Receta Gatimi

Per fansat e Harry Potterit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Shtyp Alt+F4!!!!! 10% Maska e genocid
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    83
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16

    Per fansat e Harry Potterit

    Mendoj qe te gjithe ata qe kane lexuar te 7 librat e pare, po presin te 8 me entuziazem. Por ka mundesi qe autorja mos te doje ta beje dhe librin e 8. Shume versione te harry potterit kane dale neper forume posacerisht dhe vetem per harry potter edhe ne shume vende te tjera. Mendova qe as Lirentit mos t'i mungonte nje version. Kete e ka krijuar nje amerikan, qe ka te drejtat e autorit, dhe me dha lejen qe ta perktheja ne shqip dhe mund ta shperndaja. Ai ka bere gjithe ate pune, por une pertoja ta perktheja te gjithen (20 e ca faqe e me shume). Aq sa kam perkthyer po e ve ketu:


    Kapitulli 1
    Udhėtimi


    Vraga nuk i kishte dhembur Harrit pėr nėntėmbedhjetė vjet dhe cdo gjė po shkonte mė sė miri.

    Albusi shikoi dhe njė herė tė atin si ti thoshte “faleminderit” kur Rozi e shtyu nga mbrapa dhe I tha “Do tė gjesh ndonjė ndarje para se tė mbushen tė gjitha?”
    Albusi mori valixhen dhe ndoqi Rozin nė njė ndarje bosh. Sapo u ulėn, kur u hap dera dhe u fut brenda nje djalė.
    Djali, si i ati dhe gjyshja, kishte njė fytyrė rrethore. Ai kishte flokė tė zeza. Ai ishte i shkurtėer dhe i shėndoshė. Emri i tij ishte Xhejk Longbottom.
    “Ckemi Albus. Ckemi Rose.” Foli Xhejku me njė bėlbėzim tė lehtė.
    “Hej Xhejk a je I emocionuar per Hoguortsin?” Pyeti Rozi.
    Xhejku u ul pėrballė Albusit dhe u pėrgjigj “Nervoz mė shumė.”
    “Nervoz? Por babai yt ėshtė mėsues nė Hoguorts!” Rozi ishte e cuditur nga pergjigja e Xhejkut.
    “Por babai s’do tė jetė gjithmonė afėr meje kur njerėzit e kapin me mua. Kjo gjė ndodh kudo qė unė shkoj.” Tha Xhejku mjerueshėm
    “Jam e sigurtė se cdo gjė do tė shkojė mirė nėse ti do tė punosh sa duhet. Unė i kam lexuar tė gjithė librat shkollorė. Duken shumė tė thjeshta dhe mamaja mė ka ndihmuar shumė.” Tha Rozi sikur kjo gjė tė ishte e qartė.
    Albusi degjoi Rozin tek po fliste tamam si Hermiona nė vitin e saj tė parė nė Hoguorts, por Albusi mendoi qė ishte e pamundur tė ishte aq mendjemadhe sa Rozi Uezli.
    Dera u hap sėrish dhe brenda u fut njė djalė tjetėr. Ai ishte I gjatė, me njė fytyrė tė zbehtė dhe me flokė tė verdha. Sytė e tij ishin si tė Astorias, mamasė sė tij.
    “A ju vjen keq nėse ulem kėtu? Kudo ėshtė plot me njerėz...” Zėri i Skorpius Mallfoit humbi tutje. Ai kishte frikė se mos refuzohej.
    “S’ka problem.” Zėri i Albusit ishte i fortė dhe kėtė herė nuk ishte mė nervoz. Pėr herė tė parė ai u duk qė ishte djali i prindėrve tė tij.
    Skorpiusi u ul dhe po pyeste veten nė duhet tė thotė ndonjė gjė, por u shpėtua nga trokitja e gruas me karrocė. Skorpiusi bleu njė pije dhe u ul. Albusi bleu njė drekė tė bollshme sepse nuk kishte ngrėnė mėngjes. Xhejku dhe Rozi nuk blenė asgjė.

    Nė kohėn qė treni po arrinte stacionin e Hogsmidit, biseda kishte marrė rrjedhėn e zakonshme. Rozi theu akullin duke e pyetur Skorpiusin se ne cfare shtepie donte tė hynte.
    “Unė dua tė hyj tek Gjarpeblerti.” Albusi u drodh lehtė dhe, me sa duket, Skorpiusi e pa sepse shtoi, “Keshtu qė unė mund t’iu tregoj njerėzve qė jo tė gjithė gjarpeblertet janė kthyer nė tė kėqinj.”
    “Por ne e dimė qė jo tė gjithė gjarpėblertėt ishin tė keqinj. Shiko Severus Pitonin dhe babanė tėnd.” tha Rozi.
    “Mirė, unė dua tė jem tek Baldoskuqi.” bėlbėzoi Xhejku.
    “Unė mendoj se Korbziu do tė jetė shtėpia ime,” tha Rozi “Mencuria pa kufi ėshtė thesar pėr cdo njeri!”
    “Po ti Albus nė cfare shtėpie do tė jesh?” pėshpėriti Skorpiusi.
    “Grifarti.” Pėrgjigja e Albusit ishte e shkurtėr por dallohej sa shumė dėshironte ai tė ishte nė atė shtėpi.
    Biseda kaloi tek Kuidici dhe tek mėsimet e shkollės. Nė kohėn qė treni arriti shkollėn, Albusi dhe Skorpiusi u bėnė miq.
    Kur dolėn nga treni, panė njė turmė njerėzish qė ishin mbledhur dhe po bėrtisnin dhe po nxisnin ata qė kishin rrethuar.
    Pasi u afruan mė afėr Albusi dhe Skorpiusi panė Xhejmsin tek po rrotullohej nė dysheme me njė version mė tė vjetėr tė Skorpiusit mbi vete.
    Xhejmsi po bertiste ‘o Mallfoi i ndyre’ ndėrsa djali tjetėr cirrej ‘o Potter i ndyre.’
    Albusi dėgjoi Skorpiusin qė po thoshte ‘Oh Xhejson.’ Albusi e kuptoi qė ai ishte vėllai i Skorpiusit.
    Nevil Longbotomi erdhi duke vrapuar dhe pėrdori magjinė pėr t’i ndarė dy djemtė.
    “Ju te dy ejani pas meje.” Tha Nevili i zemėruar.
    Skorpiusi u kthye nga Albusi dhe tha “Shoh qė ke takuar vėllain tim.”
    Albusi u pėrgjigj “Shoh se dhe ti paske takuar timin gjithashtu.”

  2. #2
    Shtyp Alt+F4!!!!! 10% Maska e genocid
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    83
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Kapitulli 2
    Shpėrndarja


    Gjatė nėntėmbėdhjetė vitet qė kanė kaluar, Hoguortsi duket se nuk ka ndryshuar aspak. Fusha e Kuidicit nuk kishte ndryshuar aspak dhe as kėshtjella.
    Njė gjė tjetėr qė dukej sikur nuk kishte ndryshuar ishte edhe ‘rituali’ i Hagridit qė merrte ata tė vitit tė parė nė barkė pėr t’i cuar nė kėshtjellė.
    Hagridi ishte shumė entuziast kur pa Albusin, Rozin dhe Xhejkun. Atij duket se i shpėtoi Skorpiusi.
    Shpėrndarja filloi dhe nga te katėrt, Xhejkut i ra fati tė ishte i pari. Kapeles iu desh ca kohė qė tė vendoste, por mė nė fund tha ‘BALDOSKUQI!’ Xhejku shkoi e u ul tek tavolina e Baldoskuqit mes duartrokitjeve tė baldoskuqve tė tjerė. Nevili i buzėqeshi Xhejkut pėr ta inkurajuar.
    Pastaj radha i ra Skorpiusit. Edhe pėrpara se kapelja tė cikte kokėn e tij, Ajo bėrtiti ‘GJARPĖBLERTI!’ Xhejmsi fishkėlleu me zė tė lartė, ndėrsa Xhejsoni brohoriti. Secili nga kėto tė dy u pėrpoq qė tė mbyste zhurmėn e tjetrit. Rozi ishte e treta dhe nuk u desh shumė kohė pėr tė vendosur ‘KORBZIU!’
    Albusi ishte i fundit nga tė katėrt dhe sapo e vuri Kapelen nė kokė e dėgjoi tek po i fliste.
    “Hmm, njė Potter tjetėr, ė? Pa tė shohim... Albus Severus Potter ti je krejt si babai yt. Ke etje pėr dije...ke gjithashtu goxha talent...Gjarpėblerti do tė ishte shtėpia mė e mirė pėr ty”
    Albusi gulcoi. Tė gjithė nė sallė ia ngulėn sytė. Albusit iu kujtua se askush nuk mund tė dėgjonte bisedėn mes tij dhe Kapeles.
    “Ti i ngjan babait tėnd mė shumė seē mendoja. As atij nuk i ka pėlqyer ndonjėherė Gjarpėblerti...Nuk ke qejf tė bashkohesh me shokun tėnd tek Gjarpėblerti?”
    Albusi pyeti veten se nga e dinte Kapelja pėr miqėsinė e tij me Skorpiusin, por e mori pėrgjigjen njė sekondė mė pas.
    “Unė mund tė tė lexoj mendjen Potter...asgjė nuk mund tė fshihet nga unė! Ah! Po mendon pėr babain tėnd tani... Pėr atė qė tė tha nė stacion...do tė dėgjosh kėshillėn e tij apo do tė ndjekėsh zemrėn tėnde?”
    Cfarė duhet tė bėjė Albusi? Nga njėra anė Albusi dėshiron tė jetė te Grifarti si e gjithė familja e tij, por babai tha qė s’ka rėndėsi.
    ‘Ti ke marrė emrat e dy drejtorėve tė Hoguortsit. Njėri nga ata ishte Gjarpėblertė, dhe ishte njeriu mė trim qė kam njohur ndonjėherė.’
    Albusi e mori vendimin e tij: La Kapelen qė tė zgjidhte. Kapelja Folėse u duk sikur buzėqeshi dhe tha ‘ALBUS SEVERUS POTTER PĖR GJARPĖBLERTIN!’


  3. #3
    Shtyp Alt+F4!!!!! 10% Maska e genocid
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    83
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Kapitulli 3
    Dy vėllezėr tė ndryshėm

    Albusi u shtri nė krevat i menduar. Ai pyeti veten se si do ta merrte Xhejmsi faktin qė ai ishte te Gjarpėblerti. Kur Kapelja e coi Albusin te Gjarpėblerti, ai pa fytyrėn e shokuar tė Xhejmsit. Albusi u tmerrua nga mendimi se cfarė do ti ndodhte nesėr kur Xhejmsi do tė fillonte tė kapej me tė.
    Albusi dėgjoi Skorpiusin teksa u rrotullua nė krevat duke gėrhitur. Albusi pyeti veten se cfarė do tė ndodhė kur tė pėrhapet lajmi se Skorpius Mallfoi dhe Albus Severus Potter Janė miq. Si do tė reagojnė Xhejmsi dhe Xhejsoni?
    Xhejsoni.
    Ai kishte ardhur pak mė parė nė dhomėn e pėrbashkėt. Ai kishte hundėn e pėrgjakur dhe njė sy tė nxirė, padyshim nga pėrleshja me Xhejmsin.
    “Kėshtu qė je tek Gjarpėblertėt ė?” Albusi mund tė mendonte vetėm ‘pse, nuk shihet,’ por nuk guxoi ta thoshte me zė. Por e bėri Skorpiusi.
    “Sa pyetje idiote.” murmuriti Skorpiusi.
    “The ndonjė gjė Skorpi” Xhejsoni u ngėrdhesh.
    “Unė thashė se ėshtė e qartė qė Albusi ėshtė te Gjarpėblerti. Ai ėshtė nė dhomėn e pėrbashkėt.” Albusi buzėqeshi njė cikėz.
    “Mendon se ėshtė pėr tė qeshur, Potter? Do tė tė bėj magji sic i bėra vėllait tėnd mė parė... sic i bėri babai im babait tėnd kur ishin nė Hoguorts...” Xhejsoni shkoi shumė larg duke kujtuar Harrin. Albusi vrapoi tė hidhej mbi Xhejsonin, por para se tė arrinte aty, Skorpiusi i kishte hipur mbi kokė Xhejsonit.
    “Babi tha se ndihet fajtor pėr tė kaluarėn e tij! Si guxon...tė urrej Xhejson!”
    Skorpiusi ishte mė shumė se i nervozuar. Ishte i egėrsuar. Papritmas Xhejsoni shtyu Skorpiusin dhe i bėri magji.
    Skorpiusi fluturoi mbrapa dhe goditi njė karrige. Albusi shkoi tė ndihmonte shokun e tij dhe Xhejsoni filloi tė qeshė me tė madhe.
    “Ta tregova qejfin Skorpi qė u zure me mua! Hė Potteri dhe Mallfoi shokė tė ngushtė pėrgjithmonė! Kjo miqėsi s’do tė zgjasė. Mallfonjtė dhe Potterat nuk do tė jenė kurrė shokė.”
    Skorpiusi kishte njė gungė tė madhe mbrapa kokės, por dukej se ishte mė shumė i nervozuar sesa i vrarė. Albusi ishte i shqetėsuar. Ai mendonte nėse Xhejsoni kishte thėnė ndonjė tė vėrtetė nė gjėrat e fundit qė ai tha. A mund tė jenė vallė Mallfonjtė me Potterat shokė, apo miqėsia midis tyre mund tė jetė jetėshkurtėr?
    Mėngjesin tjetėr Albusi ia doli tė hante mėngjes dhe tė merrte orarin e tij tė mėsimeve pa e ndeshur Xhejmsin. Nė orėn e parė kishte Kujdesin e Krijesave Magjike me Hagridin. Hagridi i coi ata nė pyllin e ndaluar. Aty ai thirri disa centaurė qė t’i tregonin klasės pėr mėnyrėn e tyre tė tė jetuarit. Gjatė nėntėmbėdhjetė viteve tė fundit, lidhjet midis krijesave magjike dhe magjistarėve ishin pėrmirėsuar.
    Ndėrsa centaurėt po flisnin, Hagridi ia doli tė merrte Albusin veēan.

    “Albus cfarė po bėn? Djali i Harri Potterit te Gjarpėblerti dhe ka shok tė ngushtė djalin e Drako Mallfoit!”
    “Babai mė tha se s’ka problem nė cfarė shtėpie je. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė se cfarė zgjedhjesh bėn.” tha Albusi
    “Dhe ti zgjodhe Gjarpėblertin!” Hagridi dukej i tronditur vetėm nga mendimi.
    “Hagrid unė e bėra zgjedhjen time...dhe s’ka rėndėsi nėse ty tė pėlqen apo jo. Ti je shoku i babait tim dhe jo i imi.”
    Hagridi u mėrzit nga kėto fjalė, por Albusit i interesonte. ‘do t’i shėrbejė qė tė mos futė mė hundėt nė punėt e mia.’mendoi Albusi. Pastaj u kthye tek Skorpiusi dhe shokėt e tij tė tjerė, duke e lėnė Hagridin vetėm dhe tė prekur.

  4. #4
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    shum e bukur kjo....por a do postosh vazhdimin e kesaj....ose te pakten posto linkun kur e ke marr kete...

  5. #5
    Shtyp Alt+F4!!!!! 10% Maska e genocid
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    83
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    kete e ka krijuar nje shoku im, anglez, por kam ca kohe pa folur me te.....gjithsesi pertoj ta perkthej tani, s'kam kohe hic :S -po deshet ua postoj ne anglisht te gjithen sa kam

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Per gjith fansat e photoshopit
    Nga argent nė forum Fotografia dhe Grafika
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2012, 12:59 PM
  2. Njihuni me Harry Potterin e vėrtetė
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-10-2009, 01:12 PM