Hungaria dhe Danimarka: Jashtė Bogdani, thirren Memelli dhe Bylykbashi


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Hungaria dhe Danimarka: Jashtė Bogdani, thirren Memelli dhe Bylykbashi

    Receta Gatimi




    Federata shqiptare e futbollit ka bėrė sot publike listėn e futbollistėve qė do tė grmbullohen nė dy ndeshjet e radhės me Hungarinė nė “Qemal Stafa” dhe me Danimarkėn nė transfertė pėr eliminatoret e Botėrorit Afrikė 2010. Janė thirrur 23 futbollistė qė luajnė kryesisht nė kampionatet europiane, ndėrkohė qė nuk mungojnė edhe risitė, si nga kampionati shqiptar edhe nga ato tė huaja. Grumbullimi fillon diten e diele ne oren 14:30 ne Hotel Dyrrah ne Durres.

    Bogdani jashtė: Lajmi mė i bujshėm i listės ėshtė lėnia jashtė saj e Erion Bogdanit. Sulmuesi i Kievos nuk ėshtė preferuar nga holandezi Ari Han, i cili, me sa duket ėshtė bazuar nė paraqitjen e fundit tė tij me kombėtaren nė ndeshjen e transfertės me Maltėn. Nė kėtė takim Bogdani ka humbur njė rast tė pastėr para portės kundėrshtare, madje nuk la asnjė pėrshtypje tė veēantė gjatė gjithė takimit. Goli i shėnuar ndaj Lacios nuk ka ndikuar fare nė vendimin e Hanit, qė, me sa duket, e ka marrė me kohė vendimin pėr ta lėnė jashtė. Nė vend tė Bogdanit holandezi i pankinės kuqezi ka preferuar Migen Memellin e Tiranės.
    Grumbullohet Bylykbashi: Udhėtimi drejt Ukraninės sė largėt i ka dhėnė frytet e veta. Ari Han, pasi ka parė nga afėr njė ndeshje tė Krivbasit tė kampionatit ukrainas, ka vendosur tė grumbullojė Dorian Bylkbashin, ish-fantazistin e Partizanit, qė po luan sezonin e dytė nė Ukrainė. Hani ka e netė nė Ukrainė, ku jo vetėm i ka pare lojtarėt shqiptarė, por edhe ka biseduar me ta. Takimi duket qė ka qenė i frytshėm.
    Memelli, risia kuqezi: E veēanta e listės sė Hanit ėshtė pėrfshirja nė tė e Migen Memellit, sulmuesit mė tė mirė tė superligės shqiptare. Pogradecari ka shėnuar deri tani 14 gola nė kampionatin tonė, mė shumė se kushdo tjetėr. Ari Han e ka ndjekur nė disa ndeshje tė Tiranės, por vetėm tani i ėshtė mbushur mendja pėr ta grumbulluar.
    Cana-Lala, tė rikthyerit: Pėr dy ndeshjet e radhės trajneri Ari Han do tė ketė nė dispozicion dy lojtarėt kryesorė tė kombėtares, Lorik Canėn dhe Altin Lalėn. Mė Maltėn u ndie shumė mungesa e kapitenit tė Marsejės, i cili ka pasur probleme dėmtimi qė nė muajin dhjetor tė vitit tė kaluar. Cana ėshtė aktivizuar me skuadrėn e tij nė ndeshjen e parė tė Kupės UEFA me Ajaksin dhe nė sfidėn e “Parc de Princes” me PSG-nė, ish-skuadrėn e tij, qė i shėnoi golin e tretė dhe tė fundit pėr Marsejėn nė fitoren 3-1. Jo mė pak i rėndėsishėm ėshtė rikthimi nė formacion i Altin Lalės, kapitenit tė Hanoverit tė kampionatit gjerman (Bundesliga), qė sikurse Cana ka pasur probleme dėmtimi. Hani do tė ketė nė dispozicion njė grup tė kompletuar, me tė cilin do tė synojė fitoren me Hungarinė, me 28 mars, dhe njė rezultat tjetėr pozitiv me Danimarkėn, nė transfertė, pas kater ditesh, me 1 prill.

    Lista anti-Hungari dhe Danimarkė

    Arian Beqaj- Anorthosis
    Isli Hidi - Kryvbas
    Samir Ujkani - Palermo
    Andi Lila - Tirana
    Armend Dallku- Vorskla
    Debatik Curri - Vorskla
    Ansi Agolli - Tirana
    Kristi Vangjeli - Aris
    Endri Vrapi - Elbasani
    Elvin Beqiri - Vllaznia
    Admir Teli - Karabakh
    Lorik Cana - O. Marseje
    Altin Lala - Hanover 96
    Ervin Skela - E. Kotbus
    Gilman Lika - Hacetepe
    Ervin Bulku - Kryvbas Krig
    Dorian Bylykbashi - Kryvbas Krig
    Elis Bakaj - Dinamo
    Klodian Duro - Omonia
    Hamdi Salihi - SV Ried
    Xhevahir Sukaj - Vllaznia
    Besart Berisha - AC Horsens
    Migen Memelli - Tirana



    Burimi:Sporti Shqiptar

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Ari Han: Fitorja ndaj Hungarisė, autokritikė edhe pėr Maltėn




    Sapo ėshtė kthyer nga stėrvitja e paradites, Ari Han ėshtė ulur nė fillim nė hollin e hotelit, mė pas ka drekuar bashkė me kolegėt e tij. Siē ishte programuar, ėshtė paraqitur menjėherė nė sallėn e konferencave. Nuk ka nguruar t’u pėrgjigjet me sinqeritet tė gjitha pyetjeve tė gazetarėve. Ka qenė i drejpėrdrejtė nė tė gjitha ēėshtjet e diskutuara, qė nga mosthirrja e Bogdanit, loja e Canės dhe Lalės, deri te forma e Salihit. Han nuk e ndjen presionin e rezultatit, sepse nė mendjen ėshtė vetėm fitorja, pėr tė rikuperuar pikėt e humbura me Maltė.

    Forma fizike, alibia pėr barazimin e Maltės

    Para se t’i pėrgjigjej pyetjeve, trajneri Ari Han i ėshtė kthyer edhe njė herė ndeshjes me Maltėn, duke theksuar se nuk ka qenė faji i lojtarėve, por i formės sė dobėt fizike, pėr shkak se nė atė periudhė shumė futbollistė vinin pas fazės pėrgatitore tė janarit. “Kjo ėshtė ndeshja e radhės pėr ne ku besoj se kemi diēka pėr tė rikuperuar pas atij barazimi me Maltėn, ku gjėrat nuk shkuan siē e kisha parashikuar. Sigurisht unė i kam gjetur arsyet pse ka ndodhur kėshtu. Zhgėnjimi nė Maltė nuk ka pasur lidhje me lojtarėt, por me periudhėn kur u zhvillua kjo ndeshje. Malta ishte nė kondicion tė plotė fizik nė mes tė sezonit, ndėrsa futbollistėt e Shqipėrisė vinin pas fazės pėrgatitore tė dimrit. Mund tė pėrmend nė kėtė rast lojtarėt tanė qė luajnė nė Ukrainė. Pjesa e dytė nė Maltė ishte e tmerrshme, frikėsuese. Nė tė parėn ne duhet tė udhėhiqnim, por nė fund duhet tė ishim tė gėzuar qė morėm njė pikė. Pra, nėse futbollistėt nuk kanė luajtur mirė me Maltėn, kjo ka ardhur si rrjedhojė e gjendjes jo tė mirė fizike, - ka sqaruar Han, i cili sheh ndryshim tė madh te gjendja aktuale e futbollistėve kuqezi. ‑ Sot shikoj njė skuadėr mė tė freksėt, me ambicje dhe egoiste, qė mė bėn tė jem shumė optimist. Sigurisht dėshira ėshtė tė fitojė ēdo ndeshje, por kjo nuk mund tė jetė e mundur. Duke pasur parasysh humbjen me Hungarinė dhe barazimin me Maltėn, ka ardhur momenti t’i kthehemi fitores. Fatkeqėsisht, kemi dy futbollistė tė dėmtuar, Lilėn dhe Beqajn, megjithatė them se me grupin qė kemi nė dispozivion do tė arrijmė njė rezultat tė mirė.”

    Cana‑Lala, dyshja qė nuk shkon

    Mund tė duket shumė e ēuditshme, por kur e dėgjon nga Hani dhe me shumė vėmendje kupton se ai ka tė drejtė. Lorik Cana dhe Altin Lana janė dy lojtatė qė vėshtirė t’u gjenden zėvendėsuesit, tė paktėn pėr momentin, mirėpo faktet kanė treguar se kur luajėn pranė njėri‑tjetrit nuk janė shumė rezultativė. “Lorik Cana ėshtė njė futbollist qė pėr mua jep mė tė mirėn nė mesin e fushės, por kur aktivizohet bashkė me Lalėn nė mesfushė, nuk ėshtė se kanė zhvilluar lojė tė mirė. Pėr kėtė arsye, mendoj se do tė ishte mė mirė qė kėta dy futbollistė tė mos luajnė pranė njėri‑tjetrit. Cana ka treguar se mund tė jetė shumė i vlefshėm nė qendėr tė mbrojtjes. Kėtė e kemi parė nė ndeshjen me Portugalinė. Pas ndeshjes me Hugnarinė, kam pasur njė bisedė me Canėn, tė cilit i kam shpjeguar qė si ai edhe Lala bėjnė tė njėjtin rol. Ky ishte mendimi im dhe besoj se ėshtė i drejtė, pasi ka dhėnė rezultat. Besoj qė Cana do tė bėjė tė njėjtėn paraqitje si nė Portugali. Gjithashtu mund tė them se mund tė luajė qė nga minuta e parė nė krahun e majtė Gilman Lika, i cili ėshtė i shpejtė dhe i fuqishėm. Ka qenė nga tė vetmit lojtarė qė ka dhėnė rėndiment tė lartė nė Maltė.

    Zhgėnjim pėr Bogdanin, besimi te Salihi

    Barazimi me Maltėn ka qenė shumė zhgėnjyes pėr tė gjithė shqiptarėt, por edhe pėr trajnerin Ari Han. Njė rast i humbur nga Erjon Bogdani i ka mbetur tė gjithėve nė mendje, por mė shumė holandezit, qė nuk ka preferuar ta therrasė sulmuesin e Kievos pėr dy ndeshjet e radhės sė kombėtares. “Tė gjitha skuadrat e mėdha luajnė nė kėtė mėnyrė, pra me njė sulmues. Duron e shikoj mė shumė si sulmues se mesfushor. Nė duhet tė organizohemi mirė qė nė mbrojtje dhe tė dalim nė sulm nė mėnyrėn e duhur. Mund tė them se jam paska i zhgėnjyer nga Erjoni (Bogdani), sepse rastet qė ka humbur me Maltėn duhet tė ishin bėrė gola. Kjo ėshtė arsyeja pse nuk ėshtė thirrur. Pėr fat tė mirė, ai po luan dhe ka shėnuar me skuadrėn e tij dhe ndoshta mosthirrja nė kombėtare do tė ndikojė pėr mirė tek ai. Besoj se do t’i japė energji tė reja. Salihi ėshtė nė formė shumė tė mirė, ka bėrė gola dhe ka luajtur shumė mirė, sikurse Berisha, qė ka shėnuar me skuadrėn e tij.

    Fitorja, gjėja e vetme qė mė shkon mė mendje

    Pėr mua ka shumė rėndėsi reagimi i skuadrės. Unė gjithmonė nisem me idenė qė do ta fitojmė ndeshjen. Janė dy takime pėr t’u luajtur dhe unė nuk mund tė mendoj pėr tė ardhmen time, por pėr tė marrė mė tė mirėn me Hungarinė dhe Danimarkėn. Kemi lėnė dy pikė nė Maltė dhe nė njėfarė mėnyre kėto pikė duhet t’i rikuperojmė nė dy takimet e ardhshme. Tė shtunėn duhet tė jemi maksimalisht tė pėrqendruar pėr ta fituar ndeshjen. Edhe Hungaria vjen pas shumė vitesh zhgėnjim dhe federata e saj pret shumė nga ky takim. Ne kemi avantazhin qė luajmė nė fushėn tonė, para tifozėve tanė, qė do tė jenė lojtari ynė i 12‑tė. Dua tė theksoj se e ardhmja ime nuk varet nga kjo ndeshje.?

    Sulmuesit e Shqipėrisė luajnė tė vetėm

    Kombėtarja shqiptare ka shėnuar pak gola edhe nė tė kaluarėn, ndaj nuk mund tė flasim pėr krizė golash. Pėr njė skuadėr me potencialet e Shqipėrisė ka mjaft rėndėsi organizimi nė mbrojtje. Kjo u pa qartė edhe nė momentin kur u gjendėm nė disavantazh nė Hungari. Duhet theksuar se sulmuesit e Shqipėrisė nuk luajnė nė skuadra tė nivelit tė lartė. Ėshtė edhe njė detaj tjetėr qė duhet pėrmendur: sulmuesit tanė, luajnė tė vetėm nė sulm edhe nė skuadrat e tyre. Pra, Shqipėria ka sulmues qė janė mėsuar me lojėn e kundėrsulmit, ēka shikohet edhe nė seancat stėrvitore qė kam zhvilluar. Kjo aftėsi e kufizuar e tyre shprehet edhe nė lojėne e kombėtares. Megjithatė duhet tė punojmė fort pėr t’u pėrmirėsuar nė fazėn sulmuese, pasi ndeshja nuk mund tė fitohet pa shėnuar.





    Akuza e Hanit: Ka njerėz qė nuk e duan kombėtaren

    Trajneri Ari Han ka gjetur rastin pėr tė thėnė diēka nė lidhje me mosmarrėveshjen e fundit mes FSHF‑sė dhe drejtorisė sė stadiumit ndėrkombėtar “Qemal Stafa”. Madje holandezi ėshtė treguar mjaft i ashpėr, duke hedhur akuza tė rėnda ndaj atyre qė sipas tij, dėshirojnė dėshtimin e kombėtares: “Dua tė shtoj diēka pėr stėrvitjen qė kemi nė mbrėmje. Gjithonė nė grumbullimin e kombėtares bėhet njė plan stėrvitor, ku pėrfshihet edhe njė seancė nė stadiumin ku do tė zhvillohet ndeshja. Vetėm njė ditė mė parė jam njoftuar se nuk mund ta zhvillonim kėtė seancė. Vetėm njė pyetja kisha. Pse ky zotėri kėrkon tė marrė njė pėrgjegjėsi kaq tė madhe, pėr tė mos na lejuar tė stėrvitemi nė “Qemal Stafa”? Mendoj se pas kėtij njeriu duhet tė fshihen tė tjerė. Ne duam t’i krijojmė kushtet mė tė mira kombėtares, qė tė mund tė arrijmė rezultatin e duhur, kėshtu qė, qoftė Shqipėria, qoftė Hungaria, duhet tė lejohen tė kryejnė njė seancė stėrvitore aty ku do tė luhet ndeshja. Nė qoftė se njerėz tė caktuar mendojnė ndryshe, atėherė le tė shprehen. Si duket, nuk janė tė interesuar qė kombėtarja tė bėjė njė parqitje tė mirė. Janė njerėz qė nuk i duan tė mirėn kombėtares. Nuk mund ta shpjegoj ndryshe kėtė situatė.” Mė ashpėr se kaq nuk kanė reaguar as drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit. Menjėherė pas transmetimit nė televizion tė deklatarės sė Hanit, ka ardhur edhe reagimi i drejtorisė sė stadiumit, qė ndryshe nga herėt e tjera, ka pranuar, madje me shumė zell, qė kombėtarja ta zhvillojė stėrvitjen nė “Qemal Stafa”. Rreth orės 20:00, autobuzi me futbollisėt kuqezi ka mbarritur pranė stadiumit, ku ėshtė zhvilluar pa mė tė voglin problem seanca e pasdites. Mė shumė se i mbėshtetur nė rregullore, qėndrimi i drejtorit Dhales duket se ka qenė njė lapsus, qė thuhet se ka vėnė nė lėvizje instancat mė tė larta tė shtetit shqiptar.

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    17 gola tė pėsuar, asnjė fitore dhe gol, Shqipėria duhet tė hakmerret!



    Shqipri-Hungari

    Shqipėria ka shumė arsye pėr ta mundur Hungarinė, ndeshjen e 28 marsit 2009. Jo vetėm pėr tė qenė ndėr ekipet e para nė renditjen e Grupit 1 kualifikues pėr Botėrorin 2010, jo vetėm pėr tė bėrė autokritikė pėr zhgėnjimin e fundit nė Maltė, jo vetėm pėr tė kėnaqur tifozėt e zjarrtė kuqezinj, por edhe pėr tė rregulluar diēka nė traditėn mjaft negative me europiano-lindorėt. Nga katėr ndeshjet e luajtura deri tani mes kėtyre dy kombėtareve, kuqezinjtė e kanė tė bardhė shifrėn e fitoreve dhe atė tė golave tė shėnuar. Nė kahun tjetėr, bilanci ėshtė mjaft negativ, plot 17 gola tė pėsuar, nga tė cilėt, 12 gola brenda njė ndeshjeje. Fjala ėshtė pėr 24 shtatorin 1950, nė kohėn kur kombėtarja jonė drejtohej nga trajneri Ludovik Jakova. Asokohe u luajt njė ndeshje miqėsore, e cila ka hyrė nė histori si humbja mė e thellė e kombėtares kuqezi, por njėherazi edhe si fitorja mė e thellė nė ndeshje tė kėtij rangu. Para kėsaj ndeshjeje, njollė e zezė pėr kuqezinjtė tanė, ishin zhvilluar edhe dy ndeshje tė tjera. Konkretisht, mė 20 gusht 1947, kombėtarja shqiptare do tė pėsonte njė humbje tė pastėr 3-0, nė ndeshjen e vlefshme pėr Kampionatin e Europės Qėndrore. Nė kėtė ndeshje, kuqezinjtė drejtoheshin nga njė trajner i huaj, Ljubosha Broēiē. Ndeshja e kthimit, ku u fiksua barazimi 0-0, mė 23.05.1948 , pati nė stolin kuqezi trajnerin Adem Karapici. Ndeshja e fundit nė radhė u zhvillua mė 11 tetor 2008, nė kuadrin e kualifikuesve pėr Botėrorin 2010. Hungarezėt fituan pastėr, 2-0, ndėrkohė qė kuqezinjtė tanė luajtėn njė pjesė tė parė tė mirė, ndėrsa nė tė dytėn u shfytyruan fare. Tashmė, nė derė ėshtė ndeshja e kthimit, e vlefshme pėr grupin 1 eliminator, ku Shqipėria, sikurse thamė edhe mė lart, synon tė shėnojė golin e parė nė ballafaqimet me Hungarinė, por tė regjistrojė edhe fitoren e parė. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė prishej sadopak ai bilanc mjaft negativ me europiano-lindorėt, tė cilėt kanė shėnuar plot 17 gola nė portėn kuqezi, nė katėr ndeshje, ndėrsa ne nuk e kemi shijuar asnjėherė kėtė nė portėn hungareze. Nė stolat respektivė janė dy trajner holandezė, Ari Han te Shqipėria, dhe Ervin Koeman te Hungaria. Pra, njė tjetėr sfidė brenda sfidės. Herėn e kaluar, nė Budapest, triumfoi Koemani, edhe pėr dobėsi tė kuqezinjve tanė, kėsaj here Ari Han synon revanshin. Ashtu sikurse kombėtarja shqiptare ka pėr qėllim tė bėjė “sefte” ndaj kėtij kundėrshtari. Ndeshja do tė fillojė mė 20:30, nė stadiumin kombėtar “Qemal Stafa”. 90-minutat e sfidės nė fjalė do tė gjykohen nga njė treshe holandeze, me kryesor Bjorn KUIPERS, dhe ndihmėsa tė tij (anėsorė) Patrick GERRITSEN dhe Wilco LOBBERT. Vėzhgues i FIFA-s do tė jetė Bas NIJHUIS, edhe ai nga Holanda.


    Ndeshjet Shqipėri-Hungari
    20.08.1947: HUNGARI-SHQIPĖRI 3-0
    (Kam. Europės Qėndrore)
    Trajner: Ljubisha Broshiē
    23.05.1948: SHQIPĖRI-HUNGARI 0-0
    (Kam. Europės Qėndrore)
    Trajner: Adem Karapici
    24.09.1950: HUNGARI-SHQIPĖRI 12-0
    (Miqėsore)
    Trajner: Ludovik Jakova
    11.10.2008: HUNGARI-SHQIPĖRI 2-0
    (Kualifikuese)
    Trajner: A.Haan
    Bilanci: 4 takime
    3 fitore Hungaria
    1 barazim
    Golaverazhi: 0-17

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Arjan Beqaj fatkeq, 6 muaj jashtė fushave tė blerta




    Mund tė thuhet me plot gojėn se fati i keq e ka ndjekur portierin e kombėtares, Arjan Beqaj. Nė stėrvitjen e ditės sė enjte, paradite, gjatė njė planzhoni, Beqaj ka nxjerrė shpatullėn, duke e lėnė fushėn me dhimbje tė mėdha. Stafi mjekėsor kuqezi ka bėrė konstatimin e momentit rreth dėmtimit tė portierit, duke e dėrguar atė menjėherė pėr ekzaminime tė hollėsishme nė Spitalin Ushtarak. Atje u ėshtė nėnshtruar ekzaminimeve tė detajuara, nė bazė tė tė cilave ka rezultuar kėputje e ligamentit nė shpatullėn e dalė gjatė stėrvitjes sė paradites. Kjo gjė do tė thotė 6 muaj pushim absolut tė Beqajt, larg fushave tė stėrvitjes dhe tė lojės. Vetė portieri, i traumatizuar, duke iu nėnshtruar fatit shumė tė keq, sepse sapo kishte lėnė pas njė dėmtim, ėshtė shprehur: “Jam shumė i pezmatuar. Sapo kisha kaluar njė dėmtim, qė mė la disa kohė jashtė fushave tė blerta, kur pėsoj tjetrin, kėtė herė edhe mė tė rėndė. Nuk di ē’tė them, por vėrtet ndihem i dėrrmuar psikologjikisht. Humba kėto dy ndeshje mjaft tė rėndėsishme me kombėtaren, por po mbyll kėshtu edhe sezonin tim mė tė errėt sportiv. Mjekėt kėtu nė Tiranė mė thanė qė kam kėputur ligamerntin gjatė daljes sė shpatullės, ndaj pėr 6 muaj duhet tė bėj pushim absolut. Kam nė plan tė shkoj nė Beligjikė, pėr tė bėrė njė kontroll mė tė specializuar dhe pėr tė filluar fazėn e riaftėsimit.” Njė dėmtim i rėndė ky pėr portierin titullar kuqezi, qė vjen nė momentin mė tė padėshirueshėm pėr tė. Jo vetėm sepse sapo kishte lėnė pas njė tjetėr dėmtim, por sepse i ka hedhur nė erė, sikurse thotė edhe vetė, dy oferta tė mira, pėr tė kaluar nė njė skuadėr italiane ose nė njė skuadėr franceze sezonin e ri futbollistik. Pa llogaritur kėtu mungesėn nė kombėtare.


    Formacioni: Cana nė mbrojtje, Salihi vetėm nė sulm







    Renditja aktuale e Grupit 1








    Burimi:Sporti Shqiptare

  5. #5
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Faleminderit Kliton per informacionet e sjella.

  6. #6
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Formacioni anti-Danimarke: Jashte G.Lika, vjen Bulku dhe Beqiri




    Trajneri Ari Han do tė luajė ndaj Danimarkės, me tė njejtėn skemė si edhe ndaj Hungarisė nė Tiranė. Do tė jetė vetėm njė sulmues i vetėm, Hamdi Salihi, nė vijėn e parė tė formacionit kuqezi, qė do tė ndihmohet nga Skela, organizator dhe goditės i portės nga pas, nga vija e 16-metėrshit, ndėrkohė qė nga krahėt, krosimet dhe depėrtimet drejt qendrės sė mbrojtjes daneze do tė jenė nė kėmbėt e Berishės dhe tė Klodian Duros. Nė mesfushė shtohet Ervin Bulku, qė sė bashku me Lalėn do tė kenė si qėllim prishjen e manovrės sulmuese tė vendasve qė nė startin e tyre. Kėsisoji, del “jashtė loje” Gilman Lika, qė luajti si titullar tė shtunėn e kaluar nė “Qemal Stafa”. Mbrojtja do tė pėrbėhet sėrish me katėr lojtarė, ku vendin e Canės, sė pezulluar pėr arsye kartonėsh, nė qendėr tė prapavijės kuqezi, krah Currit, do ta zėrė Elvin Beqiri. Nga krahėt, nė tė djathtė, do vijojė tė luajė Dallku, ndėrsa nė tė majtė, Vangjeli. Porta e kombėtares shqiptare do t’i besohet sėrish Isli Hidit. Grupi duket i gatshėm dhe pa probleme pėr kėtė ndeshje, me pėrjashtim tė njė dėmtimi qė ka pėsuar Ervin Skela. Vlonjati kuqezi ėshtė stėrvitur vecmas dy ditėt e fundit, por do tė jetė gati pėr sfidėn me danezėt. Trajneri Han ėshtė munduar tė rrisė moralin e kuqezinjve, pas humbjes me Hungarinė, katėr ditė mė parė, duke u thėnė se e shkuara nuk zhbėhet, por duhet parė pėrpara. Pėrmes evidentimit tė ndeshjes me Portugalinė, ku kombėtarja shqiptare barazoi 0-0, edhe pse pėrgjatė kohės mė tė madhe tė lojės ishte me 10 lojtarė nė fushė, pas daljes me tė kuqe tė Telit, holandezi shpreson sėrish tek njė rezultat heroic e historik, si nė Bragė, pas humbjes 2-0 nė Budapest. Ndėrkohė, gjatė ditės sė djeshme, janė shprehur pėr kėtė ndeshje edhe vendasit.

    Bilanci i ndeshjeve Danimarkė-Shqipėri

    (6 ndeshje, 1 fitore, 0 barazime, 5 humbje, golat: 2-14).

    29.06.63: Danimarkė-Shqipėri 4-0
    30.10.63: Shqipėri-Danimarkė 1-0
    02.06.93: Danimarkė-Shjipėri 4-0
    08.09.93: Shqipėri-Danimarkė 0-1
    09.10.04: Shqipėri-Danimarkė 0-2
    08.06.05: Danimarkė-Shqipėri 3-1


    Burimi:Sporti Shqiptare

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Gert Bogdani: Dasmėn do ta nis nė pub
    Nga ardona nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-07-2010, 08:16 PM
  2. Danimarka u ofron para imigrantėve tė kthehen
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2009, 09:49 PM
  3. Danimarka! Sa turp! Nje skene e trishtueshme.
    Nga EMAUS nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 15-06-2009, 02:02 PM
  4. Bogdani refuzon QPR
    Nga Kliton nė forum Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-01-2009, 05:32 PM
  5. PIETER BOGDANI
    Nga kuklla nė forum Shkrimtarė Shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-2008, 11:13 AM