Receta Gatimi

Njė histori e vėrtetė miqėsie ...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Njė histori e vėrtetė miqėsie ...



    Kjo histori eshte shume domethenese, dhe eshte e bazuar ne histori te vertet sipas autorit,mund te duket paksa e gjate per tu lexuar por sic thashe eshte shume domethenese.


    Diku nė njė qytet bregdetar, kishte dy shok qė duheshin aq shumė saqė mund tė sakrifikonin gjithēka pėr njėri tjetrin. Ishin njohur gjatė studimeve universitare dhe kishin qėndruar nė tė njėjtėn shtėpi. Njėri prej tyre dukej si mė kurnac, kurse tjetri shumė bujar.

    Vjen njė ditė qė shokut kurnac i ishin prishur punėt e biznesit. Asnjė pėrpjekje nuk ndikonte nė pėrmirėsimin e punės sė tij. Shkon tek shoku i tij bujar dhe i kėrkon qė ta ndihmojė me njė shumė tė caktuar tė hollash. Miku i tij nxorri ē’kishte dhe ia dhuroi me shumė dėshirė. “Urdhėro vėlla, gjithēka kam le tė jetė e jotja”, i tha dhe ashtu u ndanė.

    Shoku qė nuk kursehej pėr asgjė, tashmė ishte fejuar dhe priste qė sė shpejti tė martohej. Miku i tij kurnac, vjen dhe e fton pėr njė kafe. “Dua tė tė them diēka shumė tė rėndėsishme, por nuk e di se si”, i tha ai.

    Tė ketė vallė gjė mė tė rėndėsishme se miqėsia jonė? – ju kthye miku bujar.
    Dėgjo vėlla, mua mė pėlqen shumė e fejuara jote, prandaj edhe dua tė martohem me tė, tha ai duke ulur kokėn pėrdhe.

    Pas njė qetėsia tė dyfishtė, miku bujar u mendua gjatė dhe nga dashuria qė kishte pėr shokun e tij nuk ia refuzoi atė. “Le tė bėhet ajo qė thua ti”,- i tha dhe kėshtu u nda nga e fejuara pėr tė bėrė tė lumtur mikun e tij.

    Kalojnė dy tre vjet dhe punėt e mikut tė mirė po shkonin keq e mė keq. “Tė shkoj tė kėrkoj punė tek miku im”, tha ai me vete. “Ai duhet tė mė ndihmojė patjetėr.”, vazhdoi ai. Kur trokiti nė portėn e mikut tė tij dhe i kėrkoi punė, ē’tė shikonte e ē’tė dėgjonte. “Nuk kam si tė tė ndihmojė”, i tha ai dhe ashtu e pėrcolli deri nė fund tė sokakut.

    I miri, i mėrzitur pėr atė qė kishte ndodhur nisi tė mendonte sėrish pozitivisht. “S’ka gjė, nuk dihet si i kanė ardhur punėt, prandaj edhe nuk mė ndihmoi dot”, tha me vete.

    Kaluan disa ditė dhe djali bujar takon nė rrugė njė burrė tė vjetėr e tė sėmurė. Dukej qė atij po i afronte vdekja. E merr, e ēon nė shtėpinė e tij dhe e ndihmon dhe e pėrcjell deri diku ku mund tė gjente shtėpinė e tij. Pas disa ditėsh ai tashmė kishte vdekur. Njė avokat troket nė derėn e shtėpisė sė djalit bujar dhe i thotė qė plaku tė cilin kishte ndihmuar kishte qenė shumė i pasur dhe se i kishte lėnė atij tė gjithė pasurinė qė kishte. Kalojnė ditė e javė dhe djali, tashmė i pasur, merr njė shtėpi pranė asaj tė mikut tė tij. Njė ditė, teksa po kthehej nė shtėpi, pranė portės takon njė grua tė lodhur e tė sėmurė qė i kėrkon diēka pėr tė ngrėnė pasi ishte shumė e uritur. Djali, e merr nė shtėpi, e ushqen dhe duke qenė se jetonte i vetėm i kėrkon asaj qė tė qėndrojė me tė. “Ti merru me punėt e shtėpisė dhe me gatimin, kurse unė shkoj nė punė e vij. Kėshtu as ti nuk mbetesh rrugėve, as unė nuk vuaj nga kėto gjėra”, tha ai. E moshuara pranoi me kėnaqėsi.

    Pas disa kohėsh, gruaja, tashmė e kthyer nė njė nėnė pėr djalin qė e kishte ndihmuar aq shumė, i kėrkon atij qė tė gjej njė vajzė dhe tė martohet. “Nė fakt, edhe unė kam menduar, por deri mė tani nuk mė ka dalė ndonjė njeri i pėrshtatshėm pėrballė”, thotė djali. Gruaja i propozoi tė martohej me njė vajzė qė e njihte nga afėr. Dy tė rinjtė njihen dhe mė nė fund vendosin tė martohen. Erdhi koha pėr dasmėn dhe tė riut bujar i duhej tė mendonte pėr tė ftuarit. Sido qė punėt kishin ardhur, atij i duhej tė ftonte edhe mikun e tij tė vjetėr. “Miqėsia jonė duhet tė jetė me e fortė se keqardhjet. Prandaj do ta ftoj edhe atė nė kėtė ditė tė lumtur timen.”, mendoi dhe i dėrgoi ftesėn.

    Nė ditėn e dasmės, dhėndri dhe nusja dukej se ishin mė tė bukur se gjithkush tjetėr. Lumturia dhe gėzimi pasqyroheshin nga sytė e tyre. Nė njė sallon tė zbukuruar mjaft kėndshėm, u futėn nėn shoqėrinė e duartrokitjeve tė tė ftuarve. Nisi muzika dhe tė gjithė po argėtoheshin mė se miri. Dhėndri, merr mikrofonin dhe nisi tė shpjegojė historinė e jetės sė tij.

    -Njė herė e njė koha, kam pasur njė mik pėr kokė. E doja shumė, madje mund tė jepja edhe kokėn pėr tė. Njė ditė, kur punėt po i shkon mė sė keqi, mė kėrkoi para dhe i dhashė gjithēka kisha. Njė ditė tjetėr, mė kėrkoi tė fejuarėn qė e doja aq shumė. I mėrzitur, i dhashė edhe atė, sepse nė ishim miq, e donim njėri tjetrin dhe nuk duhet tė kishte ndonjė gjė qė tė na ndante. Pas disa kohėsh, kur unė isha nė gjendje tė keqe ekonomike, ju drejtova atij dhe i kėrkova punė. Nuk mė dha, madje me njė zė tė vrazhdė gati sa nuk mė pėrzuri. U mėrzita shumė, por pėrsėri nuk mund tė mendoja keq pėr tė. Ishte miku im i shtrenjtė.

    Pas kėtyre fjalėve, miku kurnac, me sytė e pėrlotur merr mikrofonin dhe nis tė tregojė:


    - Njė herė e njė kohė edhe unė kisha njė mik pėr kokė. Kur punėt nuk po mė ecnin siē duhet, i kėrkova ndihmė dhe mė dha gjithēka kishte. Mė pas, i kėrkova edhe tė fejuarėn dhe edhe atė ma dha. Arsyeja se pse i kėrkova tė fejuarėn, ishte se ajo vajzė nuk ishte e duhura pėr tė. Ajo ishte njė grua e pamoralshme. Nė kėtė mėnyrė, shpėtova mikun tim tė shtrenjtė nga ajo grua jo e denjė pėr tė. Njė ditė, kur punėt nuk po i shkonin siē duhej, miku im erdhi dhe kėrkoi punė nga unė. Unė nuk i dhashė diēka tė tillė, pasi nuk mund tė urdhėroja atė qė tė bėnte diēka nė atė ambient. Ndėrsa, burri i moshuar qė miku im takoi nė rrugė, ishte babai im. Im atė ishte nė prag tė vdekjes dhe unė e dėrgova pranė mikut tim. I kėrkova babait qė tė gjithė pasurinė qė kishte t’ia linte atij. Kurse, gruaja lypsare qė i erdhi shtėpi, ėshtė nėna ime. E dėrgova atė qė tė kujdesej pėr mikun tim e ta ndihmonte qė tė kalonte njė jetė sa mė tė qetė. Ndėrsa vajza me tė cilėn miku im po martohet, ėshtė motra ime. Unė e binda atė qė tė martohej me mikun tim.


    Nga: R.Ē. - Start

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18
    shume histori e bukur !

  3. #3
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Histori sh e bukur, por me duket paksa e ekzagjeruar per te qene e vertete.....

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Normale qe aty jan bere disa shtesa nga autori qe as une se di kush eshte,burimi thote vetem germat e para te autorit sic mund ta shihni, dhe vendin nga ku eshte marre ky artikull,por ne fillim te shkrimit theksohet shume qarte qe thote,historia eshte e bazuar ne nje ngjarje te vertet.

  5. #5
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    e bukur historia dhe shoqeria e vertete eshte mbi gjithcaka prandaj duhet te sakrifikojme edhe veten per shokun

  6. #6
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Kliton Lexo postimin
    Normale qe aty jan bere disa shtesa nga autori qe as une se di kush eshte,burimi thote vetem germat e para te autorit sic mund ta shihni, dhe vendin nga ku eshte marre ky artikull,por ne fillim te shkrimit theksohet shume qarte qe thote,historia eshte e bazuar ne nje ngjarje te vertet.
    Une nuk thashe qe historia nuk ka pjese te realitetit,por thjesht qe eshte ekzagjeruar pak si shume......

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Me tė vėrtetė tė pavėrteta
    Nga EMAUS nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-04-2013, 09:35 PM
  2. Dashuria e Vertete!....
    Nga erinda nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-09-2012, 03:34 PM
  3. Tarzani i vėrtetė amerikan
    Nga labja nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2011, 02:31 PM
  4. Njė gotė qumėsht! - Histori e vėrtetė
    Nga smocking2 nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 09:58 PM
  5. Test i vertete
    Nga EMAUS nė forum Lojra, Quize dhe Rebuse
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 05-01-2010, 10:07 PM