Nje biznesmen i shpallur ne kerkim qe ne muajin shkurt te ketij viti ka perfunduar ne prangat e policise kryeqytetase.

Ai eshte denuar nga drejtesia per mashtrim ne shuma te medha, pasi dyshohet se i ka marre nje personi rreth 50 mije euro dhe nuk ia ka kthyer me. Biznesmeni merrej me import mermeri dhe gjithe historia e tij ka nisur ne vitin 2002, kur i kane bllokuar nje maune ne Itali.

Policia shpjegoi se behet fjale per Kristaq Toten, 48 vjec, i cili u prangos pasi Gjykata e Tiranes e ka denuar me dy vjet burg per mashtrim, nderkohe qe ai mund te humbase edhe biznesin e tij. Nga ana tjeter, ai eshte arrestuar rastesisht nga policia, pasi nuk rezultonte me me banim ne adresen e dhene. Policia ka kontrolluar disa here banesen e tij, por e kishte dhene me qira.