Receta Gatimi

Erion Veliaj zhduku bashkė me tė vėllanė 300 mijė euro kredi pėr biznesin rinor


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    neper bote......... 10% Maska e ledjo
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    82
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Erion Veliaj zhduku bashkė me tė vėllanė 300 mijė euro kredi pėr biznesin rinor

    Disa pyetje tė cilave kreu i G 99 duhet t’u japė pėrgjigje sot nė prezantimin zyrtar tė programit elektoral nė Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”

    Erion Veliajt prej vitesh i ėshtė kėrkuar tė bėjė transparente paratė qė ka pėrfituar nga donatorėt ndėrkombėtarė tė destinuara pėr shoqėrinė civile rinore shqiptare, por ai ka refuzuar tė bėjė njė gjė tė tillė. Arsyetimi i tij karakteristik spėrdredhėsh ka qenė se ai i jep llogari donatorėve tė huaj dhe jo shqiptarėve. Prej njė viti, kėrkesa pėr transparencė ėshtė pėrsėritur me tone mė tė forta pas angazhimit tė hapur politik tė Veliajt me G 99 si provė integriteti pasi ai po i kėrkon shqiptarėve qė tė bėhet administrator i taksave tė tyre. Si mund t’i besohet dikujt tė administrojė taksat e shqiptarėve qė refuzon hapur tė bėjė transparente sa para ka marrė dhe si i ka harxhuar fondet qė burojnė nga taksapaguesit e huaj?
    Nė fakt arsyeja pse Veliaj refuzon tė tregojė sa para ka marrė dhe si i ka shpenzuar ato lidhet me 3 arsye tė forta:
    E para, Veliaj nuk tregon dot se ka pėrfituar mbi 5.4 milionė euro nga komuniteti ndėrkombėtar, kontribute kėto pėr shoqėrinė civile shqiptare sepse tė gjithė do tė kuptonin se pse sot nė Shqipėri nuk ka mė asnjė qendėr rinore qė tė ofrojė shėrbime pėr rininė.
    E dyta, Veliaj nuk tregon dot se si 5.4 milionė euro janė grabitur drejtpėrdrejt nėpėrmjet bizneseve familjare tė klanit Veliaj (Grafik Propaganda, C&PR Production, ACG sh.p.k, etj).
    Dhe e treta dhe e fundit, sepse me njė pjesė tė kėtyre parave tė dhėna nga donatorėt pėr tė mbėshtetur shoqėrinė civile shqiptare janė kanalizuar pėr tė financuar nė mėnyrė tė paligjshme Partinė private tė tipit OJF G 99.
    Por njė nga rastet mė tė pa precedentė nė shoqėrinė civile shqiptare ėshtė pikėrisht mėnyra se si Erion Veliaj nė konflikt tė pastėr interesi pėrfitoi 300 mijė euro qė duhej tė ofroheshin si kredi tė buta pėr rininė shqiptare i ndau dhe zhduku me tė vėllanė e tij Arbėr Veliaj dhe bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė Mazniku dhe Fuga.
    E gjithė kjo grabitje ka ndodhur nėpėrmjet vrimės sė zezė tė Fondacionit MJAFT, i cili u zhduk para 1 viti nga qarkullimi (u mbyllėn dhe u zhduk kompjuteri i financave dhe tė gjitha dosjet financiare) nga Erion Veliaj pėr tė fshehur gjurmėt e korrupsionit galopant me donacionet ndėrkombėtare tė destinuara pėr shoqėrinė civile shqiptare. Njė ndėr pikat mė tė errėta tė kėtij Fondacioni ėshtė “zhdukja” pa lėnė gjurmė e vet Fondacionit bashkė me qindra mijė eurot e tij, tė cilat mund tė kenė fluturuar njė ditė tė bukur nė numrin qė kontrollon Erion Veliaj nė San Francisko, “145 Swiss Ave., San Francisco, CA 94131 (Payable to BYL, memo Mjaft)”.
    Njė ndėr arsyet kryesore qė ky Fondacion u zhduk njė ditė tė bukur pa lėnė gjurmė, ėshtė edhe se Fondacioni MJAFT ka gėlltitur njė shumė tė pallogaritshme parash (nga tė dhėnat paraprake rezultojnė 300 mijė euro) nga Balkan Children and Youth Foundation (BCYF), (fondacion i themeluar edhe me mbėshtetjen e Fondacionit Soros), International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), The Prince of Wales International Business Leaders Forum (Fondacioni i themeluar nga familja mbretėrore angleze).
    Parimi i konfliktit tė interesit shėrbente si mekanizėm korrupsioni pėr mbėshtetjen e politikanit Erion Veliaj.
    Nė 2004, Erion Veliaj zgjidhet si anėtar i Bordit tė Balkan Youth Children Foundation, njė Fondacion ndėrkombėtar qė u krijua me qėllim mbėshtetjen e iniciativave rinore nė Ballkanin e pasluftės sė Kosovės dhe ku President Nderi u zgjodh personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari. Propozimi pėr zgjedhjen e Velisė si pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė krye tė kėtij Fondacioni, erdhi nė 2004 nga themeluesi i Fondacionit Soros nė Shqipėri, shqiptaroamerikani Fron Nazi, i cili njihet si njė ndėr ekspertėt kryesorė tė Sorosit nė Ballkan. Ky ėshtė njeriu qė zgjodhi celulėn e parė tė Soros nė Tiranė nė 1992.
    Nė vitin 2004, sapo Erion Veliaj bėhet anėtar Bordi, njė lumė donacionesh tė destinuara pėr shoqatat rinore nė Shqipėri tė cilat aplikonin mė kot pėr fonde, shkuan pėr MJAFT-ėt e Velisė. Pėr kėtė arsye po atė vit, u regjistrua nė Gjykatėn e Tiranės Fondacioni MJAFT, njė organizatė e cila kėrkonte tė diversifikonte politikėn e fund raising (mbledhje fondesh) nga donatorė tė ndryshėm pėr MJAFT, pasi shumė donatorė e kuptonin se po thyenin ēdo barazi financimesh duke i derdhur mbi 1 milionė euro nė numrin e llogarisė sė Lėvizjes MJAFT megjithėse kishte vetėm 1 vit jetė. Fondacioni MJAFT u prezantua nė nivelin ekzekutiv me 2 emra vajzash tė reja: Jona Repishti dhe Anisa Kaltanji, dy nga aktivistet kryesore tė MJAFT nė atė kohė, tė cilat Veliaj i kishte nėn kontroll, pasi ato nėnshkruan njė deklaratė konfidencialiteti qė nuk i lejon tė flasin pėr fondet e fondacionit (deklaratė qė nuk njihet nga ligji shqiptar). Ndėrkohė sot pėr tiu pėrgjigjur ndonjė e-maili pėr ndonjė donacion tė ri pėrgjegjės ėshtė caktuar koordinatorja e MJAFT Anisa Kaltanji e cila nė fakt do tė ishte edhe personi qė do tė thirrej e treta si dėshmitare nė gjykatė pėr tė deklaruar se ku ndodhet kompjuteri i financave por qė siē ka deklaruar dhe vetė as qė e ka idenė e financave tė vjetra.
    Ajo qė tė bėn mė shumė pėrshtypje nė qarkullimin e qindra mijė eurove tė Fondacionit MJAFT, ėshtė loja e pokerit financiar tė Velisė me shokė e shoqe, tė cilėn do e kenė mėsuar nga Kryetarja e Bordit tė Fondacionit MJAFT, Milva Ekonomi, (maestro e tė gjithė parave dhe spinoffeve tė George Soros qė qarkullojnė nė Shqipėri dhe Kosovė)
    Sipas tė dhėnave, rezulton se Erion Veliaj i zgjedhur nė vitin 2004 si anėtar i Bordit tė Balkan Children and Youth Foundation, nė krye tė tė cilit ishte zgjedhur personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari, nė konflikt tė pastėr interesi propozon, mbron dhe voton projektin e paraqitur nga Fondacioni MJAFT, “Youth Business Albania (YBA)” (“Biznesi Rinor Shqiptar”). Duke shkelur ēdo parim tė konkurrimit tė barabartė pėr projektpropozime (pasi ishte jashtė ēdo lloj kriteri tė aplikimeve), i gjithė fondi i BCYF shkretoi tė gjithė buxhetin bazė tė kėtij fondacioni pėr Shqipėrinė.
    Problemi bazė i pakėnaqėsisė ballkanike me emrin Veliaj, ishte konflikti i hapur i interesit qė kishte njė anėtar Bordi me mbėshtetjen e strukturės sė tij. Sipas CV sė Erion Velisė nė Bordin e BCYF, ai prezantohet edhe si Drejtor Ekzekutiv i Balkans YouthLink, e cila kontrollon edhe numrat bankar tė Fondacionit MJAFT nė San Francisko (e cila sipas tė dhėnave tė websitit tė zhdukur tė fondacionit MJAFT ėshtė mė e rekomandueshmja pėr ēdo transfertė donacionesh pasi ėshtė “pa taksa”).
    Problemi mė i madh qė kishte projekti i “Biznesi Rinor Shqiptar” ishte mėnyra e harxhimit tė parave. Ky projekt synonte dhėnien e mikrokredive pėr tė rinjtė, para tė cilat do tu jepeshin me grande deri nė 4000 Euro pėr ēdo biznes tė ri dhe mė pas me paratė qė do tė kthenin sė bashku me pėrqindjet e tė kredituarve tė parė do tė kreditoheshin tė tjerė tė rinj dhe kėshtu me radhė do tė krijohej njė Bankė Rinore e cila do tė vazhdonte tė funksiononte si subjekt i shoqėrive tė mikrokreditit. Kjo fushė pėrcaktohet si dhėnie kredish dhe fondacionet qė japin para me pėrqindje klasifikohen nga ligji shqiptar si piramida nėse nuk kanė njė licencė tė dhėnė nga Banka e Shqipėrisė.
    Paratė e donatorėve mė tė rėndėsishėm nė botė, pėrfshirė Familjen Mbretėrore Angleze, International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), tė cilat njihen botėrisht pėr mbėshtetjen qė i japin bizneseve dhe vetėpunėsimit tė tė rinjve nėpėrmjet fondeve tė mikrokreditit, iu dhanė njė organizate pas asnjė lloj eksperience nė kėtė fushė, pa asnjė lloj ekspertize tė domosdoshme dhe tė detyrueshme qė kėrkon fusha e mikrokreditit. Fondacioni MJAFT rezulton nga tė dhėnat e dokumentuara se nuk ka plotėsuar asnjė kėrkesė pėr t’iu njohur e drejta e dhėnies sė mikrokrediteve pranė Bordit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė, as sipas ligjeve tė para shkurtit 2007 dhe as ato pas shkurtit 2007. Fondacioni Mjaft nuk ėshtė licencuar nga Banka e Shqipėrisė pėr tė dhėnė mikrokredi. Ndaj dhe pėr kėtė qėllim kėto fonde iu duheshin besuar njė institucioni tė liēensuar por Veliaj nuk mund tė pranonte qė ti ikte nga dora qė thelė kaq e majmė qė mė pas do ta ndante me tė vėllanė, Maznikun dhe Fugėn.
    Nė vitin e parė, shuma prej 55.800 dollarėsh amerikanė, iu dha 15 tė rinjve, tė cilat duhej ta kthenin me pėrqindje mė tė lartė pėr tė shėrbyer si kreditim i besueshėm dhe jashtė ēdo risku pėr tė tjerė tė rinj. Personat qė morėn shumėn ishin anėtarėt e Lėvizjes MJAFT tė cilėt nė kundėrshtim me ligjin pėr OJF-tė, e kthyen organizatėn e tyre nė njė organizatė qė ndan fitime. Por ajo qė pėrcaktoi konfliktin mė tipik tė interesit, ishte kreditimi nga Erion Veliaj, i vėllait tė vet Arbėr Veliaj 18-vjeēar i cili edhe mori qė nė fillim grandin maksimal qė lejohej prej 4000 eurosh. Ky operacion i paligjshėm financiar dhe i dėnueshėm nga legjislacioni shqiptar, ndodhi nėn hundėn e Bankės sė Shqipėrisė, Ministrisė sė Financave duke pėrfshirė nė shkeljen e ligjit mbi piramidat e ‘97 edhe zyrtarė tė lartė tė kohės.
    Problemi kryesor qė pati grandi i parė i mikrokreditit, ishte zhdukja pa lėnė gjurmė njė ditė tė bukur e tė gjithė fondit tė mikrokredit rinor prej 300 mijė eurosh, fakt qė ka implikuar nė kėtė lojė tė shėmtuar vetė zyrtarėt e BCYF. Kėta zyrtarė janė vėnė nė siklet tė madh kėto ditė se nuk po dinė si tė raportojnė dėshtimin e tyre dhe vrimėn financiare me emrin Fondacioni MJAFT qė zhduku njė ditė tė bukur 300 mijė euro tė Familjes Mbretėrore Angleze dhe tė disa donatorėve tė tjerė, para qė u dhanė pėr tė mbėshtetur punėsimin rinor nė Shqipėri. Nė vetė faqen e tyre zyrtare rezulton paraqitja e tė dhėnave komprometuese se kush kontribuoi pėr paratė e mikrokreditit tė paligjshėm rinor nė Shqipėri, kush i mori dhe mbi tė gjitha nė formė spektakolare, tregohet Arbėr Veliaj duke marrė paratė nė njė ceremoni zyrtare nga vetė i vėllai Erion Veliaj (siē shihet edhe nė foton bashkėngjitur).

  2. #2
    neper bote......... 10% Maska e ledjo
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    82
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Qindra mijė euro tė kontribuar pėr Shqipėrinė nga komuniteti ndėrkombėtar dhe tė zhdukura nėn hijen e rėndė tė personalitetit Marti Ahtisaari, janė njė nga rastet qė tregon se si kanė abuzuar kėta pionierė tė politikės sė re tė korrupsionit galopant. Erion Veliaj tre vjet mė parė i kujtoi njė gazetari qė e kishte akuzuar Fondacionin MJAFT si Fondacioni i Sudes, se po akuzonte Fondacionin qė e paska krijuar Marti Ahtisaari. Tashmė i ngelet Ahtisarit ti pėrgjigjet pyetjes: a ėshtė ai krijues i fondacionit tė Sudes nė Shqipėri me emrin Fondacioni MJAFT numrin e llogarisė bankare nė San Francisko tė tė cilit e kontrollon Erion Veliaj? Dhe Ahtisari qė nuk ka asnjė dijeni pėr kėtė histori, edhe sepse nuk ėshtė ai qė e ka krijuar kurrė Fondacionin MJAFT, ėshtė pikėrisht modeli se si Veliaj shpik ēdo lloj historie mbi mbėshtetje ndėrkombėtare pėr tė fshehur vjedhjet e tij mbi paratė e rinisė shqiptare. Mėnyra se si Veliaj ka keqpėrdorur emrin e Ahtisarit ėshtė tipike si pėrralla e Velisė qė gėzonte mbėshtetjen e Obamės (njė pėrrallė qė s’po pėrmendet mė prej javėsh pasi i ka dalė boja nė mėnyrė qesharake).
    Ajo qė ka rėndėsi sot ėshtė pikėrisht qė njė nga elementet bazė tė gjoja programit tė G99 bazohet te punėsimi i rinisė nėpėrmjet fondeve tė mikrokreditit. Pyetjeve qė duhet t’iu pėrgjigjet Veliaj tashmė ėshtė se para se tė pėrrallisė mbi punėsimin e tė rinjve shqiptarė nėpėrmjet mikrokredive, mė parė duhet tė deklarojė ku janė 300 mijė euro tė zhdukura tė Fondacionit MJAFT, njė pjesė tė dhuruara nga Familja Mbretėrore Angleze, qė duhet tė qarkullonin si mbėshtetje kreditimi pėr biznesin rinor shqiptar?
    Pėrse Fondacioni MJAFT ėshtė shpallur i mbyllur nė marrėdhėnie ndėrkombėtare dhe pėrse nuk raporton se ku janė 300 mijė eurot e kreditimit rinor?
    Pėrse Fondacioni MJAFT ka fshirė faqen e vet on-line (duhej tė ishte aktiv nė faqen ėėė.mjaftfoundation.org) dhe pėrse u zhduk logoja e Fondacionit MJAFT nga faqja zyrtare e Lėvizjes MJAFT (ėėėė.mjaft.org) kur gazeta Sot denoncoi zhdukjen e parave tė Fondacionit MJAFT? Ku ndodhet kompjuteri apo beckaup-i i financave tė Fondacionit MJAFT apo do tė vazhdohet se qenka fshirė pa dashje dhe zyrat gjoja qenkan grabitur me tė gjithė dokumentacionin (ndėrkohė qė pranė Drejtorisė sė Policisė Tiranė nuk ka ardhur kurrė ndonjė denoncim i tillė)?
    A ėshtė kryer procedura ligjore e mbylljes sė Fondacionit MJAFT nė Gjykatė duke bėrė edhe likuidimet e nevojshme (kthimit tė fondit prej 300 mijė eurosh nė BCYF)?
    Sot 300 mijė euro duhej tė ishin ricikluar duke shtuar pėrqindjet e mikrokredive rinore duke u shpėrndarė vazhdimisht tė rinjve shqiptarė. Sa ėshtė pėrqindja qė mungon?
    Ē’lidhje kanė 300 mijė euro-t e zhdukura pa lėnė gjurmė me krijimin e biznesit tė paligjshėm Grafik Propaganda (biznes i paligjshėm dhe pa numėr liēense) qė drejtohet nga vėllai i Erion Velisė i cili ka mbi 80 klientė duke qarkulluar deri tani mbi 500 milionė lekė?
    A i ka paguar ndonjėherė taksat vėllai i Velisė pėr llogari tė Grafik Propagandės qė u krijua me kapitale fillestare nga fondi i mikrokreditit?
    Sa qindra mijėra euro tė MJAFT ka faturuar vėllai i Erion Velisė qė nė atė kohė?
    Po Arbjan Mazniku dhe Endri Fuga ku i gjetėn 111 milionė lekė kapital nė kohėn kur zhduket fondi prej 300 mijė i kreditit rinor, pėr tė themeluar biznesin e tyre ortakėror ACG sh.p.k (Albanian Communication Group shpk me numėr nipti K62225006P ku 30% tė aksioneve i ka Arbjan Mazniku dhe 70% beniamini i Ramės, Endri Fuga) i specializuar pėr import – eksport dhe publikimin e revistės MAPO e cila tashmė njihet si organi zyrtar i G 99?
    Pėrse Erion Veliaj i ka deklaruar donatorėve se ai s’ka asnjė lidhje me Fondacionin MJAFT kur dihet shumė mirė se ėshtė ai njė ndėr themeluesit dhe drejtuesit kryesorė ku dhe numri i llogarisė ndėrkombėtare tė Fondacionit qė ndodhet nė San Franēisko kontrollohet drejtpėrdrejtė nga ai vetė?
    Ja pra kėto janė pyetjet qė Erion Veliaj duhet t’iu pėrgjigjet nė prezantimin e sotėm zyrtar tė programit tė G-99 nė Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Ai sot, bashkė me bashkėpunėtorėt kryesorė tė zhdukjes sė 300 mijė eurove tė kreditimit tė biznesit rinor do tė prezantojė pėrballė disa dhjetra tė rinjve (qė vijnė pėr tė parė Alban Skėnderajn), platformėn e re por njėkohėsisht tė vjetėr tė punėsimit tė tė rinjve shqiptarė nėpėrmjet kreditimit tė biznesit rinor. Por ai duhet tė tregojė sot se ēfarė bėri me 300 mijė eurot qė iu besuan pėr kreditimin e biznesit rinor nė 2004 dhe nė vazhdim. A po mos plani i Veliajt ėshtė qė siē i zhduku bashkė me tė vėllanė, Maznikun, Milvėn 300 mijė eurot plus pėrqindjet e vetėpunėsimit tė tė rinjve do tė bėjė edhe me dhjetėra miliona eurot e Qeverisė Shqiptare pėr punėsimin e tė rinjve nesėr nė rast se larg qoftė xhepistėt e shoqėrisė civile do tė vijnė nė pushtet?

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Gjen 390 mijė euro, i dorėzon nė polici
    Nga vaaldr1n nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-12-2012, 10:53 PM
  2. Shes fytyrėn time pėr 100 mijė euro !!
    Nga labja nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-03-2012, 04:20 PM
  3. Japoni, lė 96 mijė euro nė wc publike
    Nga vaaldr1n nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-10-2011, 11:18 AM
  4. “Fluturon” ne autostrade zarfi me 23 mije euro
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-05-2009, 11:30 PM
  5. Shesin beben per 3 mije euro
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 08:08 AM