Ekipi i Tiranes eshte shpallur kampion i kategorise superiore per sezonin 2008-2009, duke arritur keshtu titullin e 24-et ne historine e klubit.
Bardheblute kane fituar betejen e fundit te sezonit kunder Vllaznise, me rezultatin 2-1.

Kryeqytetasit kaluan ne avantazh qe ne minuten e dyte me ane te kapitenit Devi Muka, nderkohe qe ne minuten e ’30 Memelli dyfishoi rezultatin.

Shkodranet kane tentuar te gjejne rrugen e golit. Ata kane arritur te shkurtojne diferencen e golave por teper vone, ne minuten e ’89 me ane te Sukaj.

Ne minutat shtese rezultati i takimit ka mbetur i pandryshuar, gje qe ka bere qe kupa te shkoje ne duart e bardhebluve.