Receta Gatimi

Divorci dhe pasojat e tij


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Divorci dhe pasojat e tij



    Tė jetosh i lumtur pėrgjithmonė tashmė nė ditėt tona po kthehet nė njė mit, aty ku partnerėt parashikojnė se dashuria e tyre do tė zgjasė pėrgjithmonė ose qė besojnė se intimiteti i tyre do tė mbetet i paprekur, ndodh qė dashuria pėrfundon nė njė tretje tė ngadalshme dhe nė njė grumbullim gradual tė moskuptimeve, xhelozisė dhe mllefeve tė fshehta. Ajo qė mbetet nė fund ėshtė njė ndjenje indiferentizmi, boshllėku dhe zemėrimi shpėrthyes. Nė kėtė pikė, ku marrėdhėnia nuk funksionon mė, alternativa e vetme e saj mbetet divorci. Ndėr ēiftet e ndara, sa mė e afėrt dhe e gjatė tė ketė qenė marrėdhėnia, e sa mė pak alternative tė ketė qenė, aq mė tė mėdha e tė shumta do tė jenė pasojat .

    Divorci ėshtė njė problem sa juridik aq edhe social dhe kryesisht shkaktohet, kur ndėrmjet dy partnerėve ėshtė thyer ndjenja, intimiteti, komunikimi dhe padyshim qė marrėdhėnia nuk funksionon mė, duke pėrfshirė nė njė stres tė pėrgjithshėm tė gjithė anėtarėt. Divorci ėshtė njė situatė tepėr stresuese pėr tė gjithė pjesėtarėt e familjet qė e pėrjetojnė atė dhe paraqitet si njė ndryshim madhor nė jetėn e individit, tė cilit i nevojitet njė kohė e konsiderueshme pėr t'u rikuperuar e adaptuar me tė.

    Njė familje qė kalon njė proces tė tillė gjatė jetės sė tij padyshim qė pėrfshihet nė njė mori ērregullimesh emocionale. Procesi i divorcit mund tė rrisė brenda anėtarėve tė familjes ndjenja tė forta zemėrimi, ankthi, depresioni, vetmie, turbullimi dhe mungesė kuraje tė dukshme nė personalitetin e individėve. Studimet e shumta kanė treguar se zakonisht personat qė pėrballojnė dhe kalojnė me sukses stuhitė e shumta tė martesės janė ata individė qė:

    Martohen pas moshės 25 vjeēare.Qė tė dy partnerėt janė rritur nė njė familje tė qėndrueshme

    Mbeten tė fejuar pėr njė periudhe kohe tė gjatė para martese

    Kanė edukim tė ngjashėm

    Nuk kanė bashkėjetuar mė parė

    Janė tė angazhuar nė drejtime tė ndryshme profesionale

    Kanė moshė, besim dhe edukim tė pėrafėrt

    Asnjėri prej kėtyre parashikuesve nuk ėshtė thelbėsorė nė njė marrėdhėnie tė qėndrueshme, por nėse asnjėra prej kėtyre pikave nuk ėshtė e vėrtete pėr dikė, atėherė thyerja e marrėdhėnies ėshtė e sigurtė.

    Nė vazhdimėsi, janė bėrė studime tė shumta mbi mėnyrėn e pėrjetimeve tė emocioneve ndėrmjet burrit dhe gruas. Ajo qė ėshtė e sigurt, ėshtė se tė dyja sekset shfaqin probleme tė dukshme psiko-emocionale dhe jo pak herė gjenden nė mes tė njė konflikti tė pashpjegueshėm pėr ta. Por mėnyra e paraqitjes dhe transmetimit tė kėtyre ndjenjave ėshtė e ndryshme pėr ta. Meshkujt nė pėrgjithėsi pushtohen nga ndjesitė se ata tė vetėm nuk mund t'ia dalin dot dhe se kujdesi mbi veten do tė jetė shumė mė i ulėt se mė parė .

    Gjithashtu, efekti moshė ėshtė shumė i rėndėsishėm nė mėnyrėn sesi mund tė pėrjetohen efektet e divorcit mbi individin. Studimet kanė treguar se partnerėt e pėrfshirė nė kėtė proces, qė janė nė njė moshė mbi mesataren (40 vjeē e lartė ), atėherė dhe pasojat e kėtij divorci do tė jenė nė njė shkallė mė tė ulėt vėshtirėsie emocionale. Eksperiencat e mėparshme nė fushėn emocionale i rrisin individit ndjenjat e besimit dhe vlerėsimit mbi veten. Femrat janė mė tė pėrfshira nė jetėn e tyre familjare dhe pas procesit te ndarjes jane mė tė fokusuar drejt fėmijėve tė tyre sesa drejt jetės sė tyre private dhe intime.

    Efektet e divorcit tek fėmijėt

    Fėmijėt janė ata qė shfaqin hapur ndjenja tė fuqishme dėshpėrimi, agresiviteti, zemėrimi dhe frike. Shpesh herė ata ndjehen fajtor dhe tė pafuqishėm pėr ndarjen e prindėrve tė tyre. Nė disa raste ata fajėsojnė veten pėr ndarjen e tyre. Vlen pėr t'u theksuar se nė ato momente qė ndodh procesi i ndarjes dhe ndjenjat e fėmijės injorohen totalisht, pa tentuar qė tė shpjegohen shkaqet e kėtij divorci, kėta fėmijė do tė shfaqin probleme tė dukshme nė shkollė dhe shoqėri tė reflektuar nė sjellje, komunikim, bashkėpunim me bashkėmoshatarėt si edhe do tė pėrfshihen nė vetėvlerėsime dhe imazhe tė ulėta mbi veten e tyre. Njė nga problemet mė tė dukshme tek ta ėshtė se nė tė ardhmen shfaqin devijanca tė ndryshme nė komunikim me prindėrit e tyre, por edhe nė marrėdhėniet intime ku ata pėrfshihen.

    Ēfarėdo moshė qė tė jene fėmijėt duhet tė marrin njė shpjegim tė mundshėm se cilat janė arsyet dhe kushtet qė prindėrit e tij po ndahen, nė mėnyrė tė tillė qė edhe panorama psikologjike e kėtij fėmije tė jetė akoma mė e qartė. Nė qofte se do tė studionin njė grup fėmijėsh me familje tė pėrbėra nga tė dy prindėrit dhe fėmijėt qė vinė nga familje tė divorcuara, do tė kuptonim se disa nga shkaqet qė ēojnė nė zhvillimin e kėtyre ērregullimeve janė:

    A)Humbja e kontaktit me prindėrit -Tė dy prindėrit, si nėna dhe babai janė burime tė rėndėsishme pėr fėmijėt. Studimet kanė treguar se divorci ka larguar njėrin nga prindėrit dhe si rrjedhojė edhe kontaktet me fėmijėn janė shumė mė tė rralla. Njė mungesė e tillė sjellė konfuzion nė gjendjen psikologjike tė tij, tė cilit i mungon modeli i prindėrimit qė ai ka nevojė. Nė mėnyrė graduale ky model pėrjashtohet nga fėmija, duke sjellė pengesa nė komunikimet e tij tė vazhdueshme .

    B)Jetė mė stresuese familjare -Kėta fėmijė duke jetuar nėn stres tė vazhdueshėm pėr shkaqe tė ndryshme, qė mund tė jenė, psikologjike, sociale dhe ekonomike mbyten nga presionet dhe konfliktet e vazhdueshme qė hasin brenda familjeve tė tyre. Si rrjedhojė, ata rriten dhe zhvillohen nėn ndikimin e vėshtirėsive tė mėdha duke humbur besimin dhe kurajėn mbi veten e shoqėrinė.

    C)Humbja e njė ekonomie tė qėndrueshme -Duke jetuar vetėm me njė prind edhe stabiliteti ekonomik i familjes sė ndarė ėshtė mjaft i lėkundur, fakt ky i pėrthithur nga fėmija dhe ndjesia qė ai pėrjeton ėshtė ndryshimi ndėrmjet tij dhe fėmijėve tė tjerė, duke ulur nivelin e imazhit tek vetja.

    Fėmijėt duhen mbajtur afėr dhe t'i pėrkushtohet sa mė shumė kohė e dashuri, nė mėnyrė te tillė qė tė mos ndjehen tė vetėm dhe fajtor. Mė poshtė mund tė lexoni 10 kėshilla psikologjike, qė nga psikologė dhe studiues tė shumtė janė quajtur tė arta:

    1. Duhet nė vazhdimėsi t'i jepni kurajė dhe t'i nxisni fėmijėt tuaj mbi atė ēka ata ndiejnė brenda vetes. Nėse kjo nuk realizohet, jepni ju shembullin tė parėt duke pėrshirė edhe fėmijėn tuaj nė tė.

    2. Bėjeni tė qartė se ata nuk janė fajtorė nė ndarjen tuaj dhe mundohuni tė shpjegoni disa nga faktorėt e vėrtetė tė kėtij procesi.

    3. Mundohuni tė kuptoni sjelljen e fėmijėve tuaj, qė jo pak herė mund tė manifestohet me ndjenja tė forta zemėrimi, urrejtje dhe frike ndaj jush.

    4. Tregoni tė sinqertė me fėmijėn tuaj mbi situatėn familjare, mbi marrėdhėniet, komunikimin ndėrmjet jush.

    5. Mundohuni tė informoni sa mė shumė fėmijėn ruaj mbi ndryshimet e shumta qė mund tė ndodhin nė kohėt nė vazhdim.

    6. Vazhdoni t'i pėrmbaheni rregullave tė mėparshme tė vendosura nga ju pėr fėmijėt tuaj dhe mos u mundoni tė tregoheni tolerant, pasi kjo situatė do tė ēorientojė edhe mė tepėr fėmijėt tuaj.

    7. Mundohuni tė kaloni sa mė shumė kohė efektive me fėmijėn tuaj, nė mėnyrė tė tillė qė ai mos tė ndjehet totalisht i braktisur dhe tė mos fajėsoj edhe mė shumė veten mbi ndryshimet e ndodhura nė familje.

    8. Ėshtė tepėr e rėndėsishme qė pas procesit tė ndarjes, fėmijės t'i krijohet njė ambient i qėndrueshėm, i sigurt dhe i ngrohtė.

    9. Mundohuni qė fėmija juaj tė mbajė njė kontakt tė qėndrueshėm me prindin e larguar nga shtėpia.

    10. Nė qoftė se fėmija juaj shfaq probleme serioze gjatė dhe pas procesit tė divorcit, do tė ishte e nevojshme kontakti me njė specialist tė kėsaj fushe nė mėnyrė tė tillė qė gjendja e tij psikologjike tė mos agravohet mė shumė.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    Te gjitha keto jane te verteta sidomos ne vendin tone qe moskamja sjedh shume divorce qe shkaterrojn familjen dhe femijet. Dhe kjo ndikon me pas negativisht ne zhvillimin e brezave te rinj. Gjithsesi flm per postimin

  3. #3
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Vertet divorci sjell mjaft pasoja negative ne jeten e femijeve, por une mendoj qe me mire 2 individe qe nuk mund te jetojne me bashke, te ndahen, se sa te vazhdojne se bashku duke i bere femijet te jetojne nje jete ku shohin cdo dite mosmarrreveshje, zenka apo dhune me te rende ndaj njeri – tjetrit. Kjo do ndikonte me teper negativisht ne sjelljen e tyre, se sa vete divorci.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 08-05-2012, 09:57 AM
  2. Pirro Cako: Kur ke fėmijė, divorci ėshtė i vėshtirė
    Nga ardona nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-07-2010, 08:17 PM
  3. Divorci - semundje ngjitese!
    Nga ardona nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-07-2010, 02:31 AM
  4. princi Karlo dhe Kamila ne crize.DIVORCI NE PRAG TE DERES???
    Nga kuklla nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2008, 03:48 PM
  5. Poloniumi dhe pasojat
    Nga Lirenti nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2006, 06:16 AM