Receta Gatimi

Termet ne Itali, mbi 200 te vdekur


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 19 prej 19
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Termet ne Itali, mbi 200 te vdekur





    Nje termet i fuqishem ka tronditur gjate nates pjesen qendrore te Italise, duke shkaktuar te pakten 27 te vdekur. Epiqendra e termetit ishte ne Abruzzo.

    Qindra persona te tjere jane plagosur, mijera te tjere kane mbetur te pastrehe, ndersa bilanci i viktimave pritet te rritet, pasi po kerkohet per trupa nen rrenoja. Si pasoje e termetit u rrezuan qindra ndertesa, perfshire edhe nje konvikt studentesh ne qender te qytetit historik L'Aquila. Mediat italiane raportojne se mes te vdekurve jane edhe 4 femije.

    Termeti, 5,8 balle te shkalles Rihter ka shkaktuar deme te medha ne rajonin e Abruzzos. Lekundjet e termetit ishin aq te forta sa kane tronditur edhe ndertesat ne Rome per 20 sekonda. Goditjet e termetit u ndien ne oren 03.32.
    Trupat e Mbrojtjes Civile flasin per nje situate dramatike, qe cilesohet si tragjedia me e rende e ketij mijevjecari.

    Kryeministri Berlusconi pritet te firmose dekretin per shpalljen e gjendjes se emergjences ne vend.
    Pervec nderprerjes se linjave telefonike, ne rajonin e L'Aquila mungon gazi, si dhe eshte shembur edhe ndertesa e prefektures. Ka njoftime per shembje ndertesash ne shume qytete. Ne kryeqytetin Rome qindra njerez dolen neper rruge, kryesisht ne lagjet ne verilindje te qytetit. Lekundjet e termetit jane ndier gjithashtu edhe ne Umbria.



    5 femije, mes viktimave te termetit



    Lekundje te tjera termeti jane ndier ne L'Aquila, duke kthyer panikun mes banoreve te zones. Bilanci i viktimave mbetet ne shifren 27, mes te cileve edhe 5 femije. Shume prej ndertesave te demtuara, jane shembur me goditjet e reja.

    Kreu i trupave te Mbrojtjes Civile, ka deklaruar se priten edhe lekundje te tjera. Numerohen qindra te plagosur dhe 45-50 mije te pastrehe. Njoftime per deme vijne edhe nga zona prane L’Aquila. Dramatike paraqitet situata ne spitalin e L’Aquila, ku vetem nje salle operacioni eshte funksionale.

    Mjeket u kane ardhur ne ndihme te plagosurve qe ne hyrje te godines se ndihmes se shpejte. Shihet nevoja e ngritjes se nje spitali kamp dhe po mberrijne ndihma nga disa zona. Personat qe ndodhen ne gjendjen me te rende trasportohen me helikoptere ne spitale te tjera. Situata duket kaotike ndersa vazhdojne te mberrijne ambulanca me te plagosur dhe me makina private. Rrjeti telefonik ne zonat e prekura eshte rikthyer ne pune. Po keshtu linjat kryesore hekurudhore funksionojne normalisht.

    Ndihma ne keto momente po mberrijne nga shume vende te botes. Rusia, Greqia, Gjermania, Izraeli, Franca dhe presidenca e Komisionit Eurpian kane shprehur gatishmerine per te nderhyre ne rast nevoje.


    Termeti, Berlusconi anulon viziten ne Moske



    Ndersa raportohet se numri i viktimave te termetit ne pjesen qendrore te Italise sa vjen e rritet, kryeministri Silvio Berlusconi ka anuluar viziten e tij ne Moske.

    Ai do te vizitoje L'Aquilan, zonen e shkaterruar nga lekundjet e forta. “Emergjenca eshte e tille, qe kryeministri duhet te jete i pranishem ne koordininimin e puneve ne L’Aquila”, deklaroi Berlusconi ne nje lidhje televizive.

    Kryeministri shtoi se do te behet pjese e punes konkrete, qe njerezit te kuptojne se shteti eshte u pranishem permes autoritetit te qeverise.

    Kreu i ekzekutivit firmosi gjithashtu dekretin per shpalljen e gjendjen se emergjences kombetare.


    Disa foto nga fatkeqsia e termetit ne vendin tone fqinj Itali

    Itali, tragjedi kombetare

    Termet i forte ne Abruzzo



  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Vertet nje tragjedi, numri i viktimave po arrin deri ne 90

  3. #3
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    nje tmerr i vertete,,,numri i viktimave po shkon 100.. tani sapo gjeten trupin e nje nene bashke me dy femijet e saj, te tre te perqafuar ne krevat...nje imazh rrenqethes, i tmerrshem...O Zot na ndihmo....

  4. #4
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    100 te vdekur dhe mbi 1500 te plagosur

  5. #5
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Nje tmerr i vertete... Ishalla shpetojne ata te plagosurit...

  6. #6
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    E bukura qenka qe nje profesor qe merret me keto studime dhe gazerat qe permban ajo zone e kishte parashikuar kete gje te tille. Kurse policia e kishte arrestuar dhe denuar per perhapje paniku... sa ēudi

  7. #7
    i/e rregjistruar 20% Maska e smart
    Anėtarėsimi
    Sep 2007
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    148
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    vertet nje tragjedi e madhe.
    ne mes tyre kan gjetur vdekjen dhe disa shqiptar nga shkodra dhe 3 vellezer shqiptar nga maqedonia.

  8. #8
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Tėrmeti: Rritet bilanci i viktimave , mbi 150 tė vdekur, errėsira vėshtirėson kėrkimet

    Ora: 19:32- Ka arritur nė rreth 150 tė vdekur, numri i viktimave si pasojė e tėrmetit me magnitudė 6.3 qė goditi pjesėn qėndrore tė Italisė. Mbi 1500 persona janė plagosur, dhjetra tė tjerė janė tė zhdukur. Tė paktėn 100 mijė persona janė tė pastrehė.

    Bilanci mė trondites ėshtė nė fshatin Ona, ku si pasojė e tėrmetit 1 nė 10 persona ka vdekur. Nata i vėshtirėson kėrkimet, ndėrkohė qė edhe shiu ka nisur nė kėtė zonė. Mbi 5000 forca kėrkimi vazhdojnė tė gėrmojnė nė rrėnojat e qytetit Akuila.

  9. #9
    Nice Man Moderator Maska e Erlindi
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    904
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    I lutemi zotit qe te mos shtohet me numri i viktimave.
    Eshte me te vertete nje tragjedi e madhe?

  10. #10
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Abruzzo, mes viktimave edhe shqiptare



    Ambasada shqiptare ne Itali ka njoftuar se nje prej viktimave te termetit qe ka rene naten e sotme ne Abruzzo, eshte 4 vjecari shqiptar Elsajed Boshti.

    Trupi i pajete i vogelushit eshte identifikuar nga i ati ne Paganika. Nderkohe midis viktimave jane edhe kater shqiptare te Maqedonise.


    Sipas informacioneve te ambasades se Maqedonise ne Rome, personat qe kane humbur jeten jane 44 vjecari Refik Asani, 13 vjecarja Valbona Osmani, 11 vjecarja Alejna Ajrubi dhe 41 vjecarja Nurie Abdia.


    Nderkohe numri i pergjithshem i personave te pajete ka arritur ne 150 dhe numrohen mbi 1500 te plagosur.
    Sipas autoriteteve, demet deri ne keto momente kane arritur vleren e 1.3 miliarde eurove, nje shifer qe pritet te rritet.


    Pamje nga termeti ne Abruzzo



  11. #11
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Numri po shkon rreth 200-tes,vertet nje katastrof.

  12. #12
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Me te vertet nje katastrofe gjigande po shprehem,ku numri i viktimave po vashdon te rritet nga casti ne cast,shpresoj gje te mjaftoje me kaq,sepse po degjojm qe do te kete dhe goditje te tjera.

  13. #13
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19
    jane akoma 40 vete te humbur, nuk dihet se sa prej tyre mund te gjenden te gjalle.

  14. #14
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    250 viktima nga termeti, toka vazhdon te dridhet





    Toka vazhdon te dridhet ne Aquila dhe zonat perreth, ku mijera te pastrehe kane kaluar nje tjeter nate ne ankth. Ashtu sic ndodhi gjate gjithe dites se djeshme, edhe gjate nates dhe oret e para te mengjesit ka pasur serish lekundje.

    Vec lekundjes me magnitude 3,8 te regjistruar ne oren 23.00, nje tjeter eshte ndier rreth ores 06.27 ne zonen e Aquilano-s. Lekundjet zgjaten rreth 10 sekonda. Pas mesante u verifikuan lekundje me te lehta me magnitude 5 dhe 3,5. 25 mije te pastrehet kane kaluar momente pasigurie ne tendat ku kaluan naten ne te ftohte, pasi temperaturat u ulen ne 4-5 grade Celsius.

    Nderkaq, bilanci i viktimave pritet te rritet. Gjate nates jane nxjerre nga rrenojat trupat e dy grave, qe banonin ne nje pallat te rrenuar ne Sturzo. Sipas te dhenave qe mberriten mengjesin e sotem nga kryebashkiaku i Aquila, Massimo Cialente, behet fjale per 250 te vdekur, 16 prej te cileve ende te paidentifikuar. 11 persona te tjere rezultojne te zhdukur.

  15. #15
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    278 te vdekur nga termeti, serish lekundje ne Itali




    Rendohet bilanci i viktimave te termetit, qe goditi te henen Italine qendrore. Sipas informacioneve te fundit, behet fjale per 278 te vdekur. Ne oret e para te mengjesit jane gjetur trupat e pajete te tre te rinjve ne rrenojat e shtepise se studenteve. Nderkaq, banoret e pastrehe ne Aquila dhe zonat e tjera te shkaterruara nga termeti kane kaluar nje tjeter nate te frikshme.

    Toka eshte dridhur serish dhe sizmiologet kane regjistruar edhe lekundje te tjera termeti gjate nates, mes te cilave me e forta ajo me magnitude 5,2. Lekundjet jane ndier ne Aquila, Pizzoli, Barete, Marche, ne Ascoli Piceno, si dhe ne Rome. Sipas informacioneve te para, te tjera ndertesa jane shembur ne zonat e prekura edhe me pare nga termeti, por qe nuk ishin demtuar shume.

    Qendra e termetit po zhvendoset me ne veri dhe gjeologet po perpiqen te interpretojne kete fenomen. Paraditen e sotme ne Aquila pritet mberritja e presidentit Giorgio Napolitano, ndersa neser ne mengjes do te kryhet funerali shteteror i viktimave.


    Abruzzo, nje tjeter shqiptar mes viktimave


    Listes se gjate te viktimave te termetit ne Abruzzo te Italise se fundi i eshte shtuar edhe nje tjeter shqiptar. Ai eshte 42 vjecari Xhemal Hasani nga Gostivari i Maqedonise.

    Nje fatkeqesi e dyfishte per familjen Hasani, pasi ne ditet e kaluara ishte konfirmuar edhe vdekja e vellait tjeter me te madh, Refi Hasani.

    Nderkohe, skuadrat e shpetimit gjate kerkimeve ne rrenojat e ndertesave te shembura kane nxjerre sot edhe 4 trupa te tjere te pajete.

  16. #16
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Itali, zhvillohet funerali i viktimave te termetit




    Italia qan viktimat e termetit. Ne Aquila u mbajt funerali shteteror i viktimave te tragjedise.

    Jane 289 persona qe humben jeten dhe percillen per ne banesen e fundit ne nje ceremoni qe u drejtua nga kryepeshkopi i Akuilas, monsinjor Giuseppe Molinari dhe sekretari i shtetit te Vatikanit Tarcisio Bertone.

    Ne sheshin para gazermes se Gurdia di Finanza ne Aquila u vendosen arkivolet e 205 viktimave, qe rrethohen nga qindra te aferm dhe miq. Te pranishem ne meshen e mbajtur ne qiell te hapur kane qene edhe kreret me te larte te shtetit italian, presidenti Giorgio Napolitano, kryeministri Silvio Berlusconi, ministra dhe drejtues te partive politike.

    Papa Benedikti XVI u ka derguar nje mesazh familjareve te viktimave, ku ai shprehet se ne keto ore dramatike ndodhet prane personave te prekur nga tragjedia.

    “Zoti do te sjelle qetesine e perjetshme per viktimat, sherimin e shpejte per te plagosurit dhe kurajon per te gjithe per te shpresuar”, thuhet ne mesazhin e atit te shenjte.

  17. #17
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Itali, pas qetesise serish lekundje termeti

    Ka zgjatur vetem nje nate qetesia per banoret e rajonit te Abruzzo-s ne Itali. Pas disa oreve pa lekundje, toka eshte dridhur serish mengjesin e sotem rreth ores 07:39 ne kete zone.

    Sipas sizmiologeve lukundjet ishin me magnitude 3,3 te shkalles Rihter. Megjithate, lekundjet e diteve te fundit nuk kane qene shume te forta. Nata e mbremshme ka qene e para nder keto pese dite, kur banoreve te rajonit nuk u eshte dashur te zgjohen nga frika e lekundjeve.

    Kerkimet nen rrenoja vazhdojne ne Aquila, por nuk ka njoftime per persona te tjere te gjetur. Mbremjen e djeshme u nxor trupi i fundit, qe e coi ne 290 numrin e viktimave te tragjedise.

  18. #18
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Kerkimet vazhdojne por me nje ritem me te ulet, dhe nr viktimave shtohet tani vajti ne 291. Premier Berluskoni ka ofruar per te pastrehet dhe shtepite e tij.

    Pas disa analizave thuet qe qyteti eshte spostuar me 15cm.

    Ja dhe foto e krahasimeve:

  19. #19
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Bravo Berluskoni,mendoj se ska cfare te beje mo me shume.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Tėrmet nė Itali, 4 viktima
    Nga Erinaa nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-05-2012, 10:56 PM
  2. Tėrmet i fuqishėm nė Korēė
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-10-2009, 10:33 AM
  3. Njė tėrmet i fuqishėm trondit Shqipėrinė
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-09-2009, 09:00 PM
  4. Itali, perleshje mes shqiptaresh, nje i vdekur
    Nga burimi_zh nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 01:33 PM
  5. Tėrmet 4 ballė nė Kavajė e Tiranė. S'ka tė lėnduar
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 09:36 AM