Receta Gatimi

Tė dobėsohesh pa bėrė dietė...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Thumbs up Tė dobėsohesh pa bėrė dietė...


    Shumė njerėz kanė dėshirė tė shpėtojnė nga kilet e tepėrta por nė tė njėjtėn kohė nuk dėshirojnė tė privohen nga ushqimet. A ėshtė e mundur tė dobėsohesh pa bėrė dietė?

    Ju nuk jeni tė detyruar tė bėni dietė pėr t’u dobėsuar sipas njė lajmi tė publikuar nė faqen “WebMD”, transmeton shkrimin Starti. Ju mund tė dobėsoheni duke ndryshuar stilin e ushqyerjes. Ja se si mund tė dobėsoheni pa bėrė dietė:



    Pėrcaktoni njė orar pėr vaktet: vendosni alarmin nė celularin tuaj pėr 20 min mė vonė dhe pėrpiquni tė hani ushqimin tuaj gjatė kėsaj kohė ngadalė ngadalė. Ky ėshtė njė nga zakonet mė tė mira tė dobėsimit pa dietė. Hani ēdo kafshatė duke e shijuar deri nė pikėn e fundit. Nė kėtė mėnyrė nxitet hormoni i ngopjes nė trup. Kėto sinjale ndėrpriten nėse hani ushqimin shpejt dhe kėshtu do vazhdoni tė hani shumė.



    Flini mė shumė, merrni mė pak kile: sipas studiuesve amerikanė fjetja 1 orė mė shumė natėn tė ndihmon nė mos shėndoshje. Rezultatet mund tė ndryshojnė nė varėsi tė njerėzve por gjumi ndikon pozitivisht nė kėtė aspekt. Tė flesh pak tė shton oreksin dhe ju bėn tė ndiheni tė uritur.



    Konsumoni mė shumė zarzavate: nė darkė konsumoni 3 lloje zarzavatesh dhe jo vetėm njė. Ngrėnia e disa lloj ushqimeve tė jep ndjesinė e ngrėnies tė shumė gjėrave. Konsumimi i mė shumė frutave –zarzavateve ėshtė njė rrugė e mirė dobėsimi. Fibrat e shumta dhe uji ju ndihmojnė tė merrni mė pak kalori dhe tė ndiheni tė ngopur. Zarzavatet gatuajini me pak vaj. Nė vend tė soseve plot yndyrė mund tė pėrdorni lėngun e limonit dhe bimė popullore pėr t’i dhėnė shije ushqimeve.



    Provoni supėn: supat me lėng mishi apo mishi pule ju ndihmojnė tė ngopeni me pak kalori. Mund tė provoni dhe supėn me zarzavate nė tė cilėn tė hidhni pak bukė. Nėse filloni vaktin me njė supė kjo do tė ngadalėsojė ushqyerjen tuaj dhe tė pakėsojė oreksin. Qėndroni larg supave me shumė kalori dhe krem.



    Konsumoni drithėrat: orizi ngjyrė kafe, gruri i zi, elbi, tėrshėra dhe llojet e tjera tė grurit janė shumė tė rėndėsishėm nė strategjinė tuaj tė dobėsimit. Kėto produkte do ju ngopin me pak kalori dhe do tė pėrmirėsojnė profilin tuaj tė kolesterolit. Ju mund tė konsumoni bukė me grurė tė freskėt.



    Hidhini njė sy veshjeve tuaja tė ngushta: nėse keni njė fustan apo fund tė cilin nuk mund ta vishni pėr shkak tė kileve tė tepėrta atėherė bėni mirė ta varni nė njė vend ku mund ta shihni ēdo ditė. Ky do tė jetė ēmimi juaj pasi tė dobėsoheni.



    Pakėsoni sheqerin: pini ujė nė vend tė lėngjeve me pėrmbajtje sheqeri. Ju mund t’i shtoni ujit limon, mendėr ose luleshtrydhe pėr tė ndryshuar shije.



    Pėrdorni gota tė holla dhe tė gjata: pėr tė minimizuar kaloritė e lėngshme merrni gota tė holla dhe tė gjata nė vend tė gotave tė gjera dhe tė shkurtra. Nė kėtė mėnyrė do tė konsumoni 25-30 % mė pak lėngje frutash, pijet me gaz apo ato me sheqer.



    Preferoni ēajin jeshil: ēaji jeshil mund tė jetė njė metodė e mirė dobėsimi. Disa studime kanė treguar se ēaji jeshil pėrshpejton mekanizmin e djegies sė yndyrave nė trup. Tė paktėn mund ta pini si njė lėng tė freskėt pa kalori.



    Hani nė shtėpi: konsumoni gjellė tė gatuara nė shtėpi. Kėshtu mund tė dobėsoheni mė lehtė. Gatimi i njė gjelle mund tė jetė mė e lehtė se ē’mendoni. Nėse nuk keni aspak kohė tė gatuani pėr shkak tė ngarkesės profesionale atėherė mund tė bėni gjellė me bizele, bishtajė konserve ose tė pėrdorni zarzavatet e pastruara dhe tė paketuara.



    Pushoni pak gjatė ushqimit: pėrpiquni tė hani drekėn apo darken me familjen ose miqtė tuaj. Nė kėtė mėnyrė do tė mund tė bėni disa pauza gjatė ushqimit duke biseduar me tė tjerėt dhe tė merrni mė lehtė sinjalin e ngopjes. Nėse hani shpejt sinjali i ngopjes shkon mė vonė nė tru.



    Pėrtypni ēamēakėz me mendėr: nėse keni dėshirė tė hani diēka mė mirė pėrtypni njė ēamēakėz me mendėr. Shikimi i televizorit, shėtitja nė internet janė faktorė tė rrezikshėm qė mund t’ju shtyjnė tė hani diēka. Nė kėtė rast pėrtypni menjėherė njė ēamēakėz.



    Hani ushqimin nė pjata mė tė vogla: provoni tė hani darken nė pjata mė tė vogla se tė zakonshmet. Kėshtu nė mėnyrė automatike ju do tė hani mė pak. Nėse zvogėloni pjatėn apo tasin tuaj do t’i kurseni 100-200 kalori vetes.



    Zvogėloni porcionet: mundohuni tė zvogėloni tė paktėn porcionet e 5 ditėve nė javė. Mė pas do tė mėsoheni me kėtė stil pasi ta pėrsėrisni disa javė.



    Mos mbushni krejt stomakun: ngrihuni nga tavolina pa u ngopur mirė. Mos e mbushni stomakun plot. Nėse mėsoheni me kėtė rregull do tė dobėsoheni mė lehtė.



    Kujdes kur hani jashtė: nuk ėshtė e thėnė qė tė gjitha ushqimet e restoranteve tė shėndoshin. Por ju duhet tė mbani nėn kontroll porcionet. Porositni diēka si aperitiv. Preferoni pjatat e fėmijėve. Zgjidhni njė sallatė pėr njė fillim tė ekuilibruar. Mbusheni gjysmėn e pjatės me zarzavate.



    Preferoni ushqimet pa mish: zakonisht konsumimi i ushqimeve vegjetarianė ėshtė njė mėnyrė e mirė dobėsimi. Personat qė konsumojnė ushqime pa mish priren tė dobėsohen mė shpejt se ato qė e hanė shumė mishin. Nė vend tė mishit mund tė konsumoni fasule, supė me thjerrėza dhe bishtajore tjera tė thata.



    Keni djegur mė shumė se 100 kalori: ju mund tė dobėsoheni pa bėrė asnjė dietė nėse digjni rregullisht 100 kalori nė ditė. P.sh ecni rreth 20 min, vraponi 10 min, pastroni shtėpinė apo lani vetė makinėn dhe u krye.

    Burimi

  2. #2
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Une personalisht nuk kam mbajtur asnjehere diet...ha cfare do lloj gjeje qe me haet...pervec keshillave te siperpermendura mire do te ishte qe gjithsecili prej nesh te gjente 30 minuta kohe ne dite per te bere vrap...une fal vrapit qe beje c'do dite..ne mengjes dhe ne darke...ndihem shume shume mire...dhe fal kesaj ha cfare do lloje gjeje qe me do zemra...keshtu qe pervec keshillave te ICEMAN...kushtojini dhe pak rendesi kesaj pjese vrapit...dhe e filloni diten me nje energji te jashtezakonshme...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Dietė efikase pėr vetėm tri ditė
    Nga labja nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 06:57 PM
  2. Mos mbaj dietė nėse...
    Nga labja nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2011, 06:48 PM
  3. Truri nė dietė “han vetveten”
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-08-2011, 09:25 PM
  4. Nje diete per ata qe vuajne nga Diabeti!
    Nga ReniX nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-07-2011, 11:49 PM
  5. Berisha: Qeveria nė dietė jep rezultat
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2009, 05:49 PM