Nje bombe ka shperthyer pasditen e sotme ne sheshin Karaiskaqi ne Athine, vetem pak metra larg Omonias.
Shperthimi ishte teper i fuqishem, por nuk pati viktima. Bomba ishte vendosur ne nje godine ne ndertim qe ndodhet perballe nje banke dhe ne krah te disa zyrave te cilat kishin jashte tyre tabelen “American Air”.

Policia mberriti menjehere ne vend-ngjarje. Sic raporton korrespondenti yne ne Athine, deshmitaret okulare degjuan vetem shperthimin dhe nuk munden te shikonin autoret.

Dyshohet se bomba ishte vendosur nga nje grup te rinjsh, te cilet pak minuta me pare kishin kaluar ne vendin ku u degjua shperthimi.



Selanik, marketi grabitet dy here ne jave





Mund te mos jete pasoje direkte e krizes ekonomike, por ne Selanik ka nje shtim te grabitjeve te dhunshme.

Tre persona me maska hyjne ne nje minimarket ne qender ne oret e para te mengjesit; njeri prej tyre me anen e nje kacavide kercenon shitesin dhe e mbyll me force ne nje depo ne pjesen e pasme.

Me pas shkojne tek arka dhe rrembejne sadopak te holla qe gjenden atje si dhe disa prej mallrave.

Pamjet jane marre nga kamera e sigurise se nje dyqani i cili behet pre e vjedhesve per te dyten here brenda 7 javeve te fundit dhe qe qarkullojne keto dy dite ne mediat televizive greke.Deshmia e shitesit eshte me te vertete tronditese.

"Me rrembeu nga koka ,me rrezoi menjehere poshte,me mbylli syte qe mos u a shihja fytyrat megjithese te gjithe kishin veshur kapuce dhe u dukeshin vetem syte", thote shitesi.

Ky rast eshte nje prej vjedhjeve te shumta qe ndodhin tashme cdo dite ne Greqi,vjedhje qe behen jo vetem per nje shume te vogel te hollash ,por edhe nen kercenimin e armeve te ftohta apo te grykave te revolvereve. Vala e kriminalitetit qe ka perfshire vendin ka revoltuar qytetaret greke.

Sipas te dhenave te Drejtorise se Policise se Greqise se Veriut vetem gjate vitit 2008 u kryhen 441 vjedhje me arme si dhe 12000 plackitje dhe bastisje.

Ne listen e personave qe ka arrestuar policia e qytetit ka akoma edhe femije te moshes nga 10 deri ne 13 vjec sic ishte rasti i 11-vjecarit shqiptar Dafion Koraqi, i cili mbahet akoma ne paraburgim me akuzen e vjedhjes se nje dyqani te pajisjeve elektrike javen e kaluar.