Vjehrre e nuse, pse armike?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Vjehrre e nuse, pse armike?

    Receta Gatimi



    Djali midis nėnės dhe nuses? Njė dilemė e vjetėr ekzistenciale. Nga tė mbash? Sipas meje, kjo nuk ėshtė fare alternativė pėr njerėzit qė kanė personalitet normal dhe ndjenjė sociale tė ekuilibruar.

    Nuk mund tė mos dallohet dashuria pėr nusen, nga ajo pėr nėnėn. E para ėshtė lidhje me natyrė tejet intime, e ngrohtė, e veēantė, gjithėpėrfshirėse, ndėrsa pėr nėnėn ėshtė dashuri platonike, romantike, kryesisht nė formėn e kujdesit dhe respektit pėr tė.

    Nė kėtė marrėdhėnie treshe, e cila pėr fat tė keq nė shoqėrinė shqiptare po ritualizohet nė formė konfliktuale, a ka mundėsi dhe liri pėr tė zgjedhur? Ngaqė jetojnė sė bashku nė njė familje, natyrshėm krijohen marrėdhėnie “vartėsie dhe autoriteti”. Nėna kėrkon tė ketė diēka tė pacenuar nga autoriteti i dikurshėm me djalin, djali kėrkon pavarėsi nga autoriteti i dikurshėm i nėnės, nusja nga ana e vet, nuk pranon qė tė jetė nė vartėsi tė “dy autoriteteve”, tė burrit dhe tė vjehrrės nė tė njėjtėn kohė.

    Kjo situatė ėshtė e ndėrlikuar, dhe mund tė zgjidhet vetėm nė rastin kur secili me sens mase luan “rolin” e vet: nėna si nėnė, nusja si nuse dhe djali si bir dhe bashkėshort…A ėshtė e mundur tė realizohet kjo paradigmė sot…?

    Nė strukturėn e marrėdhėnieve polivalente tė familjes, ka njė shumėllojshmėri marrėdhėniesh midis pjesėtarėve: midis babait, nėnės, vėllait motrės, nėnės me djalin, djalit me babanė, me motrat dhe vėllezėrit. Nė tė gjithė kėto lidhje gjinore tė shumėfishta brenda familjes ka njė problematikė tė larmishme, marrėdhėnie dhe konflikte, miqėsi dhe xhelozi, konkurrencė materiale dhe ndjenja obsesive. Familja ėshtė bėrė momentalisht bashkėsia sociale mė komplekse nė shoqėrinė shqiptare. Padyshim dinamika e marrėdhėnieve midis nėnės, djalit dhe nuses, ėshtė ca e veēantė dhe meriton “observim” mė vete.

    Ēfarė po ndodh nė kėtė “trinitet marrėdhėniesh”, pse djali ėshtė gjithnjė nė mes tė njė presioni qė vjen nga tė dy “partneret femra” tė familjes, nga nusja dhe nga nėna? Cila ėshtė pozita e djalit dhe si duhet ai tė komportohet nė ndėrtimin e marrėdhėnieve funksionuese midis nėnės dhe nuses, apo si duhet qė ai tė luajė “rolin e dyfishtė”, midis birit pėr nėnėn dhe bashkėshortit pėr gruan? Si e luajnė kėtė rol djemtė e sotėm, nė familjet dhe ēiftet e reja? Cilat janė shkaqet e tensionit dhe format e konfliktit qė shfaqen nė kėtė “trinitet tė veēantė”.

    Nuk mendoj qė pėr tė diskutuar kompleksitetin social tė kėtyre marrėdhėnieve do tė na duhet tė penetrojmė thellė nė “skutat biologjizante” tė sjelljes, apo tė sjellim argumente tė “komplekseve” tė cilat kanė zbuluar Frojdi, Jungu, etj., dhe qė realisht kanė vlerėn e tyre. Por mendoj se terreni nė tė cilin zhvillohen marrėdhėniet, qė lindin dhe zgjidhen konfliktet komplekse midis nėnės, nuses dhe djalit, janė mė shumė nė terren social, dhe pėrgjithėsisht lindin nga shkaqe materialiste.

    Nuk e di sa mund tė jem i vėrtetė nė konstatimin tim, por mendoj se nė thelb tė atmosferės neurotike, tė mungesės sė dashurisė dhe reciprocitetit, nė marrėdhėniet e ftohta tė nuses me vjehrrėn, janė motive tė qarta, pastėrtisht utilitariste, pragmatiste, materiale, qė kanė lidhje mė dėshirėn obseduese pėr tė krijuar kushte sa mė optimale pėr “kėnaqėsinė e ēiftit”.

    Nė tėrėsinė e relacioneve qė krijohen nė marrėdhėniet me djalin dhe nusen e tij, nėna bėhet faktor qė sjell unitet apo grindje, harmoni apo destabilitet nė marrėdhėniet e ēiftit tė ri. Mashkulli gjendet detyrimisht, midis “djalit” qė ka dashuri dhe respekt pėr nėnėn, dhe burrit qė ka dashuri tė natyrshme pėr gruan e vet.

    Janė dy dashuri qė ndryshojnė nė formė dhe pėrmbajtje, dhe secila ka tipologjinė dhe “pistėn” e vet. Vetėm mashkulli qė di tė luajė nė tė njėjtėn kohė “rolin e dyfishtė”, si djalė dhe si burrė, ėshtė faktor determinant qė siguron harmoninė dhe kohezionin e familjes. Nėse ai ėshtė i njėanshėm dhe tejet asimetrik nė dashurinė e tij tė dyfishtė, balanca ėshtė e prishur dhe stabiliteti, i pamundur. Nė kėtė rast, nuk kemi mė relacione humane, normale por marrėdhėnie me tension psikiatrik.

    Nėnat pasi martojnė djalin bėhen vigjilente pėr tė parė “kurbėn e ndryshimeve” nga prania e nuses, ndjekin hap pas hapi me vėmendje (shpesh frenetike), diagramėn e ndryshuar tė sjelljes sė djalit dhe ftohtėsinė e nuses nė raport me tė. Nusja nga ana e saj, nuk ka dėshirė tė ballafaqohet me obsesionin fėminor tė nėnės, qė nuk e ndryshon dashurinė pėr tė birin nė ēdo moshė. Nuset duket sikur kanė kontratė dhe kėrkojnė ekskluzivitet dhe prioritet absolut tė vėmendjes sė burrit tė tyre, e cila sipas mentalitetit tė disa grave “moderne”, ėshtė nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė me lidhjen e djalit me nėnėn. Kjo do tė thotė se sa mė e ftohtė tė jetė lidhja e nėnės me djalin, aq mė e madhe do tė jetė dashuria pėr gruan e vet… Koston nė kėtė rivalitet e paguan mashkulli, qė ėshtė i detyruar nė rastin mė tė mirė tė mundshėm tė jetė normal, i drejtpeshuar midis dy dashurive, duke i dhėnė secilės nga partnereve femra tė shtėpisė rolin, vendin dhe rėndėsinė e vet.

    Nusja dhe vjehrra? Ja pse janė nė rivalitet tė pėrjetshėm
    Nusja dhe vjehrra? Janė nė rivalitet tė pėrjetshėm. Secila kėrkon tė krijojė sa mė shumė pushtet dhe hapėsirė, thėnė ndryshe, tė futet sa mė shumė nė hapėsirėn psikologjike tė atij qė synon, nė kėtė rast, djalin qė synon vjehrra dhe burrin qė synon nusja. Nė kėtė kuptim, rivaliteti pėr njė territor tė humbur, siē ėshtė rasti i vjehrrės dhe pėr njė territor tė fituar, siē ėshtė rasti i nuses, nuk merr fund kollaj, madje asnjėherė.

    Nė raportet ndėrpersonale ne jemi tė prirur tė marrim sa mė shumė nga shoqėria dhe tė japim sa mė pak. Kjo ėshtė teoria e shkėmbimit tė marrėdhėnieve ndėr personale. Ashtu si edhe nė biznes, nė pėrgjithėsi secili pėrpiqet tė fitojė shumė dhe tė humbasė pak. Por sidoqoftė ėshtė njė dhėnie-marrje. Dhe si nė ēdo dhėnie-marrje ka njė tendencė natyrale, njė instinkt tė vetėmbrojtjes qė shoqėrohet me instinktin e agresivitetit. Qėllimi? Tė mbijetohet me sukses.

    Tek njeriu ekziston njė agresivitet territorial. Bėhet fjala pėr territorin ku ne kemi pushtetin tonė: mund tė jetė sipas rastit, shtėpia, familja, njeriu i dashur, tokat, pronat, kufiri i atdheut etj. Nė tė gjitha nivelet, e kemi njė territor qė shtrihet, zgjatet nė hapėsirė, ose ngushtohet. Nė kėtė territor pėrpiqemi tė mos humbasim. Mundėsisht, tė zgjerohemi.

    Ky ėshtė ai qė quhet “agresiviteti territorial“. Kuptohet qė shoqėria i zbut kėto lloj agresivitetesh dhe i riorienton, ose i konfiguron nė aspektin shoqėror, i fsheh disi, i bėn tė kamufluar, mė pak tė dukshėm, i bėn tė nėndheshėm. Por kėto lloj shprehjesh tė instinktit tė trashėguara nga historia jonė njerėzore, janė brenda nesh.

    Kjo vepron edhe nė raportin nuse-vjehrrėn. E para nuk do tė humbasė territorin qė ka patur, e dyta nuk do tė humbasė territorin qė ka fituar. Tek nėna funksionon dhe agresiviteti mėmėsor (shfaqet tek ēdo nėnė) kur shikon se fėmija e saj orientohet, ose i jepet dikujt tjetėr. Kėtė “tjetrin” ajo gjithmonė e shikon si njė rrezik tė mundshėm. Nė konceptin socio-biologjik, djali ėshtė veēse gjeni i saj i trashėguar qė duhet tė jetojė patjetėr shumė gjatė dhe pėr kėtė arsye duhet mbrojtur.

    Natyrisht ky ėshtė njė lloj rivaliteti dhe agresiviteti i natyrshėm dhe i pėrjetshėm, por ama nuk do tė thotė qė shfaqet nė ēdo ēast. Shoqėria ka vepruar tashmė nė vetėdijen e individit, ka vepruar tek njeriu dhe ka krijuar njė sferė tjetėr. Kjo sferė ėshtė e planifikuar, e kontrolluar dhe orientohet nga nevojat dhe pritshmėrinė e tė tjerėve, pra tė shoqėrisė.

    Kjo ėshtė Vetėdija (nė shumė raste vetėdija na pengon qė tė tregohemi rivalė dhe agresivė dhe pėrpiqemi tė arsyetojmė pėr tė dhėnė diēka mė shumė, qė tė mos i humbasim tė gjithė). Nė kėtė rast kemi, vjehrra tolerante. Ose, japim diēka qė ta marrim mė vonė mė shumė. Dhe kjo ėshtė nusja largpamėse. Nė tė dyja kėto raste, vetėdija ėshtė ajo qė na bėn tė kemi sukses nė shoqėri, por nė momentin qė humbasim vetėdijen ne bėhemi agresivė, ne rivalizojmė, ne shfaqemi jonjerėzorė dhe joshoqėrorė.

    Megjithatė njeriu shfaqet nė tė dyja individualitetet (dhe me nusen dhe me vjehrrėn, nė kėtė rast). Por mbetem i mendimit qė pavarėsisht se nė pamjen e parė nė disa raste ato janė miqėsore, bashkėpunojnė dhe tregohen tolerante, nė vetvete secila prej tyre, dėshiron tė investojė sa mė shumė tek djali ose tek burri dhe tė tėrheqė sa mė shumė vėmendjen e tij, ta bėjė atė sa mė shumė pėr vete. Pra, ajo dėshiron ta ketė tė vetin.

    Ka dhe njė aspekt tjetėr rivaliteti vjehrrėn-nuse: ky ėshtė aspekti kulturor qė lidhet me faktin se burri ose mashkulli mendohet se ėshtė autoriteti i familjes, personaliteti i saj, fytyra e familjes; ai kontrollon gjithė pushtetin e familjes, tė sotmen dhe tė ardhmen e familjes. Si i tillė, kush ka nė dorė burrin, ka nė dorė autoritetin, pushtetin e tij, ka nė dorė gjithė familjen.
    Nė kėtė aspekt, gruaja dhe vjehrra janė rivale tė natyrshme. Nė tė vėrtetė, nė aspektin njerėzor, “kanė tė drejtė“ tė rivalizojnė njėra- tjetrėn

  2. #2
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Per ta mbajt nje ekujliber ne raportet vjeherr-nuse timonin e mban djali(burri)nese aje do te din te udhheq kete rol ne menyre te barabarte keto te dyjat pa dyshim se do gjejn mirkuptim dhe respekt ndaj njera tjetres,edhe ashtu zemren askushe askujt nuk ja shikon, nje respekt dhe shkon puna vaj..

  3. #3
    i/e rregjistruar Maska e liza
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    1
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Deshirat nuk kan skaj , sa do mir te jemi duam dhe me shum ,por nuk kan faj dhe vjehrat sepse femija eshte drita e syve te nenes dhe nga frika shpesh flasim dhe ate qe nuk duam ,dhe sulmojn nuset nga frika e humbjes se djalit , por nuk e sulmojn dhondrin sepse e dijn se vajzen nuk e humbin ,dhe kjo me intereson dhe me shum ,pse eshte kjo keshtu , nusen nuk e dojn e dhondrin po !?!

  4. #4
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga liza Lexo postimin
    Deshirat nuk kan skaj , sa do mir te jemi duam dhe me shum ,por nuk kan faj dhe vjehrat sepse femija eshte drita e syve te nenes dhe nga frika shpesh flasim dhe ate qe nuk duam ,dhe sulmojn nuset nga frika e humbjes se djalit , por nuk e sulmojn dhondrin sepse e dijn se vajzen nuk e humbin ,dhe kjo me intereson dhe me shum ,pse eshte kjo keshtu , nusen nuk e dojn e dhondrin po !?!
    [I]
    Liza,un nuk jam e martuar por kam nusen ne shpi nusen e vllait.-Un per vete nuk mund te them se cdo here kemi raporte perfekte me nusen ne shtepi,kuptohet ndoje here edhe kemi keqkuptim lindin ato mosmarveshjet ke punt e shtepis ke mentalitet ke karakteri i tjetres,por lirisht mund te them se kurr asnje vjeherr apo kunat (motra e burrit) i themi nga ne nuk ja duan te keqen nuses se vllait (djalit)sado te kemi mosmarveshje parap du te jete kjo me larte se mua, seps une e kam per vella,e per nuset nuk mund te thuhet nje gje till,Cdo nene me mund rrite femiun e vete dhe pret me padurim te martohet e te shtohet familja, por nuset prap nuk duan vjehrrat ashtu iduken se jav zen rruge.Ama eshte keq kjo se ne femrat po harrojm se edhe ne nje dite do behemi vjehrra .[/

  5. #5
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Armike?......

    shume absurde si fjale,si mund te jesh armike me femren qe solli ne jete njeriun qe ti dashuron?...

    mike do te thoja une,mbase e theme kete sepse nuk e di cfare raporti kane nuset dhe vjerrat,por personalisht si do qe te jete vjerra ime,cfare do lloj tipi qe te kete,per mua do jete gjithmone nena e njeriut qe dua,dhe do ta respektoj brenda dhe jasht mundesive,absolutisht!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Skeezy ft. Master D - Nuse Oj Nuse (Ai Se Eu Tu Pego Shqip)
    Nga vaaldr1n nė forum Barsaleta dhe Humor nė Vite
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-04-2012, 03:25 PM
  2. Buqeta e bardhė, zgjidhje ideale pėr njė nuse
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-05-2011, 10:54 PM
  3. Modele flokesh per nuse – Hair Styling for brides (Pjesa 1)
    Nga EMAUS nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 10:05 PM
  4. Modele thonjėsh pėr nuse dhe jo vetėm...
    Nga EMAUS nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-12-2009, 07:48 PM
  5. Do nuse, rregulloi dhėmbėt
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-09-2009, 04:50 PM