Veronica Lario kerkon divorcin nga Berluskoni


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Veronica Lario kerkon divorcin nga Berluskoni

    Receta Gatimi



    Veronica Lario i jep fund krizes ne cift me kryeministrin e Italise, Silvio Berluskoni, duke delaruar se do kerkoje divorcin zyrtar.

    Pas pothuajse 3 dekadash, njeriu i pasur i Italise dhe bashkeshortja e tij kane menduar t’i ndajne rruget e jetes se tyre edhe juridikisht. Bashkeshortja e kryeministrit ka rrefyer per agjencine e lajmeve ANSA se ka nisur procedurat ligjore per te zyrtarizuar divorcin nga manjati.

    Kjo ceshtje u be publike pas deklaratave te Berluskonit, i cili tha se do kandidoje velinat televizive per zgjedhjet e ardhshme te Parlamentit Evropian. “Dua ta mbyll njehere e mire kete histori. E di mire se cfare po bej dhe me pelqen te eci perpara”, mesohet t’u kete thene avokateve te saj Veronica.



    Berlusconi: Veronica te me kerkoje falje



    Ndersa Veronica Lario njoftoi nje dite me pare se do t’i jepte fund lidhjes me bashkeshortin Silvio Berkusconi, kryeministri italian pas heshtjes, ka vendosur te prononcohet.

    "Veronica ka rene ne kurth. Une e di qe e kane keshilluar”, ka thene Berlusconi, duke iu referuar kerkeses per divorc nga nena e tre femijeve te tij, me te cilen eshte i martuar prej 30 vjetesh.

    Shkak per vendimin e Larios u bene deklaratat e Berlusoni-t, i cili tha se do kandidoje velinat televizive per zgjedhjet e ardhshme te Parlamentit Evropian, si dhe shoqeria me nje 18-vjecare napoletane. Ne nje interviste per “Corriere della Sera”, kreu i qeverise italiane u shpreh i zemeruar per kete vendim.

    Sipas tij, nuk ka me mundesi qe cifti te pajtohet. “Nuk e di nese e dua une kesaj here. Veronica duhet te me kerkoje falje publikisht dhe nuk e di nese kjo do te me mjaftoje. Eshte hera e trete qe me ben nje shaka te ketij lloji ne nje kohe fushate elektorale. Kjo eshte vertet shume”, ka deklaruar kryeministri.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e bledi1
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    mire ja,bene berluskonit ??? pire,po italianet e kane pere rrace qe ndahen nga dy ose tre here')

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15
    Bledi ti e lexove artikullin apo ja fute kot per racen, pastaj mos e prish shume terezine se dhe shqiptaret po arrijne me vrap ne keto standarte, harove Nanoja eshte ne martesen e dyte, Rama eshte ndare nga gruaja dhe breth sa me nje me nje, duke na e nxjere dhe origjinalin ne shesh, etj etj.


    Tani kalojme ne tema.
    Dinjiteti i nje gruaje, bashkeshorte dhe nene ne rastin e Veronika Larios ishte shkeluar shume shpesh nga gafat e bashkeshortit te saj, ishte akti me i drejte qe do te kryente cdo kush ne te njejtat kondicione me zonjen ne fjale, por te qenit personazh publik komentohet nga te gjithe. Une personalisht ne rastin konkret nqs dikush tjeter do te theriste bashkeshortin tim apo babain tim "babi" une beja namin. Per te mos shtuar qe Berluskoni eshte dhe nje burre politik. Edhe se jam me bindje pčolitike nga ana e tij, ne kete rast e ka menderosur fare.

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Berlusconi: Nuk jam shoqeruar kurre me minorene



    Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka hedhur poshte akuzat e se shoqes dhe ka deklaruar se nuk eshte shoqeruar kurre me vajza te mitura.
    Ishte pikerisht ky shkaku, qe bashkeshortja e tij Veronica Lario mori vendimin per te kerkuar divorcin. Berlusconi kerkoi qe Veronika ta pranoje se ka gabuar dhe te kerkoje falje. Kavalieri ka qene i ftuar ne emsionin “Porta a Porta” ne televizionin Raiuno, ku ka dhene shpjegimet e tij. Ai ka akuzuar te majten dhe shtypin per genjeshtrat e perhapura rreth tij.

    “E majta dhe shtypi i saj nuk arrijne ta pranojne popullaritetin tim, qe ka arritur 75 perqind. Duke pare gjendjen ne te cilen ndodhet e majta, kane nisur sulmet e pabaza personale”, tha Berlusconi.

    Persa i perket ceshtjes se shumeperfolur te velinave, qe do t’i kandidonte per ne Parlamentin Evropian, kryeministri eshte shprehur se behet fjale per nje kurth, ne te cilin ka rene edhe vete Veronica. “Velinat nuk ekzistojne ne lista, kjo eshte genjeshter. Listat nuk i kam bere une, por nuk mund te lejoj qe vajza te tilla te denigrohen”.

    Duke iu referuar akuzave te se shoqes, kryeministri eshte shprehur se ky eshte nje turp. “Babai i vajzes me kishte thirrur ne nje takim. Gjithcka ka nsiur nga gazeta “Repubblica”. Do te ishte cmenduri te kisha lidhje me minorene dhe me pas te shfaqesha ne publik ne vende teper te fotografuara. Fotot e festes se 18-vjetorit te Noemit, jane te vertata. Ato i ka kushdo, qe ka qene i pranishem ne feste”, ka deklaruar kryeministri.

    Persa i perket marredhenieve me te shoqen, Berlusconi tha se e do shume, por se ajo duhet te kerkoje falje, pasi akuzat jane mbeshtetur ne gjera te paverteta.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Lopez pėrpiqet tė harrojė divorcin
    Nga Erinaa nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-07-2011, 10:34 PM
  2. Berluskoni "Don Zhuan", shpenzoi 34 milionė euro pėr dhurata
    Nga lovee nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-03-2011, 09:01 PM
  3. Silvio Berluskoni dhe Gogoli
    Nga ReniX nė forum Video-Foto Humoristike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2010, 04:30 PM
  4. Kerkon 3 yje tatuazh, perfundon me 56
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 09:12 AM
  5. Cmendoni per divorcin ne Kosove?
    Nga qejeku nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 12:52 PM