e tė mėdha. Vetėm nė Bylis, janė identifikuar 11 prej tyre por, ka mė shumė. Nė Mallakastėr ka mė shumė se 30 kisha, sepse aty edhe vendbanimet e vogla kanė pasur kishėn e tyre. Kjo tregon qė gjithė ky territor, nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė V-tė dhe nė fillim tė shekullit tė VI-tė, numri i tyre shtohet jo vetėm nė qytete, por edhe nė fshat. Sipas Skėnder Muēajt, nė kėto shekuj, vendi ynė zė njė rol tepėr tė veēantė, si njė vend me kulturė tė trashėguar nga periudha helenistike dhe romake, dhe kjo nė antikitetin e vonė lulėzoi mė shumė.
Gėrmimet
Shumė autorė tė huaj kanė thėnė se territori i Shqipėrisė sė sotme, me gjithė numrin e madh tė objekteve tė krishtera, nuk hyn nė grupin qė ka monumente tepėr tė rėndėsishme. Kjo vjen edhe si rezultat i mungesės sė gėrmimeve. "Ato gėrmime qė janė bėrė kanė treguar edhe monumente unikale, siē ėshtė ai i "40 Shenjtorėve" nė Sarandė dhe deri tani", sipas profesor Muēaj, "ky pėrbėn arritje nė tė gjithė Mesdheun, jo vetėm nga ana arkitektonike, por edhe nga ana e zhvillimit tė liturgjisė kishtare. Ai ėshtė njė monument kompleks dhe i vėshtirė pėr t'u studiuar". Ėshtė e vėshtirė tė shpjegohen pjesėt e shumta dhe rolin qė kanė pasur nė liturgji. Kisha e Mesopotamit, e Labovės sė Kryqit nė Gjirokastėr si edhe ajo e Peshkėpisė, tregojnė se territori ku ne banojmė ka pasur shuma ndėrtime tė besimit kristian. Njė tjetėr element i rėndėsishėm, sipas arkeologut Muēaj, ėshtė se vendi ynė iu ka dhėnė vendeve fqinje shumė, jo vetėm nė arkitekturėn e kishave, por edhe nė pikturė, mozaikė, nė pikturė murale dhe nė skulpturė. Mjeshtrit e Bylisit kanė punuar edhe nė vende tė tjera siē ėshtė Maqedonia, sepse sipas tė dhėnave ata ishin zanatēinj me qendėr nė Bylis qė kanė lėvizur nėpėr Ballkan. Po ashtu, ėshtė njė fenomen i njohur nė Peloponez gjatė Mesjetės nė krahinėn e Manit, ku dihet qė ka qenė njė popullsi arvanitase shumė nga kishat aty kanė ngjashmėri me kishat e vendit tonė dhe janė nga mė tė mirat e Greqisė pėr Mesjetėn. "Arvanitasit qė shkuan atje nė shek.14 me traditėn e tyre nė ndėrtimet kishtare, por edhe ata qė ikėn nga Moreja ose Peloponezi nė Itali, e zhvilluan traditėn e tyre edhe nė Italinė e Jugut. Gėrmimet tona tė bėra pas viteve 1980 kanė mundur tė pasqyrojnė shumė tė dhėna pėr krishtėrimin e hershėm. Nė pėrgjithėsi monumentet e kultit janė gėrmuar pak, dhe nė kėto kushte mund tė marrėsh pak tė dhėna. Pėrveē kėsaj, varet se nė ēfarė gjendje zbulohet ndėrtimi. Nė Bylis ato janė gjetur nė gjendjen e shkatėrrimit tė shekullit tė VI-tė. Nga kjo janė marrė disa tė dhėna mbi liturgjinė.
Periudhat
Periudha e parė e lulėzimit tė ndėrtimeve kishtare ėshtė ajo e shekullit tė IV-tė, gjė qė e tregojnė zbulimet dhe vrojtimet. Ndėr kishat mė tė vjetra sipas tė dhėnave indirekte, ėshtė katedralja e Bylisit, por pas ndėrtimeve tė shekullit IV, mbi to ėshtė ndėrtuar edhe nė shek. V dhe VI. Ndaj, ėshtė e vėshtirė tė kalohet nė fazėn e parė, sepse duhen shkatėrruar mozaikėt. Ajo qė mund tė thuhet ėshtė se aty ka njė faza ndėrtimi tė shekullit tė IV. Nė shek.V ka shumė kisha qė i pėrkasin viteve pas 470, ndėrsa nė shekullin e VI bėhen masive. Kemi pjesė skulpture tė shekullit tė IV-t qė na vijnė tė ripėrdorura si nė Apolloni, Bylis, Elbasan, etj, por nuk kemi gėrmuar ndonjė kishė tė kėsaj kohe. Ne kemi evidentuar disa nė rrugėn Egnatia. Nė fund tė shek.VI si pasojė e dyndjeve krishtėrimi pėsoi goditje nė ndėrtimet e veta. Nga shek.Vi deri nė shek.IX (Mesjeta e errėt)nuk ka tė dhėna pėr ndėrtime kishtare, por nė kėtė kohė filloi periudha e dytė e lulėzimit. Nga kjo kohė ne kemi Kishėn e Glavinicės nė Ballsh zė nė njė tė rėndėsishėm nė historinė e krishtėrimit shqiptar shekullin e IX ajo rindėrtohet dhe vazhdon deri nė shek.XVI. Shekujt XIII dhe XIV kanė kisha tė bukura siē ėshtė e Apollonisė, Kurianit etj qė e pasurojnė krishtėrimin. Nė jug arkitektura ishe mė e bukur, ndėrsa nė veri janė mė tė thjeshta. Rrėnoja tė kishave tė shekujve tė ndryshėm gjenden nė shumė fshatra.