Receta Gatimi

Ngrin spermen per 22 vjet, i vjen ne jete nje vajze


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Ngrin spermen per 22 vjet, i vjen ne jete nje vajze



    Chris Biblis, nje 39-vjecar nga Karolina e Veriut, eshte bere baba pas 22 vjetesh, fale mbajtjes ne ngrirje te spermes se tij. Vajza, Stela, erdhi ne jete me 25 shkurt.

    Kur ishte adoleshent Biblis i ishte nenshtruar kimioterapise dhe radioterapise pasi vuante nga leucemia dhe per shkak te mjekimeve u kthye ne steril. "Eshte nje mrekulli”, u shpreh 39-vjecari, ndersa per mjeket e klinikes ku u krye farezimi, ky eshte nje rast rekord, per shkak te kohes se gjate te mbajtjes se spermes ne ngrirje perpara perdorimit.

    E porsalindura u ngjiz ne epruvete pas kembenguljes se nenes se Chris, qe ishte e deshperuar se mund te mos behej dot gjyshe. Sperma ishte ruajtur qe prej vitit 1986, ne kohen kur gjendja shendetosore e Chris 13-vjecar nuk ishte e mire. Por tre vjet pas terapise ai u sherua. "Isha djalosh, doja nje jete normale si te tjeret. Mendimi qe do martohesha e do kisha femije ishte gjeja e fundit qe mendoja”, tha Chris per televizionin ABC.

    Rasti i Biblis u be publik per te treguar hapat gjigante te bera ne terapite kunder sterilitetit ne dy dhjetevjecaret e fundit. Procedura e sofistikuar per te sjelle ne jete Stellen nuk ekzistonte kur sperma e te atit te saj u fut ne ngrirje. Nga sasia e konservuar u mor nje qelize sperme e shendetshme, u vendos ne nje veze te bashkeshortes se Biblis, Melodie, dhe me pas u mbart ne mitren e gruas.

    Kjo metode eshte testuar per here te pare me sukses ne vitin 1992.


    Burimi:Top-channel

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Ca ti themi tjeter, me jete te gjate vajza! I paska vajtur mendja mire

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Laptopi me ngrin cdo program
    Nga paolo maldini nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-02-2012, 11:05 AM
  2. Vjen nė jetė pas 18 vjetėsh
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-11-2011, 06:35 PM
  3. Femrat shpenzojne 3 vjet jete, per tu bere te bukura
    Nga labja nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 24-03-2011, 04:14 PM
  4. Dhuroj spermen......gjeti belane.
    Nga 3r1k0 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-03-2011, 12:01 AM