Nusja dhe dhėndrri tė emocionuar dhe tė mahnitur me dasmėn dhe martesėn, vetėm disa muaj mė vonė, e kuptojnė se martesa nuk ėshtė detyrė e lehtė, por ajo merr shumė mund dhe durim.

Kėshillat e mėposhtme janė pėr burrin dhe pėr gruan qė tė marrin shumė shpėrblime nė kėtė lidhje tė mrekullueshme dhe tė ndėrlikuar.

Hynė nė martesė me qėllim tė pastėr

Tė dy bashkėshortėt duhet tė hyjnė nė martesė me qėllimin e pastėr: Vetė martesa ėshtė njė akt i adhurimit dhe secili nga bashkėshortėt do tė shpėrblehet. Allahu do tė jetė i kėnaqur me ta dhe ky do tė jetė elemeneti mė vendimtar i sigurimit tė paqes, stabilitetit dhe lumturisė nė jetėn martesore. Ėshtė e rėndėsishme tė ceket se kur akti i adhurimit vazhdon pėr njė kohė tė gjatė, atėherė bėhet e domosdoshme tė pėrtėrihet nijeti dhe tė qėndrohet nė rrugėn e drejtė duke fituar shumė dobi.

Mos mbani shpresa joreale

Para martesės, njerėzit shpesh kanė ide joreale pėr burrin (gruan) e ardhshėm tė tyre, posaēėrisht pėrsosmėri nė tė gjitha aspektet. Kjo rrallė ndodh nė realitet dhe mund tė sjell probleme dhe shqetėsime tė panevojshme. Ne duhet ta dimė se Allahu, xhele shanuhu, i krijoi njerėzit si qenie tė papėrsosura, qė do tė thotė se gjatė jetės mund tė bėhen shumė gabime. Duke pasur parasysh jopėrsosmėrinė e njeriut, ne do tė jemi pėrzemėrsisht tė befasuar dhe tė kėnaqur kur burri ynė ėshtė mė i mirė se sa kemi shpresuar.

Theksoji tė mirat e burrit tėnd

Pėrderisa askush nuk ėshtė i pajisur me tė gjitha cilėsitė e mira, theksimi duhet tė bie mbi cilėsitė positive qė i ka burri. Inkurajimi, lavdėrimi dhe mirėnjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon kėto cilėsi dhe bėn dobi edhe nė paraqitjen e cilėsive tė tjera. Duhet tė bėhen pėrpjekje pėr injorimin e vetive negative, siē ka thėnė Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet tė ketė inat kundėr besimtares. Ai mund tė mos e pėlqejė ndonjė veti tė saj, por mund tė gjej diēka tė mirė te ajo qė e kėnaq.” (Muslimi)

Bėhu shoku mė i mirė i burrit

Mundohu tė kujtosh se ēfarė mendon ose bėn shoku mė i mirė pėr burrin tuaj. Kjo nėnkupton ndarjen e interesave, pėrvojave, ėndrrave, dėshtimeve dhe mėrzitjeve. Kjo mund tė nėnkuptojė kuptimin e dėshirave dhe jodėshirave tė burrit dhe pėrpjekjen pėr ta kėnaqur atė nė ēdo mėnyrė tė mundshme. Shoku mė i mirė ėshtė gjithashtu dikush qė ėshtė i sigurtė pėr t’i besuar dhe pėr t’u mbėshtetur nė tė. Bashkėshorti duhet tė jetė shok qė njeriu dėshiron ta mbajė gjatė gjithė jetės.

Tė kalosh kohėn e veēantė me tė

Nuk ėshtė e mjaftueshme tė ndani shujtat, punėt e pėrditshmė dhe bisedat e shkurtra sė bashku. Bashkėshortėt, gjithashtu, duhet tė gjejnė kohė tė pėrqėndrohen pėr ta forcuar lidhjen e tyre. Shpesh ēifti ėshtė i zėnė me detyrat e tyre tė ndara dhe harrojnė tė punojnė nė njėrin prej elementeve mė tė rėndėsishme nė jetė. Koha e veēantė mund tė jetė edhe diēka modeste, bisedė e gjatė, tė ecurit e gjatė nė natyrė(shėti), etj..

Shprehni ndjenjat shpesh

Ky mund tė jetė koncept shumė ‘perėndimor’ dhe diēka qė disa njerėz vėshtirė mund ta plotėsojnė, por ėshtė e rėndėsishme tė jesh i hapur dhe i sinqertė pėr ndjenjat positive dhe negative. Komunikimi duhet tė jetė gjithmonė i hapur dhe edhe ndonjė shqetėsim mund tė nxis vėmendjen e bashkėshortit shumė shpejt. Arsyeja e kėsaj ėshtė se ajo qė fillon si shqetėsim i vogėl mund tė rritet nė problem tė madh nėse nuk drejtohet siē duhet. “Tretmani i qetė” nuk ka qenė kurrė ilaē pėr diēka.

Pranoj gabimet dhe kėrko falje

Ashtu si e lusim Allahu tė na falė neve kur gabojmė, ashtu duhet tė veprojmė edhe me bashkėshortin. Njeri i fortė ėshtė ai i cili e pranon gabimin, kėrkon falje nga tjetri dhe punon shumė pėr t’i ngritur pikėpamjet e tij pėr tė ndryshuar. Kur personi nuk dėshiron ta bėjė kėtė, atėherė do tė ketė pak pėrparim dhe rritje nė martesėn e tij.

Kurrė mos i paraqit gabimet e tė kaluarės

Mund tė jetė shumė e prekshme pėr personin tjetėr t’ia kujtosh gabimet e kaluara. Nė Islam, pėrgjithėsisht, nuk ėshtė e pėlqyeshme tė jetohet nė tė kaluarėn. Dikush mund t’i kujtojė gabimet qė janė bėrė nė mėnyrė qė ato tė mos pėrsėriten mė, por kjo s’duhet tė bėhet jashtė mase. Natyrisht, si njerėz, ne s’jemi nė pozitė t’i gjykojmė personat tjerė. Kėshilla mund tė ipen, por jo nė mėnyrė tė dėmshme.

Befasoni njėri-tjetrin kohė pas kohe

Kjo nėnkupton tė sjellim nė shtėpi ndonjė dhuratė tė vogėl ose lule, pėrgatitjen e njė shujte tė veēantė, tė vishesh dhe ta zbukurosh vetveten (kjo s’vlen vetėm pėr femra), etj.. Pak imagjinatė mund tė bėjė shumė. Ideja ėshtė tė ndryshojmė pak nė martesė dhe ta largojmė rutinėn e mėrzitshme qė mund tė ndikojė negativisht nė martesė.
Tė kesh sens pėr humor
Ky aspekt i veēantė mund tė sjellė atmosferė nė shtėpi. Gjithashtu, duhet tė kuptosh se kjo karakteristikė i pėlqen burrit tėnd dhe pėr kėtė shkak ai kėrkon ta kalojė kohėn me ty.

Disa kėshilla pėr diskutime dhe mospajtime

Fillo me qėllimin pėr ta zgjidhur ēėshtjen. Nėse tė dy bashkėshortėt e kanė kėtė qėllim dhe planifikojnė tė kėshillohen sė bashku, ka mė shumė mundėsi se do tė ketė zgjidhje tė suksesshme.
Pėrkujto se duhen dy veta pėr t’u grindur. Nėse vetėm njė person zgjedh tė mos sjellė prova, atėherė s’do tė ketė argument. Pėrgjithėsisht, ai qė ka gabuar flet mė sė shumti.

Tė dy bashkėshortėt nuk duhet tė zemėrohen nė tė njėjtėn kohė. Nėse njėri prej bashkėshortėve zemėrohet, mė sė miri ėshtė qė tjetri tė mundohet tė mbetet i qetė dhe i pėrmbajtur.
Kurrė mos i bėrtisni njėri-tjetrit pėrveē kur digjet shtėpia. Natyrisht, djegia e shtėpisė nuk ndodh shpesh, e kėshtu duhet tė ndodh edhe me bėrtimėn.

Kurrė mos shko pėr tė fjetur me njė diskutim tė pazgjidhur. Kjo ėshtė njėra prej gjėrave mė tė kėqija qė mund tė ndodhin nė martesė dhe duhet tė largohet sa mė shumė qė mundet. Kjo shkakton cėnimin e ndjenjave dhe pėrgjithėsisht acaron problemin.
Nėse njėri bashkėshort duhet tė fitojė, le tė fitojė bashkėshorti juaj. Mos u mundo tė fitosh vetė; kjo ėshtė arsyeja kryesore qė diskutimet bėhen tė nxehta.


Burimi:IkubInfo