Qeveria shqiptare shkel ligjin dhe procedurat pėrkatėse tė njė gare nė tendera sa i pėrket licensės sė operatorit tė katėrt nė vendin tonė. Nėn “pretendimin” se nuk pati firma qė plotėsonin kriteret, licenca iu dha Post Telekomunikacionit, Kosovė (PTK)
FAKSIMILET , Version multimedial i ketij lajmi


Skandal me operatorin e katėrt celular nė Shqipėri, qeveria i jep licensėn pa tender Post Telekomit tė Kosovės.
Vendimi mė i fundit i qeverisė shkeli ligjin e prokurimeve duke bėrė kėshtu favorizim nė garėn pėr tė fituar licensėn. Mėsohet se tenderi u zhvillua nga Enti Rregullator i Telefonisė dhe po nga ky ent u anullua. Sipas kėtij institucioni “asnjė nga firmat qė synuan operatorin e katėrt nė vend nuk plotėsoi kriteret e vendosura”. Pavaresisht shpalljes se pavlefshme tenderit, Kėshilli i Ministrave vendosi qė licenca ti jepet pa tender Post Telekomunikacionit, Kosovė (PTK) qė pėrfaqėson kompanitė Union Grup, Infosoft, Albania Drink Distribution, ACi Engineering shpk. Bashkimi i tyre ofroi 7.2 milionė euro pėr livcensėn e telefonisė sė katėr celulare nė Shqipėri.
Vendimi i Keshilli i Ministrave ka mberritur nė Kuvend ku dhe pritet tė kalojė nė komisionet pėrkatėse e mė pas nė seancėn plenare pėr miratim.
Aktualisht nė tregun vendas tė telefonisė celulare operojnė tre kompani, AMC, VODAFONE Albania dhe EAGLE Mobil.

Vendimi i qeverise

Qeveria shpalli fitues bashkimin e ofertuesve pėrfaqesur nga Posta e Kosoves, edhe pse kjo ishte e vetmja kompani ne nje tender i cili ne fakt deshtoi. Ky deshtim provohet nė relacionin qė i bashkangjitet projekligjit te miratuar nė 1 Prill nė qeveri.
Nė relacion theksohet se edhe pse pati shume interes nga kompani te ndryshme per tenderin e liscensimit tė operatorit tė katert, diten e tenderit u paraqitėn vetem 2 bashkime ofertuesish, PTK me 4 kompanitė shqiptare si dhe Universal PG. Oferta e shpallur nga Universal PG u shpall direkt e pavlefshme pasi nuk plotesoi kushtet per dokumenacionin standard sipas ERT.
Ne kete rast oferta e Post Telekomunikacion Kosova me 7.2 milion euro edhe pse rezultoi me ekonomike, nuk mund te shpallej fituese pasi sipas procedurave te prokurimit publik dhe regullave te prokurimit percaktohet se nje gare eshte e suksesshme kur numri i ofertave konkuruese duhet te jete me shume se numri i frekuencave. Qė do te thotė se numri i garuesve duhet te ishte domosdoshmerisht 2 kompani.
Ne baze te kesaj Autoriteti i Komunikimeve elektronike pra Enti Regullator i Telekomunikacioneve duhet te shpallte nje date tjeter per konkurimin.
Por, ne rastin konkret qeveria ka gjetur nje tjeter rruge per te legjitimuar kete shkelje, atė te dhenies pa tender duke futur ne rol parlamentin, per dhenien ne perdorim te frekuenės vetem pėr 15 vjet bashkimit te oferuesve perfaqesuar nga Posta e Kosoves dhe paraqitjen e kesaj zgjidhje ne Kuvend per miratim. Qeveria madje i kerkon Kuvendit te vlersojė shkaqet per kete zgjidhje, duke krahasuara tek to vleren e vene ne dipozicion nga Universal PG prej 5 milion eurosh dhe ate te bashkimit te ofertuesve PTK prej 7.2 milion eurosh, duke anashkaluar faktin qe Universla PG u skualifikua nga gara per parregullsi ne dokumentacion.
Madje qeveria argumenton se konsorciumi i shpallur fitues jep oferten me te mire per tarifen e bisedes se telefonise mobile.
Realacioni madje tregon edhe arsyen pse qeveria ka vendosur t’ia kaloje per miratim Kuvendit qe ne thelb eshte heqje pėrgjegjėsie nga ekzekutivi dhe shpėrndarja e tij midis deputetėve te parlamentit shqiptar.
Qeveria argumenton se “nje vonese ne licencimin e operatorit te 4 do te shkaktont humbje ne ekonomi pasi edhe pas licensimit te operatorit te tretė Eagle Mobile, cmimet mbeten ende te larta” vlerėson gjithnje relacioni shoqerues i qeverise pėr Parlamentin.

Tenderi qe u shpall i pavlefshem

Dhėnia e licensės pėr operatorin e katėrt celular ka mėse njė vit qė diskutohet nga shtypi. Mėsohet se tenderi i parė ėshtė zhvilluar mė 4 Mars tė kėtij viti. Tenderi pėr dhėnien e licencės pėr operatorin e katėrt celular dėshtoi pasi Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar se komisioni i vlerėsimit tė ofertave ka s’kualifikuar njėrėn nga kompanitė. Nė garė ishin dy shoqėri, shqiptarja “Univers PG” dhe kompania kosovare “PTK”. Kompania shqiptare “Univers PG” nuk ka plotėsuar kėrkesat pėr kualifikim, tė pėrcaktuara nė dokumentin e tenderit. Nė kushtet e mungesės sė konkurrencės, komisioni i vlerėsimit tė ofertave ka ndėrprerė procedurėn e tenderit. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike, vendosi qė hapat e mėtejshėm tė ndėrmerren pas pėrfundimit tė afatit tė ankimit nga kompanitė nė fjalė. Ofertat e kompanive u hapėn mė 20 shkurt. Kompania shqiptare “Univers PG”, ofroi 5 milionė euro e cila ėshtė edhe shuma minimale qė kėrkohet nga komisioni pėr lėshimin e licencės. Ndėrsa kompania “PTK”, ofroi 7.2 milionė euro. Nė fakt ky tenderi ishte parashikuar tė zhvillohej mė 23 janar, por bordi drejtues i Autoritetit tė Komunikimeve Elektronike dhe postare (AKEP) mori vendimin pėr shtyrjen e tij pėr gati njė muaj. Sipas kritereve tė pėrcaktuara mė parė, vlerėsimi nė kėtė tender do tė kryhet nė bazė tė pikėve. Kriteri qė ka mė shumė pikė ėshtė pikėrisht tarifa e shportės sė shėrbimeve ose e thėnė ndryshe tarifat e bisedave telefonike. Pra kompania qė do tė ofrojė ēmimet mė tė ulėta do tė fitojė plot 45 pikė.
Ndryshe nė garė pėr operatorin e katėrt mobil nė Shqipėri ishin “Univers PG”, kompani shqiptare me partnere kompaninė afrikane “Telmar”, e cila ofroi 5 milionė euro, kompania e dytė ishte PTK me partnere “ACI” qė ofroi 7.2 milionė euro dhe kompania e tretė ishte suedezja “Tele 2” e cila nuk bėri ofertė por thjesht paraqiti planin e biznesit tė saj.


(burimi-BalkanWeb)