96 vjet pasi qeveria e Ismail Qemalit dekretoi aktin e pare ligjor te shtetit te ri te Shqiperise, Presidenti Bamir Topi u beri apel te gjithe njerezve te drejtesise, gjykates, prokurore apo police gjyqesore te jene te pavarur nga politika, te pavarur nga klane te caktuara ekonomike.
Ne Diten e Drejtesise, duke i bere thirrje integritetit te gjyqtarit dhe prokurorit, presidenti drejtoi vemendjen tek sherbimi ndaj qytetarit dhe shtetit ligjor. “Ju bej thirrje qe te jeni te pavarur dhe te jepni drejtesine njesoj per te gjithe! Ky eshte mesazh me fisnik ne Diten e Drejtesise, sepse perpara institucioneve te drejtesise te gjithe duhet te jene te barabarte. Njerezit e thjeshte kerkojne drejtesi, sepse ata qe kane mundesi e ndjekin ne rruge te tjera”, u shpreh kreu i shtetit.
Z.Topi i cili eshte edhe kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, megjithese vleresoi pozitivisht punen e sistemit te drejtesise, nuk shmangu tonet kritike per ate qe cilesohet si korrupsion brenda radheve te prokuroreve apo gjyqtareve.

“Perkushtojuni ceshtjeve te rendesishme, parimore dhe largojuni sa me shume ceshtjeve sekondare qe kane te bejne me pazare te vogla qe ne i ndeshim sot tek-tuk ne sistemin e drejtesise”, vijoi presidenti. Topi, ne kompetencat e te cilit eshte edhe emerimi i prokuroreve, kishte edhe nje mesazh tjeter per njerezit e drejtesise.

“Te vazhdojne dhe te punojne me perkushtim, te vazhdojne me seriozitet dhe te mos vleresojne vetem momentin kur emerohen per nje pozicion te caktuar. Nuk mungojne rastet kur ne castet e emerimit jane shume te predispozuar, ndersa ne momentet kur ushtrojne veprimtarine e tyre sigurisht qe nxjerrin mangesi”, nenvizoi gjithashtu Topi.

Per presidentin, konsolidimi i shtetit ligjor pas anetaresimit te vendit ne NATO nuk duhet te shihet me vetem si nje sfide, por si detyrim madhor per vendin dhe shoqerine.