Receta Gatimi

Dėmtohen pesė filma nė Arkivin Qendror Shtetėror


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Dėmtohen pesė filma nė Arkivin Qendror Shtetėror

    Dėmtohen pesė filma nė Arkivin Qendror Shtetėror

    Fatmira Nikolli

    Momente historike, ngjarje qė kanė lėnė gjurmė, ekranizime madhėshtore qė u realizuan nga emrat qė tashmė janė kryefjala e kinematografisė sonė...Arkivi Qendror Shtetėror i Filmit, jep alarmin e dėmtimit tė disa filmave me ngjyra. Dėmtimi i ka shndėrruar komplet, aq sa asgjė nuk mund tė kuptohet, nga skenat plot veprime, aktorėt e mrekullueshėm dhe lojėn interesante qė rrėfente. Janė disa prej filmave mė tė bukur artistik shqiptar tė cilėt kanė nevojė urgjente pėr restaurim. Problemi i tyre ėshtė dekompozimi i ngjyrave. Artan Minarolli, drejtor i Arkivit qendror Shtetėror tė Filmit, rrėfen problemin dhe mundėsitė e zgjidhjes sė tij. Vite mė parė, kur Arkivi i Filmit drejtohej nga Natasha Lako, u restauruan dy prej tyre nė laboratorin e specializuar pėr kėtė punė nė Bullgari. Njėri prej tyre ėshtė "Koncert nė vitin 1936" dhe tjetri ėshtė filmi "Mėsonjėtorja". Nė fokusin e Arkivit Qendror Shtetėror tė Filmit janė edhe disa filma tė tjerė, por pėr restaurimin e tyre, duhet fonde, e nė kėtė rast fondet mungojnė. Ballė pėr ballė, "Nė shtėpinė tonė", "Liri a vdekje", "Vajzat me kordele tė kuqe" dhe "Udha e shkronjave", janė filmat qė kanė nevojė urgjente pėr restaurim. Ēdo vit, drejtoria e Arkivit Qendror Shtetėror tė Filmit, ka bėrė njė kėrkesė nė Ministrinė e Kulturės, pėr shtesė fondi pėr kėtė ēėshtje, por deri tani nuk ka pasur. Nė celuloidet e kėtyre realizimeve artistike, janė histori e ngjarje qė rrėfejnė tė kaluarėn, edhe pse ajo ka qenė e "diktuar nga censura" e kohės kur u xhiruan. Filmi "Ballė pėr ballė", kishte si objekt tė vetin ngjarjet e vitit '60, posaēėrisht, konfliktin e madh midis detarėve shqiptarė dhe atyre rusė, nė kohėn e divorcit historik midis Shqipėrisė dhe Bashkimit Sovjetik. Ai ishte ekranizimi i romanit tė bujshėm "Dimri i vetmisė sė madhe" tė shkrimtarit Ismail Kadare. Ndėrsa "Vajzat me kordele tė kuqe", pėrqėndrohet tek koha e pushtimit fashist. Filmi ka nė qendėr tė tij, jetėn shkollore tė disa vajzave gjatė kėsaj kohe. Jeta sė bashku me Dhuratėn dhe disa shoqe tė tjera, formojnė lėvizjen guerile antifashiste brenda shkollės. Gjatė njė feste, mėsuesit fashistė duan tė detyrojnė nxėnėsit tė kėndojnė himnin fashist, gjė qė ēon nė kryengritjen e vajzave. Nė kėtė protestė Jeta arrestohet dhe mė pas pushkatohet... Ndėrkaq, ėshtė edhe filmi "Udha e Shkronjave", njė realizim i bukur i historisė sė shkronjave shqipe, dhe atdhetarėve shqiptarė qė luftuan pėr gjuhėn shqipe. "Nė shtėpinė tonė" njė realizim i vitit 1979, me regji tė Dhimitėr Anagnostit dhe skenar tė Kiēo Blushit, ėshtė njė tjetėr nga filmat mė tė bukur tė Kinostudios "Shqipėria e re". Secili film, ka historinė, mesazhin dhe vlerat e veta, e po ashtu njė kastė aktorėsh, qė gjithnjė e mė shumė, "bėhen tė pavdekshėm". Kėta filma, janė njė lloj dorėshkrimi i kinematografisė sonė, janė vlera qė mbeten tė fiksura pėrgjithnjė, janė detaje nga vitet qė kemi lėnė pas dhe dėshmi e "prekshme" e tyre.
    Problemi
    Pėr tė kuptuar mė mirė problemin, duhet tė jenė specialistėt qė flasin, si profesionistė tė fushės, e po ashtu si njerėzit qė kujdesen ēdo ditė pėr kėto vlera. Sipas shefes sė Sektorit tė restaurimit tė filmit, nė Arkivin Qėndror tė restaurimit tė filmit, Engjėllushe Stafa, me kalimin e viteve, filmat nė pėrgjithėsi, por filmat me ngjyra nė veēanti, dekompozohen. "Qė nga fillimi i prodhimit tė filmit, e nė vazhdimėsi, filmi dekompozohet. Duke u ruajtur, nė kondita tė mira, siē janė kushtet e temperaturės konstante dhe ato tė lagėshtisė, grada e dekompozimit ulet". Ajo shprehet se defekti i kėtyre filmave qė janė nė kėtė fazė ekstreme tė dekompozimit, ka ndodhur pėr shkak tė defekteve qė ka pasur laboratori. Shkaku ėshtė se kėto filma janė nė bazė "Akfa gevahert" dhe janė zhvilluar nė solucionin e filmit "Orvo". Ky defekt ka sjellė dekompozimin e ngjyrave, e pėr kėtė arsye ka mbetur vetėm ngjyra e kuqe, e ka raste dhe ajo e verdhė. E thėnė ndryshe, filmat nuk i kanė mė tre elementėt e ngjyrave qė janė, blu, e verdhė dhe jeshile. Sipas punonjėsve tė tjerė, problemi ka ardhur qė nga celuloidi nė tė cilin janė xhiruar ata filma. Duke qenė se xhirimi ėshtė bėrė nė kohėn kur "ne mbėshteteshim vetėm nė forcat tona", cilėsia celuloidit nuk ka qenė e mirė. Ka mbetur vetėm ngjyra e kuqe. Filmi duket komplet i kuq dhe nuk ka mė pamjet e skenave tė xhiruara nė ato vite. Nė kushtet qė restaurimi vonohet, pėr shkak tė problemit me fondet, ē'ndodh me gjendjen e filmit. "Ne kemi edhe filma tė tjerė me ngjyra qė i pėrkasin periudhės sė kėtyre filmave, nga vitet 1978 deri nė vitet 1981, por kėto kanė ngjyra shumė tė mira. Nėse bėhet restaurimi, ngjyrat rikthehen. Bėhet njė korrektim i tyre",- shprehet inxhinierja Engjėllushe Stafa. Ajo shton se restaurimi bėn balancimin e ngjyrave pėr tė pasur njė imazh normal tė filmit me ngjyra, e nė kėto kushte ēdo gjė kthehet pak a shumė nė gjendjen qė ishte.
    Arkivi
    Artan Minarolli, Drejtor i Arkivit Qendror Shtetėror tė Filmit tregon se lista pėr restaurimin e filmave ėshtė e gjatė. Sipas tij, sa mė shumė qė koha kalon, kjo listė rritet. "Edhe pse ne i mbajmė nė kushte shumė tė mira filmat, agjentėt atmosferik i dėmtojnė ata. Ato ruhen nė celuloid e pėr kėtė arsye, proceset kimike ndodhin vetvetiu. Tė ndikuar nga agjentėt atmosferik, balanca e ngjyrave dhe kontrastet ndryshojnė, ndaj dėmtohen edhe vetė filmat". Sipas Minarollit, ky proces dėmtimi, ėshtė ajo qė quhet dekompozim i ngjyrave. Pėr kėtė, herė pas here, pas njė periudhe kohore qė pėrcaktohet nga inxhinierėt e filmit, ėshtė e nevojshme qė kėto filma tė restaurohen, nė mėnyrė qė tė jenė nė gjendjen e tyre fillestare. Ėshtė fjala pėr disa filma tė viteve 1975-1981. "Filmat qė kanė probleme, janė disa filma me ngjyra tė prodhuar nga Kinostudio 'Shqipėria e Re', qė i takojnė viteve '60, '70, 80, e meqėnėse ka kaluar shumė kohė nga prodhimi i tyre, paraqitet nevoja qė tė shkojnė pėr restaurim, nė shtetet e huaja qė kanė laboratorė tė specializuar pėr kėtė punė". Ai shprehet se kėto ndėrhyrje janė tė veēanta dhe kėrkojnė fonde tė konsiderueshme. Minarolli deklaron se, Arkivi po pėrpiqet qė krahas listave qė po bėhen pėr filmat qė duhen riparohen, tė shikojnė mundėsinė e financimit tė tyre. "Nė njė farė mėnyre, filmi'35-ėsh, ėshtė dorėshkrimi i kinemasė, ėshtė si dorėshkrimi shkrimtarit. Ndaj edhe ne pėrpiqemi t'i ruajmė sepse janė bazat. Edhe pse tė gjithė filmat janė tė dixhitalizuar, ne si arkiv, na duhet baza fillestare ose ky dorėshkrim i filmit. Po bėjmė ēdo gjė qė ėshtė e mundur. Fondet janė tė konsiderueshme dhe ne nuk i pėrballojmė dot me mundėsitė tona", -shprehet Drejtori i Arkivit Qėndror Shtetėror tė Filmit, regjisori Artan Minarolli. Ai ka kontaktuar fondacione tė ndryshme, qė mbase do tė tė financojnė restaurimin e tyre, pasi ka dėrguar kėrkesėn nė Ministrinė e Kulturės, pėr njė fond shtesė pėr kėtė ēėshtje. Vetėm pėr restaurimin e njė filmi, fondi mund tė shkojė deri nė 30 mijė euro. Kjo sepse, restaurimi bėhet jashtė vendit por edhe sepse pėrveē riparimit, duhet tė bėhen edhe kopje tė reja. Minarolli thotė: "Vetėm pak filma janė mė problematikėt. Kur them problematikė, nėnkuptoj qė ngjyrat nuk janė mė ato qė kanė qenė. Nė pėrgjithėsi ato marrin njė tė verdhė, dhe duket si njė film i dekoloruar komplet, qė nuk ka tė bėjė me filmin e dikurshėm. Kėto kanė nevojė urgjente, por ka edhe disa filma tė tjerė qė po shkojnė drejt kėsaj rruge".

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Dhe te imagjinosh qe jane bere me aq mundim!!! Per keto nuk mendon shteti por do zgjedhin ēfare makine do blejn per javen qe vjen!

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e mekaniku
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    Venezia(ITALI)
    Postime
    64
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Thumbs up Kinematografia

    Te gjithe filmat e bere ne ate kohe edhe pse ne diktature kane vlera te medha artistike dhe shpirterore.

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e Turbolence
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Shqipėri e Jugut
    Postime
    34
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Kėta filma qenkėrkan me ngjyra e ne vazhdojmė ti shikojmė akoma edhe sot e kėsaj dite nė bardhė e zi?Apo i ruajnė qė ti shkatėrrojė lagėshtira e ti brejė mola

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e bledi1
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    epo shqiperia mbete gjithemeone shqiperi te tilla gjera ndodhin ne shqiperi

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ēdokush ka nevojė pėr pesė miq
    Nga Erinaa nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-01-2013, 03:04 PM
  2. Foshnjet dėmtohen nga tė qarat
    Nga Arjol nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-05-2012, 01:12 AM
  3. Pesė teknologjitė e sė ardhmes
    Nga ardona nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2010, 04:49 PM
  4. Pese fazat e ndarjes.
    Nga EMAUS nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-09-2007, 10:20 PM