10 Po kėshtu po ju them: do tė ketė gėzim nė mes tė engjėjve tė Perėndisė pėr njė mėkatar tė vetėm qė pendohet``.
11 Tha akoma: ``Njė njeri kishte dy bij.
12 Mė i riu i tyre i tha babait: "Atė, mė jep pjesėn e pasurisė qė mė takon". Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinė.
13 Mbas pak ditėsh biri mė i ri mblodhi ēdo gjė, shkoi nė njė vend tė largėt dhe atje e prishi gjithė pasurinė, duke bėrė njė jetė tė shthurur.
14 Por, si i shpenzoi tė gjitha, nė atė vend ra njė zi e madhe buke, dhe ai filloi tė jetė nė hall.
15 Atėherė shkoi e iu ngjit pas njė banori tė atij vendi, i cili e ēoi nė arat e tij qė tė ruajė derrat.
16 Dhe ai dėshironte tė mbushte barkun me lendet qė hanin derrat, por askush nuk ia jepte.
17 Atėherė erdhi nė vete dhe tha: "Sa punėtorėve mėditės tė atit tim u tepron buka, kurse unė po vdes nga uria!
18 Do tė ēohem dhe do tė shkoj tek im atė dhe do t`i them: Atė, mėkatova kundėr qiellit dhe para teje;
19 nuk jam mė i denjė tė quhem yt bir; trajtomė si njė nga mėditėsit e tu".
20 U ēua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe dhembshuri; u lėshua vrap, ra mbi qafėn e tij dhe e puthi.
21 Dhe i biri i tha: "O atė, mėkatova kundėr qiellit dhe para teje dhe nuk jam mė i denjė tė quhem biri yt".
22 Por i ati u tha shėrbėtorėve tė vet: "Sillni kėtu rrobėn mė tė bukur dhe visheni, i vini njė unazė nė gisht dhe sandale nė kėmbė.
23 Nxirrni jashtė viēin e majmur dhe thereni; tė hamė dhe tė gėzohemi,
24 sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye nė jetė, kishte humbur dhe u gjet pėrsėri". Dhe filluan tė bėnin njė festė tė madhe.
25 Djali i tij i madh ishte nė ara; dhe kur u kthye dhe iu afrua shtėpisė, dėgjoi kėngė e valle.
26 Atėherė thirri njė shėrbėtor dhe e pyeti ē`ishte e gjitha kjo.
27 Dhe ai i tha: "U kthye yt vėlla dhe yt atė theri viēin e majmur, sepse iu kthye djali shėndoshė e mirė".
28 Kur i dėgjoj kėto, ai u zemėrua dhe nuk deshi tė hynte; atėherė i ati doli dhe iu lut tė hynte.
29 Por ai iu pėrgjigj tė atit dhe tha: "Ja, u bėnė kaq vite qė unė tė shėrbej dhe kurrė s`kam shkelur asnjė nga urdhėrat e tu, e megjithėatė kurrė s`mė dhe njė kec pėr tė bėrė njė festė me miqtė e mi.
30 Por, kur u kthye ky djali yt, qė prishi pasurinė tėnde me prostituta, ti there pėr tė viēin e majmur".
31 Atėherė i ati i tha: "O bir, ti je gjithmonė me mua, dhe ēdo gjė qė kam ėshtė jotja.
32 Por duhet tė festojmė dhe tė gėzohemi, sepse ky vėllai yt kishte vdekur dhe u kthye nė jetė, kishte humbur dhe u gjet pėrsėri"``.

Bibėl, Luka 15