Sapo eshte futur ne dhomat e zhveshjes, pas fitores se thelle 5-1 me Sienen, eshte duartrokitur perzemersisht nga te gjithe shoket e skuadres. E meriton kete qendrim Pipo Inzagi, i cili ka arritur ne kuoten e 300 golave si futbollist profesionist. Po festoj nje arritje qe me mbush me krenari. Do te doja te shkruaja: Faleminderit te gjitheve! Sepse mendoj per shoket e skuadres, per skuadrat qe kam luajtur, per te gjithe ata qe me kane ndihmuar ti arrij keto shifra. Ka nje koicidence te bukur, sepse golin e pare si profesionist e kam shenuar pikerisht ndaj Sienes, kur luaja me Lefen. Nuk mund ti krahasojme sukseset e Milanit me 300 golat e mi, gjithsesi eshte nje arritje e bukur per mua, - eshte shprehur Inzagi pas ndeshjes me Sienen. Ka shenuar kaq shume gola sa eshte e veshtire ti mbash mend te gjitha, gjithsesi ata te Athines, ne finalen e Liges se Kampioneve ndaj Livepulit ishin te paharrueshem. Golat qe kam shenuar ne Athine besoj jane me te bukurit. Sepse eshte thuajse e pamundur te shenosh dopiete ne nje finale te tille. Edhe te Yokahomes jane shume te bukur dhe nuk do ti harroj kurre. Shpresoj qe golat qe i shenova Sienes do te mund tua tregoj edhe femijeve te mi.