Receta Gatimi

Dy rrugėt e jetės


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 13 prej 13
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e Sefedini
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    67
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Dy rrugėt e jetės

    Nė kėtė botė njeriu e ka mundėsinė tė zgjedh dy rrugė: atė qė tė ēon drejt errėsirės apo atė qė tė nxjerr nga errėsira nė dritė siē thuhet edhe nė Kur’an:

    2:257. All-llahu ėshtė mbikėqyrės i atyre qė besuan, i nxjerr ata prej errėsirave nė dritė. E kujdestarė tė atyre qė nuk besuan janė djajtė qė i nxjerrin ata prej drite e i hudhin nė errėsira. Ata janė banorė tė zjarrit, ku do tė qėndrojnė pėrgjithmonė.

    Shumė njerėz e zgjedhin rrugėn e parė, pra atė qė tė ēon nė humbje, shkatėrrim dhe humnerė duke mos qenė tė vetėdijshėm fare pėr kėtė.
    Kėtė e bėjnė mė sė shumti njerėzit qė kanė njė status tė mirė financiar dhe kjo fillon zakonisht nga mosha e re, sepse nė atė moshė njeriun e ndien veten tė fortė dhe tė pavarur.
    Nė Kur’an thuhet pėr njeriun:

    96:6. Jo, ėshtė e vėrtetė se ai i kalon kufijtė,
    96:7. Pėr shkak se e ndien veten tė pavarur.

    Njeriu qė ndjek rrugėn e errėsirės shpenzon shumė kohė, para, dhe energji duke i kėnaqur epshet e veta, dhe shumė vonė e kupton se ka qenė nė rrugė tė gabuar.
    Gjatė kėtij udhėtimi shpesh bie nė situata ku rrezikon jetėn, ofendohet, pėrqeshet, etj. por kjo nuk ndikon shumė tek ai dhe nuk mendon pėr kėtė gjė dhe vazhdon tė ecė nė atė rrugė.
    P.sh. njė i ri shkon me shokė nė njė lokal nate ku konsumohet alkoholi, duhani, etj. dhe ku dėgjohet muzika me zė tė lartė me qėllim qė tė argėtohet, por ndodh shpesh qė tė bėhet ndonjė pėrleshje nė atė lokal, ku ai edhe lėndohet apo pėrfundon nė burg edhe pse i pafajshėm.
    Gjithashtu kjo rrugė ta zbras deri nė fund kuletėn dhe njeriu kėtė e kupton vetėm pasi ta humbė atė status financiar qė e kishte dhe shpesh habitet apo dėshpėrohet, kur e kupton qė shokėt e tij qė i thonin se e donin aq shumė e kanė braktisur, dhe shoqet qė i ka pasur nuk shfaqin tė njėjtin interes mė, dhe nuk e respektojnė siē bėnin dikur.
    Pėr kėta njerėz hipokritė Kur’ani thotė:

    59:16. Ata (hipokritėt) janė shembull si djalli, kur i thotė njeriut: "Refuzo besimin!", e kur ai ta ketė refuzuar, ai (djalli) tėrhiqet e thotė: "Unė tėrhiqem prej teje; unė i frikohem All-llahut, Zotit tė gjithėsisė!"

    Kurse njeriu qė ėshtė i udhėzuar nga Zoti dhe ndjek rrugėn e dritės bėn njė jetė shumė mė tė lumtur se ai i pari, i lartėpėrmendur.
    Ai zgjohet qė nė mėngjes, e pastron trupin dhe shpirtin e tij, i lutet Zotit pėr tė mira, takohet me miqtė e tij tė sinqertė dhe ēdo hap qė e bėn ėshtė nė mbrojtje tė Zotit.
    Shokėt e tij janė njerėz tė devotshėm, tė cilėt edhe kur e thėrrasin nė ndeja nuk kėrkojnė nga ai shėrbim apo pėrfitim financiar, por miqėsi dhe dashuri vėllazėrore pa interes.
    Allahu xh.sh. thotė nė Kur’an:

    9:71. Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t'i mėshirojė All-llahu. All-llahu ėshtė ngadhėnjyes, i urtė.

    Ai e kalon ditėn e tij nė adhurim dhe ėshtė larg punėve tė kėqia.
    Fytyra e tij shkėlqen nga nuri, i vjen aromė e mirė nga parfumi qė ka hedhur, rrobat i ka tė pastėra e poashtu edhe trupin dhe njerėzit qė e takojnė gjatė rrugės e nderojnė dhe e pėrshėndesin me pėrshėndetjen mė tė mirė nė kėtė botė: “Paqja qoftė me ty!”
    Pasiqė ky njeri ka fituar dashurinė e Allahut xh.sh. normal qė edhe njerėzit e dojnė atė.

    Pra, njeriu ka mundėsi tė zgjedh njėrėn nga kėto rrugė, por nėse e zgjedh rrugėn e errėsirės ai do tė shkojė nė humbje dhe nė mashtrim siē thuhet nė Kur’an:

    4:120. Ai u premton atyre dhe i bėn tė shpresojnė, por djalli nuk premton tjetėr vetėm se mashtrim.

    Kurse nėse e zgjedh rrugėn e dritės do ta fitojė shpėrblimin e Zotit siē thuhet nė Kur’an:

    4:122. E ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, Ne do t'i vendosim nė xhennete, ku rrjedhin lumenj e ku do jenė pėrgjithmonė. Premtimi i saktė i All-llahut. E kush mund tė jetė mė i saktė nė fjalė se All-llahu?

    Kėto janė vetėm disa fakte qė i kam nxjerrė nga jeta, e ti vėlla zgjidh cilėn rrugė tė duash!

    Pėrgatiti: Sefedin Muēaj, Prizren, Kosovė.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    eeee me pelqeu kjo nga kurani po na gjej nonji nga bibla po pate mundesi!!!!!!

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e Sefedini
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    67
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    O qween po te njejtat keshilla mund ti gjesh edhe ne Bibel me disa dallime te vogla, si p.sh. fjala Allah aty shkruhet Perendi ose Zot, xhehenemi ferr, shejtani satana ose djalli, etj.

    Ja disa keshilla shume te mira te marra nga kapitulli "Fjalet e urta" nga Bibla.

    1 Fjalėt e urta tė Salomonit, birit tė Davidit, mbret i Izraelit,

    2 pėr tė njohur diturinė dhe pėr tė mėsuar gjykimet e mėnēura;

    3 pėr tė ditur si tė veprosh me urti, me drejtėsi, me gjykim dhe ndershmėri,

    4 pėr t`u dhėnė shkathtėsi njerėzve tė thjeshtė, njohje dhe reflektim tė riut.

    5 I urti do tė dėgjojė dhe do tė rritė diturinė e tij; njeriu i zgjuar do tė pėrfitojė kėshilla tė urta,

    6 pėr tė kuptuar njė sentencė dhe njė enigmė, fjalėt e tė urtėve dhe thėniet e tyre tė errėta.

    7 Frika e Zotit ėshtė fillimi i njohjes; por njerėzit e pamend pėrēmojnė diturinė dhe arsimin.

    8 Dėgjo, o biri im, mėsimet e atit tėnd dhe mos i lėr pas dore mėsimet e nėnes sate,

    9 sepse janė njė nur qė zbukuron kokėn tėnde dhe njė stoli nė qafėn tėnde.

    10 Biri im, nė qoftė se mėkatarėt duan tė tė mashtrojnė, mos prano,

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e Sefedini
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    67
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Subhanallah, ketu qenka e shkruar fjala "nur" qe domethene "drite" e cila gjendet edhe ne Kur'an!

    9 sepse janė njė nur qė zbukuron kokėn tėnde dhe njė stoli nė qafėn tėnde.

    Pra sic po e sheh Qween une e respektoj edhe fene katolike dhe Biblen si shpallje te Zotit kurse katoliket nuk e pranojne Kur'anin si shpallje e Zotit.

    OK. Pas disa ditesh (ne dhashte Zoti) do ta shkruaj nje teme me vargje nga Bibla dhe do ta postoj te Komuniteti i krishtere ku edhe e ka vendin!

  5. #5
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Sefedin te te bej nje pyetje? pa te keq...meqe po shikoj se po shkruan shume per fene edhe ne dy shkrime me siper ke thene qe si ne bibel edhe ne kuran shkrune te njejtat gjera por me pak ndryshime. jam shume dakort me kete sepse e kam vertetuar vet. pyetja ime eshte: Pse kemi kaq shume lloj feshe kur te gjitha shprehin te njejten ide?

  6. #6
    i/e rregjistruar 10% Maska e waloni
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Postime
    43
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    perpara sefedin

  7. #7
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga PoLiGrAfIkSi Lexo postimin
    Sefedin te te bej nje pyetje? pa te keq...meqe po shikoj se po shkruan shume per fene edhe ne dy shkrime me siper ke thene qe si ne bibel edhe ne kuran shkrune te njejtat gjera por me pak ndryshime. jam shume dakort me kete sepse e kam vertetuar vet. pyetja ime eshte: Pse kemi kaq shume lloj feshe kur te gjitha shprehin te njejten ide?
    Pershendetje Poligraf.

    Ne Bibel dhe ne Kuran nuk shkruhen te njejta gjera, por ka disa gjera te ngjashme, qe te mos i ngaterrojme gjerat dhe te shprehemi sakte.

    Po te ishte Bibla dhe Kurani i njejti nuk do te kishte myslyman dhe te krishtere.

    Cila eshte ajo ideja e njejti qe shprehin te gjithe? Qe te gjithe besojne ne nje Zot?
    Une do te thoja qe gjithesecili zgjedh Zoti ku do te besoje por rruga qe te con tek ky Zot nuk eshte e njejte tek te gjithe dhe kjo gje ben qe te kete shume fe dhe besime ne Zot.

  8. #8
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    rrofsh per keshillat sefendin po une mendoj se bibla nuk eshte njesoj si kurani

  9. #9
    i/e rregjistruar 10% Maska e Sefedini
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    67
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Arsyeja kryesore pse kemi sot shume fe eshte dembelia e njerezve per ti zbatuar urdherat e Zotit me perpikshmeri.
    P.SH. Jezusi falej me fytyre pertoke kurse pasuesit e tij nuk e bejne kete, Jezusi agjeronte dhe prap pasuesit e tij nuk e bejne kete, nena e tij Maria (Zoti qofte i kenaqur me te) ishte e mbuluar kurse kete sot e bejne vetem "motrat e nderit" apo murgeshat, etj. etj.
    Per argumente per keto qe po them lexoni temen tjeter "Mesazhet e Zotit ne librat e shenjte"!

  10. #10
    i/e rregjistruar 10% Maska e Sefedini
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    67
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga qween Lexo postimin
    rrofsh per keshillat sefendin po une mendoj se bibla nuk eshte njesoj si kurani
    Normal qe Bibla nuk eshte e njejte me Kur'anin, sepse edhe kompjuterat Pentium 1 nuk jane te njejte me ata Pentium 4.
    Po te ishin perfshire te gjitha ceshtjet ne Bibel atehere nuk do te kishte nevoje te shkruhej Kur'ani.
    P.SH. ne Bibel shkruan shume per jeten e te derguarve mirepo nuk pershkruhet ne detaje fjalosja e djallit me Zotin dhe arsyeja pse ai u perjashtua nga parajsa, kurse ne Kur'an po.

    Ja vargjet per te cilat e kam fjalen:

    7:11. Ne ju krijuam pastaj ju dhamė formėn, e mandej engjėjve u thamė: “Bėni sexhde pėr Ademin”. Ata i bėnė sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre qė bėnė sexhde.
    7:12. (All-llahu) Tha: “Ēka tė pengoi ty tė bėsh sexhde, kur Unė tė urdhėrova?” Ai (Iblisi) tha: “Unė jam mė i vlefshėm se ai, mė krijove mua nga zjarri, e atė e krijove nga balta!”
    7:13. (All-llahu) Tha: “Zbrit nga ai (xhenneti), nuk tė takon tė bėsh kryelartėsi nė tė, dil jashtė, s'ka dyshim ti je i poshtėruar”.
    7:14. (Iblisi) Tha: “Mė afatizo gjer ditėn kur ringjallen (njerėzit)!”
    7:15. (All-llahu) Tha: “Ti je i afatizuar!”
    7:16. (Iblisi) Tha: “Pėr shkak se mė humbe mua, unė do t'u ulem atyre (do t'u zė pusi) nė rrugėn Tėnde tė drejtė,
    7:17. Mandej do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicėn e tyre nuk do ta gjesh qė tė falėnderohen (tė besojnė)!”
    7:18. (All-llahu) Tha: “Dil nga ai (xhenneti), i urrejtur, i dėbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unė kam pėr ta mbushur xhehennemin me tė gjithė ju.

    Sqarim: Iblisi ishte emri i Djallit.

    Dhe te lutem Qween ta shkruash emrin tim drejt "Sefedin" e jo "Sefendin"!

  11. #11
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    ok sefedin me fal per keqkuptimin.dhe besoj se ti do i ndjekesh urdherimet e zotit .

  12. #12
    i/e rregjistruar 10% Maska e Sefedini
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    67
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Dallimi mes ketyre dy rrugeve

    Shikoni dallimin ne mes te nje Satanisti dhe nje Muslimani!
    Imazhet e Bashkangjitur Imazhet e Bashkangjitur

  13. #13
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    po shume ndryshime te theksuara

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Neper rruget e Shqiperise...
    Nga labja nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-03-2012, 08:16 PM
  2. Spanjė, horror nė rrugėt e Tenerifes
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-05-2011, 02:48 PM
  3. Moti i keq, probleme me rrugėt dhe me energjinė
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2010, 08:29 PM
  4. Armiku i Jetės !!
    Nga Enkelejda_24 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2009, 12:21 PM
  5. Pergjaken rruget, 5 te vdekur
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-07-2009, 08:43 AM