TIRANE- Njė ngjarje e rėndė tronditi dje familjen Hoxha nė periferi tė Tiranės. Ruzhdije Hoxha, 32 vjece ka vendosur tė var veten pasi ka gjetur tė vdekur nė divan djalin e saj 10 vjecar. E ndjerė nė faj, e vetme nė shtėpi, dhe nė kushtet e njė tronditjeje tė rėndė psikologjike, 32 vjecarja ka gjetur njė kabėll elektrik, tė cilin e ka lidhur nė ballkon dhe ku ka kryer dhe vetėvrasjen. Ngjarja, sipas policisė ka ndodhur rreth orės 8:00 tė mėngjesit tė ditės sė djeshme nė banesėn e saj nė katin e tretė tė njė pallati, nė rrugėn e Kamzės, pranė shkollės "Isa Boletini”.
Djali i saj 10 vjecar, Xhonatan, kishte qenė i sėmurė me temperaturė dhe Ruzhdija fajėsonte veten pse nuk e kishte ēuar nė spital gjatė natės. Nė atė moment nė banesė nuk ka pasur anjeri, psai bashkėshorti 39-vjeēar Jeshari punonte si emigrant nė Greqi, ndėrsa e e vjehrra kishte njė javė qė kishte vajtur po nė Greqi tek e bija. Para se tė kryente vetėvrasjen gruaja e re ka shkruar njė letėr ku i kėrkon falje dhe i lė amanet ta varrosin nė njė varr me djalin e saj.
“Gazeta Shqiptare” boton sot letrėn e fundit tė sė resė mes tė cilave shkruante “Djali kishte temperatura dhe mendova se kishte grip. Nuk vendosa se duhej cuar te mjeku. Tani qė ai vdiq nuk e dua mė jetėn pa djalė. Tė mė falin pėr kėtė qė po bėj, por amaneti im i fundit ėshtė tė mė varrosin nė varr me djalin”. . Ishin banorėt ata qė kanė dalluar trupin e pajetė dhe tė varur nė ballkon dhe kanė njoftuar policinė.
Trupat e pajetė tė Ruzhdijes dhe djalit Xhonatanit, janė dėrguar pėr ekspertizė mjekoligjore nė Morgun e Tiranės. Dy ekspertė tė policisė dhe mjekėsisė ligjore kanė kryer kėqyrjen dhe autopsinė e trupave tė pajetė, duke rikonfirmuar versionin e policisė se Ruzhdija ėshtė vetėvarur nė kushtet e depresionit tė thellė psikik ku ka rėnė, pasi ka parė qė i ka vdekur djali.