LETĖR E HAPUR

Nė procesin historik tė pėrvojės filozofike dhe jetėsore njerėzit janė bėrė mė human dhe mė tė arsyeshėm nė veprime, por nė rastet e luftėrave nė Ballkan, ushtria dhe policia serbe ka vepruar pa dinjitet njerėzor, pa humanizėm deri nė shkallėn e gjenocidit siē ndodhi me shqiptarėt nė Kosovė qė nga viti 1991 deri nė vitin 1999. Kjo ka ndodhur nė vazhdimėsi qė nga viti 1912 kur ushtria serbe e kishte pushtuar Kosovėn e deri nė vitin 1999 kur e humbi luftėn dhe u detyrua tė largohej nga Kosova. Kur bėhen gabime tė qėllimta pas kryerjes sė akteve tė tilla mizore ėshtė e udhės qė tė vetėdijesohen, tė ndėrgjegjėsohen dhe nė formėn mė tė lehtė tė kėrkojnė falje publike pėr tė gjitha ato qė ia kanė shkaktuar popullit tjetėr. Ky akt ėshtė i njohur tek popujt e civilizuar tė Evropės siē ėshtė rasti me popullin gjerman pėr holokaustin e hebrenjve. Kėtė akt duhet ta bėjė edhe populli serb pėr krimet ndaj popullit shqiptar. Kur njė populli i merret liria me dhunė, ai angazhohet qė ta rikthejė atė, duke luftuar me vullnetin mė tė madh. Lirinė e dėshiruan shqiptarėt dhe luftuan pėr tė deri nė flijim, qė brezat qė vijnė tė jetojnė dhe ta gėzojnė tė tashmen dhe tė ardhmen, por edhe tė jetojnė nė miqėsi dhe paqe me tė gjithė popujt fqinjė dhe tė gjithė popujt e botės. Tė nderuar kolegė, Organizata e Juaj ka pėrfshirė edhe obligimin themelor tė ēdo bashkėkombėsi Tuaj duke u quajtur organizatė patriotike. Njė orientim tė tillė Organizata juaj, e parasheh edhe me Statut. Po ashtu, nė Statutin tuaj parashihni edhe gatishmėrinė e ruajtjes sė kufijve tė Serbisė "etnike", qė sipas jush duhet tė pėrfshihen pjesėt e BeH, Kosova dhe njė pjesė e Kroacisė – edhe pse ju e dini mirė qė, p.sh. Kosova ka mbi 90% shqiptarė. Nė kėtė drejtim, keni formuar edhe degėt qė Ju i quani Lėvizje tė Organizatės sė Veteranėve tė Luftės. Duket se shprehja "lėvizje" nėnkupton se synimet dhe pretendimet Tuaja janė ato tė ish mbretėrisė serbe apo ish sistemit millosheviqian. Nė kuadėr tė kėtyre lėvizjeve, i keni formuar, dhe kohėt e fundit me tė madhe i keni aktivizuar, "Gardėn vullnetare tė "Car Llazarit", "Lėvizjen e bashkuar tė popullit serb", "Shėrbimin sekret nė Kosovė e Metohi". Ju pretendoni realizimin e vendimit tė Qeverisė sė Serbisė, tė vitit 1997, pėr ndarjen e tokave kishtare nė Kosovė, tė gjithė luftėtarėve qė kanė luftuar dhe eventualisht do tė luftojnė pėr "Kosovė e Metohi". Kėshtu qė, nga kinse 24 hektarė tė tokės si pronė e Kishės sė Deēanit, atė e keni rritur nė 700 hektarė, apo tė kinse pasurisė sė Nikolla Pashiqit, i cili nė emėr tė shpėrblimit nga ish mbretėria serbe, pėr hirė tė aneksimit tė tokave shqiptare nė "Serbinė e Vjetėr", ia ndatė 3000 hektarė tokė nė Gazimestan, e nė shumė vendeve tė tjera ua shtuat pasurinė manastireve dhe kishave ku sipas projekteve tė politikės serbe e nėn mbikėqyrje tė forcave ndėrkombėtare po tentoni t'i populloni. Qeveria serbe me kėtė vendim obligohet qė tė gjithė luftėtarėve nė "Kosovė e Metohi" t`ua fali kėto pasuri, sipas kontributit tė tyre. Kolegė tė nderuar, Siē e dini, kontributi i secilit luftėtar serb nė Kosovė, ka qenė nė kundėrshtim tė thellė me Konventėn e Gjenevės tė 12 gushtit 1949 si dhe me plotėsimet e saj me kaptinat e reja I, II dhe III. Me kėtė konventė, rreptėsishtė ndalohet shkatėrrimi nė masė i pasurisė sė njė vendi, likuidimi i civilėve si dhe plaēkitja. Po ashtu, kėtė luftė dhe metodat e milicisė e ushtrisė serbe nė Kosovė nė vitin 1998-1999, e ndalon dhe e gjykon si tė kundėrligjshme dhe johumanitare, Konventa ndėrkombėtare e Gjenevės e 12 janarit 1951, e cila dėnon terrorizmin shtetėror qė ka pėr qėllim veprimet mė shtazarake tė shfarosjes sė njė populli, me mjete dhe metoda shtetėrore tė aplikimit tė gjenocidit. Tė nderuar kolegė, Jemi nė dijeni pėr pėrgatitjet e Juaja, pėr tė gjitha veprimet momentale tė Lėvizjeve tė veteranėve tė luftės, siē ėshtė ajo e parashutistėve nė Nish, e artilerisė nė Krushevc, e Gardės vullnetare tė "Car Llazarit" nė Vranjė e Kurshumli, apo tė Lėvizjes popullore nė Beograd. E dimė se vetėm brenda disa muajve keni dėrguar nė Kosovė 3011 aktivistė dhe profesionistė ushtarak, pėr tė krijuar situata tė ndėrlikuara, pėr tė shkaktuar trazira dhe mundėsisht edhe luftė frontale. Jemi tė obliguar qė pėr hirė tė evitimit tė luftės eventuale, t`ju lusim qė popullit Tuaj sė pari t'ia bėni tė ditur se: Historia nė Kosovė nuk fillon me mesjetėn; Kosova me trojet tjera etnike shqiptare ka qenė gjithmonė e okupuar qė nga Bizanti, Romakėt, Bullgarėt, Sllavėt e jugut dhe Otomanėt; Shqiptarėt nė tokat e tyre, gjithnjė kanė qenė popull etnik (shih: Joklin, Hannin, Millojeviqin, Gopēeviqin, Tucoviqin por edhe Kėrstiqin), edhe pse politika serbe, bullgare e greke, kanė tentuar t'i kualifikojnė si ardhacakė nga shkretėtirat e Anadollit, pėrkundėr faktit se e kanė ditur qė populli shqiptar ėshtė pasardhės i ilirėve etnik nė Ballkan; Gjuha, kultura, mentaliteti, doket dhe antropologjia e kėtij populli, vetvetiu tregojnė se shqiptarėt janė popull autokton nė tokat e veta; Okupimet e Kosovės gjithnjė kanė rezultuar me luftėra ēlirimtare vetėm nga ana e shqiptarėve e jo edhe nga serbėt apo bullgarėt e grekėt; Kosova, qė nga ilirėt e deri mė sot, gjithnjė ka qenė e banuar me shumicė tė popullatės shqiptare, gjė qė mund tė vėrtetohet edhe nga shkrimet antike greke, nga analet osmane-turke; tė cilat konfirmohen edhe nga historiografia evropiane; Hulumtimet mė tė reja etimologjike vėrtetojnė se toponimet me prejardhje sllave qė hasen nė tokat etnike shqiptare, janė tė imponuara nė kohėn e okupimit tė Perandorisė Bullgare, qė zgjati 200 vjet, nė shekujt XI dhe XII tė epokės sė re; Nė fund tė fundit, e tėrė bota u bind se dashuria ndaj Atdheut, te shqiptarėt, ėshtė kategoria morale mė e lartė nė botė (vetėflijimi familjar i tri gjeneratave, lufta duarthatė ndaj okupatorit i cili mbante vendin e katėrt pėr nga armatimi nė Evropė, kthimi masiv nė mėnyrė tė vullnetshme i popullatės shqiptare nė vendlindje (nė Kosovė) nė vitin 1999 pas deportimit tė dhunshėm tė rreth njė milion shqiptarėve nga shteti serb). Kėto janė disa raste tė njohura mirė nga historiografia ballkanase dhe ajo botėrore, tė cilat na bėjnė tė ju drejtohemi, se tė gjitha lojėrat qė po luan organizata e Juaj, janė tėrėsisht nė kundėrshtim me ligjet ndėrkombėtare, por edhe cenojnė paqen, sigurinė dhe stabilitetin nė rajon. Tė nderuar kolegė, Ne deklarojmė botėrisht se duam paqe, stabilitet dhe siguri pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės pa dallim etnie, feje apo ideologjie, nė pajtim me vlerat pėr bashkėjetesė, mirėkuptim dhe harmoni ndėretnike, ndėrfetare dhe ndėrnjerėzore. NE jemi kundėr njė shpėrthimi tė ri tė luftės nė Kosovė e trojet tjera etnike shqiptare qė Ju po e pėrgatitni sipas interesave Tuaja false, arkaike dhe anakronike; jemi kundėr njė lufte tė re sepse i kemi parė pasojat, shkatėrrimet dhe dėmtimet nė njerėz, nė pronė, nė industri dhe e kemi pėrjetuar cenimin e lirisė dhe jetės sė njeriut, dhe pikėrisht pėr kėtė ne nuk duam pėrsėritjen e njė historie makabre. Megjithatė, nė rast tė ndonjė agresioni nė Atėdheun tonė, ne ua bėjmė tė ditur, se nuk do tė kursejmė asgjė pėr tė mbrojtur familjet tona, pronat tona dhe Atdheun tonė. Do tė jemi tė gatshėm tė mbrojmė popullin dhe trojet tona etnike. Njė luftė e re nė Ballkan, do tė sjellė reaksion zingjiror nė pėrmasa tė njė KRIZE NDĖRKOMBĖTARE me dimensione marramendėse. Duke shpresuar se ju do t'i kuptoni kėto rrethana reale, ne duam tė besojmė se organizata e Juaj, do ta kuptojė dhe besojmė se duhet ta keni tė qartė se zhvillimi progresiv i historisė nuk lejon regresionin historik. Kjo do tė kishte kuptimin e kthimit tė serbėve nė Ural, polakėve nė Ukrainė, gjermanėve nė Poloni me qendėr nė Gdanjsk, turqve nė Mongoli, rusėve nė Siberi dhe kthimin e shqiptarėve nė trojet e vjetra ilire nga Dalmacia e deri nė Korint! E kjo ėshtė krejt e pamundur dhe as qė duam tė merremi me shqyrtimin e historisė edhe pse prej saj do tė na takonte e drejta historike. Pėrkundrazi presim qė shteti juaj, sa mė shpejt tė njoh realitetin e ri tė krijuar nė Kosovė. Tash kėrkohet qė tė jemi racional dhe ta ndėrtojmė njė tė ardhme tė sigurt e tė qetė. Pėr tė arritur kėtė objektiv njerėzor dhe pėrparimtar, dėshira jonė ėshtė nė pajtim me tė gjitha virtytet e civilizimeve bashkėkohore, dhe ju do tė mund tė viheni pėrkrah arritjeve mė tė mėdha po qė se do tė angazhoheshit qė t'i bindni serbėt, qoftė nė Serbi e veēanėrisht nė Kosovė, se tani ėshtė koha qė ata tė ambientohen nė rrethanat e reja historike dhe ta japin kontributin e tyre pėr ndėrtimin e paqes, mirėkuptimit, bashkėjetesės dhe mirėqenies sė tė gjithėve nė Kosovė dhe rajon. Duke shpresuar nė mirėkuptim dhe reflektim civilizues, Ju pėrshėndesim!