Fizika -astronomia


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 34

Tema tė ngjashme

  1. Fizika: Ligjet e Isaac Newton
    Nga Fjoralba nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-01-2011, 03:13 PM
  2. Pyetje gga Astronomia mbi Zenien e Diellit nga Hena
    Nga boss1 nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-11-2010, 10:22 PM
  3. Njohuri nga fizika
    Nga kuklla nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 07-10-2008, 05:05 PM

  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e endri007
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Pogradeci, Korce, Albania, 110619338965046, Pogradeci, KorƧƫ, Albania
    Postime
    57
    Reputacioni
    6

    Fizika -astronomia

    kam nje projekt per te bere ne fizike viti i4...dhe dua ca informacione per keto....
    1-cjane yjet.ndertimi.temp...ne siperfaqen e yjeve llije yjesh....levizja e yjeve... yjesite...kuriozitete mbi yjet....meteoret....cfar i rrethojn e yjet...etj.......nqs mundeni me ndihmoni......plz...flm

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Nuk e di nese do te ndihmoje keto me poshte.

    Perberja e universit


    Qe te krijoni nje ide se nga ēfare eshte i perbere universi yne.
    73% i perbere nga dark energy(energjia e erret)
    23% i perbere nga dark matter(materja e erret apo e zeze,e padukshme)
    3.6/ i perbere nga intergalactic gas(gazi ndergalaktik apo nderyjor)
    wooooooooooow 0.4% i perbere nga stars(nga miliardat e galaktikave me miliarda yje secila prej tyre)





    Yjesi quhet grupimi I yjeve, nga ana e jashtme ngjajne afer midis tyre, qe duket sikur perfaqesojne personazhe dhe kafshe mbreterore ose mitologjike.

    Emrat e tyre vijne nga format te cilave ato ju ngjajne dhe zgjidhet nga fantasia e astronomeve.

    Yjet e yjesive, duke filluar nga ato me te ndricuara njihen me shkronjat e alfabetit grek, (alfa, beta, gamma), te djekura nga vazhdimi I emrit ne latinisht te yjesise ku bejne pjese. Disa prej tyre kane emrat e tyre.

    Njihen 88 yjesi dhe dallohen ne Boreali, Australi dhe Zodiakali.

    Yjesit Boreale jane ato qe ndodhen midis zones eklitika dhe Polit te Veriut
    (Lira, Mjellma,Kasiopea, Kurora Boreale,Herkoli, Arusha e Madhe dhe e Vogel, ecc).

    Yjesit Australi jane ato qe ndodhen midis eklitika e Polit Jugor.
    (Orione, Qeni I Madh, Qeni I Vogel, Kurora Australe, Centauri, Kryqi I Jugut, ecc)
    1
    2 Yjesit e Zodiakut, jane etapat qe dielli pershkruan gjate rrotullimit te tij te dukshem rreth tokes.

    Dielli Ndalon ne secilen nje muaj dhe jane pozicionet qe ze ne menyre te dukshme duke u vezhguar nga Toka ne xhiron e nje viti. Cdo yjesi dallohet nga nje shenje.

    Zodiaku eshte rripi qiellor qe shtrihet per rreth 8 ° mbi te dyja gradat e eklitikes dhe ne brendesi te se ciles zhvillohet ne menyre te dukshme levizja e Diellit dhe Planeteve. Ka nje hark prej 360 ° dhe eshte e nenndare ne 12 seksione te barabarta prej 30 ° , te perfaqesuar nga 12 shenjat zodiakale.

    Gjate nje muaji (30 dite) Dielli pershkron nje shenje.

    Per shkak te saktesise se equinozi , eshte future nje dallim midis Yjesise zodiakale dhe shenjave te tyre. thuhet qe kur Dielli ndodhet ne Luan, do te thote qe ndodhet midis 120° - 150 ° ne gjatesi, ku me pare ndodhej faktikisht kjo yjesi, por ndodhet ajo e Gaforres.

    Levizja precize ka rendesi vetem per zodiakun sideral (I cili perfshin 13 yjesi, duke perfshire edhe ofiuko), ndersa zodiaku diellor/stinor ndan shenjat duke u nisur nga equinozio i pranveres duke u nisur nga pozicioni I yjesise.

    Ascendente dhe Vertex

    Kjo skeme duhet te sherbeje per te pare ne menyre vizive cfare jane Ascendente, Qielli I Mesem ( Medio cielo), Imum Coeli = fundin e qiellit, Discendente , pasi te keni mesuar te llogarisni pozicionet e yjeve.

    Sistemi I Koordinatave te Horizontit eshte e perbere nga 3 rrathe: Horizonti, meridiani dhe vertikalja e pare.

    Pika net e cilen eklitika nderpret horizontin Lindor eshte Ascendente (dhe Discendente ne piken e kundert Perendimore).

    Pika net e cilen eklitika nderpret meridianin superior perfaqeson Medio Cielo (dhe Fundi Qiellor pika e kundert e meposhtme).

    Fale pikes net e cilen eklitika takon Vertikalen e pare marrim edhe nje dimension te trete, ose me mire Vertex (dhe korespondenten e tij Anti Vertex ).

    AS/DS = pikat net e cilat eklitika takon horizontin
    MC/FC = pikat net e cilat eklitika takon meridianin
    VX/AVX = pikat net e cilat eklitika takon vertikalen e pare
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga EMAUS; 22-03-2009 mė 02:22 AM.

  3. #3

  4. #4
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Astronomia dhe Astrologjia ne kohet e shkuara nuk ishin te ndara, por ishin pjese perberese te nje disipline ezoterike orientale shume komplekse (Sistemi Ermetik), e cila vlente per te stimuluar mendjen tone dhe Shpirtin tone dhe per te kerkuar Rrugen neper te cilen mund te hyje ne Ciklin Harmonik te Natyres. Problemi Kryesor per njeriun ka qene gjithmone gjetja e pozicionit te tij “pozicionet-dimensionet shpirterore”, duke u nisur nga “pozicioni-dimensioni I tij ne hapesire”.
    Nepermjet nje panorame te shpejte mbi Astronomine do te kemi nje informacion te shkurter dhe te nevojshem per perspektiven tone Astrologjike. 2)

    Sistemi Yne Diellor.

    Toka ndodhet ne Sistemin Diellor ose Planetar.
    Nje sistem diellor eshte e perfaqesuar nga nje Yll, qe ne e quajme Diell, dhe nga mijera Trupa Qiellore (Planete, Satelite, Asteroide), te cilat Dielli I mban rreth tij me Forcen e tij Terheqese
    Sistemi yne Diellor gjendet ne zonen ekuatoriale te Galaksise, 30.000 vjet drite larg nga qendra e tij dhe qe spostohet drejt Yjesise se Herkulit, me nje shpejtesi prej 20 km ne sekonde.

    Galaktika jone

    Galaktika jone eshte e perbere nga mjegulla te ndritcme ose te erreta (re gazi te ndricuara nga yjet, te perbera nga plurur I ngjeshur, e cila nuk lejon qe te shihen yjet qe mbulojne) dhe shume Sisteme Diellore, te mbiquajtara Masa Yjore.
    Ka formen e nje lenteje dhe perfshin rreth 100 miliarde yje.
    Diametri I saj me I madh shtrihet per rreth 100 mije vjet drite dhe ajo me e vogel per rreth 20 mije vjet drite.
    Galaktika jone kryen levizje ne sensin orar dhe qe kryhet ne 250 milion vjet, dhe eshte nje levizje ne hapesire qe e ben te spostohet me nje shpejtesi prej rreth160-328 km ne sekonde.
    Edhe Yjet qe e perbejne levizin rreth qendres se saj, me shpejtesi me te madhe ato qe jane me afer qendres, me shpejtesi me te vogel ato qe jane me larg...

    Universi

    Ne nje distance prej 50.000 deri ne 200.000 vjet drite nga Galaktika jone, jane te dukshem rreth 100 masa globulari qe e rrethojne. Cdo mase globulare ka nje diameter prej rreth 100 vjet drite dhe permban djetra mijera Diej gjigante. 750 mije vjet drite larg, duken rreth 100 milione mjegulla spirale ose galaktika te jashtme, te cilat si me dy krahe mbeshtjellin nukleon, te cilat rrotullohen edhe rreth bazes se tyre. Cdo mjegull spirale rezulton e perbere nga masat yjore, mjegulla te ndricuara ose te erreta.
    Totali I te gjitha ketyre “Galaktikave” formon Universin ose Kozmosin dhe ka nga ata qe mendojne qe galaktikat largohen njera nga tjetra dhe qe Universi hapet ne te gjitha drejtimet. Sidoqofte ka Teori te shumta mbi formimin, mbi formen dhe te ardhmen e Universit, edhe pse e gjithe kjo ngjan sikur nje milingone do te kete pamjen e qarte te nje balene te bardhe, duke qendruar mbi nje gur.

    Toka:

    Megjithese na kane bere te jetojme per me shume se nje mije vjet, duke na thene qe ishte Dielli qe rrotullohej rreth Tokes, ne realitet Toka eshte planeti i 3 duke u bazuar ne largesine nga Dielli.
    Qendra eshte Dielli > Merkuri - Venusi - Toka - Marsi - Jupiteri - Saturni - Urani - Neptuni - Plutoni (I cili mund te jete nje asteroid I madh dhe jo nje planet) .

    Toka ka te pakten 12 levizje, por ato qe na interesojne jane:

    1- Levizja Rrotulluese rreth Diellit, pasojat kryesore te se ciles jane :

    Krijimi I stineve

    Kohezgjatja e ndryshme e dites sidereo nga ajo diellore
    Lartesia e ndryshme e diellit ne horizont.

    2- Levizja Rrotulluese rreth aksit te saj, pasojat kryesore te se ciles jane:
    Rrotullim I dukshem ditor I Diellit dhe te sferes qiellore

    Alternimi I dites dhe I nates

    3- Levizja Traslacione se bashku me Diellin qe spostohet rreth qendres se Galaksise.

    4- Levizja e Percaktuar e Equinozi: Aksi tokesor nuk qendron ne pozicion parallel me veten, por per efekt te terheqjes henore dhe diellore (terheqje qe mbizoteron ne zonen ekuatoriale te Tokes), pershkruan ne rreth 26.000 vjet, 2 harqe ne te cilen Toka eshte qendra.
    Per kete levizje konike, spostimi I aksit te Tokes rezulton 57'' 37 ne hark.
    (se bashku me aksin Toka leviz e tera dhe per kete aresye edhe linja e equinozit spostohet me 57'' 37).

    Toka duke levizur ne Eklittika me levizje te drejtuara, takon pikat equinoziale perpara se te kryeje nje rrotullim te plote rreth diellit, ose me sakte 20 minuta 23 sekonda me pare, domethene koha qe Toka harxhon per te pershkruar 57'' 37 te harkut.
    Levizja e sakte ben qe viti sidereo te ndryshoje nga viti tropikal apo civil.
    Nje tjeter pasoje e rendesishme eshte qe pas 10.500 vjetesh, Toka do te jete ne perielio ne vere dhe afelio ne dimmer, do te kete domethene nje ndryshim te stineve. Poli I Veriut nuk do indikohet me nga Ylli Polar, por nga Ylli Vega e Yjesise se Lire-s, qe ndodhet 45° nga Ylli Polar ne hapesiren qiellore. .

    5- Levizja Nutacione: Aksi I Tokes per shkak te terheqjes diellore ose henore (qe nuk eshte gjithmone kostante, por varion ne intensitet ne baze te distances) kryen ne 18 vjet e gjysem, levizje periodike te quajtura nutacioni, levizja e te cilave eshte e pershkruar nepermjet formimit te 2 koneve te vogla ne pole. Si pasoje sjell paraardhjen e stines se pranveres cdo vit.

  5. #5
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Levizja e Yjeve:

    Yjet, mund te levizin ne menyre mbreterore dhe te dukshme.
    Levizja Mbreterore e ben cdo yll qe ne te na duket I “ngadalte”, sepse yjet ndodhen ne largesi shume te madhe nga Toka.

    Levizja e Dukshme eshte si pasoje e rrotullimit tokesor, prandaj duket sikur cdo yll ndjek nje orbite rrethore, qendra e te ciles ndodhet ne aksin e botes.
    Ky eshte motive, per te cilin ne nje date te caktuar yjet shihen ne horizont, ndersa te tjerat duken sikur lindin, te arrijne ne maje dhe pastaj te perendojne (yjet Occidue).

    Ne Ekuator te gjitha yjet e dukshme jane Occidue.
    Aksi I botes rezulton horizontale per nje vezhgues, I cili ndodhet ne ekuador dhe horizonti astronomik pret pergjysem trajektoren e yjeve qe dalin mbi horizont. Ne kete menyre ujet nga ana e jashtme duken sikur lindin, arrijne kulmin dhe perendojne, pasi kane qene per 12 ore ne horizont. Harqet ditore e yjeve jane te lidhura me Yllin Polar dhe vezhgohet ne horizont ne drejtim te Veriut ( = sferen e qendrueshme).

    Ne Pol te gjitha yjet e dukshme jane Cirkumpolari.
    Per nje vezhguesi vendosur ne Polin e Veriut, aksi I botes eshte vertical, per kete trajektoret e yjeve jane paralele me horizontin astronomik te Polit dhe si pasoje nuk perendojne kurre. Ylli Polar eshte prane Zenit ( = sfera paralele)

    Ne Gjeresite Intermedie aksi I botes eshte I perthyer mbi horizont me nje kend te barabarte me gjeresine e vendit. Yjet nga ana e jashtme pershkruajne gjithmone orbita rrethore me aksin e botes. Trajektoret e disa yjeve rrine gjithmone mbi horizont, ndersa disa te tjera jane te ndreprera nga horizonti. Disa nga yjet e dukshem jane domethene occidue, te tjerat cirkumpolari ( = sfera obligua).

  6. #6
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Yjet dhe planetet

    Ne cdo moment qe ne ngrejme syt nga qielli kemi rreth 2000 yje mbi koke,duke llogaritur edhe hemisferen e jugut arrime te shohim 5000 yje gjithsej.,,vetem me sy te lire e kam fjalen.
    Por pervec yjeve here pas here shihen edhe planetet e sistemit tone diellor.

    Diferenca midis yjeve dhe planeteve


    Yjet jane sfera gazi te perbera ne te shumten e rasteve nga hidrogjeni.Ne berthamen e tyre zhvillohen reaksione nukleare njelloj si bombat tona atomike.Dhe dielli,ylli yne me i afert,ne e shfaq kete energji ne forme drite dhe ngrohjeje.E thene keshtu duket normale,po mendoni se ne cdo moment e sekond te jetes sone miliarde megaton energji shperthejne pa mbarim.........superbe per mendimin tim.
    Te gjithe e dime se toka eshte planet orbitant i diellit.Planet pra eshte sateliti i nje ylli,nga i cili merr energji.Dielli yne ka 8 planete satelit ose 9 ne qofte se ka ndonje nostalgjik te Plutonit.

    Duke filluar me rradhe siu afersi ndaj diellit kemi:


    Merkurin,Aferditen,Token,Marsin,Jupiterin,Saturnin ,Urani dhe Neptunin

    Planetet si Merkuri , Aferdita Marsi, Jupiteri dhe Saturni nuk jane te shenuar ne hartat e qiellit.Motivi eshte se per shkak se levizjes se tyre rreth diellit ne i shohim gjithmone ne levizje ne krahasim me yjet. Keshtu qe sa here te shihni nje “yll “ te ndritshem,qe s'eshte i shenuar neper harta,ai eshte sigurisht nje planet.


    Kostelacionet

    Nuk dihet se sa kohe me pare njerezit filluan ti vinin emrat grupeve me yje,apo ti “lidhnin” njera me tjetren,kerkova ne web por arrita ne konkluzionin se kjo gje ndodhi qe ne kohet primordiale.
    Pasi orientimi ne baze te yjeve,besoj e dini,per marinaret e dikurshem ishte fondamental.Rast i jashtezakonshem eshte Ylli polar qe tregon me ekzaktesisht veriun pasi ndodhet shume pak sekonda harku (1/120 e 1°gradit) nga poli yne verior.
    Te gjithe njerezit e meparshem cdo fenomen te qiellit e lidhnin me ndonje eveniment,apo rastesise se tij.P.sh Marsi ishte me i cuditshmi per ta,pasi kur ai arrin ne opozicion(kur nje planet del ne krahe te kundert tediellit,dhe toka ndodhet midis tyre) me diellin fillon te levize mbrapsht,keshtu qe ata nuk kuptonin si ka mundesi....
    Dhe duke shqyrtuar qiellin ata ne menyre virtuale krijuan disa nder kostelacionet(sot 8 me te rendesishem si , Arusha e madhe/vogel, Orioni Andromeda, Mjelma(ita/ Cigno ,eng/Swan) etj.

    Por ne te vertete qielli qe ne shohim nuk eshte ashtu si e imagjinojm,pasi per te pasur nje vizion komplet te qiellit do duhet ta shihnim ne tre dimensione,keshtu qe Arusha e madhe e shoke, ne nje pike tjeter te universit do te ishin te shperbere,duke i lene vendin nje figure tjeter.jo vetem nga ana gjeometrike por edhe sepse distancat e yjeve do ndryshonin deri ne “shuajtjen e ndonjerit” dhe “ndezjen e ndonje tjetri yll” duke i dhene qiellit nje fytyre tjeter.

    Si te masim qiellin.

    Por ka nje menyre te thjeshte per ne, duart tona. Po te mbajme mbyllur nje grusht te ngritur ne qiell dhe me pamjen kendore,dmth me nje sy te e shikojme ne ndonje drejtim, ne ne ate cast po masim gati 8°. Ose, hena e plote mat, ½ e Gradit° dhe po ta masim me gisht(me nje sy mbyllur) derisa te arrime ta mbulojme,atehere ajo largesi e gishtit nga syri, e vene ne qiell do masi gjithmone ½ -°.
    Kjo eshte dicka qe mund te na sherbej per te matur kostelacionet dhe shtrirjen e tyre ose nje objekt nga tjetrin.

  7. #7
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Si lindin yjet.

    Lindja e nje ylli, fillon kur takohen ne te njejtin vend, nje re hidrogjeni dhe pluhuri mjafte te dendur,qe bejne bashkimin e tyre per shkak te forces se rendeses se yre.
    Cdo sekonde ne kozmos lindin rreth 70 000 yje te rinj.
    Mbas qindra miliona vjetesh, bashkimi i lendes rrit presionin, dendesine dhe temperaturen. Ylli ndricon ne kete faze me nje drite te kuqe te zbehte. Kur arrin temperaturen 10 milion grade C, ylli fillon te nxjere hidrogjenin dhe tashme ndricon rregullisht me driten e vete. Erera te fuqishme trupezash qe formohen nga reaksionet berthamore, shperndajne pluhurin qe e rrethon dhe ylli behet i dushem nga ne.

    Perberja e yjeve

    Pak puhur(kozmik), hidrogjen dhe forca e rendeses.

    Sa eshte numri i yjeve?

    Asnje nuk njeh numrin e sakte te yjeve, dihet se ekzistojne rreth 125 miliarde Galaksia te dukshmedhe, sejcila prej tyre, permban nga 10 milion deri ne 1 trilion yje(Sa na del llogari keshtu, se une se shkruaj dot)

    Kush i emerton yjet?

    Ekzistojne tre menyra.
    Metoda Bajer(1603). Nje germe e alfabetit grek, radha e ndricueshmerise dhe emrin e galaktikes ku ben pjese.Psh: "a i Liras"-Ylli me i ndritshem i Liras.
    Metoda Flamstind(1700). Nje numer rites sipas galaktikave, nga perendimi per ne Lindje.
    Katalloget moderne. Pershkrim i shkurter dhe nje numer ne nje katallog. Psh: HD182396 eshte numri 182396 i katallogut Henri Draper.
    Nje shoqeri amerikane "shet" mundesine e zgjedhjes se emrit te yjeve qe rregjistrohet ne "Dosjen boterore te hapesires qellore". Ky emer, nuk ka vlere ne rrethet shkencore.

    Yjet e dyfishte:

    Behet fjale per dy yje mjafte afer njeri-tjetrit, dmth ne distacen 100-10 000 njesi astronomike(njsi astronomike=distanca Toke Diell= 150 milione km), qe terheqin njeri-tjetrin dhe rrotllohen rreth te njejtes qender rendese. Rreth 1/4 e yjeve te njohura u perkasin sistemeve dyfishe.

  8. #8
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Dicka tani edhe ne lidhje me dendesite, nga "bosh" ne shume e "mbushur"

    - Boshllek ne hapesire deri ne 10-20gr/m3

    Ne boshllekun qe sapo lexuam ekzistojne shume pak elmente per m3, eshte hapesira me "bosh" qe njihet. Ne hapesiren nderyjore ekzistojne mijra elemente per m3, ndersa ne sistemin tone diellor ekzistojne trupeza te eres diellore qe krijojne ne Hene nje presion te mases 10-13bar(boshlleku shprehet me njesi presioni).

    -Boshllek i madh deri ne 10-10 gr/m3

    Mund te krijohet me ndihmen e pompave te posacme, kryesisht per nevoja industriale, psh ne elektronike. Kjo zbatohet ne ekranin e TV-se.

    -Boshllek i mesem deri ne 10-4gr/m3

    -Boshllek i ulet deri ne 10-2 gr/m3

    Per te funksionuar fshesa me korent, apo konservimi(paketimi) i ushqimeve duhet nje presion i shkalles 80%i presionit atmosferik.

    -Toka : 5.5gr/cm3

    Dendesia mesatare e Tokes eshte 5.5 here me e madhe se e ujit(1gr/cm3). Ajeri peshon 1000 here me pak 1 gr/m3.

    -Dielli : 150 gr/cm3

    Ne qender te Diellit, dendesia eshte 150 here me madhe se e ujit. Rajonet e jashteme te tij jane me te rralla, per shkk te temperaturave te larta.Per kete, dendsia mesatare e Diellit, barazohet me ate te ujit.

    -Xhuxhat e bardhe : 1kg/mm3

    Xhuxhat e bardhe jane stadi i fundit i zhvillimit te yjeve si Dielli jone. Dendesia e tyre eshte rret 1 000 000 here me e madhe se e ujit. Ne disa lloje Yjesh dendeia eshte mjafte me e madhe, 10 000t/mm3. Nje luge e nje materiali te tille e sjelle neToke do te peshonte sa nje mal....

    -Vrima e zeze : (zakonisht) 10 milion t/mm3

    Objektet me te dendura ne gjithesi jane Vrimat e zeza. Dendesia e nje Vrime te zeze zvogelohet me rritjen e madhesise se saj. Vrima e zeze gjigante ne qender te Galaktikes sone(me mase afersisht sa 3 milione Diej) ka dendesi mete vogel se sa uji. Vrimat e zeza nderyjore, me mase sa Dielli yne, kane dendesi rreth 10 milioe tone per nje milimeter kub.

  9. #9
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Perse qielli eshte blu?

    Drita qe vjen nga Dielli perbehet nga te gjitha llojet e ngjyrave, cdo njera nga te cilat ka nje gjatesi te caktuar vale. Atmosfera ndikon ne menyren se si cdo njera nga ato do te kaloje neper te, duke pasur parasysh se valete drites do te kalojne "pengesa" si molekulat e ujit, cpeza te pluhurit, etj. Ngjyra blu, mbizoteron dhe shperndahet rreth molekulave, duke bere qe qielli te duket ble. Ngjyra e kuqe ka gjaesi vale te madhe, keshtu qe nuk shperndahet shume. Psh, ne perendimin e Diellit, mbizoteron ngjyra e kuqe, sepse ne perendim, drita ka me shume "rruge" per te pershkuar, me shume atmosfere per te kaluar, keshtu qe vetem ngjyra e kuqe vjen deri tek ne.

  10. #10
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Sa kohe jeton nje Yll?

    Sipas astronomeve, yjet jetojne periudha kohore te ndryshme, ne varesi me madhesine e tyre. Nje yll si Dielli yne psh, "jeton" per rreth 10 miliard vjete. (Po pastaj, ku do ngrohemi ne te mjeret?{komshiu}) Nje yll, fillon jeten e tij si nje re e dendur ajeri e pluhuri dhe, mbasi krijohet, shnderron Hidrogjenin ne Helium. Kur Hidrogjeni fillon te mbaroje, shfaqen stade te tjera djegjeje, sic eshte djegja e Heliumit ne elemente me te rende. Nese nje yll ka mase mjafte me te vogel nga Heliumi, do te behet perfundimisht shume i vogel (white dwarf), ndersa nese ka me te madhe perfundimisht do te shpertheje ne nje supernova.

  11. #11
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    A munden vrimat e zeza te na cojne ne bote te tjera?

    Ne vija te pergjithshme, matematikisht, vrimat e zeza jane ne gjendje te na cojne ne nje vend tjeter te hapesires, akoma edhe ne nje gjithesi tjeter. Gjithashtu, matematikisht, vertetohet se kjo mund te ndodh ne fraksione te sekondes dhe varet nga nje shume kushtesh, te cilat mund edhe te mos ekzistojne. Por, edhe nqs dicka e tille mund te ishte mundur, fusha e fuqishme e rendeses e nje vrime te zeze do te shkrinte cdo lloj materie qe do te hynte e brendesi te saj. Keshtu, cdo gje qe do te hynte ne brendesi te saj, duke futur ketu edhe driten, do te perfshihej nga rendesa dhe, kur te dilte prej saj ne anen tjeter, nuk do te ngjante aspak me gjendjen e saj fillestare.

  12. #12
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Cfare "karburanti" perdor Dielli per djegie?

    Per astronomet, Dielli eshte nje yll ne moshe te "djalerise" e qe dikur do te "vdesi", por per te tjeret eshte nje lemsh i zjarrte qe na jep ngrohtesi, drite e jete. Por cfare djeg? Te gjithe e dine se ne hapesire nuk ka ajer, pra as oksigjen qe ta perdori. Ne realitet Dielli (yjet) perdor nje lende djegese, por kjo eshte nje reaksion berthamor e jo kimik sic jemi mesuar ne, sepse Dielli djeg Hidrogjen, rreth disa miliona tone ne sec. Por nuk duhet te shqetesohemi se mos i mbarojne rezervat, sepse rezerva ka edhe per rreth 5 miliard vjete.

  13. #13
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Ka force rendese ne hapesire?

    Duke shikuar filma, por edhe pjese te ndryshme dokumentare me astronaut ne TV, shume nga ne kane formuar pikpamjen e gabuar se nuk ka orce rendese ne hapesire. Por, sigurisht qe ka. Ndikimi i rendeses mund te zvogelohet me largimin nga Toka, po kurre nuk humbet plotesisht.


    Mund te shkojme ne nje cep te Ylberit?

    Nuk do te mund te shkonim kurre ne fund te nje Ylberi, sepse ai perbehet nga grimceza uji te cilat pershkohen nga drita e Diellit me nje menyre te percaktuar. Pikezat e rrobullkta e te tejdukshme te ujit shperndajne e perthyejne driten e Diellit ne drejtim te vezhguesit. Gjatesite e ndryshme te valeve te ngjyrave te drites, perthyen ne drejtime te ndryshme, keshtu qe drita e bardhe e Diellit shperbehet ne nje spekter te larmishem ngjyrash. Keshtu, ajo pamje aq e bukur, nuk este gje tjeter, vecse uje e drite. Per kete nuk do te arrinim kurre ne fund te nje Ylberi, sepse fenomeni optik varet posacerisht nga kendveshtrimi i vezhguesit.


    Cili eshte Ylli me i madh i njohur?

    Ylli me i madh, por edhe me i shndritshem, ekziston ne Pistol Nebuda dhe eshte rreth 25 000 vjete drite larg tokes, ne drejtim te Yllesise se Shigjetarit. Konsiderohet se eshte 100 here me i madh si mase ga Dielli yne dhe 10 milion here me i shndritshem. Ky Yll besohet se ka peshuar dikur sa 200 masa te Diellit, por gjate kalimit te kohes ka humbur nje pjese te mases se tij. Me gjithe distancen e madhe nga Toka, ky yll do te dukej me sy te lire, po te mos ishte reja e pluhurit kozmik midis tij dhe Tokes. Astronomet nuk jane te sigurt se si do te jete e ardhmja e tij dhe se si mund te funksionoje me tej...

    Shperthimi me i madh kozmik

    Nje shperthim yjor, i regjistruar me 21 Mars 2008, ishte kaq i forte, sa mund ta shihte dikush edhe me sy te lire, nese ne ate cast shikonte drejt qiellit, megjithse ai ndodhi ....7.5 miliarde vjete-drite larg Tokes.....
    Ylli qe shpertheu, astronmet e rregjistruan si GRB 080319B, gjendet ne drejtim te Galatikes M33, dicka me larg se gjysma e rruges ...ne boten e dukshme....
    "Ishte shperthimi me i madh i rrezeve "Γ" qe eshte pare deri tani. Keto shperthime shfaqen kur disa yje me mase te madhe shkaterrohen, duke "flakur" menjehere sasi te madhe energjie ne forme rrezatimi. Shperthime te tilla, jane me te shndriteshme ...pas Big Beng-ut(shperthimi qe krijoi boten, sipas materialisteve). Shperthimi i GRB 080319B, ishte 2.5 here me i madh nga ylli me i shndritshem qe eshte regjistruar deri tani.
    Shkencetaret akoma nuk kane "gjetur" pse ky yll ishte kaq i ndritshem ...

  14. #14
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Si formohen plantet?


    Zbulimi i ekzoplaneteve ka pasuruar me tej, pa e vėnė ne dyshim, modelin standart te krijimit te planeteve. Sipas kėtij modeli planetet krijohen nga re te dendura pluhuri dhe gazi. Ky proces kalon ne 4 etapa kryesore.

    1- Ngjeshja e pluhurit

    Ne efektin e force qendersynuese (centrifugale) reja e pluhurit qe rrotullohet rreth njė ylli fillon te ngjishet ne qendėr, duke u ralluar gjithnjė e me shumė ne periferi te saj. Edhe pse forca e gravitetit midis kėtyre kokrizave ėshtė shumė e vogėl pas disa mijėra vitesh ato arrijnė te bashkohen me njera tjetrėn duke formuar gurė te vegjel ne madhesine e njė topi golfi.

    2- Shfaqja e protoplaneteve

    Me shfaqjen dhe rritjen e gureve te vegjel, forca e gravitetit fillon te hyjė ne loje. Guret ose blloqet e gureve me te medhenj fillojnė te tėrheqin drejt vetes ata me te vegjel, duke krijuar kėshtu te ashtuquajturit protoplanete. Kėta te fundit do tė tėrheqin rreth vetes tė gjitha thermijat qe do tė gjejne ne orbiten e tyre rreth yllit qendror. Krijohen kėshtu hapėsira boshe ne rėnė e madhe te pluhurit. Kėto hapėsira do tė pėrcaktojnė orbitat e planeteve te ardhshėm.

    3- Formimi i planeteve

    Blloqet e paqendrueshme fillojnė te pėrplasen midis tyre duke u shkrire kėshtu ne njė planet te vetėm. Masa e madhe qe kanė fituar planetet i bėn ata te tėrheqin edhe gazin qe ndodhet pėrreth duke krijuar kėshtu atmosferen e tyre.

    4- Krijimi i sistemit

    Pėr shkak te mungesės se materies, pas disa dhjetra miliona vitesh planetet ndalojnė se evoluari, orbitat e tyre stabilizohen dhe sistemi merr formėn e tij pėrfundimtare. Njė sistem i ri u krijua.

    Edhe pse idetė e krijimit te planeteve nga njė re gazi dhe pluhuri janė hedhur qe ne shekullin e 18 nga Laplas, zbulimet e reja vazhdojnė te plotesojne modelin baze, i cili bėhet gjithnjė e me shumė bindes dhe i saktė.

  15. #15
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Satelitet artificial qe rrethojne token, e lehtesojne jeten tone

    Nėpėrmjet satelitėve sot mund tė parashikohet moti, mund tė flasim nė celular, futemi nė internet, shikojmė zonat me minerale, shikojmė ku ka ujė nėn tokė e shumė e shumė tė tjera.

    Ėshtė e qartė se njerėzit janė shumė pak tė informuar lidhur me kėtė lloj teknologjie qė ka bėrė revolucion nė jetėt tona. Nėpėrmjet satelitėve sot mund tė parashikohet moti, mund tė flasim nė celular, futemi nė internet, shikojmė zonat me minerale, shikojmė ku ka ujė nėn tokė e shumė e shumė tė tjera. Tė gjitha kėto janė realizuar pas lėshimit nė orbitė tė 4000 satelitėve artificialė, secili prej tyre me njė mision tė caktuar.

    Satelitėt artificialė janė objekte tė ndėrtuara nga njeriu, tė cilat janė tė vendosura nė orbitė nga largėsia 2,000 deri nė 35,000 km nga sipėrfaqja e Tokės. Nė orbitė ata rrotullohen rreth tokės.

    Sateliti i parė i dėrguar nė orbitė ishte Sputnik 1 nė 4 Tetor 1957. Pas tij u dėrguan dhe shumė satelitė tė tjerė. Sot nė orbitė ndodhen rreth 4000 satelitė tė dėrguar nga njeriu. Pasi e mbarojnė misionin e tyre ata fillojnė tė zvogėlojnė lartėsinė duke u futur nė atmosferėn e tokės dhe duke u shpėrbėrė, por ka dhe raste kur ata arrijnė deri nė sipėrfaqen e tokės, kėto hyrje nė atmosferėn e tokės shpesh herė janė tė kontrolluara nga njeriu, i cili komandon momentin nė tė cilin sateliti do tė “bjerė”. Mė pak se 10 % e satelitėve qė rrotullohen nė orbitėn e tokės janė funksionalė, tė tjerėt janė mbeturina qė enden nė orbitė. Masat e kėtyre satelitėve variojnė nga disa ton deri ne disa kg.

    Tipet e sateliteve

    Satelitėt artificialė janė klasifikuar nė disa kategori sipas misionit tė tyre. Kėshtu ka 6 tipe satelitėsh tė cilėt pėrdoren pėr 1. studime shkencore,
    2 Parashikimin e motit,
    3. telekomunikacioni,
    4. internetin,
    5 navigimin si dhe
    6. pėr qėllime ushtarake.

    Satelitėt e shkencės mbledhin tė dhėna pėr analiza tė ndryshe. Disa mbledhin tė dhėna rreth pėrbėrjes dhe efektit tė hapėsirės afėr tokės. Disa tė tjerė regjistrojnė tė dhėna rreth ndryshimeve atmosferike nė tokė. Tė tjerė vėzhgojnė planetėt, hėnėn dhe diellin.

    Sateliti i motit, vėzhgon kushtet atmosferike nė njė zonė tė gjerė dhe ndihmon shkencėtarėt tė studiojnė dhe parashikojnė motin.
    Kėto satelitė ndihmojnė shumė edhe drejtuesit e avionėve, anijeve etj pėr tė parė ndryshimet atmosferike nė pika tė ndryshme tė tokės.

    Satelitėt e telekomunikacionit, japin sinjale pėr radion, televizionin, internetin, etj nė pika tė ndryshme tė hapėsirės drejt tokės.
    Njė satelit komunikacioni mund tė japė dhe tė marrė sinjale televizive dhe mijra thirrje telefonike nė tė njėjtėn kohė. Kėta satelitė janė tė vendosur nė njė lartėsi tė madhe afėr ndonjė stacioni hapėsinor. Televizionet dhe kompanitė e telefonit i pėrdorin kėto satelitė gjithmonė kundrejt njė pagese.

    Satelitėt e navigimit ndihmojnė pilotėt dhe drejtuesit e automjeteve dhe anijeve tė gjejnė pozicionin e tyre nė tokė me shumė saktėsi. Ato pėrdoren edhe nga turistėt kur shkojnė ekskursione nė vende tė panjohura apo male. Kėta satelitė dėrgojnė sinjale nė tė gjitha aparatet qė mbahen nė avionė, anije apo orėn e dorės.

    Satelitėt qė vėzhgojnė tokėn pėrdoren pėr tė monitoruar planetin tonė dhe ndryshimet e tij nė kohė. Kėto satelitė marrin pamje nė momente tė ndryshme me ndriēim tė ndryshėm.
    Kompjuterėt e vendosur nė tokė, analizojnė kėto foto pėr tė parė ndryshimet si dhe pėr tė lokalizuar depozitat me minerale, burimet ujore nėn tokė, pėr tė vėzhguar sėmundjet qė mund tė bien nė pyje ose xhungla etj.

    Njė satelit tjetėr i quajtur Aqua studion oqeanet dhe levizjet qė bėjnė ata nė drejtim tė tokės.

    Satelitėt ushtarakė pėrfshijnė motin, komunikacionin, navigimin dhe pėrdoren pėr qėllime ushtarake. Disa satelitė ushtarakė tė ashtuquajtur “satelitė spiunė” janė tė aftė tė dallojnė raketat, trajektoren e anijeve nėn ujė e mbi ujė dhe lėvizjet e paijseve ushtarake nė ēdo cep tė tokės.

    Ēdo satelit ka veēoritė e tij nė bazė tė misionit qė ėshtė lėshuar. Pėr shembull njė satelit qė studion universin ka njė teleskop. Sateliti qė parashikon kohėn ka kamera qė fotografojnė lėvizjen e reve.

    Satelitėt hidhen nė hapėsirė me ndihmėn e raketave tė cilat pasi i lėshojnė ata nė orbitė bien nė oqean.
    Pasi hidhet nė hapėsirė, sateliti mund tė qėndrojė aty pėr njė kohė tė gjatė pa patur nevojėn pėr ndėrhyrje dhe rregullime.

    Shumica e satelitėve janė tė kontrolluar direkt nga njė qendėr nė Tokė. Qendra komunikon me satelitin nėpėrmjet radiove.

    Satelitėt kanė panele diellore tė cilat drejtohen gjithmonė andej nga ėshtė dielli nga tė cilat marrin energji ndėrkohė qė mbajnė edhe antenat gati pėr tė marrė sinjale nga toka.

    Nė shumicėn e rasteve satelitėt mund tė riparohen dhe tė riprogramohen nga toka. Nėse sateliti prishet apo jep sinjale tė gabuara, nga toka ai mund tė marrė komanda pėr tu fikur.

    Satelitėt kanė drejtime tė ndryshme nė rrotullimin rreth tokės duke formuar kėnde tė ndryshme me ekuatorin deri nė kėndin 90 gradė duke kaluar mbi polet e tokės.

    Forma e orbitės sė tyre mund tė jetė rrethore, eliptike nė varėsi tė misionit ose e ndryshueshme.

    Shpejtėsia e rrotullimit tė tyre ėshtė e ndryshme, por ka dhe satelitė tė cilėt kanė shpejtėsi tė barabartė me shpejtėsinė e rrotullimit tė Tokės rreth vetes. Ata duke u rrotulluar nė drejtimin e rrotullimit tė Tokės rreth vetes qėndrojnė mbi tė njėjtin pozicion nė lidhje me sipėrfaqen e Tokės. Mijėra sinjale dėrgojnė kėta satelitė nė tokė, duke lehtėsuar jetesėn e ēdo njėrit prej nesh.

  16. #16
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Dielli


    Dielli ėshtė njė rruzull i gaztė prushėrues me temperatura tė jashtėzakonshme. Ai ėshtė njė reaktor i madh bėrthamor: Nė brendėsi tė tij pėrftohet energji pėrmes shkrirjes sė hidrogjenit nė helium nė temperatura rreth 15 milionė gradėve.

    Dielli ėshtė njė prej yjeve tė shumtė tė galaktikės sonė dhe nuk ėshtė aspak i veēantė: Por pėr ne ėshtė trupi qiellor mė i rėndėsishėm.

    "Dielli mban gjallė tėrė jetėn nė Tokė, ai na ndriēon, ngroh tokėn, detin, atmosferėn, nget klimėn, na sjell thatėsira dhe epoka akullnajash, shtyn erėn, e cila fryn nėpėr Tokė dhe vendos mbi motin. Stuhitė e tij trazojnė lidhjet pėrmes radios, shkaktojnė shkarkesa elektrike dhe bile shėnjojnė rrathėt e pemėve me radioaktivitet", shkruan Herbert Friedmann nė librin e tij mbi diellin.
    Edhe grekėt e lashtė e dinin qė atėherė rėndėsinė e diellit. Filozofi Poseidon (Poseidonius 135 - 51 p.e.s.) ka shkruar: "Dielli ndriēon krejt botėn pothuajse tė pafundmė. Pėrmes plotnisė sė fuqisė sė tij ai i hukat Tokės jetė..." Por ndonėse ia njihnin atij domethėnien e jashtėzakonshme pėr botėn, filozofėt grekė e mbanin Diellin tė ishte, si pasqyrim i pėrpiktė i asaj qė shihnin, njė trup i vogėl. Pėr njė kohė tė gjatė Dielli mbahej tė ishte mė i vogėl se Toka. Toka qėndronte nė qendėr tė botės, e rrethuar nga trupa nė qiell, qė quheshin planetė. Ptolemeu (Claudius Ptolemeus rreth 75 - rreth 160 ) ishte pėrpjekur, tė formulonte lėvizjen e planetėve nė njė teori tė ndėrlikuar. Kėshtu kishte shtatė planetė - Dielli dhe Hėna numėroheshin gjithashtu si tė tillė - tė cilėt silleshin rreth Tokės. Toka "qėndronte e palėvizur" dhe Dielli endej gjatė njė viti pėrqark kubesė sė yjeve tė palėvizshėm. Tė gjithė yjet e palėvizshėm duken si tė mbėrthyer pikėrisht nė kėtė kube, e cila njė herė nė ditė sillej rreth e qark Tokės. Ptolemeu zhvilloi njė teori akoma mė tė ndėrlikuar "Teorinė e Epiciklit", sipas tė cilės planetėt endeshin sipas qarqesh dhe epiciklash pothuajse tė pėrpikta...
    Ky lloj pėrfytyrimi i Botės njihet si Sistemi Dheqendror (Gjeocentrik). Ai ėshtė mbajtur si i vėrtetė deri nė shekullin e 16-tė, pra deri nė kohėn e Nikolaus Kopernikus (shqip. Nikollė Kopernikut).

    Koperniku (1493-1543) e zhvendosi Diellin duke e sjellur atė nė mes. Ai hodhi dyshime mbi botėkuptimin dheqendror dhe e ktheu mbrapsh: Sipas mendimit tė tij ishte Toka ajo qė rrotullohej rreth Diellit dhe jo e kundėrta. Njė teori e guximshme tė cilėn e bėri tė ditur mė 1543.
    Qė kjo qėndronte me tė vėrtetė mund ta vėrtetonte pak kohė mė vonė Johannes Kepler (1571-1630): nė bazė tė vėzhgimeve qė i kishte bėrė Marsit ai provoi qė planetėt lėviznin pėrgjatė shtigjesh eliptike rreth Diellit.
    Njė ligj tjetėr i Keplerit thotė se lėvizja shtegore e Tokės rreth Diellit nuk ėshtė e pandryshueshme. Ajo ėshtė mė e shpejtė kur largėsia midis Diellit dhe Tokės ėshtė mė e vogėl. Dhe ajo bėhet mė e ngadalshme kur kjo largėsi zmadhohet.
    Kjo ndikon mbi stinėt: Ato nuk janė njėsoj tė gjata. Nė fillim tė Janarit largėsia midis Tokės dhe Diellit ėshtė mė e vogla, nė Korrik Toka ėshtė mė sė largėti Diellit. Kėshtu koha midis vjeshtės dhe fillimit tė pranverės ėshtė prej 179 ditėsh dhe koha prej pranverės deri nė fillim tė vjeshtės prej 186 ditėsh. Kėshtu vera ėshtė shtatė ditė mė e gjatė se dimri.
    Pra ishte njė rrugė e gjatė derisa njerėzimit iu bė e qartė se Toka nuk ishte nė qendėr tė Botės, bile as Dielli. Dielli ėshtė qendra e Sistemit Tonė Diellor, qė prapėseprapė ėshtė vetėm njė ndėr shumė sistemet e galaktikės tonė, Udhės Qumėshtore. Ndėrsa Udha Qumėshtore nga ana e saj ėshtė vetėm njė galaktikė ndėr shumė tė tilla nė largėsitė e pafundme tė Gjithėsisė.
    Pėrbrenda galaktikės sonė ka pėrafėrsisht 100 miliardė yje, e cila ka njė formė tė sheshtė tė ngjashme me njė disk. Struktura e Udhės Qumėshtore ėshtė formė spiraleje, masa pėrqendrohet nė qendėr dhe e gjithė qendra rrotullohet. Kjo do tė thotė se vetė galaktika sillet rrotull. Edhe sistemi ynė diellor, qė ndodhet larg nga qendra e galaktikės sonė, i bie pėrqark kėsaj qendre. Pėr kėtė merr ca kohė... Njė qark tė plotė rreth qendrės sė udhės Qumėshtore Dielli ynė e kryen pėr plot 240 milionė vjet.

    Dielli ynė nuk ėshtė as mė i shndritshėm se diejt e tjerė ndėrsa madhėsia e tij aspak e pazakonshme. Fuqia ndriēuese e yllit mė tė shndritshėm ėshtė 10 000 herė mė e madhe se e diellit tonė, kurse e atij mė tė zbehtit ėshtė 10 000 mė pak. Kėshtu dielli ynė ėshtė mesatar. Po ashtu edhe pėr sa i pėrket temperaturės sė sipėrfaqes sė Diellit. Yjet mė tė nxehtė kanė njė temperaturė prej afėrsisht 30 000 Kelvin, ndėrsa mė tė ftohtit prej 3 000K. Nė sipėrfaqen e diellit tonė mbizotėrojnė temperatura prej rreth 6 000 K (rreth 5 500 gradė). Diametri i diellit tonė ėshtė gjithashtu mesatar. Ka yje gjigandė qė kanė njė rreze 500 herė mė tė madhe, dhe tė veckėl me njė rreze 100 herė mė tė vogėl se tė diellit tonė.

  17. #17
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Zbulohet Planeti i zjarrte

    Shkencetaret zbulojne planetin me te nxehte te vezhguar. Quhet HD80606b dhe prej te planeteve te vezhguar deri tani, sigurisht qe ai eshte me i nxehti dhe me me pak mundesi per te zhvilluar jeten. Sipas te dhenave, brenda 6 oresh, temperatura e tij rritet me 650 grade celcius.
    HD80606b ndodhet ne drejtimin e kostelacionit te Arushes se Madhe, 190 vjet drite larg planetit tone. Ai rrotullohet rreth yllit te tij per 111 dite dhe temperatura mesatare ne kete planet eshte 526 grade celcius. Sipas prof. Gregory Laughlin nga Universiteti i Kalifornise, HD80606b ndjek nje trajektore ecentrike me intervale te rregullt, here here shume i afruar me yllin dhe here here me larg tij. Kur ky planet i afrohet shume yllit, temperaturat arrijne deri ne 1226 grade celcius. “Ky planet na ben te mendojme se Aferdita mund te jete nje vend komod ku mund te jetohet”, thote astronomi Alan Boss, duke dashur te beje nje krahasim temperaturash mes HD80606b dhe Aferdites qe eshte planeti me i zjarrte i sistemit tone diellor.

  18. #18
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,086
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    26
    A ka me! teper te nevojshme dhe per tu bere nje astronaut flm Emaus.

  19. #19
    i/e rregjistruar 10% Maska e endri007
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Pogradeci, Korce, Albania, 110619338965046, Pogradeci, KorƧƫ, Albania
    Postime
    57
    Reputacioni
    6

    astronomia

    thx

    je i papare....shum faleminderit per gjith kete informacion....te falenderoj shume je i madh fare ......faleminderit qe me ndihmove...klm

  20. #20
    i/e rregjistruar 10% Maska e endri007
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Pogradeci, Korce, Albania, 110619338965046, Pogradeci, KorƧƫ, Albania
    Postime
    57
    Reputacioni
    6

    po deshet...help pak mua....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Fizika: Ligjet e Isaac Newton
    Nga Fjoralba nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-01-2011, 03:13 PM
  2. Pyetje gga Astronomia mbi Zenien e Diellit nga Hena
    Nga boss1 nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-11-2010, 10:22 PM
  3. Njohuri nga fizika
    Nga kuklla nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 07-10-2008, 05:05 PM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas