Parandaloni herpesin gjenital


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Parandaloni herpesin gjenital

    Receta Gatimi




    Herpesi gjenital ėshtė njė sėmundje seksualisht e transmetueshme mjaft e shpeshtė. Mjekėt tėrheqin vėmendjen tė trajtohet nė kohė, sepse sėmundja mund tė bėhet kronike dhe tė shkaktojė ndėrlikime serioze.

    Ēfarė ėshtė herpesi gjenital?

    Ky ėshtė njė lloj infeksioni qė transmetohet nė rrugė seksuale. Numri i bartėsve me herpes gjenital po rritet nga viti nė vit. Llogaritet se raporti i kėsaj sėmundjeje ėshtė 1 me 4 me gonokokėt. Vlen tė theksohet se herpesi gjenital shoqėrohet me njė sėrė sėmundjesh tė tjera si: trikomonas, klamida, sifiliz, gonokokėt, kandida.

    Nga se shkaktohet?

    Shkaktari ėshtė herpes virus simplex (HSR) qė pėrmbledh HSr1 dhe HSr2, herpezoster, virusin pseudorobik. Nė pėrgjithėsi HSr2 ėshtė shkaktari i herpesit gjenital dhe anal, kurse HRs1 prek kryesisht mukozat bukale (tė gojės).

    Si shfaqet sėmundja?

    Periudha e inkubacionit ėshtė 3-20 ditė dhe fillimisht shfaqet me prurit (tė kruara), djegie dhe dhimbje. Brenda disa ditėsh shfaqet vezikat (puērra tė vogla), qė paraqiten tė vogla sa njė kokė gjilpėre tė grupuara me likid nė fillim transparentė dhe mė vonė bėhet me qelb. Kėto zėvendėsohen me kore dhe nė fund me ndryshim tė ngjyrės nė vendin ku shfaqet dėmtimi (pigmentacion).

    Si shfaqet herpesi gjenital i tipit 2?

    Ky lloj herpesi shfaqet ndryshe te meshkujt dhe te femrat. Kėshtu te meshkujt preken kryesisht mukozat e glandulės. Kur herpesi prek uretrėn, mashkulli ndjen dhimbje tė ngjashme tė gonorresė, gjatė aktit seksual. Ndėrsa te femrat lezionet (dėmtimet) janė nė mukozat e labilave tė mėdha dhe tė vogla nė regjionin anal dhe vaginė, nė qafėn e uterusit. Mukoza ėshtė e kuqe, fillojnė erozionet, ulēeracionet dhe fisurat. Zgjatja mesatare e eliminimit tė virusit qė nga shfaqja e lezioneve deri nė kulturėn e fundit pozitive ėshtė rreth 11 ditė. Nė 30% tė rasteve ka dhe shenja me edemapati inguinale (zmadhim i gjėndrave nė fund tė barkut). Nė 2-3% tė rasteve mund tė shoqėrohet me shenja meningiale, dhimbje koke, fotofobi (mosdurim i dritės), rigititet tė qafės (ngurtėsim tė qafės).

    Po herpesi tip 1 si shfaqet?

    Infeksioni primar ndodh te fėmijėt nė 60% tė rasteve me formė tė fshehtė, paraqitet me puērra nė zonėn e hundės, mishrave tė dhėmbėve dhe me temperaturė tė lartė deri nė 40 gradė. Kjo formė zakonisht shėrohet pa trajtim brenda 7-12 ditėsh.

    Ndodh qė herpesi tė pėrsėritet?

    Rreth 2/3 e tė sėmurėve qė shfaqin primo infeksion gjenital shėrohen pa u mjekuar, kurse pjesa tjetėr vazhdojnė tė jenė mbartės tė virusit nė organizėm. Kėto raste pėrfundojnė tė bėhen kronikė. Shpesh diagnoza vėshtirėsohet pasi herpesi gjenital shoqėrohet me infeksion dytėsor.

    Herpesi gjenital mund tė shfaqet gjatė shtatzėnisė

    Herpesi gjenital ėshtė i shpeshtė te gratė shtatzėna. Pjesa mė e madh e infeksioneve intrauterine ēojnė nė vdekje tė fetusit. Rreziku i transmetimit tė sėmundjes nga nėna e sėmurė te fėmija gjatė lindjes nė rrugė natyrale ėshtė 50%.

    Si mund tė diagnostikohet sėmundja?

    Nė shumicėn e rasteve diagnoza klinike ėshtė e qartė dhe konfirmohet nga ekzaminimi direkt i rezultateve. Nė rastet pa simptoma klinike mund tė nevojitet diagnostikimi etiologjik.


    Burimi:CdoDite.com

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    flm per informacionin lale kiss

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 24-08-2012, 12:50 PM
  2. Si te parandaloni nje tradheti
    Nga ulkina nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2011, 08:16 PM