Receta Gatimi

7 Prill 1939 plot 70 vjet me pare Italia fashiste pushtoi Shqiperine.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    7 Prill 1939 plot 70 vjet me pare Italia fashiste pushtoi Shqiperine.

    7 Prill 1939 plot 70 vjet me pare Italia fashiste pushtoi Shqiperine

    komente dhe artikuj te ndryshem mbi kete ngjarje.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19
    Shėnimet tė kohės, tė njė postkomandanti, Qazim Ahmet Onuzit, pėr ngjarjet e 7 prillit tė vitit 1939. (mare nga gazeta shekulli)

    Nė Durrės: "Nė ora 2 mbasmesnate, u ndigjue qi deti ushtonte tmerrisht pse vijshin flotat italiane, ku vinte tue zmadhue ushtima e detit edhe prej sė largu dukeshin dritat e flotave sikur yjt e qiellit, tė cilat ishin ma se 25 flota ku dukeshin grykat e topave tė tmerrueshėm."

    Shėnimet e mėposhtme qė dalin nė dritė mbas 80 vjetėsh, japin kryesisht veprimet luftuese nė Durrės nė 7 prill tė '39-s, dhe janė marrė nga "Shėnime mbi jetėshkrim" tė Qazim Ahmet Onuzit, prej katundit Nangė (Komuna Bicaj, rrethi Kukės).
    Fletorja pėrmban 40 faqe me shėnime, ndėrsa nė kėtė artikull, ekskluzivisht pėr "Shekulli", po botojmė vetėm pjesėn qė ka tė bėjė me ditėt e para tė prillit tė '39-s.
    Qazim Ahmet Onuzi u lind nė vitin 1907 dhe vdiq mė 7 shkurt 1957.


    Para se tė vinte 7 prilli i '39-s, kishte shėrbyer nė Gjandarmari nė vende si Tropojė, Shkodėr, Koplik, Kukės, Dibėr, Durrės, Berat, Skrapar, Tepelenė, Korēė, Pogradec dhe Bilisht.


    Informacioni qė jepet kėtu ėshtė i ēuditshėm, plot sinqeritet dhe shihet nga kėndi i njė njeriu qė mundohet tė dėshmojė realisht se ē'ndodhi prej fillimit tė datės 2 prill, por pėrqėndrohet mė tepėr te data 7 prill e '39-s. Tė duket se ėshtė parapėrgatitja pėr njė luftė, por me njė organizim tė ērregullt.

    Sipas dėshmisė, "Dhe mbas akshamit, tė tri kompanitė qė ishna 350 shpirtė si dhe ato tė Qarkut (tė) Durrėsit na shpėrndanė nėpėr pozicione, dmth., viseve pėr Qėndresė. Atėherė, vetvetiu u kuptue se konflikti qenka me Italinė, kurse eprorėt akoma nuk na jepshin hollsina mbi ēėshtjen".


    Ėshtė njė rrėfim i njė post-komandanti tė dėshpėruar (krejt ndryshe nga ē'jemi mėsuar tė shkruhet pėrgjithėsisht pėr atė ngjarje) tė cilin, bashkė me kolegėt e tij, eprorėt e vendosin nė fushėn e betejės, por qė nė mėngjesin e 7 prillit kur "filloi lufta egėrsisht", ai sheh njė togkomandant qė braktis frontin me dy skuadra, duke lėnė shumė gjėra nė mėshirė tė fatit...

    Mė pas, postkomandanti Qazim Ahmet Onuzi, edhe pse i plagosur, lihet nė vetmi... Por nuk harron tė shėnojė se ia doli qė, para se tė shtrohet nė spital, atė pak armatim qė i kish mbetur, ta dorėzojė nė Komandėn e P, tė Gjindarmarisė nė Tiranė.


    Asnjėherė nė vitet e pasluftės nuk u pa kontributi i kėtij njeriu qė kishte shėrbyer nė Gjandarmėri pėr 14 vjet rresht, qė kishte marrė pjesė gjithashtu nė rezistencėn e 7 prillit tė '39-s, qė familja e tij kishte ndihmuar luftėn partizane (madje edhe djali i tij doli partizan), por pėr hir tė punės sė tij si ushtarak nė kohėn e Zogut, pasardhėsit e tij u privuan nga e drejta e shkollimit tė lartė.


    Shėnimet e Qazim Ahmet Onuzit
    (f. 26-32)

    ... Nė Bilisht, mė datėn 2 Prill 1939, na u njoftue prej eprorėve tonė pėr rregullimin e veshmbathjes, pse gjoja do tė shkojmė nė Tiranė me festue ditlindjen e trashigimtarit tė Zogut, "Skėnder", mirėpo ndonse edhe eprorėt a do tė kishin dijeni apo jo mbi ēeshtjen qė kėrcnohesh.

    Kurse, mbas dy ditėsh u informuem indirekt se nuk ish pėr lindjen e Princit, por edhe sepse nuk kishim dijeni, e kshtu mė 5 Prill nė mesditė, vetė i tetmbėdhjeti, me shpejtėsi tė jashtėzakonshme nė dy automobila na nisėn pėr Korēė, ku u bashkuem me fuqinė e gjithė Qarkut tė Korēės; nė ora 9 tė natės allafrānga u mbushėn 10 automobila me gjindarmė dhe na nisėn nė drejtim tė Elbasanit, e nė tė dalė drita mbrritėm (nė) Elbasan ku ish bashkue edhe fuqija e atij Qarku e mbasi na ndanė nė kompani, na nisėn nė 20 automobila nė drejtim pėr Durrės, ku mbrritėm nė ora nji mbasdite.


    E tue ndejtė nė nji shesh pranė ku ishin ma parė shkollat e gjindarmėris, nė kohė mbrāmje fluturuen nė atmosferė pėrmbi nesh dy skuadra aeroplanėsh, por shkakun e tyne se pėrse nuk na dhanė dijeni eprorėt tonė. Dhe mbas akshamit, tė tė tri kompanitė qė ishna 350 shpirtė si dhe ato tė Qarkut (tė) Durrėsit na shpėrndanė nėpėr pozicione, dmth., viseve pėr Qėndresė.

    Atėherė, vetvetiu u kuptue se konflikti qenka me Italinė, kurse eprorėt akoma nuk na jepshin hollsina mbi ēeshtjen. Unė isha nė kompaninė e tretė dhe togė e tretė dhe se me skuadrėn e dytė me zanė vend pranė Agiptit (Depos benzinės) rreth detit ku isha vetė i njimbėdhjetti, si dhe skuadra e parė rreth qytetit dhe e treta te Ura e Dajlanit; dhe kshtu po bėjmė vėzhgimet e hapsinės detit, kurse nė ora 2 mbasmesnate, u ndigjue qi deti ushtonte tmerrisht pse vijshin flotat italiane, ku vinte tue zmadhue ushtima e detit edhe prej sė largu nė hapsinėn e detit dukeshin dritat e flotave sikur yjt e qiellit, tė cilat ishin ma se 25 flota ku dukeshin grykat e topave tė tmerrueshėm.


    Nė agim tė dritės ora 5 e 30 allafrānga tė datės 7 prill 1939, filloi lufta egėrsisht, mirpo nji toger ushtrije, i cili ish togkomandant, pra sa filloi lufta, iku me dy skuadrat, tė parėn e tė tretėn, tue na u largue me kta edhe disa gjindarmė tė skuadrės t'ime, ku unė, simbas urdhnit qė mvesh ushtarakun, mbajta vendin e caktuem pranė Agiptit (Depos benzinės) vetė i gjashti aty ku isha urdhnue.

    Si vazhduem pėr qėndresėn mā se dy orė, kur po merret Durrsi u bombardue prej flotave italiane tmerrisht, aq u errėsue dhe u mbulue djelli nga tymi i gjyleve.

    Nė ket kohė fatkeqėsisht mė plasi nji predhė (gjyle) topi afėr tue na flakrue katėr-pesė metra n'ajėr e tue u plagosė lehtė nė dy kambėt e dorėn e djathtė si edhe piklim ftyrės e tronditja gjithė gjymtyrės trupore, qi aty kam mbetė i tronditun ma tepėr se 15 minuta, si edhe plumbat e mitralozit vijshin si breshėn po nuk pashė damtim prej ktyne vetėm katėr plumba mė ranė nė kapotė qė kisha veshun dhe nji m'i ra pushkės afėr rezės bajonetės tue m'i prishė pak drunin.


    Mbasi u pėrmenda ku kisha mbetė, pashė shokėt qi mė ishin largue, u ngrita, mora pushkėn dhe u nisa barkas rrethit rrugės dhe i zuna shokėt tek Posta e Dajlanit, aty pak sa me pushue ju mbėshtetėm Postės e menjiherė na i ranė Postės me top dhe e shkatrroi krejt.

    Qi aty m'u plagos pak edhe nji gjindarm tue i ra nji copė gjyle nė kambėn e djathtė; edhe kshtu posa u pėrhap tymi i gjyles qi shkatrroi Postėn, menjiherė vrapuem dhe ju mbėshtetėm ballit tė Urės Dajlanit dhe tue na pa qi ishim mbas ksaj na i ranė 6 herė me top urės tue i kėputė nji kambė ēimentoje.

    Edhe ktu si u pėrhap tymi me shum mundim kemi kalue urėn e hymė majtas fushės tue ndjekė viset e buta qi tė moskėrcasin gjylet, dhe me qėllim tė mos na bombardojshin aeoroplanėt qi na kishin mbulue pėrsipėr ma se dyqind si edhe plumbat vijshin si breshni.

    Shokėt kaluen Rrashbullin, unė u ndalova nė ecje pse zunė me m'u ftohė plagėt si dhe mė kapi etja. Kshtu, tue u pėrpjekė me ecė nga pak mė panė dhe shtinė edhe katėr herė me top, unė rashė barkas afėr nji lugjate (knete) e tri gjyle mė kaluen mi krye, e katėrta plasi nė afėrsi pėrpara edhe mė mbuloi gati krejt me dhč tue ma shtypė gjithė trupin.


    Si dola te Posta e Rrashbullit aty gjeta nji gjindarm qi m'priste, bashkė me kėt hymė nė Postė e pimė ujė, e kur duelėm nė derė desh na zuni Posta nėr tā, sepse e shkatrruen me top nga deti.

    Shkuem deri nė nji farė vendi djathtas, pranė rrugės nė fushė janė do baraka ushtarake e disa ushtarė hipshin nė nji automobil, por me kto edhe na deri nė Rreth-Komandėn e Shijakut. Aty gjetėm Rreth-komandantin me dy gjindarmė.

    Mora bukė edhe 158 fishekė mbasi mė ishin mbarue nė vijė tė luftės, prej 200 copė mė kishin mbetė vetėm 36 e bashkė me rreth-komandantin dhe gjindarmėt u nisėm nė tė djathtė tė Shijakut e hymė nė mal nė nji ullishtė se gjoja (tė) vijshim nga Tirana.

    Mirpo mbasi ndejtėm aty ma se dy orė unė u ligshtova tepėr edhe ata u larguen e mė lanė vetėm. Edhe unė mbas pak kohe u nisa zhagas dhe rashė nė rrugėn e madhe, aty mbeta krejt, s'mund eca, por ma vonė erdhi maqina e spitalit ushtarak tė Tiranės pėr tė marrė tė plagosunit. Mė gjetėn nė rrugė dhe mė vunė nė maqinė, mė dėrguen nė Tiranė, e dorzova armatimin nė Komandėn e P. Gjindarmarisė, dhe mė shtruen nė spital, ora 3 mbasdite, tė datės 7 prill, dhe me 20 prill dola nga spitali...

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19
    MA. Hazis Gjergji gazeta shqiptare

    Shqipėria nė prag tė pushtimit... Nė gjysmėn e dytė tė marsit 1939, udhėtarėt e linjave Bari–Durrės e Brindisi – Vlorė kishin filluar tė sillnin nė Shqipėri lajme tė dyshimta mbi grumbullime trupash ushtarake italiane nė portet e Barit e tė Brindisit; ndėrkohė, ministri i Punėve tė Jashtme tė Italisė fashiste, konti Ēiano (Galeazzo Ciano), shkroi nė “Ditar”:
    23 mars 1939
    Duēja vendos tė shpejtojė kohėn pėr ēėshtjen shqiptare dhe vetė harton njė projektmarrėveshje shumė tė shkurtėr, me tre artikuj tė thatė. Projekti ka mė shumė formėn e njė dekreti se sa tė njė pakti ndėrkombėtar. Po pėrgatis edhe unė njė... Ėshtė njė akord qė, duke ruajtur format, pranon njė aneksim efektiv tė Shqipėrisė. Duēja e miratoi. Ose Zogu pranon kushtet e parashtruara prej nesh, ose ne ndėrmarrim pushtimin ushtarak tė vendit. Pėr kėtė qėllim po mobilizojmė e pėrqendrojmė nė Puglia katėr regjimente bersalierėsh, njė divizion fanterie, reparte ajrore dhe gjithė skuadrėn e pare”(1).
    Mė 26 mars 1939, zarfi sekret me projektmarrėveshjen e “aneksimit efektiv” tė Shqipėrisė ndodhej mbi tavolinėn e mbretit Zog. Me kėtė rast, biografi anglez Jason Tomes shkruan: “Mbreti Zog qėndroi i vetėm pėr orė tė tėra nė zyrėn e tij tė tymosur, duke e lexuar e rilexuar projektmarrėveshjen, tek thithte nikotinė e rrufiste kafe. Qetėsia thyhej vetėm nga pėrplasja e fortė e shiut nė dritaret. Po atė tė shtunė, mė 26 mars 1939, nėn tė njėjtin shi tė fortė, Musolini mbajti pėrpara 200.000 vetave nė Romė, fjalimin e tij nė pėrkujtim tė njėzetvjetorit tė themelimit tė fashizmit. Ai e quajti paqen e pėrjetshme njė katastrofė dhe pėrfundoi me fjalėt: ‘Mė shumė topa, mė shumė aeroplanė me ēdo kosto e mėnyrė; edhe nėse duhet tė spastrojmė tė gjithė atė qė ne e quajmė jetė tė civilizuar!’”(2)
    E shtuna e 2 marsit 1939 ishte edhe dita e njėmbėdhjetė e aneksimit tė Ēekosllovakisė nga Gjermania naziste e Adolf Hitlerit. Duket se veprimi rrufe i aleatit tė tij gjerman e kishte nxitur Duēen tė hidhte hapin e parė pėr aneksimin e presė sė tij - Shqipėrisė. Nė tė vėrtetė, pėr arritjen e kėtij objektivi, Duēja kishte 14 vjet qė punonte, duke filluar me Bankėn Kombėtare tė Shqipėrisė dhe huan SVEA (1925), Paktin I (1926) dhe II tė Tiranės (1927); marrėveshjet ushtarake nė prag tė hipjes sė Zogut nė fronin mbretėror dhe, sė fundi, 17 marrėveshjet zyrtare tė shpallura dhe tė fshehta tė 19 marsit 1936. Nė njė telegram dėrguar legatės italiane nė Tiranė, nė prag tė nėnshkrimit tė marrėveshjeve tė marsit 1936, Duēja i kishte porositur tė dėrguarit e vet me njė frazė tė vetme: “E rėndėsishme ėshtė qė tė mbetet ndonjė thikė nė dorėn tonė” (“Importante che resti qualche coltello per il manico”) (3).
    “Thika”, sipas porosisė sė Duēes, ishte kamufluar nė nenet e marrėveshjes sė fshehtė ushtarake tė marsit 1936, e cila nuk ishte shtruar pėr miratim as nė Parlamentin e Mbretėrisė Italisė e as nė atė tė Shqipėrisė. Nė zbatim tė kėsaj marrėveshjeje, qeveria fashiste italiane kishte financuar buxhetin e ushtrisė mbretėrore shqiptare nė vitet 1936–1939, me afro 3 milionė e 500 mijė fr. ari nė vit. Financimi ishte realizuar me para nė dorė nga oficerėt e Shtabit Madhor tė ushtrisė fashiste italiane, nėnkolonelėve Xhovani D’Antoni dhe Manlio Gabrieli. Sipas dokumenteve tashmė tė botuara, duke filluar nga 27 gushti i vitit 1936 deri mė 27 mars tė vitit 1939, qeveria fashiste italiane kishte derdhur pėr pagesa rrogash, veshmbathjesh, ushqime e municione luftarake rreth 10 milionė e 492 mijė fr. ari ose sa 60% e buxhetit tė qeverisė sė mbretit Zog pėr ushtrinė (4). Shtabi Madhor i ushtrisė fashiste italiane nuk ishte vetėm financuesi mė i madh i Ushtrisė Mbretėrore Shqiptare, por edhe ideatori kryesor i saj. Nė bazė tė ligjit themelor tė saj, i hartuar nga Shtabi Madhor i Ushtrisė Fashiste Italiane dhe i dekretuar nga mbreti Zog nė mars tė vitit 1937, efektivi i ushtrisė shqiptare kishte nė efektivin e saj 675 oficerė e 6000 nėnoficerė, gardistė e ushtarė aktivė. Pas nėnshkrimit tė marrėveshjeve tė marsit 1936, mijėra “kėshilltarė”, “organizatorė”, “instruktorė”, “specialistė” fashistė italianė kishin zėnė pozitat kyēe nė ushtri, xhandarmėri, ekonomi, arsim, kulturė etj. Vetėm nė ushtri, nga postet nga mė tė larta komanduese e organizuese, si zėvendėsshef i Shtabit tė Pėrgjithshėm e deri te specialitetet mė tė rėndėsishme tė armėve tė ndryshme luftarake, ishin caktuar 280 oficerė fashistė italianė.” (5)
    Sipas pėrllogaritjeve tė studiuesit italian, Gayda Virginio, nė librin “Che cosa vuole l’Italia” (1940), nga vitit 1925 deri mė 7 prill 1939, Italia fashiste kishte shpenzuar nė Shqipėri mbi 1 miliard e 837 milionė lireta. Duke komentuar bilancin e kėtyre parave tė shpenzuara nė Shqipėri, kolonel Faik Quku dėshmon: “Kur Zogu erdhi nė fuqi, nė vitin 1924, gjeti nji Shqipni tė vorfėn, por me nji ekonomi tė paprekur; me nji financė pa asnji borxh, nji shtet tė pavarun politikisht e me nji funksion me tė vėrtetė ekuilibrues nė Ballkan e Adriatik; me nji administratė tė ndershme shembullore, me nji demokraci nė fillim, por nė zhvillim e sipėr; me nji popullsi, qė me sakrifica tė mėdha kundėr nji bote, kishte mujtė me imponue pavarsinė e vet e pėr kėtė ishte kryenaltė e entuziaste.... Gjatė 15 vjetėve tė regjimit diktatorial tė Zogut, tė lidhun mbas qerres italiane, burimet ekonomike e financiare, si bankat, minierat, tregtia e jashtme, ujnat e bregu i detit, peshku, ndėrmarrjet e ndryshme, vijat e portet ajrore ishin kaparua prej italianėve.”(6)
    Mbreti Zog shkeli betimin e bėrė mbi Bibėl e Kuran
    Para 11 vjetėsh, mė 1 shtator 1928, Mbreti Zog ishte betuar mbi Bibėl e Kuran: “Unė, Zogu, Mbreti i Shqiptarėve, me rastin e marrjes nė duart e mia tė fuqisė mbretėrore, betohem pėrpara Zotit tė Gjithėfuqishėm se do tė ruaj unitetin kombėtar dhe integritetin territorial tė shtetit...” Ndėrsa, nė fjalėn e mbajtur pėrpara Asamblesė Kushtetuese, kishte deklaruar se e pranonte fronin, pasi “besonte qė ky ishte vullneti i popullit dhe, nėse ai nuk do tė tregohej i denjė pėr shpresat e tij, do t’ia linte vendin njė njeriu mė tė mirė”. Ai e kishte mbyllur deklaratėn e shkurtėr me fjalėt se do t’i shėrbente Shqipėrisė me tė gjitha forcat e tij dhe, “po tė ishte e nevojshme, do tė jepte edhe jetėn pėr tė”. Nė bazė tė Kushtetutės sė Mbretėrisė Shqiptare, Ahmet Zogu pėrfaqėsonte autoritetin mė tė lartė tė qeverisjes sė popullit dhe tė ushtrimit tė pushtetit sovran: ai kishte tė drejtėn “e shpalljes sė luftės nė rast mbrojtjeje”.(7)
    Por, nė prag tė pushtimit fashist tė Shqipėrisė, mbreti Zog nuk nėnshkroi as shpalljen e luftės pėr mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit fashistė dhe as e mblodhi Parlamentin “nė njė sesion tė jashtėzakonshėm”, siē e pėrcaktonte Kushtetuta. Mbreti Zog ishte Komandant i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė, pėr mbajtjen e stėrvitjen e tė cilave kishte harxhuar ēdo vit afro gjysmėn e buxhetit tė shtetit; e megjithatė, ato ditė, kur duhej tė ishte nė krye tė tyre nė mbrojtje tė atdheut, sipas detyrės sė tij kushtetuese, ai dezertoi nga fronti i luftės, duke e lėnė ushtrinė nė duart e organizatorėve fashistė italianė dhe tė agjentėve tė SIM-it (Servizio Informazioni Militari). Se ēfarė atmosfere u krijua ato ditė tė zymta nė prag tė pushtimit fashist tė Shqipėrisė, kolonel Faik Quku dėshmon: “Ndėrkaq, atmosfera shqiptare vjen gjithnji tue u ba ma e randė. Kudo, nėpėr qytete, nė male e nė fusha, djem burra, pleq kanė nji dėshirė: me luftue. Kudo populli kėrkon armė, por, simbas urdhnit tė Mbretit, nuk i jepen kujt, me pėrjashtim tė rrallė pėr ndonji tė besueshėm dhe vetėm me urdhnin e tij. Nė Berat, ku gjindesha unė, pėrditė grumbulloheshin qytetarė, malsorė e fshatarė, para prefekturės pėr me kėrkue armė prej qeverisė...” (
    Nė ato ditė pėrcaktuese pėr fatin e Monarkisė Shqiptare, mbreti Zog u gjend nė udhėkryqin mė tė madh tė jetės sė tij. Udha e parė e ftonte tė vazhdonte bashkėpunimin e nisur qysh para katėrmbėdhjetė vjetėve me Benito Musolinin dhe tė sanksionuar me Paktin 20-vjeēar tė “Aleancės Mbrojtėse” (1927), si dhe 17 marrėveshjet me shkrim e me gojė tė marsit 1936, tė cilat tashmė e kishin futur de facto e de jure Shqipėrinė nė orbitėn e Italisė fashiste. Ndonėse mbreti Zog ishte i lidhur me njėmijė fije tė dukshme e tė padukshme me kreun e fashizmit italian, Benito Musolinin, prapėseprapė nuk pranoi ta vazhdonte mė tej bashkėpunimin me tė. Nė fakt, pėrfundimi i luftės vėrtetoi se nė kėtė pikė qėndrimi i Zogut qe i drejtė, pasi mbretėrit e Belgjikės, Rumanisė, Bullgarisė e Jugosllavisė, tė cilėt nėnshkruan dhe bashkėpunuan me forcat e Boshtit Romė–Berlin–Tokio, i humbėn pėrfundimisht fronet e tyre mbretėrorė.
    Ndėrgjegjja kombėtare dhe zėrat e demonstruesve tė kryeqytetit qė ishin grumbulluar pėrpara kangjellave tė pallatit tė tij i bėnin thirrje mbretit Zog tė “mbathte opingat” dhe tė vihej nė krye tė qėndresės sė armatosur tė popullit shqiptar. Nė njė takim tė fundit me pėrfaqėsuesin e ‘Foreign Office’, Sir Thomas Hohle dhe ministrin britanik tė akredituar nė Tiranė, Sir Andre Ryan, vetė Zogu kishte deklaruar: “Ne nuk do tė pranojmė nė asnjė mėnyrė cenimin e tokės sonė, qė ta marrė vesh e gjithė bota e qytetėruar me atė fuqi qė kemi”.(9)

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19
    Megjithatė, kur trupat fashiste italiane filluan zbarkimin e tyre nė bregdetin shqiptar, mbreti Zog nuk e pa tė udhės tė udhėhiqte rezistencėn e popullit shqiptar kundėr pushtimit fashist tė Shqipėrisė. Vetėm katėr orė pėrpara mbarimit tė ultimatumit qė i kishte dėrguar Duēja, mbreti Zog thirri nė rezidencėn mbretėrore vetėm Kryesinė e Parlamentit dhe anėtarėt e qeverisė. Ndėr tė tjera, aty do tė lexohej edhe letra e komandantit tė rajonit tė xhandarmėrisė nė qarkun e Beratit, kolonel Faik Qukut, dėrguar komandantit tė mbrojtjes kombėtare. Koloneli shtronte kėrkesėn legjitime tė oficerėve patriotė shqiptarė pėr organizimin e qėndresės sė armatosur kundėr pushtuesve fashistė tė atdheut. Por, mbledhja nuk mori as vendim pėr qėndresė e as vendim pėr dorėzim. Pėr mė tej, kolonel Quku shprehet: “Nė realitet, duket se Mbreti Zog e kishte marrė me kohė vendimin pėr tė mos luftue, sepse me gjithė bisedimet e gjata me Italinė dhe me ultimatumet e saj se do ta pushtonte Shqipninė, ai nuk bani mobilizimin e forcave tė armatosuna, nuk shpėrndau armė popullit dhe nuk bani asnji pėrgatitje pėr luftė. Mbledhjen e fundit nė pallatin e tij, me shumė vonesė pėr organizimin e luftės, ai e ka ba me kėrkesėn e komisionit tė parlamentit dhe, ndoshta, simbas zakonit tė tij, me ia hedhė pėrgjegjėsinė tė tjerėve, tė cilėt, si pėrherė, kanė shfaqė mendimin simbas dėshirės sė tij...” (10)
    Pėr tė justifikuar mosveprimin e Zogut nė prag tė pushtimit fashist tė Shqipėrisė, njė ndėr avokatėt mbrojtės tė tij parashtron pyetjen: “Po a kish shanse Shqipėria me 800 mijė banorė t’i rezistonte Italisė, qė vetėm ushtarė kishte 8 milionė?” Dhe, po vetė pėrgjigjet: “Lufta nėn udhėheqjen e mbretit Zog mund tė fillonte, por do tė kish viktima njerėzore e dėme materiale tė pa llogaritshme.” (11)
    Por, pėrgjigjen e duhur se cili duhet tė ishte qėndrimi i mbretit Zog pėrpara pushtimit fashist tė atdheut, e dhanė vetėm gjashtė muaj mė pas, Presidenti i Polonisė, Wladyslaw Raczkievicz, kryeministri Wladyslaw Sikorski e zėvendėsi i tij Stanislaw Mikolajczyk, tė cilėt nuk i morėn parasysh humbjet nė njerėz e materiale, por u vunė nė krye tė rezistencės anti-hitleriane tė popullit tė tyre dhe gjaku i derdhur u shndėrrua nė njė pėrmendore tė nderit dhe lavdisė sė popullit polak. Nė krye tė rezistencės anti-hitleriane tė popujve tė tyre do tė viheshin edhe Mbretėresha Wilhelmina e Holandės, si dhe Mbreti Haakon VII i Norvegjisė. Pas rezistencės sė parė nė vendet e tyre, ashtu si anėtarėt e ekipit qeverisės polak, mbretėresha Wilhelmina dhe mbreti Haakon VII u ftuan nga qeveria e Mbretėrisė sė Britanisė sė Madhe pėr ta vijuar veprimtarinė e tyre udhėheqėse antifashiste nga Londra. Me fitoren e Luftės sė Dytė Botėrore, pjesėtarė tė ekipit qeveritar polak, Mbretėresha Wilhelmina dhe Mbreti Haakoni VII u kthyen me nder nė vendet e tyre.
    Mbreti Zog nuk ndoqi as udhėn e tretė: atė tė kompromisit, ku njihej botėrisht si njė ndėr politikanėt mė dinakė tė kohės. Ish-ministri Jacomoni e kėshilloi mė se njė herė mbretin Zog qė tė pranonte zbarkimin paqėsor tė trupave fashiste italiane nė portet dhe pikat strategjike tė Shqipėrisė, por tė qėndronte nė vend dhe tė shfrytėzonte garancitė e Musolinit pėr “ruajtjen e dinjitetit dhe mbrojtjen e sovranit dhe dinastisė sė tij”. Pėrvoja e Luftės sė Dytė Botėrore tregoi se kėtė rrugė e ndoqi mbreti i Danimarkės, Christiani X. Kur trupat e naziste pushtuan Danimarkėn, ai u tėrhoq nga jeta politike, por ruajti integritetin mbretėror tė familjes sė tij, sipas garancive qė i dha Hitleri. Nė vitet 1943–1945, Christiani X filloi ngritjen e grupeve klandestine anti-naziste dhe nuk e ndėrpreu punėn edhe kur hitlerianėt e dėnuan me arrest shtėpie, duke u bėrė simbol i rezistencės daneze dhe pas luftės e rifitoi fronin legjitim tė tij. Duke mos u larguar nga Shqipėria, mbreti Zog do tė ishte bėrė njė element i fuqishėm nė ruajtjen e unitetit kombėtar tė shqiptarėve dhe nė organizimin e rezistencės popullore antifashiste. Prezenca e tij nė Shqipėri do t’i pengonte komunistėt shqiptarė tė dilnin nė krye tė Rezistencės dhe Frontit Antifashist Nacionalēlirimtar tė popullit shqiptar, si dhe do t’ua vėshtirėsonte ngritjen e Kėshillave Nacionalēlirimtare dhe vendosjen e pushtetit tė tyre pas Luftės nė Shqipėri.
    Kėshtu, mbreti Zog zgjodhi udhėn e katėrt: atė tė braktisjes sė popullit tė vet nė orėn e tij mė tė vėshtirė, duke ikur nėpėr natė pėr tė shpėtuar kokėn e familjen e vet, arkat e florinjve dhe oborrtarėt e tij. Nė kėtė mėnyrė, “Mbreti i Shqiptarėve” Zog I, e hodhi mbas krahėve betimin solemn qė kishte bėrė para “Zotit tė Gjithėfuqishėm”, me njėrėn dorė mbi Bibėl e tjetrėn mbi Kuran, se do tė ruante “unitetin kombėtar dhe integritetin territorial tė vendit” dhe se “po tė ishte e nevojshme”, do tė jepte “edhe jetėn pėr tė”(!)
    Pėrkundrazi, nė mėngjesin e 7 prillit 1939, kur agresorėt fashistė italianė kishin pushtuar tė gjitha qytetet e bregdetit shqiptar, “Mbreti i shqiptarėve” i drejtoi popullit tė tij njė shpallje ku, ndėr tė tjera, deklaroi: “Unė jam i bindun se populli shqiptar, i vogėl nė numėr, por i madh nė shpirt, do tė dijė nė kėto momente me dhanė prova tė ndjesive ma tė forta kombėtare qė ushqen dhe qė i ka trashėgue prej tė parėve. Jam i bindun se nji popull i bashkuem nė kėtė mėnyrė do tė ketė mbrojtjen e Perėndisė!”(12)
    Pas kėsaj deklarate absurde, nė pasdrekėn e asaj “tė Premteje tė zezė”, pėr shqiptarėt, Mbreti Zog e la Tiranėn nė fshehtėsi dhe mori rrugėn e Elbasanit pėr t’u arratisur nė Greqi. Nuk ka asnjė dyshim se ikja e Mbretit Zog pati pėrkrahjen dhe mirėkuptimin e ministrit tė jashtėzakonshėm e fuqiplotė tė Italisė fashiste nė Shqipėri, gjeneralit Franēesko Jakomoni, i cili ka hedhur nė kujtimet e tij konkluzionin e mėposhtėm:
    “Rreth shkaqeve tė braktisjes sė vendit prej Zogut janė ngritur mjaft hamendje. Shumė njerėz thoshin se ai ndihej i kėrcėnuar, siē edhe nė fakt ishte, prej hakmarrjeve tė panumėrta personale qė karriera politike aventurore i kish shkaktuar. Sipas meje, nė atė rast ai dha jo njė provė frike, por pėrkundrazi, njė provė tė vizionit tė tij largpamės politik. Ai ishte i qetė pėr tė ardhmen e afėrt tė popullit tė tij pėrderisa ajo i qe besuar Italisė, ndjenjat e sė cilės ndaj shqiptarėve njiheshin mirė. Nga ana tjetėr, ashtu siē mbreti kishte pasur shumė herė rastin pėr tė ma thėnė mua dhe tė tjerėve, njė Luftė e Dytė Botėrore i dukej tashmė se qe shumė pranė. Vėshtirė tė besohej se Italia mund tė qėndronte mėnjanė. Duke u larguar, ai mund tė shpresonte, po qe se Italia fitonte luftėn, nė miqėsinė e saj, nėse nuk do tė na shkaktonte shqetėsime. Nė qoftė se fatet e luftės nuk do t’i buzėqeshnin Italisė, ashtu siē besohet nė fakt se ishte dhe bindja e tij e thellė, ai mendonte se duke emigruar nė Angli, do ta rifitonte fronin e Shqipėrisė pėrmes mbėshtetjes angleze.”(13)
    Duke mos iu pėrgjigjur detyrės sė shenjtė qė kishte marrė pėrsipėr, mbreti Zog e humbi mbėshtetjen e popullit shqiptar dhe tė Koalicionit Botėror Antifashist. Vėrtet ish-mbreti Zog, nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore u strehua nė Francė e Angli, por u trajtua thjesht me status personal, pa iu njohur statusi institucional i “Mbretit tė Shqiptarėve”, siē pretendonte.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 08:09 PM
  2. Gjendet furgoni i vjedhur 35 vjet mė parė
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2009, 06:50 PM
  3. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 10:15 PM
  4. Vipat miliona vjet mė parė. Shikoni si mund tė ishin ato
    Nga ReniX nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 11:05 AM
  5. “Obama mund tė vizitojė Shqipėrinė nė Prill?!”
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 10:28 AM