Mesazh Per Nenat e Reja :)


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3

Tema tė ngjashme

  1. Nje mesazh..
    Nga Erinaa nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 17-07-2012, 10:11 AM
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-02-2011, 11:27 PM
  3. Nėnat duhanpirėse rrezikojnė fėmijėt
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-08-2010, 09:57 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-09-2009, 06:10 PM
  5. Hormoni i stresit rrit depresionin tek nėnat e reja
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 04:01 PM

  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e Alb-Angel
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    385
    Reputacioni
    0

    Re: Per nenat e reja :)

    kur fillova ta lexoj kete postim mendova se do ishte dicka per te qeshur ose u gezuar por jo

    me verte dicka e dhimbshme por jo qe do hyje shume ne mendjen e vajzave qe do arrin ne kete pozicion


    megjithate nga zemra ju uroj te gjithave vajzave shqiptare sa me pak vuajtje ne jeten tuaj dhe pse esht shume e veshtire

  2. #2

    Re: Mesazh Per Nenat e Reja :)

    Stervitja gjate Shtatzanise

    Aktiviteti fizik dhe stervitja luajne nje rol te rendesishem ne nxisjen e shendetit dhe permiresimin e gjendjes shpirtrore tek grate shtatzane. Femrat qe sterviten ne kete kohe tregojne se nuk shtojne aq shume peshe sa ato qe nuk sterviten, e kane me te lehte per ta humbur peshen pas shtatzanise, ndjehen me mire shpirterisht dhe flene me rehat gjate nates. Disa studime kane treguar qe femrat qe sterviten e kane me te lehte procesin e lindjes, perdorin me pak analgjezik dhe nje numer me i ulet i tyre lindin me operacion. Shtatzania ne vetvete eshte nje gjendje fiziologjike shume komplekse dhe kujdes i madh duhet treguar qe programi i stervitjes nuk shkakton ndonje komplikim. Udhezimet e meposhtme kane si qellim sigurimin e shendetit dhe evitimin e komplikacioneve per femrat dhe per bebet.


    Aktiviteti fizik dhe stervitja luajne nje rol te rendesishem ne nxisjen e shendetit dhe permiresimin e gjendjes shpirtrore tek grate shtatzane. Femrat qe sterviten ne kete kohe tregojne se nuk shtojne aq shume peshe sa ato qe nuk sterviten, e kane me te lehte per ta humbur peshen pas shtatzanise, ndjehen me mire shpirterisht dhe flene me rehat gjate nates.

    Disa studime kane treguar qe femrat qe sterviten e kane me te lehte procesin e lindjes, perdorin me pak analgjezik dhe nje numer me i ulet i tyre lindin me operacion.

    Shtatzania ne vetvete eshte nje gjendje fiziologjike shume komplekse dhe kujdes i madh duhet treguar qe programi i stervitjes nuk shkakton ndonje komplikim.

    Udhezimet e meposhtme kane si qellim sigurimin e
    shendetit dhe evitimin e komplikacioneve per femrat
    dhe per bebet e tyre.

    1. Nese ke bere stervitje per nje kohe te gjate para shtatzanise nuk do kesh problem ta vazhdosh stervitjen pa shkaktuar ndonje dem ne organizm gjate kohes te shtatzanise, te pakten deri nga fundi.

    2. Nese sapo po fillon nje program stervitjeje me qellim per te permiresuar shendetin gjate shtatzanise, duhet te fillosh me ngadale dhe te kesh kujdes mos ta sforcosh veten.

    3. Mos u stervit qorrazi por kushtoji vemendje trupit. Ai dergon mesazhe per te te thene se kur eshte i lodhur apo se kur nuk po e perballon dot nivelin e stervitjes.

    4. Asnjehere mos u stervit deri sa te te merret fryma dhe te mos kesh fuqi dot. Kjo eshte nje shenje qe bebja dhe trupi nuk po marrin aq oksigjen sa kane nevoje

    5. Gjithmone vish rroba te lira dhe te rehatshme dhe kepuce apo atlete qe e mbeshtesin kaviljen dhe shputen e kembes.

    6. Ndalo per disa minuta per te pushuar ne menyre periodike. Gjate ketyre pushimeve te shkurtra pij sa me shume lengje per ta mbajtur trupin e hidratuar.

    7. Mos bej stervitje ne temperatura te nxehta.

    8. Mos bej stervitje ne siperfaqe te pjerrta apo te buta. Gjate shtatzanise kycet e trupit jane me te shtendosur dhe ka me rrezik ti terheqesh apo apo ti ndrydhesh ne nje fare menyre, sidomos kaviljet e kembes.

    9. Sportet e kontaktit si artet marciale, futbolli, volejbolli etj duhen evituar nga programi.

    10. Stervitja me pasha duhet te kete si qellimin permiresimin e tonusit te muskujve sidomos ate te barkut dhe pjeses se siperme te trupit. Mos ngri pesha te renda mbi koke apo ushtrime qe vene stres ne muskujt e mesit.

    11. Gjate trimestrit te dyte dhe te trete evito gjithe aktivitetet qe behen shtrire me kurriz ndaj dyshemese. Kjo shkakton uljen e qarkullimit te gjakut per bebin.

    12. Bej ca ushtrime shtendosjeje si meditimi dhe strecing para dhe pas stervitjes.

    13. Mbaj nje diete te shendetshme qe permban boll ushqime natyrale si frutat perime dhe karbohidrate te perbera.

    Ndryshime Fiziologjike gjate shtatzanise qe
    ndikojne aftesine per te bere stervitje:
    Mushkerite dhe Frymemarrja
    Gjate shtatzanise numri i frymemarrjeve per minut rritet. Per kete arsye trupi punon dhe me shume per ti dhene oksigjen fetusit qe po rrit ne miter. Ky proces e ul sasine e oksigjenit ne dispozicion per tu stervitur, dhe ul rezistencen e trupit dhe te ben te ndjehesh sikur po te merret fryma.

    Muskuloskeletore
    Muskujt e mesit krijojne me teper kurbature dhe qendra e gravitetit ndryshon per shkak te peshes se bebit. Ky ndryshim ne qendren e gravitetit krijon ndryshime ne balancen e trupit dhe kerkon nje pershtatje nga pozicioni i qendrimit drejt per te mos shkaktuar dhimbje dhe dem. Kjo duket sidomos gjate trimestrit te trete kur pesha e bebit eshte e konsiderueshme. Shpjeguam me pare se kycet e trupit jane me te shtendosura gjate shtatzanise. Kjo ndodh sepse trupi cliron ne gjak nje hormone qe quhet relaksin qe i shtendos kycet e legenit per te hapur rruge per kalimin e bebit gjate lindjes. Kycet e shtendosura mund te terhiqen me lehte keshtu qe duhet kushtuar vemendje mbrojtjes se tyre.

    Metabolizmi
    Gjate shtatzanise trupi i perdor karbohidratet me shpejt se kurre. Gjithashtu dhe stervitja e rrit metabolizmin e karbohidrateve. Keto dy faktore qe permendem mund te shkaktojne ulje te sheqerit ne gjak dhe kjo eshte e rrezikshme per bebin. Shtoji karbohidratet sipas nevojes dhe nivelit te aktivitetit fizik.

    Sistemi Kardiovaskular
    Volumi i gjakut rritet prej 40%, ndersa rrahjet e zemres rriten prej rreth 15 rrahje per minut gjate shtatzanise. Kjo ndihmon ne transportimin e nutrienteve dhe oksigjenin me me efikasitet tek bebi. Megjithate me rritjen e shpejte te bebit qarkullimi i gjakut ne trup mund te c’rregullohet duke krijuar marramendje.

    Pasojat e Stervitjes qe mund te ndodhin gjate Shtatzanise:
    Kardiovaskular
    Gjate stervitjes qarkullimi i gjakut ulet ne organet e brendshme dhe rritet ne muskujt, mushkerite dhe zemer per te perballuar stresin fizik. Gjate shtatzanise stervitja e forte mund ta largoje oksigjenin nga bebi. Prandaj dhe rekomandohet qe stervitja te jete e lehte dhe e shkurter per te parandaluar problemet.

    Clirimi i Neuro-Transmetuesve
    Gjate stervitjes truri cliron me shume norepinefrine, nje neuro-transmetues qe ndikon ne gjendjen shpirtrore duke ulur depresionin nervor dhe permireson qarkullimin e gjakut ne zemer dhe veshka. Gjithashtu norepinefrina e shton kontraktimin e muskujve te bute duke rritur aktivitetin e mitres ne forme kontraktimesh te vogla te pa dhimbshme. Keto kontraktime nuk shkaktojne lindje te parakohshme, por sidoqofte per femrat qe kane pasur lindje te parakohshme ne te shkuaren duhet te sterviten me ngadale dhe me lehte.

    Rritja e temperatures se trupit
    Stervitja ne vetvete e rrit temperaturen e brendshme te trupit. Rritja e tepert e temperatures mund ta demtoje fetusin ne miter prandaj rekomandohet qe te evitoni sa me shume stervitjen ne temperatura te nxehta dhe me lageshtire te shumte. Gjithashtu mos harroni te pini lengje per te mbajtur trupin e hidratuar gjate stervitjes.

    Komplikime gjate shtatzanise qe mund te
    ndikojne aftesine per tu stervitur:
    Anemia
    Anemia ul kapacitetin e gjakut per te transportuar oksigjen. Kjo te ben te ndjehesh me i lodhur, te merret fryma dhe bile te merren mend. Femrat me anemi duhet te konsumojne me shume hekur ndermjet dietes si dhe Vitamine C e cila e rrit thithjen e hekurit nga trupi. Doktori ndoshta do ju rekomandoje suplemente hekuri, vitamine C dhe vitamine B12.

    Kontraktimet
    Shume femra perjetojne kontraktime te parakohshme gjate shtatzanise. Megjithse kontraktimet e parakohshme nuk shkaktojne gjithmone lindje te parakohshme ato e rrisin rrezikun per nje lindje te parakohshme. Nese perjeton kontraktime te parakohshme, stervitja e forte do ta shtoje me shume frekuencine e ketyre kontraktimeve. Stervitja duhet ti pershtatet trupit duke i kushtuar me shume vemendje ushtrimeve qe nuk kane impakt peshe si Joga, Strecing dhe Not, dhe jo ecje apo vrap te shpejte.

    Dhembje Mesi
    Shume gra shtatzane perjetojne dhembje mesi dhe dhembje te kembeve gjate shtatzanise. Kjo vjen si pasoje e ndryshimit te peshes dhe qendrimit te trupit. Ushtrimet qe kane impakt peshe duhen evituar. Sic permendem me lart bej joga, apo ushtrimi me i mire eshte noti.

    Stervitja nuk Rekomandohet per
    Problemet mjeksore te Meposhtme:
    TENSIONI I LARTE I GJAKUT.
    Femrat me tension te larte gjaku perfitojne shume nga stervitja por femrat qe zhvillojne tension te larte gjaku gjate shtatzanise nuk duhet te sterviten. Tensioni i larte i gjakut qe zhvillohet gjate shtatzanise perben nje problem shume serioz me enet e gjakut dhe kerkon vemendje mjeksore. Stervitja mund ta keqesoje tensionin e gjakut dhe nuk duhet vazhduar.

    PLACENTA PREVIA/Hemoragjia vaginale
    Placenta Previa eshte rritja e placentes ulet ne miter dhe fillon te mbuloje hapjen e qafes se mitres. Kjo mund te shkaktoje hemoragji gjate shtatzanise. Cdo femer me placenta previa apo hemoragji nga vagina nuk duhet te marre pjese ne nje program stervitjeje.

    LINDJA E PARAKOHSHME APO LINDJET E
    PARAKOHSHME NE TE SHKUAREN.
    Femrat qe kane lindur para 36 javeve te shtatzanise duhet te tregojne kujdes te vecante kur te marrin pjese ne nje aktivitet sportive, sidomos gjate trimestrit te dyte dhe te trete. Favorizoni ushtrime si Joga, Strecing, dhe ecje te lehta. Cdo ushtrim me pesha duhet evituar.

    RRITJA E VONUAR E BEBIT NE MITER
    Rritja e vonuar e bebit ne miter gjendet duke matur rritjen e mitres dhe duke pare sonogramin e fetusit. Nese bebi juaj ka rritje te vonuar kjo do te thote qe ai nuk ka furnizim te mjaftueshem me oksigjen nga placenta. Pirja e duhanit, perdorimi i droges, infeksionet dhe qarkullimi i varfer i gjakut jane shkaqe per bebin per te mos u rritur shpejt. Per faktin qe stervitja e largon qarkullimin e gjakut nga placenta, bebi qe nuk po rritet shpejt, nuk do e toleroje dot stervitjen tuaj.

    SHTATZANIA ME BINJAKE
    Femrat qe jane shtatzane me me shume se nje fetus kane nje perqindje me te larte komplikimesh. Stervitja duhet te fokusohet ne ushtrimet pa impakt peshe si Joga dhe duhet te kete si qellim permiresimin e tonusit te muskujve.

    SEMUNDJET E ZEMRES
    Stervitja e rrit stresin e zemres. Nderkohe per shkak te rritjes se volumit te gjakut dhe shtatzania e rrit stresin e zemres. Femrat me probleme nga zemra duhet te sterviten vetem nen mbikeqyrjen e nje kardiologu.

  3. #3

    Re: Mesazh Per Nenat e Reja :)


    http://www.youtube.com/watch?v=sDIa6jNkjNs


    http://www.youtube.com/watch?v=6OtlhnVLEBI

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Nje mesazh..
    Nga Erinaa nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 17-07-2012, 10:11 AM
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-02-2011, 11:27 PM
  3. Nėnat duhanpirėse rrezikojnė fėmijėt
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-08-2010, 09:57 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-09-2009, 06:10 PM
  5. Hormoni i stresit rrit depresionin tek nėnat e reja
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 04:01 PM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas