Receta Gatimi

Barēa-Manēester ėshtė finalja e ėndrrave…


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 1 prej 1
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Barēa-Manēester ėshtė finalja e ėndrrave…




    Formacionet, pikat e forta dhe tė dobėta te ekipet qė synojnė “kurorėn” europiane


    Barcelona, kampione e Spanjės, do tė ndeshjet me Manēester Junajtid, kampion i Anglisė, sonte nė “Olimpiko”, pėr finalen e Ligės sė Kampioneve. Barēa synon tė bėhet skuadra e parė nė historinė e futbollit spanjoll, qė fiton tė tre veprimtaritė nė harkun e njė sezoni, ndėrsa “djajtė” mund tė bėhen ekipi i parė, qė e fiton Championsin dy vjet rradhazi, qė nga viti 1992, kur kjo veprimtari ndryshoi formatin dhe “braktisi” emrin e vjetėr Kupa e Kampioneve.

    FORMACIONET


    Do tė jetė habi e madhe nėse ndonjė prej trajnerėve heq dorė nga vendosja taktike, qė kanė pėrdorur gjatė gjithė kėtij sezoni. Barcelona e Guardiolės ka luajtur gjithmonė me skemėn 4-3-3, ndėrsa nė ndeshjet e mėdha, Manēesteri i Aleks Fergusonit aplikon vendosjen 4-4-2 me Parkun dhe Gigsin nė krahėt e mesfushės.

    PIKAT E FORTA


    Barcelona e ka armėn mė tė fuqishme te treshja sulmuese, e mbėshtetur nga fantazia e Injestės dhe krijimtaria e Ksavit. Eto, Mesi dhe Henri kanė shėnuar sėbashku 71 gola nė kėtė sezon. Barēa ėshtė e favorizuar nga teknika e lartė, qė zotėrojnė pjesa mė e madhe e futbollistėve nė formacion.
    Pavarėsisht se ka emra tė tilla si Runi apo Kristiano Ronaldo dhe shėnon nė tė gjitha mėnyrat, mbrojtja ėshtė arma mė e fortė e Manēesterit. Anglezėt kanė nga ana e tyre edhe eksperiencėn e trajnerit Ferguson, njeriun e “1000 betejave”, i cili i injekton ekipit vendosmėri dhe besim.

    PIKAT E DOBETA


    Barcelona ka pasur disa probleme nė mbrojtje, tė cilat janė thelluar nė finale me mungesėn e tre titullarėve, Erik Abidal, Dani Alvesh dhe Rafael Markez.
    Duke menduar se Mesi dhe Injesta nuk mbrojnė aq sa duhet, atėherė Guardiola duhet tė ketė kujdes nga lėvizjet e takticienit Aleks Ferguson, mjaft i aftė nė shfrytėzimin e pikave tė dobėta tė kundėrshtarit. Nga ana e tij, Manēesteri ka treguar shumė pak dobėsi gjatė kėtij sezoni, por duhet thėnė se mesfushorėt e “djajve” nuk janė krijues si ata tė Barcelonės.

    MBROJTJA


    Guardiolės i duhet tė eksperimentojė nė mbrojtje pėr shkak dėmtimesh dhe pezullimesh. Mbrojtėsit anėsorė Dani Alvesh dhe Erik Abidal janė tė skualifikuar, ndėrsa qendėrmbrojtėsit Rafael Markez dhe Gabi Milito janė tė dėmtuar. Kapiteni Karles Pujol do tė luajė nė tė djathtė, Pike nė qendėr pėrkrah tė “improvizuarit” Jaja Ture. Nė tė majtė tė prapavijės mund tė luajė veterani Silvinjo ose mesfushori Seidu Keita.
    Te Manēesteri, Rio Ferdinand ėshtė riaftėsuar nga dėmtimi nė brinjė dhe do tė luajė si titullar pėrkrah Nemanja Vidiēit dhe Patris Evrasė. Janė mbrojtėsit mė tė mirė tė botės, pėr tė ndalur sulmin e Barēės, qė ka shėnuar 156 gola nė kėtė sezon. Portierėt e tė dy ekipave janė Viktor Valdes (Barcelona) dhe Edvin Van der Sar (Manēester).

    MESFUSHA


    Barcelona do tė luajė me tri katalanas nė mesfushė, futbollistė tė rritur nė sistemet zinxhir “blaugrana”. Injesta, Ksavi dhe Buskets do tė jenė “policėt e trafikut” te njė ekip qė falė tyre e qarkullon topin me njė shpejtėsi marramendėse. Injesta shėnoi golin vendimtar ndaj Ēelsit, Ksavi ėshtė lojtari mė me shumė “asist” nė Champions, ndėrsa 20-vjeēari Serxhio Buskets konsiderohet si zbulimi i trajnerit Guardiola.
    Pėrballė do tė jenė Majkėll Kerrik dhe braziliani Anderson. Forcė, cilėsi dhe mbi tė gjitha 90 minuta vrap pas topit. Nė krahun e djathtė do tė luajė koreani Park, ndėrsa Rajan Gigs ėshtė favorit pėr tė zėvendėsuar tė skualifikuarin Fletēer, pėr tė luajtur finalen e tij tė tretė nė Champions. Keita dhe Skols mund tė jenė suprizat e minutės sė fundit.

    SULMI


    Kėtu preken majat… mė tė mirėt e mundshėm. Mesi, Eto dhe Henri nga njėra anė, Kristiano Ronaldo dhe Runi nga ana tjetėr. Tė pesė kėta futbollistė kanė bėrė njė sezon tė mrekullueshėm dhe ndėrmjet tyre do tė ndajnė podiumin e “Topit tė Artė”.
    Ekipi i Barcelonės ka shėnuar deri tani 156 gola nė tė gjitha veprimtaritė, nga tė cilėt mbi gjysmėn “tredhėmbėshi” i sulmit, ndėrsa Ronaldo dhe Runi mund tė realizojnė nė ēdo moment tė ndeshjes, nga ēdo pozicion. Pastaj, tė dy ekipet kanė sulmues cilėsorė edhe nė stol. Barēa mund tė bazohet te talenti i Bojan Kėrkiēit, ndėrsa Dimitar Berbatov dhe Karlos Tevez janė “kartat luksoze” tė Fergusonit.

    BARCELONA (4 3 3): Valdes, Pujol, Ture, Pike, Silvinjo (Keita), Ksavi,



    Buskets (Keita), Injesta, Mesi, Eto, Henri.
    Nė stol: Pinto, Kaseres, V.Sanēez, Gudjohnsen, Hleb, Kėrkiē
    Trajner: Guardiola

    MANĒESTER U (4 4 2): Van der Sar, O’Shi, Ferdinand, Vidiē, Evra, Park,



    Kerrik, Gigs (Skols), Anderson, Runi, Ronaldo.
    Nė stol: Foster, Nevil, Ivans, Skols (Gigs), Nani, Berbatov, Tevez. Trajner: A.Ferguson

    Shifra dhe fakte


    - Finalja e sotme do tė jetė e 54-a pėr kėtė veprimtari qė filloi nė sezonin 1955/56.
    - Barcelona luan pėr herė tė pestė nė njė finale dhe e ka fituar dy herė Championsin nė vitet 1992 dhe 2006.
    - Manēesteri luan pėr herė tė katėrt nė finale dhe i ka fituar tė tri takimet e mėparshme nė vitet 1968, 1999 dhe 2008.
    - Barcelona ka fituar katėr herė Kupėn e Kupave dhe tri herė Kupėn UEFA, ndėrsa Manēesteri ka fituar njė herė Kupėn e Kupave dhe asnjėherė Kupėn UEFA.
    - Ky ėshtė edicioni i pestė rradhazi ku njė skuadėr angleze luan nė finalen e Ligės sė Kampioneve.
    - Manēesteri synon tė bėhet ekipi i parė qė e fiton Championsin dy vjet rradhazi, qė nga viti 1992, kur kjo veprimtari ndryshoi formatin dhe emrin. Ndėrkohė, Milani, Ajaksi dhe Juventusi kanė arritur dy herė rradhazi nė finale, por janė mundur nė tė dytėn.
    - Manēesteri nuk humbet prej 25 ndeshjesh nė Ligėn e Kampioneve. Humbja e fundit ka qenė ajo ndaj Milanit nė gjysmėfinalen e vitit 2007.
    - Roma, kryeqyteti i Italisė, do ta presė finalen e Ligės sė Kampioneve pėr herė tė katėrt pas viteve 1977, 1984 dhe 1996. Nė dy nga kėto raste ka fituar Liverpuli. Rekordin e mban stadiumi “Uembli” i Londrės, qė ka pritur pesė finale. E gjashta do tė jetė nė vitin 2011.
    - Vitin e kaluar, Aleks Ferguson u bė trajneri i 16-tė nė historinė e Kupave tė Europės qė e fiton dy herė Championsin.
    - Ferguson, 67-vjeēar mund tė bėhet trajneri i dytė mė i vjetėr nė moshė qė fiton Ligėn e Kampioneve. Rekordin e mban belgu Rajmon Getals, qė i dha titullin Marsejės kur ishte 71 vjeē.
    - Guardiola do tė bėhej trajneri mė i ri qė fiton Ligėn e Kampioneve nė 49 vitet e fundit, nėse Barēa mund Manēesterin. Pep 38-vjeēar ėshtė vetėm tetė ditė mė i madh se rekordmeni i tė gjitha kohėrave, Munjoz, trajneri i Realit nė vitin 1960.
    - Guardiola mund tė bėhet i gjashti qė e fiton Championsin si trajner dhe si futbollist, por vetėm i treti qė e bėn diēka tė tillė me tė njėjtin klub. Mė parė kėtė sukses e kanė arritur Munjoz me Realin e Anēeloti me Milanin.
    - Henri ka shėnuar nė stadiumin “Olimpiko” golin e tij tė parė nė Ligėn e Kampioneve, nė nėntor nė vitit 2002 kur luante me Arsenalin.
    - Van der Sar ka qenė portieri i Ajaksit qė u mund nga Juventusi me 11-metėrsha nė finalen e “Olimpiko”-s nė vitin 1996.
    - Henri, Evra, Berbatov dhe Hleb janė lojtarėt qė e kanė humbur njė finale tė Championsit gjatė karrierės sė tyre.

    Rruga drejt Romės…


    Barcelona


    Faza me grupe
    Barcelona shėnoi 18 gola nė fazėn me grupe dhe nuk e vuri pėr asnjė moment nė diskutim kualifikimin si vendi i parė i grupit C, pavarėsisht nga humbja me Shakhjtorin nė ndeshjen e fundit. Sportingu dhe Bazeli ishin rivalėt e tjerė.

    1/8-t e finaleve
    BARĒA-LION (5-2) (1-1)



    Njė goditje dėnimi e kapitenit Zhuninjo i dha Lionit barazimin nė ndeshjen e parė ndaj Barcelonės, por tė besuarit e Guardiolės bėnė diferencėn nė “Kamp Nou”, ku fituan pa probleme, 5-2.

    Ēerekfinalet
    BARĒA-BAJERN (4-0) (1-1)



    Katėr gola nė 45 minutat e para tė ndeshjes sė parė mbyllėn “ēėshtjen” ndaj Bajernit. Pjesa tjetėr e sfidės, pėrfshi 90-tė minutėshin nė Mynih, u luajt sa pėr statistikė.
    Gjysmėfinalet
    BARĒA-ĒELSI (0-0) (1-1)

    Pas barazimit 0-0 nė “Kamp Nou” dhe golit tė Esienit nė fillim tė ndeshjes sė kthimit, Barcelona po shkonte drejt eleminimit, por nė minutėn e 93-tė Injesta shėnoi golin kualifikues tė barazimit.

    Manēesteri
    Faza me grupe



    Manēesteri ishte nė njė grup relativisht tė lehtė me Sėlltikun, Alborgun dhe Vilarealin, ku i mjaftuan dy fitore pėr tė marrė vendin e parė. Tė dyja ndeshjet me spanjollėt e Vilarealit u mbyllėn nė barazim pa gola.
    1/8-t e finaleve

    MAN.UTD-INTER 2-0 (0-0)



    Manēesteri i Fergusonit u hakmorr ndaj Mourinjos, duke eleminuar Interin. Pas barazimit pa gola nė Milano, “djajtė” kishin njė marsh mė shumė nė ndeshjen e kthimit.

    Ēerekfinalet
    MAN.UTD - PORTO 2-2 (1-0)


    Barazimi 2-2 nė “Old Trafford” i futi dridhma kampionėve, por “magjia” e Kristiano Ronaldos nė ndeshjen e kthimit largoi tė gjitha “fantazmat”.

    Gjysmėfinalet

    MAN.UTD - ARSENAL 1-0 (3-1)


    Manēesteri eleminoi Arsenalin nė gjysmėfinale me dy fitore dhe rezultatin e pėrgjithshėm 4-1. Tė besuarit e Fergusonit ishin njė shkallė mė lart se “topēinjtė” nė tė gjitha drejtimet.
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga Kliton; 27-05-2009 mė 04:30 PM.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 10 tė vėrteta interesante rreth ėndrrave!!
    Nga labja nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-01-2013, 03:27 AM
  2. Ideali i Endrrave...
    Nga erinda nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 16-10-2012, 10:46 PM
  3. Ndėrtoni shtėpine e Endrrave tuaja
    Nga ReniX nė forum Fotografia dhe Grafika
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 24-02-2011, 05:41 PM
  4. Barca fiton edhe Superkupėn e Evropės
    Nga Kliton nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-08-2009, 03:15 PM
  5. Finalja e Champions, masa ne Rome
    Nga Kliton nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-05-2009, 01:37 PM