Sulmuesi i Milanit, Ronaldinho ka rezervuar lėvdata tė mėdha pėr trajnerin e klubit rival tė qytetit, Inter – Jose Mourinhon. Ylli brazilian beson se Mourinho ėshtė njėri prej trajnerėve mė tė mirė nė botė.

Ronaldinho kaloi periudha tė mira, por edhe tė dobėta nė sezonin e tij tė parė nė Serie A, ndėrsa momenti mė i mirė ishte goli i fitores 1-0 kundėr Interit nė derbin e parė tė kėtij edicioni. Por, Rossonerėt janė larg prapa rivalit tė tyre nė garė pėr Scudetto dhe Ronaldinho beson se mė meritori pėr fitoret e Nerazurrėve ėshtė Mourinho.

“Mourinho ėshtė trajner tė cilin e adhuroj shumė”, tha Ronaldinho pėr Sky Sport Italia. “Pėr mua ai ėshtė njėri prej trajnerėve mė tė mirė nė botė, ėshtė vėrtet i madh”, shtoi ai. Ronaldinho ėshtė duke u munduar t’i ndihmojė ekipit tė sigurojė kualifikimin pėr edicionin e ardhshėm tė Ligės sė Kampionėve.

Por, ish klubi i tij Barcelona ėshtė duke shkėlqyer kėtė sezon. “Nuk e di se kush do tė fitojė Ligėn e Kampionėve, pasi mund tė ndodhė gjithēka. Tė gjithė ekipet e pėrfshira nė kėtė fazė mund tė triumfojnė nė fund. Shpresoj qė shokėt e mi tė vjetėr tė arrijnė sukses”, pėrfundoi ai per sky sport.