Ketu po ju shkruaj nje recete per nje embelsire qe eshte shume e thjeshte per tu bere dhe shume e mire per tu ngrene. eshte nje recete qe e kam marre nga mami im. e quaj qumeshtor sepse perberesi kryesor eshte qumeshti. ja se cduhen:::
1liter e gjysem qumesht
10 kokrra veze
10 luge miell
10 luge sheqer
1 pako gjalp ( 50 gr)
pak vanilje nqse deshironi
rrihni fort vezet me sheqerin, pastaj shto gjalpin e shkrire ( kujdes se nuk duhet te jete i nxehte), me pas hidh miellin, dhe perzieji mire qe mos te krijohen kokrra. pastaj shto qumeshtin. perzieji te gjitha bashke. do te jete nje mase e lengshme, hidheni ne tepsi te lyer me pare me pak gjalp. futeni ne furren e nxehur me pare, piqeni derisa ta shikoni qe siper ka marre ngjyre karameli, dhe te mos jete me e lengshme. embelsirat provojeni gjithmone me kruajtese dhembesh, nqse vishet embelsira eshte e papjekur, kur del e paster atehere eshte gati.
ju befte mire