FIFA shtyn edhe pėr dy javė ndėshkimin thuajse tė sigurt tė Shqipėrisė.

Nė kėtė pėrfundim ėshtė arritur dje, pasi Komisioni i Disiplinės sė FIFA-s ka bėrė tė ditur se ende nuk e ka marrė vendimin rreth incidenteve tė ndeshjes eliminatore Shqipėri-Hungari, tė luajtur mė 28 mars nė stadiumin “Qemal Stafa”.

Nė sfidėn e fundit tė muajit mars, pikėrisht nė pushimin mes dy pjesėve, tifozėt shqiptarė dhe rreth 600 tifozė hungarezė tė pranishėm nė tribunėn D1 krijuan incidente mes tyre, qė u pasuan nga hedhjet e shisheve dhe sendeve tė tjera nė fushė.
Kėto episode mes dy tifozerive u mbajtėn shėnim nė njė raport nga gjyqtari i ndeshjes, holandezi Bjorn Kuipers, dhe delegati i ndeshjes, italiani Maurizio Laudi.
“Qeveria” e futbollit botėror i ka dhėnė 15 ditė kohė Federatės Shqiptare tė Futbollit, pėr tė paraqitur relacionin e saj, ku do tė synohet mbrojtja nga masat ndėshkimore. Pėr kėtė arsye rrezikojmė gjobė tė majme financiare, zhvillimin e njė ndeshjeje (tė radhės nė shtėpi mė 6 qershor me Portugalinė) me dyer tė mbyllura, madje edhe masėn mė tė rėndė, pra pezullimin e fushės dhe zhvillimin e ndeshjeve nė fushė asnjanėse.

Pėr herė tė fundit, pėrfaqėsuesja ka luajtur pa tifozė nė tribuna nė vitin 2005, kur nė eliminatoret e Botėrorit 2006 fituan 3-2 me Gjeorgjinė.
“Qemal Stafa” rrezikoi tė kyēej edhe nė 17 nėntor 2007, pėr sfidėn me Bjellorusinė, prej ndezjes sė fishekzjarrėve dhe hedhjes sė sendeve nė fushė, nė fund tė ndeshjes Shqipėri-Holandė. Gjithsesi, FSHF-ja e fitoi ēėshtjen nė Apel dhe u ndėshkua “vetėm” me 40 mijė euro gjobė.