Receta Gatimi

Trupi dhe Shendeti


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 2 nga 2 FillimiFillimi 12
Rezultatet nga 21 deri tek 26 prej 26
  1. #21
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    Si mund ta pėrcaktoj shkallėn e stresit tim?
    Sa ndikim ka stresi tek ne?


    Disa teknika pėr tė shmangur stresin e panevojshėm:

    Stresi ėshtė i pashmangshėm nė jetė. Ndėrkohė ju nuk mund ta keni menduar por stresi ėshtė normal dhe i nevojshėm, nė atė shkallė sa nuk ndikon nė kualitetin e shėndetit dhe jetės.
    Mund tė dobėsoni efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nėse mund ta kontrollosh apo jo dhe duke mėsuar aftėsitė manaxhuese tė tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit jane tė ndryshme , si dhe rrugėt pėr t'u shėruar ndryshojnė nga njė person tek tjetri. Ju mund tė provoni disa metoda, dhe tė zbuloni se cila ėshtė rruga mė e mirė qė ju pėrshtatet. Ja disa teknika qetėsuese:
    Aktiviteti i rregullt fizik ėshtė njė nga teknikat mė efektive tė menaxhimt tė stresit:

    Shkruaj: Diēka qė tė bėn tė rrėfesh tė fshehtat e tua. Mbajtja e njė ditari nuk ėshtė vetėm prakikė e adoleshentėve.
    Shpreh ndjenjat: Bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janė normale pėr tė qenė pastaj i qetė.
    Bėj diēka qė tė kėnaq : Njė hob ose aktivitet qė mbush kohėn e lirė mund t'ju ndihmojė tė relaksoheni. Punėt vullnetare nė shėrbim tė tė tjerėve ju ndihmojnė tė dobėsoni stresin.
    Qendra relaksimi: Kėtu pėrfshihen, ushtrime pėr frymėmarrjen, ushtrime pėr qetėsimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze.
    Aktivitete qė njihen pak : Tė mėsosh si tė qetėsosh trupin tėnd pėrmes vetėhipnotizimit, tė meditosh, praktiko ushtrime imagjinare , dėgjo muzikė qetėsuese dhe rri me njerėz qė dinė tė bėjnė humor.

    E rėndėsishme ėshtė tė reduktoni sasinė e stresit nė jetėn tuaj. Ja disa teknika pėr tė shmangur stresin e panevojshėm:

    Manaxho kohėn: Programimi dhe organizimi i kohės suaj mund t'ju bėjė mė shumė produktivė.
    Strategjitė pėr tė pėrballuar: Pėrpiqu tė dallosh mėnyrat e sjelljes ndikuar nga stresi dhe gjej mėnyrat pėr t'i reduktuar.
    Krijo njė stil jete: Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohėn e mjaftueshme pėr t'u qetėsuar. Ushqehu mirė, mos pi duhan, dhe limito sa tė mundesh konsumin e alkolit.
    Mbaj afėr miq tė mirė: Njrėzit qė kanė njė rrjet tė fortė shoqėror qė I mbėshtet janė shumė tė aftė tė pėrballojnė ndryshimet e jetės.
    Ndrysho mėnyrėn e tė menduarit: Thuaju “stop” mendimeve qė tė shkaktojnė stres. Zgjidhi problemet duke punuar, dhe krijo intimitet me orenditė e zyrės apo shtėpisė, qė tė jenė sa mė tė kėndshme pėr syrin .

    Por stresi mund tė jetė i pakalueshėm. Ndėrkohė qė mund t'ju vijė nė ndihmė njė mik ose familjar ju mund tė kėrkoni kėshillėn ė e njė
    profesionisti.

    Si mund ta pėrcaktoj shkallėn e stresit tim?
    Shkalla e stresit tuaj mund tė jetė dhe njė tipar gjenetik i trashėguar., sa tė mbėshtetur ndiheni nga familja dhe miqtė, eksperiencat e mėparshme, pėrballja me streset, dhe aftėsia juaj pėr ta pėrballuar apo pėr t'u kthyer mbrapa. Ēfarė ėshtė shumė stresuese pėr njė person ndoshta nuk mund tė jetė pėr njė tjetėr. Shkalla e stresit tuaj nė ndonjė situatė varet se sa ju e nuhasni atė dhe sa zgjat mė vonė.
    Shumė njerėz kanė mėsuar se si tė silllen me stresin e tyre mė mirė se tė tjerėt. Nėse keni dyshim pėr daljen nga gjendja e stresit, ju duhet tė mėsoni mėnyra mė tė mira pėr t'u shėruar.
    Ndryshimet qė mund tė ndodhin nė jetė, si humbja e njė njeriu tė dashur, martesa, ndryshimi i vendit tė punės janė disa shkaqe pėr t'u ndier tė stresuar por pėrgjithėsisht kohėzgjatja varet nga vetė ju.


    Sa ndikim ka stresi tek unė?

    Stresi mund tė ketė njė ndikim serioz nė shėndetin tuaj, sidomos nėse ai bėhet kronik. Ai godet zemrėn dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atė imunitar.Dhe dhimbje gjymtyrėsh, ankth e vėshtirėsi nė tė kuptuar. Tė gjithė kėto shkaktojnė probleme tė dobėsimit tė arterieve tė gjakut, diabetit, astmės, probleme nė marrėdhėnie me njerėzit dhe sjellje e vakėt nė shkollė apo punė. Kur ju jeni tė stresuar, trupi juaj ēliron hormone qė shpeshtojnė frymėmarrjen dhe rrahjet e zemrės, dhe japin njė vėrshim energjish. I gjithė trupi pėrgatitet tė pėrballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta pėr luftė”, reagimi nė gjendje stresi. Ky reagim nė fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet nė gjendjen normale. Por pak stres ėshtė normal, madje i nevojshėm pėr tė patur njė jetė tė ndryshueshme dhe interesante. Pėrgjigjja ndaj stresit mund tė jetė i dobishėm kur reaksioni i shpejtė ndaj tij bėhet i dobishėm. Prapseprapė , mund tė vėshtirėsojė aftėsinė tuaj pėr t'i dalė ballė detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerėzit qė ju rrethojnė. Nė qoftė se ju ndiheni tė shtypur nga njė gjendje mbistresante pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe ju mund tė filloni tė ndiheni tė dobėt dhe tė shfaqni probleme shėndetėsore. Lajmi i mirė ėshtė se mund tė gjeni rrugė, qė ju shpien drejt indiferencės dhe shpenzimin e kohės me tė tjera plane qė nuk ju lėnė tė mendoni rreth stresit.

  2. #22
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    EMOCIONI

    -Eshtė shumė i rėndėsishėm nė jetėn tonė,megjithėse nuk kuptohet lehtė.Emocioni ėshtė reagim ndaj njė ngacmuesi qė shkakton eksitim fiziologjik,ndjenjė subjektive,interpretim kognitiv dhe sjellje tė vėzhgueshme.Kur jemi tė emocionuar bebėzat e syve na zamdhohen,ndėrpritet tretja,shpeshtohet frymėmarrja dhe shtohen rrahje e zemrės,fillon djersitja dhe sekretohen hormonet.Kur lind i porsalinduri reagon vetėm nė pėrgjithsi,ndėrsa emocionet specifike zhvillohen me shpejtėsi.Shumica e emocioneve shfaqen kur fėmija ėshtė rreth dy vjeq.Ne mesojmė shumė gjėra pėr njerėzit e tjerė pėrmes komunikimit joverbal.Fytyra mund tė shpreh shumė emocione si lumturi,trishtim,habi,frikė,zemėrim edhe neveri.Njerėzit transmetojnė informacion pėrmes gjuhės sė trupit,pozicionet dhe lėvizjeve tė tij.Seksualiteti mjekėsor ėshtė pjesė e personalitetit tonė,e sjelljes sonė,e emocioneve dhe e qėndrimeve tona.

    HEMOROIDET-cka janė?

    -Hemoroidet janė zgjėrim i venave hemoroidale tė kanalit anal ose pjesės pėrfundimtare tė zorrės sė trashė.Ato zakonisht janė submukozale ose interne nėnėlėkurore ose ekterne (tė jashtme).Janė struktura normale,por gjatė jetės pėr shkak tė shprehive nė tė ushqyer,nė ushėim tė that,tė gatshėm ose tė qastit,provokojnė jashtėqitjen e vėshtirėsuar,dhe vjen deri te vėshtirėsimi i indit lidhor nė muret e enėve tė gjakut,ku vie deri te zgjėrimi i tyre deh dalja e tyre jashtė kanalit anal apo zorrės sė trashė.Hemoroidet interne apo tė brendshmė submukozale janė tė padhimbshme dhe varėsisht nga klinika apo zhvillimi i sėmundjes nė stadin e parė,dytė apo tė tretė apo tė katėrt.Ēdo stad ka klinikėn e vet si dhe trajtimin e vet.Nė stadin e parė i vetmi shqetėsim ėshtė gjakderdhja,nė dy tė tjerat manifestohet me gjakderdhje,por nė tė parin dhe tė dytin nuk preken,por dalin jashte gjatė aktit tė jashtėqitjes nė mėnyre sponatane.Nė tė tretin dalin,por kthehen me dorė,nė tė katėrtin nuk mund tė kthehen me dorė.Pra,stadi i parė dhe i dytė kanė trajtim konservativ apo me aplikimin e injeksioneve ku bėhet stereotizimi i vazave tė gjakut.Nė stadin e dytė mund tė aplikohen lidhėsit e gomės,ku kapet me anė tė njė ligature speciale pėr hemoroide,tėrhiqen hemoroidet dhe vendoset laku i gomės zakunisht vendosen dy lakore njė mbi tjetren dhe pas tetė deri nė dhjetė ditė,pėr shkak tė nekroės apo vdekjes,provokohet iskemia dhe vjen deri te mbyllja e enės sė gjakut dhe vdekja e hemoroidit.Kurse pėr stadin e tretin dhe tė katėrtin,aplikohet hemoreoidektomia,ku tek ne pėrdoret me heqje kirurgjikale tė hemoroideve.Diagnostikimi bėhet me tė dhėnat e pacientit kur ai ankohet qe ka gjakderdhje.

    Skleroza e shumėfishtė (sėmundja e ALCAJMERIT)

    -Skleroza e shumėfishtė ėshtė njė sėmundje sa e vėshtirė pėr tu shėruar aq edhe pėr tu diagnostikuar.Njė nga shenjat kryesore tė saj ėshtė humbja e aftėsisė.Kjo vlerėsohet si njė sėmundje e trurit dhe e shtyllės kurrizore,pjesė tė trupit ku kalojnė e ndėrthuren mė sė shumti fije nervore tė organizmit.Shkaku i saj nuk dihet.Kjo gjendje bllokon pėrkohėsisht sinjalet qė kalojnė nėpėrmjet nervave tek muskujt dhe tru.Skleroza e shumėfishtė afekton veqanėrisht aftėsin e tė parit,tė prekurit,dhe pėrdorimin e gjymėtyrėve.Kėto probleme mund tė shfaqen e pastaj tė zhduken,ose tė pėrmisohen dhe keqėsohen,dhe mjekėt ende nuk janė nė gjendje tė shpjegojnė se pse ndodh kjo.Grat preken nga skleroza e shumėfishtė dy herė mė shumė se sa burrat.Skleroza e shumėfisht nuk shkaktohet vetėm nga problemi i njė gjeni,ose vetėm nga mjedisi,por edhe nga njė problem mbrenda sistemit mbrojtės tė organizmit dhe nga probleme tė disa gjeneve.Pėr diagnostikimin e sklerozės sė shumėfishtė nevojiten njė numėr analizash dhe njė studim i hollėsishėm i historisė sė shėndetit tė pacientit.Sėmundja jo gjithėmon shkakton paaftėsi tė rėndė fizike e nervore dhe shumė njerėz me sklerozė tė shumėfishtė bejnė jetė normale.Pėr kėtė sėmundje nuk ekziston ndonjė ilaq.

    Perimet frenojnė sklerozėn===kėrkimet e reja tregojnė se pėrfshirja e rregullt e perimeve nė dietėn ushqimore mund tė ndihmojė nė paradalimin e sėmundjes dhe kjo pėr arsye se kėto ushqime janė tė pasura me vitaminė E.Ndėr ushiqmet e pasura me kėtė vitaminė janė:drithėrat,nėnprodhimet e tyre,perimet,arrat,bajanet,farėrat e ndryshme dhe vaji i ullirit.

    FRUTHI

    -Eshtė sėmundje shumė ngjitėse e moshės sė fėmijėrisė,e cila karakterizohet me:temperaturė tė lartė,kollitje,infalamacion tė hundės dhe shenja nėpėr lėkur dhe mukoza.Sėmunjda zakonishtė shfaqet nė fund tė dimrit dhe nė fillim tė pranverės.Kjo sėmunjde e rėnd bartet me anė tė ajrit,ėshtė sėmundje virusale(pra shkakėtar i saj ėshtė virusi i fruthit).

    shenjat e sėmunjdes-kollitje,fotofobia (frikė nga drita) dhe enjte(edemė) rreth syve,rraskapitje,ku mė vonė paraqiten edhe njolla dhe purpura tė kuqe nėpėr trup dhe nė mukozėn e gojės.
    mjekimi-ėshtė simptomatik.Parandalimi i fruthit bėhet me anė tė imunizimit(vaksinimit).

    KAFSHIMET E INSEKTEVE--mbrojtja

    -Shkaktarėt mė tė shpesht nga kėto insekte janė:mizat,grerėzat,mushkonjat,pleshtat,merimangat ,akrepat.Gjatė kafshimit tė kėtyre insekteve nė lėkurė lajmėrohen shenja tė ndryshme si pasojė e lėshimit tė lėndėve ngacmuese -toksike tė kėtyre insekteve.
    -Nė lėkurė paraqiten ndryshime si:skuqje,pucrra,gjakėderdhje te vogla etj,tė cilat vende vende nė lėkur mund edhe tė kruhen.Kafshimet e insekteve nė organizmin e njeriut mund te shkaktojnė ndryshime dhe reagime tė ndryshme si psh:nėse njė insekt e kafshon mukozėn e gojės,mund tė shoqėrohet me enjtje tė mėdha dhe me ndėrprerje tė frymėmarrjes.
    --MJEKIMI===fillon me largimin e thumbit tė insektit nga lėkura.Te reagimet e rėnda anafillaktike(shoku) duhet tė jepet adrenalin,kortikosteroide dhe preparate te kalciumit.

  3. #23
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Trupi dhe Shendeti

    Ndihma e Shpejte Mjekesore



    Hemoragjia dhe Plaget
    Per te ndalur gjakderdhjen shtypni fuqishem dy buzet e plages me ane te dy gishtave te medhenj. Pastroni plagen perreth duke u kujdesur te mos ngacmoni gjakun e mpiksur ne te. Mbajeni te shtypur pjesen e gjakosur me rrobe ose me nje cope pambuk te paster dhe bandazhojeni fort. Nese rrjedhja nuk pushon vendosni garza sterile ose ndonje rrobe te paster, te hekurosur me hekur te nxehte dhe shterngojeni fort me dore ose me fashature tjeter.

    Shoku
    Shenjat jane: zbehja, lekura e ftohte, pulsi i shpejte, frymemarrje siperfaqesore, dobesia. Qetesojeni te semurin duke e shtrire per toke ne qetesi absolute, lironi rrobat e shternguara, mbeshtilleni me batanije ose xhakete, por pa e mbinxehur. Ne te kunderten siguroni ngrohje artificiale ose ferkojeni. Ēojeni te semurin ne spital sa me shpejt.

    Djegiet
    Per te lehtesuar dhimbjet zhytet anesia ne uje te akullt. Mos hiqni rrobat e djegura. Ēani flluskat e lekures dhe vendosni mbi to pomade ose vaj. Mbulojeni pjesen e djegur me garza te thata e te pastra. Ne djegiet e renda ēojeni pacientin sa me shpejt ne spital.

    Thyerja e Kockave
    Frakturat duhet te levizin sa me shpejt. Fiksoni dhe mbeshtesni pjesen e demtuar sa me pare. Krahet duhet te sigurohen me delikatese pas trupit. Kur thyhet kemba lereni te demtuarin shtrire ne pozicionin me te pershtatshem. Therrisni vetem mjekun specialist ose urgjencen mjekesore. Gjate rruges lidhni kemben e thyer me ate te shendoshe.

    Helmimi
    Nese i demtuari eshte pa ndjenja perdorni vetem frymemarrjen artificiale. Ata qe jane te ndergjegjshem se jane demtuar nga helme grryese qe shkaterrojne indet (siē jane acidet, etj) te pine sasi te medha qumeshti. Ne rastet e helmimeve me ilace gjumedhenese ose qetesuese duhet provokuar vjellja duke ngacmuar fytin ose duke i dhene te demtuarit te pije nje gote te ngrohte me dy luge kripe.

    Te Fiktit
    Uleni personin qe i merren mendte. Lagini fytyren me uje te ftohte. Ulni koken me poshte se gjunjte. Nese humbet ndjenjat shtrijeni per toke, i ktheni koken anash dhe jepini te nuhase amoniak. Nese gjendja nuk permiresohet mbajeni ne qetesi absolute dhe njoftoni mjekun.

    Ngrirja
    Ngrohni pjeset e ngrira te trupit me uje ne temepraturen 38-40 grade C. Mos perdorni reflektore apo borsa me uje te ngrohte.

    Goditja nga Dielli
    Lahet trupi me uje te ftohte.

    Humbja e lengjeve nga dielli (Dehidratimi)
    Jepini te semurit disa gllenjka me uje te kripur, gjysem gote uje cdo 15 minuta gjate nje ore. Lirojeni te demtuarin nga rrobat dhe vendosni kompresa me uje te ftohte ne trup. Kembet te mbahen ne pozicion ngritur. Me pas dergoni te semurin ne spital.

    Pickimet nga Insektet
    Perpiquni te hiqni thumbin qe eshte ngulur ne trup dhe lyheni zonen e pickuar me locion kalamine per te menjanuar te kruajturit. Nese personi i humbet ndjenjat ose ka enjtje te trupit duhet thirrur menjehere mjeku.

    Atak Zemre
    Shenjat jane: dhimbje e zgjatur shtypese ose shqetesim i pazakonte prapa drrases se kraharorit. Dhimbja perhapet ne shpatull, qafe, krah ose nofull. Shoqerimi me djersitje, te perziera, te vjella, frymemarrje e veshtiresuar. Disa here personi qetesohet dhe me pas i rishfaqen shenjat e mesiperme. Ne keto raste minutat jane te ēmuara, thirrni me urgjence mjekun.

  4. #24
    i/e rregjistruar Maska e esli04
    Anėtarėsimi
    Mar 2011
    Postime
    2
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    un vuaj nga glossophobia . Nuk e di kush mund te me ndihmoj

  5. #25
    i/e rregjistruar Maska e esli04
    Anėtarėsimi
    Mar 2011
    Postime
    2
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Altin111 Lexo postimin
    Si ti pastrojm dhembet *

    Armik i pėrbashkėt i dhėmbit dhe gingivave ėshtė "pllak". Pllak ėshtė shtresė ngjitėse,pa ngjyrė e cila formohet ne sipėrfaqen e dhėmbit.

    Ėshtė shtresė ideale pėr zhvillimin e bakterjeve tė cilat me toksinat e tyre veprojnė nė dhėmbė dhe nė gingive,duke shkaktuar karijesin, inflamacion te gingivave dhe paradontopati.

    Larja e rregullt e dhėmbėve me furē largon “pllak”-un dhe mbeturinat e ushqimit nga ana e brendshme dhe jashtme e sipėrfaqės sė dhėmbit.

    Fijet e furēės duhet tė drejtohen nėn kėndin 45 shkallė nė mishrat e dhėmbėve dhe tė bėhen pak lėvizje rrotulluese duke mbajtur pak a shumė nė njė vend, e cila mundėson nė mėnyre tė gjatė fijet e jashtme tė largojnė “pllak“ brenda gingivės dhe ndėrmjet dhėmbėve. Nė secilin dhėmb tė mbahet rreth 10 sekonda.

    Me pėrdorimin e furēės pastrohen vetėm 3 anėt e dhėmbit nga 5 sa janė.Pėr atė arsye dy anėt (ndėrmjet dhėmbėve) kėrkojnė kujdes tė veēant qė tė eliminohet grumbullimi I “pllak”- ės dhe I ushqimit. Duke u bazuar se kariesi dhe sėmundjet e gingivės fillojnė nė kėto vende,filli dentar (fije pambuku) duhet tė pėrdoret ēdo ditė.

    Solucionet pėr shplarje ėshtė gjeja ideale si shtesė e furēės dhe fillit dentar.Ka rol tė dyfisht - ngadalson zhillimin e ”pllak”-es dhe ndihmon pėr parandalimin e karijesit.

    Helmimet me anė tė ushqimit *

    Helmimi me ushqim ndodh pėr shkak se njeriu ha substanca kimike helmuese ose mikroorganizma dhe toksinet e tyre.Ka shumė lloj shėrimesh nga helmimi me ushqim.

    Gjithmonė dhe mė sė miri ėshtė tė kėrkohet ndihma e parė.Megjithatė, mjekėt trajtojnė cdo rast tė helmimit me ushqim nė pėrputhje me llojin, substancėn dhe sasinė e ushqimit tė helmuar qė ėshtė ngrėnė, natyrisht nėse dihet.Ky shėrim kryesisht kryhet me disa lloje purgativėsh agresiv, duke nxitur tė vjellat, duke bėrė detoksikimin, me hemokatarzė, duke pastruar lukthin dhe traktin intestinal, si dhe duke pirė antidotin ose kundėrhelmin adekuat dhe ilaqe pas pėrmirėsimit, kur trajtimi ėshtė kryer menjėherė dhe varėsisht nga suksesi i tij. Nėse i helmuari nuk mund tė trajtohet nga mjeku, atėherė ai duhet tė nxitet tė vjellė menjėherė, tė bėjė purgutacion.

    Kur helmimi me ushqim ndodh nė vise tė nxehta dhe nė stinėn e nxehtė, atėherė helmi pėrhapet shpejt nė sistemin e individit mė anė tė qarkullimit tė gjakut dhe shpėrndahet nėpėr vena e arterie pėr tė arritur mė nė fund nė zemėr.

    Pra, gjaku ėshtė medium qė e bart helmin deri te zemra dhe nė pjesė tė paprekura tė trupit.Viktima e helmimit me ushqim duhet tė shpejtojė pėr ta nxjerrė nga turpi sa me shpejt toksinėn vdekjeprurėse, e sidomos me anė tė lėshimit tė gjakut, sepse ky proces do ta nxjerrė jashtė gjakun e helmuar dhe bashkė mė tė edhe mjaft helm, i cili tashmė ka depėrtuar nė qarkullimin e gjakut.Nėse zbatimi i kėtij procesi kryhet me sukses, ndėrsa purgacioni bėhet i plotė dhe shpejt, helmi nuk do tė shkaktojė pasoja fare ose fare pak.
    Nė kėtė kuptim, helmi do tė nxirret plotėsisht, ose do tė pengohet veprimi i tij i mėtejshėm.

    *A vuani nga fobia ?

    Te flasim per fobin ( Frike e tepruar, irracionale prej disa objekteve,situatave, akteve ose ose ideve.) . A vuani nga fobia ,nese po ,nga qka keni frike.

    Personalisht kam frike nga vendet e ngushta ( klaustrofobia ),ehe, shume shpesh me ndodh te terhiqem prej hapsirave te ngushta ku ka shume njerz .


    Te diskutojm ketu per ket teme, mos hezitoni te flisni per veten ,sepse kjo nuk eshte nje semundje ,por vetem nje dukuri shume e shpesht tek njerzit,pothuajse nuk ka njeri qe nuk ka frike nga diqka .

    Ja edhe termet mjekesore qe perdoren per te emertuar fobit e ndryshme :
    Arachnofobia - frika nga araknidet (mirimangat etj)
    Agorafobia - frika nga vendet e hapura
    Acrofobia - Frika nga lartesia
    Klaustrofobia - frika nga vendet e mbyllura
    Ofidifobia - frika nga gjarperinjte
    Ailurofobia dhe cinofobia - Frika nga qente dhe macet
    Ablutophobia- Frika nga pastrimi dhe larja
    Achluophobia- Frika nga terri
    Agliophobia- Frika nga dhimbjet
    Ailurophobia- Frika nga macja
    Anuptaphobia- Frika nga vetmia
    Bibliophobia- Frika nga librat
    Carnophobia- Frika nga mishi
    Catoptrophobia- Frika nga pasqyrja
    Chionophobia- Frika nga bora
    Clinophobia- Frika nga shtrati[
    Dikephobia- Frika nga drejtėsia
    Didaskaleinophobia- Frika pėr tė shkuar nė shkollė
    Dystychiphobia- Frika nga aksidentet
    Ecophobia- Frika nga shtėpia
    Eleutherophobia- Frika nga liria
    Eurotophobia- Frika nga gjenitalet femėrore
    Ergophobia- Frika nga puna
    Gamophobia- Frika nga martesa
    Genophobia- Frika nga seksi
    Gerascophobia- Frika nga pleqėria
    Glossophobia- Frika e mbajtjes fjalimit nė publik
    Heliophobia -Frika nga dielli
    etj etj..

    Fobia ime eshte "Glossophobia- Frika e mbajtjes fjalimit nė publik" si mund ta shmang. Me ndihmoni u luteeeem

  6. #26
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Thumbs up Si tė shmangni tensionin e lartė tė gjakut?


    Tensioni i lartė i gjakut ėshtė vetėm njė nga simptomat e sėmundjeve tė zemrės. Hulumtimet kanė treguar qė ulja e tensionit tė gjakut mund tė ndihmojė tė shmangen komplikimet serioze tė sėmundjeve tė zemrės. Provoni qė me kėta hapa tė thjeshtė tė ndikoni nė shtypjen e lartė tė gjakut.

    Mbani peshėn e shėndetshme trupore

    Mbajtja e peshės sė shėndetshme trupore do tė reduktojė diametrin e belit. Ekspertėt pohojnė qė masa e madhe e belit mund tė jetė tregues i sėmundjeve tė ardhshme tė zemrės dhe tensionit tė lartė tė gjakut.

    Hulumtimet tregojnė qė beli prej 102 cm apo mė shumė tek meshkujt, dhe 88 cm apo mė shumė te femrat ėshtė i lidhur me sėmundjet e zemrės.



    Ushtrimet e rregullta

    Mjekėt rekomandojnė 30 deri 60 minuta ushtrime ēdo ditė. Kėshillohuni me mjekun para se tė filloni ēfarėdo plani tė ushtrimeve.



    Hani shėndetshėm

    Hani pemė, perime, drithėra tė papėrpunuara, bimė bishtajore, fruta arrore dhe fara. Mbani ditar tė ushqimit pėr tė pėrcjellė se ēfarė hani. Mjekėt rekomandojnė tė hani ushqime tė pasura me kalium, sepse mund tė ndihmojnė nė reduktimin e tensionit tė gjakut. Kaliumi ndihmon qė tė reduktohet ndikimi i kripės nė trup. Po ashtu, shmangni konsumimin e ushqimit tė shpejtė.



    Zvogėloni sasinė e kripės qė e konsumoni

    1500 deri 2400 mg kripė ėshtė gjithēka qė ju nevojitet ēdo ditė. Njė lugė ēaji me kripė ėshtė e barabartė me 5000 mg.

    Pėr tė reduktuar konsumimin e kripės, lexoni pėrbėrėsit nė ushqime dhe reduktoni konsumimin e ushqimit tė procesuar.



    Zvogėloni konsumimin e alkoolit

    Ekspertėt rekomandojnė maksimum dy pije alkoolike nė ditė pėr meshkujt dhe njė pije nė ditė pėr femrat. Nėse pini mė shumė se kjo, do tė ishte mirė tė reduktoni konsumimin e alkoolit.



    Ndaleni duhanin

    Produktet e duhanit drejtpėrdrejt dhe negativisht ndikojnė nė shėndetin e zemrės. Po ashtu e rėndėsishme ėshtė qė tė shmangni pirjen pasive tė duhanit.



    Kufizoni konsumimin e kafeinės

    Studimet tregojnė qė kafeina mund tė shkaktojė rritjen momentale tė tensionit tė gjakut. Mos pini mė shumė se dy filxhanė (200 ml) kafe nė ditė.



    Reduktoni ndikimin e stresit

    Stresi ėshtė kontribuuesi kryesor i tensionit tė lartė. Nėse nuk keni mundėsi tė reduktoni nivelin e stresit, provoni jogėn, meditimin dhe teknikat tjera tė relaksimit.



    Priteni problemin nė rrėnjė

    Nėse tensioni i gjakut ėshtė kohė pas kohe i lartė, studimet tregojnė qė kjo mund tė jetė shenjė e problemeve kronike nė tė ardhmen. Bisedoni me mjekun tuaj. Ndoshta me reagim tė parakohshėm apo preventiv do tė mund tė parandaloni komplikimet serioze nė tė ardhmen.

    Burimi

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 2 nga 2 FillimiFillimi 12

Tema tė ngjashme

  1. Mjalti dhe Shendeti i njeriut
    Nga mentor1993 nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-10-2010, 08:21 PM
  2. Kripa dhe shėndeti
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2010, 01:45 PM
  3. Paraja, shėndeti dhe duhani
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-04-2009, 06:07 PM
  4. Ja se ēfarė ka trupi jone?
    Nga burim_zh nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-10-2008, 07:29 AM