Receta Gatimi

Tarifat e reja pėr marrjen e vizės dhe procedurat e aplikimit.USA


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Tarifat e reja pėr marrjen e vizės dhe procedurat e aplikimit.USA

    Ambasada Amerikane, ndryshon rregullat pėr t’u pajisur me viza
    Tarifat e reja pėr marrjen e vizės dhe procedurat e aplikimit. Nga data 15 qershor 2009, aplikimi pėr vizė do tė bėhet vetėm nėpėrmjet internetit

    Jonida Tashi

    Ambasada Amerikane bėn tė ditur se duke filluar nga data 15 qershor 2009, do tė funksionojnė rregulla tė reja, pėr t’u pajisur me viza Jo-Emigruese. Kėshtu, duke nisur nga 15 qershori, tė gjithė tė interesuarit, do tė mund tė caktojnė takim pėr vizė Jo-Emigrimi (biznes, turist, vizitor, student, punė, etj.) sipas udhėzimeve tė paraqitura nė faqen e internetit: http://tirana.usembassy.gov/how_to_apply.html. Caktimi i takimeve nė internet nė dhe mbas kėsaj date, ėshtė i detyrueshėm. “Ne nuk do tė pranojmė mė kėrkesa tė dėrguara me e-mail, faks, apo postė, ndaj ju lutemi lexoni udhėzimet me vėmendje nė mėnyrė qė tė shmangni ngatėrrimet”, - sqaron ambasada. Vetėm aplikantėt me takime tė caktuara do tė lejohen tė hyjnė nė Seksionin Konsullor. “Pasi tė keni caktuar njė takim interviste, ju lutemi mos dėrgoni pasaportat, pagesat e vizave ose dokumentacionin mbėshtetės me postė, faks, ose e-mail”, - njofton ambasada. Ajo sqaron se dokumentacioni mbėshtetės, duhet tė paraqitet nė kohėn e intervistimit pėr vizė dhe po ashtu, pagesat e vizave do tė mblidhen ditėn e intervistės.
    Pagesa
    Pagesa aktuale e aplikimit pėr vizė jo-emigrimi ėshtė 131 dollarė amerikanė ose e barasvlershme nė lekė sipas kursit tė shkėmbimit tė Ambasadės Amerikane nė Tiranė, e paguar me para nė dorė. Kjo ėshtė njė pagesė e pakthyeshme pavarėsisht nėse e fiton ose jo vizėn. Pasi caktohet takimi, aplikantėt duhet tė mbėrrijnė nė seksionin konsullor tė Ambasadės Amerikane nė Tiranė nė orėn 8:00 paradite. Orari i intervistave fillon nė orėn 9:00 paradite dhe vazhdon deri nė drekė. Aplikantėt qė banojnė jashtė Shqipėrisė, duhet tė kenė parasysh qė shėrbimi brenda ditės nuk ėshtė i disponueshėm. Aplikantėt duhet tė pėrgatiten tė lėnė pasaportėn nė zyrėn e Ambasadės Amerikane nė Tiranė mė shumė se njė ditė, pėr tė pėrfunduar procesin e vizės. Zakonisht, procesi mbaron ditėn tjetėr tė punės, por tė gjithė aplikantėt duhet tė kenė parasysh qė ky proces mund tė zgjasė nė disa raste. Ambasada Amerikane nė Tiranė nuk mund tė garantojė kohėn se sa mund tė zgjasė ky proces. Personeli i Ambasadės Amerikane nė Tiranė shėrben vetėm nė dy gjuhė, anglisht dhe shqip. Pėr kėtė arsye, dokumentacioni qė prezantohet, duhet tė jetė nė njėrėn prej kėtyre gjuhėve.
    Aplikimi
    Pėr tė aplikuar pėr njė vizė tė pėrkohshme (jo-emigrimi), duhet tė dėrgoni informacionin nė adresėn e postės elektronike (e-mail): evisatirana@state.gov me subjekt: Kėrkesė pėr vizė. Nė qoftė se aplikoni edhe pėr pjesėtarė tė tjerė tė familjes, ju mund t’i pėrfshini ata/ato nė tė njėjtėn kėrkesė. Nuk lejohet qė tė dėrgoni kėrkesa tė ndryshme pėr secilin, pasi kjo mund tė shkaktojė qė familjarėt tuaj tė kenė data tė ndryshme takimi pėr intervistė. Gjithashtu, mos dėrgoni formularėt e aplikimit pėr vizė me e-mail, fax apo postė. Formularėt e aplikimit duhet tė paraqiten tė printuar, plotėsuar dhe tė firmosur nė datėn e caktuar pėr intervistė. Mbasi tė dėrgoni kėtė informacion, aplikantit do t’i caktohet njė datė interviste dhe do tė njoftohet po me anė tė postės elektronike (e-mail) pėr datėn dhe orėn e intervistės si dhe udhėzimet pėr dokumentet qė duhen sjellė nė ditėn e intervistės. Nė qoftė se, nuk merrni pėrgjigje brenda 10 dhjetė ditėve, ju duhet tė dėrgoni njė kėrkesė tjetėr. Nė qoftė se ju nuk keni njė adresė tė postės elektronike (e-mail), ju duhet ta dėrgoni formularin e kėrkesės pėr vizė me faks nė numrin: +355-4-374-957; ose postė nė adresėn: Zyra Konsullore, Ambasada Amerikane, Rr. Elbasanit, Nr. 103, Tiranė, Shqipėri.
    Takimi
    Nė seksionin konsullor do tė pranohen vetėm individėt qė kanė njė datė takimi. Kur kėrkohet njė intervistė, aplikantėt nuk duhet tė dėrgojnė pasaportat, pagesat pėr vizat, apo dokumentet mbėshtetės bashkė me formularin kėrkesė. Dokumentet mbėshtetės do tė hidhen.
    Pagesat pėr vizat do tė merren nė ditėn e takimit. Pagesa e tanishme pėr tė aplikuar pėr njė vizė Jo-Emigrimi ėshtė 131 dollarė (ose lek sipas kursit tė kėmbimit tė Ambasadės) e cila nuk kthehet mbrapsht. Preferohet qė paratė tė jenė fiks. Pagesat me ēek apo kartė krediti nuk pranohen. Orari i pranimit tė aplikantėve ėshtė ora 8:00 ose 9:00 e mėngjesit, nga e hėna nė tė premte, pėrveē ditėve pushim. Orari i intervistave fillon nga ora 8:30 deri nė orėn 11:30 paradite. Dokumentet qė sillen pėrpara datės sė intervistės do tė hidhen. Aplikantėt duhet tė sjellin tė gjithė dokumentet me tė cilat duhet tė tregojnė qė ata kanė lidhje tė forta sociale, ekonomike dhe familjare me Shqipėrinė nė ditėn e intervistės. Pėr mė shumė informacion konsultoni faqen e internetit: http://albanian.tirana.usembassy.gov/consular.html.

    Pėrshkrimi i shėrbimit dhe tarifa e vizės
    Aplikimi pėr viza tė pėrkohshme taksa pėr person:
    Aplikimi pėr vizė tė pėrkohshme kushton 131 dollarė.
    Tarifa e paguar nuk kthehet mė.
    Letėr pėr kalim kufiri pėr moshat nga 10-15 vjeē 131 dollarė. Tarifa e paguar nuk kthehet mė.
    Nuk paguajnė tarifė pėr vizė tė pėrkohshme aplikantėt pėr A, G, C-3, NATO dhe personat e trupit diplomatik.
    Pėrfaqėsuesit zyrtarė tė qeverive tė huaja ose pėrfaqėsuesit e organizatave ndėrkombėtare nė tė cilat SHBA ėshtė anėtare: anėtarėt dhe stafi i misioneve vėzhguese nė OKB etj., pa tarifė.
    Aplikimi pėr vizė emigrantėsh, tarifa e pakthyeshme ėshtė 355 dollarė.
    Tarifa e vizės pėr personat qė aplikojnė pėr vizė si rezultat i lotarisė amerikane ėshtė 375 dollarė.
    Taksa pėr siguracionin pėr viza pėr emigrantėt pėr tė gjithė aplikuesit ėshtė 450 dollarė.


    Kėrkesa pėr vizė
    Emri (si nė pasaportė)
    Mbiemri (si nė pasaportė)
    Data e lindjes
    Adresa e plotė e banimit nė Shqipėri
    Tel/Cel
    Faks (jo e domosdoshme)
    Adresa e postės elektronike (e-mail)
    Qėllimi i udhėtimit (vizitė, punė, studime, etj.)
    Data kur mund tė keni planifikuar udhėtimin (afėrsisht)
    Komente

    Llojet e Vizave Tė Pėrkohshme (Jo-Emigruese)
    Biznes, Turizėm, Vizitor dhe Mjekim (Vizat B1/B2)
    Viza Studentore (Vizat F dhe M)
    Vizitorėt e Programit tė Shkėmbit (Vizat J)
    Punonjėsit e Pėrkohshėm (Vizat H, L, O, P dhe Q)
    Punonjėsit e Pėrkohshėm Fetarė (Vizat R)
    Tregtarėt dhe Investitorėt me bazė Traktati midis dy Vendeve (Vizat E-2)
    Media e Huaj (Vizat I)

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Hajde suksese per ata qe do aplikojne!

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e rivieri79
    Anėtarėsimi
    Dec 2008
    Postime
    26
    Reputacioni
    0
    per ata qe ka dale lotaria ( pergjigjia e pare) dini ndonje zyre qe ndihmon per plotesimin e tyre.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kerkohen Talente te Reja
    Nga Administratori nė forum Bashkėpuno, Propozoni Idet Tuaja
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 09:43 AM
  2. Nga 1 marsi tarifat e komunikimit pėr 30% mė lirė nė Shqipėri
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2011, 08:53 AM
  3. Martohet me tė bijėn pėr shkak tė vizės britanike
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2009, 07:36 PM
  4. Itali, procedurat pėr bashkimin familjar
    Nga kuklla nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 11:21 AM