Receta Gatimi

Braktiset ne gemushe foshnja dy muajsh


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Braktiset ne gemushe foshnja dy muajsh




    LIBRAZHD - Braktiset nje bebe ne afersi te fshatit Dragostunje. Foshnja eshte gjetur mesditen e djeshme nga disa kalimtare. Ajo ishte e vendosur ne nje gemushe, ne afersi te rruges kembesore. Deshmitaret okulare kane bere te ditur per policine se, bebja ishte e mbeshtjelle me pelena dhe e vendosur me kujdes mbi nje shkurre. Udhetareve i ka terhequr vemendjen e qara e bebes, e cila duket se ne ate cast kishte ftohte dhe nevoje per ushqim. Ata kane kontrolluar perreth dhe kane mbetur te habitur kur kane pare nje bebe, te seksit femer, te mbeshtjelle mire e te vendosur me kujdes siper ne nje gemushe. Kalimtaret i kane dhene ndihmen e pare foshnjes qe vec qante me denese.

    Me pas ata kane lajmeruar edhe policine, qe ka mberritur me shpejtesi ne vendi ku ishte gjetur foshnja qe nuk eshte me shume se dy muajshe. Bebja eshte transportuar me shpejtesi drejt maternitetit te Librazhdit. Femija ka marre ndihmen dhe mjekimet e nevojshme ne spital. Gjate kesaj kohe eshte trajtuar me qumesht dhe ushqim te posacem per femije. Sipas mjekeve, foshnja gezon shendet te plote. Sipas tyre, nese do te kishte kaluar dhe pak kohe, ndoshta foshnja nuk do te gjendej e gjalle per shkak te mungeses se ushqimit dhe te ftohtit. Nderkohe drejt fshatit te njohur per numrin e madh me hoxhallare eshte nisur nje grup hetimor. Hetuesit kane inspektuar vendin ku eshte gjetur foshnja e braktisur. Ata kane marre ne pyetje disa banore te zones. Por ende nuk kane mundur qe te bien ne gjurmet e nenes se vertete.

    Hetimet jane perqendruar ne fshatin Dragostunje dhe zonen perreth tij. Nje nga pistat e hetimit, eshte edhe braktisja e femijes nga nje nene qe nuk i perket ketij fshati. Sipas mjekeve, bebja eshte rreth dy muajsh. Por policia nuk perjashton faktin qe, femija te kete lindur ne nje fshat tjeter dhe me pas te jete sjelle ne kete zone, me qellim zhdukjen e gjurmeve.

    Lindja mund te jete kryer ne kushte primitive ne nje shtepi fshati. Dyshimet me te medha jane per ndonje vajze fshati e cila ka mbetur shtatzene nga nje lidhje ilegale. Shtatzenia eshte mbajtur e fshehur deri ne lindjen e bebit. Zona eshte e mbushur me besimtare, te cilet e kane per gjynah qe te deshtojne. Megjithate ceshtja eshte nen hetim nga policia. Keta te fundit thane se, dosjen me provat ia kane kaluar Prokurorise se Librazhdit, qe do beje dhe hetimet e tjera ne lidhje me kete ngjarje.

    Policia

    Hetimet e policise jane shtrire ne dy pista kryesore per te gjetur nenen e femijes se braktisur. Vec kerkimeve te bera ne fshatin Dragostunje, policia po merr te dhena operative dhe ne fshatrat aty afer si dhe ne maternitetin e Elbasanit.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19
    eh mor zot, po perse sjell ne jete bebe kur nuk je ne gjendje ta mbash, e ta rritesh, sa i urrej keta njerez.

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Keto jane mostra jo njerez,sepse femija eshte femije dhe nuk braktiset dot,por keto njerez nuk kane ndjenja fare per mendimin tim.

  4. #4
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Me mire te nxjerrin ndonje ligj per keto njerez qe braktisin femijet, ose t'i denojne ose te mos lejojne qe cdokush te behet prind.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2012, 05:24 PM
  2. Lind foshnja me peshė 8.7 kg !!
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-03-2012, 10:02 PM
  3. Super foshnja (Video)
    Nga gjendar nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-04-2011, 10:29 PM
  4. A do tė munden meshkujt tė lindin foshnja?
    Nga labja nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 22-01-2011, 09:27 PM
  5. Foshnja e lindur nėn dritėn e celularėve
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-07-2009, 12:24 PM