Kohėt e fundit, njė komision i qeverisė amerikane mbi shėndetin doli me disa udhėzime lidhur me terapinė me aspirinė si mėnyrė pėr pakėsimin e sėmundjeve nė zemėr dhe goditjeve nė tru.

Nė raportin e kėtij komisioni thuhet se aspirina pakėson dukshėm rrezikun e goditjeve nė zemėr tek burrat dhe tė goditjeve nė tru tek gratė e moshės sė mesme. Ekspertėt thonė se edhe shumė tė moshuar mbi 65 vjeē duhet tė marrin ēdo ditė dozė tė ulėt aspirine nėse nuk janė nė rrezik tė lartė pėr hemorragji tė brendshme.

Nė raportin e komisioni qeveritar mbi shėndetin theksohen kėshillat mbi terapinė me aspirinė pėr burra e gra tė moshės sė mesme. Gjatė shqyrtimit tė shumė rasteve, ekspertėt vunė re se marrja e njė aspirine nė ditė ėshtė e kėshillueshme pėr burrat mbi 45 vjeē dhe pėr gratė mbi 55 vjeē, duke pasur parasysh se rreziku pėr sėmundje kardiovaskulare ėshtė mė i lartė sesa rreziku pėr hemorragji tė brendshme, njė pasojė anėsore e rrallė, por me komplikacione tė rėnda e trajtimit me aspirinė.

Studimet tregojnė se marrja e pėrditshme e aspirinės pakėson goditjet nė zemėr tek burrat dhe goditjet nė tru tek gratė me faktorė tė rrezikshėm pėr sėmundje tė zemrės, siē janė mosha e vjetėr, diabetet dhe nivelet e larta tė kolesterinės ose tė presionit tė gjakut.
Por sipas tė dhėnave qeveritare, terapia me aspirinė pėrdoret nga vetėm 16 pėr qind e tė rriturve me faktorė tė shumėfishtė rreziku pėr sėmundje nė zemėr.

Nė raportin e komisionit qeveritar mbi shėndetin nuk trajtohet njė nga ēėshtjet kryesore se cila ėshtė doza mė e pėrshtatshme e aspirinės pėr tė parandaluar goditjet nė zemėr ose nė tru. Shumė ekspertė besojnė se doza mė ideale, ėshtė doza e aspirinės qė u jepet foshnjave. Kjo sasi aspirine, thonė ekspertėt, ėshtė e efektshme kundėr sėmundjeve tė zemrės dhe me rrezik tė ulėt pėr hemorragji tė brendshme.