Receta Gatimi

Barcelona fiton trofeun e parė,Po ashtu dhe Lazio


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Barcelona fiton trofeun e parė,Po ashtu dhe Lazio



    Barcelona ka treguar edhe njė paraqitje spektakolare pėr tė arritur tek trofeu i parė i sezonit, Kupa e Mbretit, pasi mposhti nė finalen e tė mėrkurės Atletic Bilbaon me rezultat 4-1.


    Bilbao u tregua i rrezikshėm nė fillim tė ndeshjes, duke kaluar nė epėrsi me anė tė Gaizka Toquero pas nėntė minutash lojė. Por Barcelona e pandalshme sė pari barazoi nė pjesė tė parė me anė tė Yaya Toure (32’), pėr tė shėnuar edhe tre gola nė pjesėn e dytė dhe ‘keqpėrdorė’ disa raste tė tjera.Lionel Messi kaloi Barcelonėn nė epėrsi nė minutėn e 10-tė tė pjesės sė dytė, pas njė topi tė reflektuar nga portieri i Atleticos, qė mbrojti njė goditje tė Samuel Eto’o.Bojan Krkic shtoi epėrsinė nė 3-1 me anė tė njė shtylla-goli tre minuta mė vonė, ndėrsa nė listėn e golashėnuesve u shėnua edhe Xavi Hernandez, qė mposhti portierin Gorka Iraizoz me anė tė njė goditje tė pėrkryer nga gjuajtja e lirė.Kupa e Spanjės ishte trofeu i parė pėr tė cilin luftonte kėtė sezon Barcelona. Ekipi i trajnerit Pep Guardiola ėshtė nė prag pėr tė fituar kampionatin spanjoll, ndėrsa do tė jetė edhe nė finale tė Ligės sė Kampionėve nė fund tė kėtij muaji.


    Po ashtu dhe Lazio fiton kupen e Italis(nga pika e 11-metarshve)


    Skuadra e Lazios ėshtė shpallur pėr tė pestėn herė fitues i Coppa Italia, pasi qė nė finale e ka mposhtur Sampdorian pas ekzekutimit tė penalltive.
    Takimi i zhvilluar tė mėrkurėn mbrėma nė Stadio Olimpico tė Romės, ndėrmjet Lazios dhe Sampdorias, i vlefshėm pėr Kupėn e Italisė, ka pėrfunduar me rezultat
    prej 1-1, ndėrsa pas ekzekutimit tė penalltive mė e suksesshme u tregua skuadra kryeqytetase.




    Lazio kaloi nė epėrsi qė nė minutat e para tė ndeshjes (4’) me anė tė argjentinasit Mauro Zarate duke e vėnė nė vėshtirėsi Sampdorian.

    Skuadra gjenovase u kthye nė lojė shumė shpejt dhe arriti ta barazojė rezultatin me anė tė Giampaolo Pazzinit nė minutėn e 31-tė.



    Nė pjesėn e dytė tė kohės sė rregullt nuk u shėnua asnjė gol dhe rezultati i barabartė i dėrgoi skuadrat nė vazhdime.

    As pas 120 minutave nuk pėrcaktua fituesi, prandaj kjo u vendos me ekzekutimin penalltive, ndėrsa nga pika e bardhė mė efikas u treguan lojtarėt e Lazios, tė cilėt gabuan vetėm njėherė, ndėrsa Blucerchiatėt dėshtuan dy herė nga njėmbėdhjetėmetėrshat dhe nė kėtė mėnyrė skuadra kryeqytetase fitoi trofeun e pestė tė Coppa Italia.



    Zarate dhe Muslera: Fitorja ishte pėr fansat



    Dy heronjtė e Lazios, autori i golit nė ndeshje, Mauro Zarate, dhe portieri Fernando Musleara qė mbrojti dy penaltitė vendimtare tė fitores, ia dedikojnė triumfin nė Kupėn e Italisė fansave tė klubit.

    “Gjėja mė e rėndėsishme pėr ne ėshtė fitorja. Jam i lumtur pėr veten dhe bashkėlojtarėt, por veēanėrisht pėr ata tifozė tė mrekullueshėm. Shpresojmė se ky do tė jetė i parė nga shumė kohė tė mira qė presim tė vijnė”, ka thėnė autori i golit tė Lazios, Zarate, nė njė intervistė pas ndeshjes.

    “Kam qenė i bekuar qė sonte kam mbrojtur dy penalti. Megjithatė, kėtė fitore nuk e solla unė, por i gjithė ekipi. E gjitha qė bėra unė ishte tė jem i qetė kur kalonim momente tė vėshtira. Mendoj se kjo ėshtė njė fitore pėr fansat”, ka thėnė heroi i mbrėmjes, portieri Fernando Muslera.

    Ky ishte triumfi i pestė nė historinė e klubit romak nė Kupėn e Italisė, dhe i pari qė nga viti 2004.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Video e Lazio vs Sampdoria per Kupen e Italise:

    Lazio vs Sampdoria Golat:


    Penalltite:

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Benitez i gatshėm pėr trofeun e parė Tim
    Nga vaaldr1n nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2010, 01:49 PM
  2. Postimi i pare i 2010 ne Lirenti.com FITON 100 EURO!
    Nga ReniX nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-01-2010, 05:10 PM
  3. Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 29-05-2009, 09:17 AM