Nuk ka kaluar edhe aq kohė qė kur shkruajtėm, pėr njė lidhje tepėr tė bukur tė dy personazheve shumė tė njohur, atė mes Zana Krasniqit dhe Lorik Canės, tė dy shumė tė dashur pėr publikun shqiptar, ajo njė mis e ai njė futbollist i shquar. Tashmė dihet qė Cana luan pėr ekipe tė ndryshme futbolli jashtė vendit dhe njėherit edhe Zana hyri nė top 10- shen e femrave mė tė bukura nė “Miss Univers” ku edhe pėrfaqėsoi shtetin mė tė ri tė botės, republikėn e Kosovės. Kjo lidhje e cila pati veėmendjen e mediave, duket se ka marrė fund pasi ēifti nuk duket mė nė shoqėrinė e njėri tjetrit.

Edhe pse pėrflitej se publikimi i miqėsisė sė tyre si histori dashurie, ishte thjesht njė mėnyrė pėr tė rėnė nė sy, njė pėrfitim popullariteti pėr tė dy, ne nuk arrinim ta besonim pasi dy tė rinjtė ngjanin kaq bukur nė shoqėrinė e njėri tjetrit. Nė fakt njė farė atraksioni mes tyre duhej tė kishte lindur pasi Zana udhėtonte shpesh drejt Francės ku jeton Loriku, ndėrkohė qė edhe vetė Loriku udhėtonte shpesh drejt Amerikės ku jeton Zana, pasi dihet se ajo atje ka fituar mjaft kontrata pune pas pjesėmarrjes nė “Miss Universe”. Ėndrra e vajzės sė bukur nga Prishtina pėr tė qenė njė emėr i njohur nė industrinė e modės, po bėhej realitet.

Kėtė miqėsi tė tyre dukej se diti ta shfrytėzonte shumė mirė fotografi i njohur shqiptar me banim nė Amerikė, Fadil Berisha, i cili realizoi njė set tė mrekullueshėm fotografish me dy tė rinjtė qė janė jo vetėm tė bukur por edhe tė famshėm. Thuhet se natėn e Vitit tė Ri, Zana e ka pritur sė bashku me Lorikun nė Paris tė Francės. Por e gjithė kjo histori e cila lindi pėr imazh ose edhe pėr ndjenjė, tashmė ka marrė fund duke shkaktuar edhe trishtimin e disa fansave tė cilėt e pėlqenin kėtė histori dhe e inkurajonin atė.

Sipas lajmeve mė tė fundit thuhet se Loriku nuk ka pritur gjatė, por menjėherė pasi i ka dhėnė fund lidhjes me Zana Krasniqin, ėshtė parė i shoqėruar nga njė modele braziliane me emrin Alisia. Mbase Lorikun e joshin mė shumė vajzat e huaja pasi shumicėn e lidhjeve, bukuroshi shqiptar i ka pasur me tė huaja. Kohėt e fundit Zana Krasniqi ka qenė e ftuar nė programin “Game Over” dhe kur e kanė pyetur pėr jetėn private ajo ėshtė pėrgjigjur: “Tė dashur kam por nuk jam e lidhur”.