Receta Gatimi

Ēfarė janė teleskopėt


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    i/e rregjistruar Maska e alboboys
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Postime
    1
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Exclamation Ēfarė janė teleskopėt

    ckemi mund te me ndihmoni me ca informacione per: cfar jane telsekopet. teleskopet diellor... dhe info te tjera rreth ketyre........spetroskopet dhe radioteleskopet...... mund te me ndihmoni????flm

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Fjala "teleskop" vjen nga greq. τελε - tele = larg, dhe σκοπειν -skopin = me shiku, me pa; pra teleskop = tejqyrė). Ai ėshtė vegla mė e rėndėsishme nė duart e astronomit. Me fjalė tė thjeshta teleskopi, mbledh dhe fokuson (vaterzon) rrezatimin elektromagnetik tė trupave qiellore. Teleskopėt rrisin madhėsinė e dukshme tė trupave qiellore, sė bashku me ndriēimin e tyre.

    Galileo Galilei ishte i pari qė pėrdori njė teleskop pėr qėllime astronomike.

    Per me shume kerko ne forum mbi astronomine

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Nuk e di sa do te ndihmojne keto me poshte, hidhu nje sy.

    Teleskopi mbush 400 vjeē

    Vatikani kėrkoi publikisht falje. 15 vite mė parė, i pari qė ndėrmori njė akt tė tillė ishte Papa Vojtila, ndėrsa sė fundi pasuesi i tij Papa Benedikti i XVI.

    Entela Resuli/Dritan Laci



    Mbushen 400 vite nga 1609-a e largėt, kur Galilei ktheu pėr herė tė parė drejt qiellit teleskopin. UNESCO dhe Bashkimi Ndėrkombėtar i Astronomėve shpallin 2009-n si vitin botėror tė Astronomisė. Agjenda e aktiviteteve do tė pėrfshijė edhe Shqipėrinė, ku departamenti i Astrofizikės do tė organizojė pėrgjatė gjithė vitit vėzhgime yjore, ku pjesėmarrės do tė jetė edhe publiku i gjerė

    Vatikani kėrkoi publikisht falje. 15 vite mė parė, i pari qė ndėrmori njė akt tė tillė ishte Papa Vojtila, ndėrsa sė fundi pasuesi i tij Papa Benedikti i XVI. Ndoshta ėshtė rastėsi, ndoshta jo pa qėllim, por heqja e anatemimit kishtar, vjen pikėrisht nė vigjilje tė 400-vjetorit tė teleskopit tė parė, meritė e cila i atribuohet njeriut qė aq shumė vuajti mirėsinė pėr t’i dhėnė botės dhe gjithėsisė vendin qė i takon. Galileo Galilei tani mund tė prehet nė jetė tė jetėve i qetė.

    Nga zbulimi i kratereve tė hėnės dhe mė pas tė Jupiterit e deri mė sot janė shėnuar me qindra zbulime kozmike, kurrė tė menduara 4 shekuj mė parė. Jo mė kot viti 2009 ėshtė cilėsuar i veēantė dhe do tė njihet pėrgjatė gjithė ecurisė sė tij kalendarike si Viti Ndėrkombėtar i Astronomisė.

    Astronomėt nė tė gjithė botėn kanė nisur me kohė pėrgatitjet pėr festimin e vitit jubilar. Njė bashkim befasues prej 135 vendesh po bashkėpunojnė pėr ta sjellė universin afėr Tokės. Do tė jenė 365 ditė tė ardhshme tė mbushura plot me surpriza, ku priten tė ndodhin shumė ngjarje dhe aktivitete, tė cilat do tė pėrmblidhen nė njė shfaqje gjigante me pėrmasa kozmike.

    Ceremonia zyrtare e hapjes sė IYA2009 (Viti Ndėrkombėtar i Astronomisė 2009) do tė mbahet nė Paris, mė datat 15 dhe 16 janar 2009. Nė kėtė simpozium global do tė flasin shkencėtarė tė dėgjuar, ndėrmjet tyre edhe nobelistė, ndėrsa njė pjesė tjetėr e shkencėtarėve do shprehen nėpėrmjet videos nga vendet e largėta ku ndodhen. Shumė vende do t’i mbajnė ceremonitė e hapjes pėrgjatė gjithė muajit janar dhe shkurt, duke ofruar mbėshtetjen e tyre pėr kėtė vit tė veēantė.

    Por, shumė gjėra do ndodhin mė parė. Teleskopėt kanė dalė nė rrugė nė qytetet kryesore botėrore qė ditėn e Vitit tė Ri. Grupi i Fizikės Diellore nė IYA2009 ka zhvilluar fushatė mbarėbotėrore nė mbi 30 vende. Nė 150 rrugė e bulevarde nė qytetet kryesore tė botės astronomėt amatorė do tė ngrenė teleskopėt nė trotuare pėr t’i bėrė kalimtarėt tė vrojtojnė Diellin nėpėrmjet pajisjeve speciale.

    “Ditari Kozmik” ėshtė shembull tjetėr aktivitetesh globale qė do ndodhin gjatė vitit 2009. Pėr tė sjellė sa mė pranė kozmosin, iniciuesit e Vitit Ndėrkombėtar tė Astronomisė 2009 (IYA2009) do tė hapin nė ditėn e parė tė vitit faqen zyrtare tė internetit tė Ditarit Kozmik. Projekti do tė ketė tė bėjė me jetėn e pėrditshme tė astronomėve me kohė tė plotė.

    Mbi 50 vetė, profesionistė nga 35 vende tė ftuar tė punojnė pėr kėtė projekt nga organizma tė tillė si ESO, NASA, ESA dhe JAXA, kanė filluar tė pėrgatisin pėrmbajtjen, duke shkruar pėr jetėn e tyre, punėn dhe sfidat qė ata pėrballojnė. Publiku mund tė shikojė se ē’ėshtė njė astronom dhe si kryhet puna shkencore.

    Njė tjetėr projekt qė do tė zhvillohet nė 400-vjetorin e teleskopit tė parė ėshtė “365 Ditėt e Astronomisė”, ku nė ēdo ditė tė vitit do tė publikohet njė podcast, nė tė cilin episodet do tė shkruhen, regjistrohen dhe prodhohen nga njerėz tė kudondodhur nė rruzullin tonė. Nė muajin prill, pėrkatėsisht nė datat 2 dhe 5, publiku do tė ketė mundėsi tė shijojė njė tjetėr ngjarje botėrore qė lidhet me jetėn e kozmosit. “100 orė Astronomi”.

    Kėshtu quhet projekti bazė i IYA2009, ku publiku do tė ketė mundėsi tė jetė pjesėmarrės nė shumė aktivitete, tė shikojė filma mbi gjithėsinė, tė kryejė vrojtime etj. Qėllimi kryesor i projektit ėshtė afrimi i sa mė shumė njerėzve pranė teleskopit, ashtu siē bėri Galileo Galilei pėr herė tė parė 400 vite tė shkuara. Projekti tjetėr madhor qė do tė shėnohet nė Vitin Ndėrkombėtar tė Astronomisė ėshtė “Nga Toka nė Univers”.

    Ekspozita e organizuar nga IYA2009, do tė sjellė imazhe astronomike pėr publikun e gjerė nė vende jotradicionale si parqe e kopshte, muze arti, qendra tregtare dhe stacione metroje. Nė disa vende tė Evropės, projekti do tė fillojė qė nė muajin e parė tė vitit 2009, ndėrsa aktualisht 30 vende janė nė fazėn zhvilluese tė tij, pėr tė dhėnė deri nė 100 imazhe astronomike nėpėr ekrane.

    Agjenda e aktiviteteve do tė pėrfshijė nė vitin botėror tė Astronomisė edhe Shqipėrinė. Departamenti i Astrofizikės pranė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės do tė organizojė pėrgjatė gjithė vitit 2009, vrojtime yjore ku do tė ftohen jo vetėm specialistė tė fushės, por edhe njerėz tė apasionuar pas gjithėsisė dhe mistereve qė ajo fsheh.


    Nė 2009-n, shfaqet eklipsi mė i gjatė diellor i shekullit 21

    Gjatė 2009-s, qielli do tė shfaqė disa dukuri interesante, pėrfshirė edhe eklipsin mė tė gjatė diellor pėr shekullin 21, qė do ndodhė me 22 korrik 2009 dhe do zgjasė 6 minuta e 39 sekonda nė njė korridor tė ngushtė vendesh ku futen India, Bangladeshi dhe Kina. Njė shi i fortė meteorėsh leonidė pritet nė mesin e nėntorit 2009, me njė numėr tė pabesueshėm prej 500 yjesh rėnėse nė orė.

    Nė mesin e tetorit, nė hemisferėn veriore, Jupiteri do tė ketė njė pozicion perfekt pėr t’ia treguar publikut bashkė me hėnat e tij. Do tė jetė pamje shumė mbresėlėnėse, qoftė pėr t’u parė edhe me teleskop tė vogėl.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2013, 04:57 PM
  2. Ēfare jane... reputacioni, piket, postimet?
    Nga labja nė forum Vėrejtje, Kėshilla, Pyetje Stafit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-12-2010, 10:49 PM
  3. Ēfarė janė Fjalėt e Urta ose Proverbat
    Nga EMAUS nė forum Gjuha Shqipe
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-02-2009, 09:56 PM
  4. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-02-2007, 08:30 AM