Receta Gatimi

Tradhtitė e njerėzve tė ndershėm


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Tradhtitė e njerėzve tė ndershėm




    17 arsyet qė u japin "tė drejtė " t‘u vėnė brirė partnerėve. Njerėzit, pra ne, mashtrojnė nė njė mėnyrė, ose nė njė tjetėr. Madje gėnjejnė dhe futen nė situata tė dyshimta edhe ata qė e konsiderojnė veten, e konsiderohen nga tė tjerėt si tė ndershėm e tė moralshėm.

    Njė psikologe britanike, nė njė libėr tė sajin qė e titullon "Tradhtitė e tė ndershmėve", rendit 17 arsye tė ndryshme, tė cilat i ēojnė njerėzit tė "trokasin" nė dyert e gėnjeshtrės.

    Ekzistojnė 17 arsye bazė qė mund tė ēojnė njė njeri tė ndershėm nė "rrugėn" e keqe tė mashtrimit. Janė arsye qė bėjnė dikė qė nuk ėshtė egoist, apo imoral tė mashtrojė tė shoqen, ose anasjelltas. Mashtrime tė tilla mund tė shkatėrrojnė njė martesė, por ka raste kur duhet qė palėt, para se tė marrin vendimin pėrfundimtar tė ndalen pėr tė parė shkaqet e vėrteta tė njė veprimi tė dhimbshėm e me pasoja.

    Sipas autores sė librit, gratė dhe burrat qė tradhtojnė duhet tė jenė tė kujdesshėm pėr tė mos e lėnduar tjetrin, por, nga ana tjetėr, njė divorc, nė disa rrethana mund tė jetė zgjidhja e vetme e duhur pėr njė ēift. Autorja ka njė pėrvojė 30-vjeēare si psikoterapiste dhe ka kaluar nėpėr "duar" shumė raste tradhtish, tė cilat mė pas e kanė bėrė qė tė grupojė shkaqet e ndodhjes sė tyre.

    Tė zhytesh nė vetvete

    Nė jetėn e gjithsecilit ka periudha tė gjata kohe, nė tė cilat pėr njė arsye, apo pėr njė tjetėr pengohemi tė jemi vetvetja, apo tė shprehim vetveten.

    Nė raste tė tilla, njė marrėdhėnie jashtėmartesore do tė ishte njė "rikthim" nė zanafillėn e vetes tėnde reale, atė qė rrethanat ta kanė shtypur dhe tjetėrsuar. Njė rast tipik i njė sjelljeje tė tillė ėshtė ai i shkrimtares sė famshme Virgjinia Vulf, pėr tė cilin i shoqi kishte mė tepėr rolin e njė rojeje, sesa atė tė njė dashuri. Pėr t‘i shpėtuar presionit tė njė lidhjeje tė tillė qė po e tjetėrsonte, shkrimtarja pati njė marrėdhėnie jashtėmartesore me njė burrė. Gjatė periudhės sė kėsaj marrėdhėnieje, ajo hodhi themelet e romanit tė saj "Orlando".

    Rastėsia

    Ju nuk e kishit ndėrmend aspak qė ta bėnit njė gjė tė tillė, por befas e patė veten tė pėrfshirė me dikė. Kjo ishte koha e gabuar dhe vendi i gabuar, por ndoshta personi ėshtė ai i duhuri.

    Vivien Haigh-Wood u martua me shkrimtarin e famshėm T. S. Eliot, pak javė pas takimit tė parė. Mė pas, vetė shkrimtari do tė shkruante: "Pėr gruan time martesa nuk solli lumturi, ndėrsa mua mė solli atė lloj gjendjeje frymėzimi mendor, nga e cila ‘lindi‘ romani ‘Toka e humbur‘. Mungesa e lumturisė, megjithatė nuk e nxiti Vivienin ta tradhtonte tė shoqin, pėrveēse kur krejt rastėsisht i doli pėrpara Bertrand Russell.

    Paniku intim

    Ka momente kur tė krijohet panik nga rėnia e aftėsive seksuale. Nė njė rast tė tillė tė duhet njė marrėdhėnie pėr tė treguar se je ende njė person tėrheqės dhe me vlera fizike, si dikur!

    Karriera e ish-zėvendėskryeministrit britanik, John Prescott, ka qenė, e parė nga jashtė, njė karrierė e suksesshme. S‘ka si tė jetė ndryshe pėr njė person, qė nga kamerier anijesh shkoi nė njė post kaq tė lartė. E, megjithatė, ai nuk hoqi dorė kurrė nga sensi i inferioritetit, pra nga frikėrat e sė shkuarės. Nė moshėn 60-vjeēare joshi njė punonjėse 26-vjeēare dhe sigurisht e mori vesh e gjithė bota.

    Le ta "vras" kėtė marrėdhėnie dhe tė shoh nėse do tė jetė aq e fortė sa tė rikthehet
    Disa njerėz mendojnė qė tė vėnė nė provė marrėdhėnien e tyre, duke i shkaktuar njė ēarje tė madhe, nga e cila ose marrėdhėnia do tė mbarojė, ose ajo do tė dalė mė e fortė.

    Pak kohė pas martesės sė Napoleon Bonapartit me Jozefinėn, kur ai ndodhej nė fushėn e betejės, pati thashetheme se ajo kishte nisur njė marrėdhėnie me dikė tjetėr. Kur Napoleoni u kthye nė Francė, pas betejės, ajo nuk e tradhtoi kurrė mė.

    Kriza e mesit tė martesės

    Nėse nuk i kushton vėmendjen e duhur martesa mund tė bėhet shumė e mėrzitshme dhe pėr mė tepėr mund tė bėhet njė lidhje qė tė sjell vetėm probleme. Kėshtu qė... ia nis njė marrėdhėnieje jashtė saj.

    Devid dhe Viktoria Bekam bėnė mirė qė vazhduan tė qėndronin bashkė edhe pas tradhtisė sė futbollistit. Shumė gra nuk do tė kishin hezituar qė tė shkonin me Bekamin, dhe Viktorja kėtė e di, por di edhe se sa i rėndėsishėm ėshtė ai pėr tė, ndaj nė kulmin e problemeve deklaroi: "E kam ditur qė nė fillim qė nuk do tė ishte e lehtė".

    Ndryshimi intelektual
    Ti ke ecur pėrpara nė jetė, qė kur u lidhėt bashkė, por bashkėshortja, ose bashkėshorti ka mbetur nė vendnumėro. Lidhja me dikė tjetėr, tashmė tė sėrės dhe nivelit tėnd, ndoshta ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė ruajtur edhe martesėn me njė njeri prej tė cilit je larguar nė disa nivele.

    Horatio Nelson, heroi i madh britanik, ishte njė detar i panjohur kur takoi dhe u martua me vejushėn Frances Nisbet, qė kishte njė fėmijė nga martesa e parė. Njėmbėdhjetė vjet mė pas, nė vitin 1798, ai ishte shndėrruar tashmė nė hero kombėtar, pas fitores sė betejės sė Nilit dhe nė kėto rrethana u lidh me Ema Hamilton, njė grua qė i pėrafrohej mė shumė statusit tė tij tė ri. Lidhja e tyre ishte njė skandal kombėtar, ndaj edhe fėmija qė lindi nga kjo marrėdhėnie duhej qė tė mbahej i fshehtė.

    T‘i japėsh martesės sensin e riskut

    Nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme shpreson qė marrėdhėnia jote jashtėmartesore, ose fakti qė bashkėshorti/a jote mund ta zbulojnė njė gjė tė tillė do t‘i bėnin gjėrat mė pasionante..

    Nė vitin 1907, gruaja e Presidenti amerikan Uilson, Ellen, vuajti nga njė depresion i rėndė, kur i shoqi takoi Mary Hulbert. Nuk dihet me saktėsi nėse ata patėn apo jo marrėdhėnie intime me njėri-tjetrin, por fakti ėshtė qė kjo lloj "miqėsie" i krijoi Ellenės shumė panik dhe dhimbje. Pėr ta qetėsuar disi tė shoqen, ai ia prezantoi Maryn Helenės. Tė dyja gratė nisėn tė rrinin bashkė, e madje edhe tė bėnin pazar sė bashku dhe nė kėtė mėnyrė martesa shpėtoi.

    Kur do tė mbash veten me tė mira

    Ndoshta nuk do tė ishte shumė fisnike, por ti e ndjen se je duke punuar jashtėzakonisht shumė dhe njė marrėdhėnie jashtėmartesore ėshtė "shpėrblimi" qė do tė doje t‘i jepje vetes.

    E shkreta Monika Levinski, qė do tė kujtohet gjithmonė pėr atė veprim tė papjekur qė bėri kur ishte nė moshėn 21-vjeēare, ndėrsa punonte si stazhiere nė Shtėpinė e Bardhė. Ajo ishte "ēmimi" qė Klinton i vuri vetes pėr t‘u relaksuar pas punės sė madhe, tė cilėn zhytej pėrditė, pėr shkak tė pozicionit si President.

    Si mjet pėr t‘i thėnė lamtumirė njė martese

    Ti do qė martesa jote tė pėrfundojė, por ke frikė tė ndėrmarrėsh hapin i pari, ndaj shpreson qė marrėdhėnia do tė ndikojė nė dhėnien fund tė gjėrave, pra ose bashkėshortja do tė tė japė duart, ose e dashura do tė tė nxisė qė tė marrėsh hapin e guximshėm.

    "Nė martesėn tonė ishim gjithmonė 3 persona", tha nė njė intervistė princesha e Uellsit, Diana. Nė fakt kjo ishte e vėrtetė. Princi Ēarls u martua me Dianėn mė shumė i nisur nga sensi i detyrės sesa nga dashuria.

    Kėrkon tė kuptosh se ēfarė gjėrash tė ka lėnė mangut martesa jote
    Je nė njė situatė kur kėrkon tė kuptosh se ēfarė gjėrash tė ka lėnė mangut martesa jote dhe nėse dikush thetėr mund tė t‘i ofrojė ato.

    Kur aktori Ryan Phillippeu shfaq pranė aktores Abbie Cornish nė njė film, qė trajtonte temėn e luftės nė Irak, nga bashkėpunimi profesional lidhja u shndėrrua nė romancė. Nė shtyp u tha se aktorja e re ishte njė kopje e ish tė shoqes sė Ryan. Martesa e tė dyve kishte mbaruar, por edhe Ryan nuk ėshtė i vetmi burrė, qė pas divorcit kėrkon njė tė dashur me pamjen e ish sė shoqes.

    Argėtim

    Jeta dhe situatat janė tė vėshtira, tė lodhin, konfuze dhe njė marrdhėnie jashtė martesore ėshtė mėnyra pėr tė tė hequr mendjen dhe pėr t‘u zbavitur, duke tė krijuar njė lloj oazi romance.

    David Lloyd George ishte i famshėm pėr tė krijuar oaze romancash nė jetėn e tij, kur e la pas shpatullave ekzistencėn e thjeshtė dhe iu fut politikės sė rėndė. Dashuria e jetės sė tij ishte Frances Stevenson, por ndėrkohė ai kishte edhe "oaze"tė tjera

    Si terapi

    Ke nevojė pėr ndihmė, ndoshta pėr tė nxitur vetėvlerėsimin dhe ajo ēka mund ta bėjė njė gjė tė tillė ėshtė njė marrėdhėnie jashtė martesės.

    Shkrimtari austriak, Leopold Ritter von Sacher-Masoch kishte njė martesė shumė tė mėrzitshme,qė nuk i shkonte aspak pėr shtat nevojave tė tij emocionale. Kėsisoj ai nėnshkroi njė kontratė me tė dashurėn e tij, Fanny Pistor pėr ta shndėrruar atė nė skllave pėr gjashtė muaj rresht me kusht qė ajo tė vishte peliēe nė momentet intime.

    A jam ende nė formė?

    Je duke u plakur dhe martesa jote ėshtė shndėrruar nė njė "ujė tė ndenjur". Eshtė momenti kur i bėn pyetje vetes: ā€ž A mund tė tėrheq ndokėnd, ta bėj tė dashurohet pas meje dhe tė kem njė histori pasionante?"

    Pablo Picasso u martua me Olga Khokhlovėn nė vitin 1918 dhe ishte endne ligjėrisht i martuar me tė kur vdiq nė vitin 1955, por nuk e la veten me aq. Ndėrkohė qė ishte i martuar ai pati dy fėmijė me Farnēoise Gilot, qė e la nė vitin 1953 nė moshėn 71 vjeēare. Gjithashtu ai pati edhe marrėdhėnie me vajza tė reja. Kur e pyesnin thoshte se tė ndjerit i ri e nė formė e bėnte mė kreativ.


    Hakmarrja

    Je i inatosur me bashkėshortin pėr mėnyrėn se si tė ka fyer dhe pėr tė marrė hak ke nisur njė marrėdhėnie, tė cilėn ai mund tė mos e marrė vesh kurrė.

    E braktisur nga bashkėshorti i saj, Mbreti Eduard II, gjatė njė fushate, Mbretėresah Izabela, bija e Mbretit tė Francės , pėr pak sa nuk u bė robe e socezėve, pėr shkak tė neglizhencės sė bashkėshortit tė saj i dhėnė pas dashurive homoseksuale. Nė shenjė hakmarrjeje ajo e rrėzoi nga froni.

  2. #2
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Shume interesante keto studime!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 90% e njerėzve nuk dinė tė pėrdorin Ctrl+F
    Nga vaaldr1n nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-08-2011, 04:20 PM
  2. Skeletet ne dollap te njerezve te njohur!
    Nga ledjo nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2009, 08:08 AM
  3. Tradhtitė e njerėzve "tė ndershėm"
    Nga Enkelejda_24 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-08-2009, 12:51 AM
  4. Studimi: I ndershem lind, nuk behesh
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-07-2009, 09:04 PM
  5. Pse zeri i njerezve pergjumesh ndryshon?
    Nga ReniX nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2008, 06:06 AM