Merkato: Levizjet e Lojtareve


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 5 12345 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 98
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Merkato: Levizjet e Lojtareve

    Receta Gatimi




    "Tuttosport" njofton se Diego ėshtė pajtuar tė nėnshkruajė njė kontratė katėr vjeēare me Juventusin me ē’rast do tė fitojė njė vlerė mesatare prej katėr milionė eurosh pėr sezon (3.8 milionė nė sezonin e parė dhe 4.6 milionė nė tė fundit).

    Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, para disa ditėsh zbuloi se bardhezinjtė do ta pėrforcojnė skuadrėn pėr sezonin e ri, ndėrsa njė ‘plejmejker’ ka qenė nevojė e domosdoshme e Zonjės sė Vjetėr.

    E vetmja gjė e mbetur tani ėshtė marrėveshja me skuadrėn e Werder Bremenit, me ē’rast Bianconerėt do tė mundohen t’i bindin gjermanėt tė heqin dorė nga ylli brazilian.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e bledi1
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    o kliton ti me juven je se une jame me juven dhe me behet qefi qe te mare futbolliste te mire

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    une sjam me juven se sme pelqen si skuader

  4. #4
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    besoj te mos fyhesh

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Merkato:Levizjet e Lojtareve





    Sipas sė pėrditshmes spanjolle “Marca” dhe disa mediave italiane, braziliani nga radhėt e Milanit, Rikardo Kaka nga sezoni i ardhshėm do tė transferohet nė rradhėt e Realit tė Madridit.

    Sipas “Marca”, kandidati pėr kryetar tė Real Madridit, Florentino Perez ka arritur marrėveshje me vet lojtarin, ndėrsa “kuq e zinjve” nga Milano do t’u paguajė 60 milion euro pėr kartonin e brazilianit. Kjo marrėveshje ėshtė arritur pasi qė Kaka hodhi poshtė ofertėn e Manēester Sitit. Nga skuadra e

    Milanit, nuk kanė konfirmuar mirėpo as nuk kanė demantuar kėtė lajm. Kaka kohėve tė fundit ėshtė i pakėnaqur se si po trajtohet nė kėtė skuadėr e sidomos nga mjekėt tė cilėt plotė gjashtė javė nuk mundėn tė gjejnė se nga ēka ankohet nė lėndim, ndėrsa mjekėt brazilian kėtė gjė e arritėn vetėm pėr pesė ditė. Sipas informatave edhe vet presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni ka dhėnė dritė jeshile pėr realizimin e kėtij transferi.



    Reali i bindur se do tė marrė dhe Rolandon pėr 75 milionė funte



    Real Madrid ėshtė i bindur se do tė mund tė nėnshkruajė me yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, nė fund tė sezonit, pėr njė shumė prej 75 milionė funtesh.

    Daily Mail thotė se klubi spanjoll ėshtė i sigurt se do tė mund tė sigurojė marrėveshje me lojtarin dhe me kampionin e Anglisė, Evropės dhe Botės.

    Drejtuesit e Madridit kanė propozuar njė marrėveshje tė vlefshme 75 milionė funte, e cila shpresojnė tė pranohet nga klubi dhe lojtari.

    Pėrfaqėsues tė lojtarit raportohet se kanė zhvilluar bisedime tė vazhdueshme me ata tė Madridit, duke ua bėrė tė qartė se Ronaldo nuk ka synim tė mbetet nė Manchester pas fundit tė kėtij sezoni.

    Edhe mė herėt gjatė sezonit u raportua se Ronaldo tashmė kishte arritur marrėveshje me Realin, gjė e cila ka bėrė qė ai gjatė gjithė kėsaj kohe tė mos flasė pėr “ėndrrėn” e tij tė luajė tek klubi spanjoll.

  6. #6
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12
    E bukur kjo info por sma merr mendja qe do te iki me gjith mend, nejse gjithsesi nuk i dihet

  7. #7
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Iku dhe ky!!! Milan duhet te mendoj per ndonje tjeter tani! Se veshtire te behet!

  8. #8
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25
    Me Juven jam,dhe pak si shume tifoz biles...

  9. #9
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Juventus-Diego, mungon vetem zyrtarizimi



    Pothuajse eshte zyrtarizuar blerja me e fundit e Juventusit. “Zonja e vjeter” ka arritur te marre brazilianin Diego nga Werder Bremen.

    Bardhezinjte lane pas gjithe kundershtaret ne garen per brazilianin, duke shenjestruar objektivin kryesor te merkatos se veres. Drejtuesit e shoqerise torineze Jean-Claude Blanc dhe Alessio Secco kane nenshkruar ne Gjermani marreveshjen qe parashikon kalimin e fantazistit ne Serie A.
    Sipas te dhenave me te fundit, shoqeria bardhezi do derdhe 25 milione euro per te marre ne skuader talentin brazilian, per te cilin u interesuan edhe Bayern Munchen, Barcelona e Real Madrid. Juventus eshte hedhur ne sulm per lojtarin ne fjale qe prej disa muajsh dhe mendohet se ka qene deshira e lojtarit per t’u bashkuar me torinezet ajo qe ka favorizuar skuadren e Ranierit.

  10. #10
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Ishalla behet per vitin tjeter Juve! keshtu Milan ka ndonje konkurrent ne horizont

  11. #11
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Merkato:Levizjet e Lojtareve



    Juventusi e ka caktuar sulmuesin e Lyonit, Karim Benzema, si zėvendėsuesin e pėrsosur tė David Trezeguet, kėshtu qė pritet tė bėhet njė ofertė e cila do t’i shihte dy sulmuesit e spikatur duke i ndėrruar vendet.
    Sipas “Tuttosport”, presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, ka dėshirė tė madhe ta transferojė Trezeguet, i cili ka kontratė me Juven deri nė vitin 2011.

    I njėjti burim pohon se Lyoni do t’ia ofrojė Juventusit shėrbimet e Benzemas dhe pėr shkėmbim do tė kėrkojė Trezegolin, ofertė e cila padyshim qė do tė mirėpritet nė Torino.

    Megjithatė tifozėt bardhezi duhet tė presin deri nė fund tė sezonit tė ardhshėm pėr ta parė Banzeman me fanellėn e Juves, pasi qė kjo marrėveshje pritet tė arrihet nė fund tė sezonit tė ri.

  12. #12
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Reali ofron €80m tė parefuzueshėm pėr Kaka



    Superylli i Milanit, Ricardo Kaka, vazhdon ta shpreh vendimin e tij pėr tė qėndruar nė San Siro, mirėpo njė mega-ofertė nuk do ta refuzonte presidenti Silvio Berlusconi, i cili dėshiron tė krijojė fonde pėr ta rimėkėmbur skuadrėn e tij pėr sezonin e ardhshėm.


    “Il Corriere Dello Sport” njofton se Real Madridi po pėrgatit njė ofertė prej 80 milionė eurosh pėr “ta detyruar” brazilianin qė tė transferohet nė Bernabeu, pėrkundėr pohimeve tė tij tė fundit qė dėshiron tė mbetet te Milan.

    Pasi tė sigurojė pėlqimin e Milanit, gjiganti spanjoll do tė duhet tė veprojė pėr ta joshur lojtarin qė t’u bashkėngjitet Los Merengues.

  13. #13
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Juventus, Diego zyrtarisht bardhezi



    Braziliani Diego tashme eshte edhe zyrtarisht lojtar i Juventusit. Ish mesfushori i Werder Bremen ka hedhur firmen ne kontraten bardhezi dhe ka kryer vizitat mjekesore ne Torino ku do qendroje deri ne vitin 2014.

    Diego mberriti ne Itali dje ne mbremje, ndersa sot ne oret e pasdites do paraqitet zyrtarisht para mediave ne qendren “Corso Galileo Ferraris” me fanelen e Juventusit. Diego e ka nisur karrieren tek Santosi ne Brazil dhe me pas u transferua tek Porto ne Portugali.
    Shkelqimin e tij si lojtar braziliani e pati me Werder Bremen, ku ne 3 sezone shenoi 52 gola. 24 vjecari i kombetares Selecao do fitoje 3.6 milione euro ne sezon, ndersa ne xhepat e klubit gjerman do perfundojne 25 milione euro.

  14. #14
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Arsenali nė garė pėr Canėn



    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ėshtė afėr tė mposhtė menaxherin e Evertonit, David Moyes, pėr tė nėnshkruar me mesfushorin kosovar, Lorik Cana.


    Mediat angleze qė mė herėt shkruan se Moyes ishte nė kėrkim tė mesfushorit tė kombėtares shqiptare, pėr tė cilin interesim kishte shprehur edhe Liverpooli. Evertoni u raportua se ishte i gatshėm tė ofrojė deri nė 10 milionė funte pėr 25-vjeēarin, por duekt do tė ketė konkurrencėn e Arsenalit nė kėtė synim. Wenger nuk e ka fshehur dėshirėn e tij pėr kapitenin e Marseillet dhe mund tė bėjė pėrpjekje tė angazhojė shqiptarin gjatė kėsaj vere. Edhe vetė Cana, nė njė koment tė bėrė ditė mė parė, nuk e ka fshehur dėshirėn e tij pėr t’u larguar nga ekipi francez, veēanėrisht pasi nė sezonin e ardhshėm nuk do tė ketė trajner Erik Gerets, i cili do tė zėvendėsohet nga Didier Deschamps.

    “Do tė flas me familjen dhe drejtuesit e klubit nė fund tė sezonit. Nuk do ta pėrfundoj karrierėn kėtu, por nuk do tė ngutem. Nuk dua tė largohem pa fituar diēka me Marseille. Anglia dhe Gjermania janė dy kampionate qė mė interesojnė”, pati thėnė Cana.

  15. #15
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Mediat spanjolle: Kaka tek Reali per 65 milione



    Zerat per transferimin e Kaka tek Real Madrid, nuk dine te ndalen. Udhetimi i Galliani-t per ne France ku kerkon te rimarre ne skuader talentin Yoann Gourcuff, eshte interpretuar si nje levizje e Milanit per te zevendesuar brazilianin ne ikje.


    Sipas gazetes “El Larguero”, Kaka do bashkohet me Realin per 65 milione euro te ofruara nga Florentino Perez, kandidati i vetem per zgjedhjet presidenciale ne klubin “Merengues”.
    E menjehershme ka qene kunderpergjigja e administratorit te deleguar te Milanit, Adriano Galliani. “Rrini te qete sepse Kaka nuk do levize”, u shpreh zyrtari kuqezi pas daljes nga stadiumi “Olimpico” i Romes ku ndoqi finalen e Champions League.

    Te njejten gje ka theksuar edhe fantazisti brazilian. “Une gjithmone kam thene se tek Milani ndihem mire”, eshte shprehur ai, duke mos lene asnje hije dyshimi.

  16. #16
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Barca dhe Interi nisin bisedimet pėr Ibrahimovicin




    Sipas "El Mundo Deportivo", dy drejtorėt sportivė tė skuadrave Barcelona dhe Inter, Txiki Begiristain dhe Lale Oriali, respektivisht, kanė filluar bisedimet pėr transferimin e sulmuesit tė Nerazzurėve, Zlatan Ibrahimovic, drejt Camp Nout.

    Drejtuesit e Interit janė tė vetėdijshėm qė Ibracadabra do ta lė Giuseppe Meazzan, mirėpo dėshirojnė qė tė fitojnė sa mė shumė nga largimi i tij.

    Mėsohet se Interi kėrkon afėr 75-80 milionė euro pėr tė hequr dorė nga suedezi, ndėrkohė qe drejtuesit e klubit zikaltėr kanė problem me trajnerin Jose Mourinho, i cili me ēdo kusht kėrkon qėndrimin e Ibras tek Inter.

    Vetė lojtari ka dėshirė tė madhe tė luajė pėr Barcelonėn, ndėrsa mbetet tė shihet nėse Blaugranėt janė nė gjendje ta paguajnė shifrėn e madhe qė kėrkojnė zikaltrit pėr njeriun kryesor tė skuadrės. Nė ndėrkohė ekziston edhe njė mundėsi tjetėr ku mund tė pėrfshihet edhe kalimi i Samuel Eto'o nė drejtim tė kundėrt dhe njė shumė prej 50-55 milionė euro.

  17. #17
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    United kėrkon Huntelaarin




    Manchester Unitedi kėrkon sulmuesin e Real Madridit, Klaas Jan Huntelaar, i cili konsiderohet si zėvendėsues i lojtarit nė largim, Carlos Tevez.

    Tevez sipas tė gjitha gjasave do tė largohet nga Old Trafford kėtė verė, pasi Djajtė e Kuq nuk dėshirojnė tė paguajnė 32 milionė funte pėr argjentinasin, ndėrsa “Sunday People” shkruan se United tashmė e ka gjetur zėvendėsuesin e tij.

    Kampioni anglez do tė bėjė njė ofertė prej 17 milionė eurosh pėr tė provuar transferimin e holandezit Huntelaar, i cili sipas tė gjitha gjasave me ardhjen e Florentino Perezit do tė largohet bashkė me holandezėt tjerė nga Los Blancos.

  18. #18
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Forlan shėnjestra kryesore e Barcės



    Barcelona do ta forcojė edhe mė shumė skuadrėn pėr sezonin e ri, ndėrsa sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ėshtė shėnjestra kryesore e Blaugranėve.


    Sulmuesi uruguaian ka treguar performanca tė shkėlqyera me kryeqytetasit duke e pėrfunduar sezonin me 32 gola nė 33 paraqitje dhe njėkohėsisht ėshtė golashėnuesi mė i mirė nė La Liga kėtė sezon.

    Sipas “Sport”, katalunasit dėshirojnė me ēdo kusht shėrbimet e 30-vjeēarit, mirėpo ata nuk pajtohen me ēmimin prej 36 milionė eurosh qė ia ka vėnė Atletico.

  19. #19
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Arrihet marrėveshja pėr Kaka?



    Ndeshja e sotme kundėr Fiorentinės, do tė jetė e fundit pėr brazilianin Kaka me fanellėn e Milanit, shkruajnė mediat spanjolle.

    “AS” njofton se Milani dhe Real Madridi kanė arritur marrėveshje pėr transferimin e ish-lojtarit mė tė mirė nė botė, pėr tė cilin Mbretėrit do tė paguajnė 60 milionė euro.

    Marrėveshja ėshtė arritur mė 16 maj, mirėpo drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, kishte kėrkuar qė asgjė tė mos bėhet publike deri mė tani me kusht qė Kaka tė mbetet i pėrqendruar nė pėrfundimin e Kampionatit italian me Rossonerėt.

    Njoftohet se Kaka do tė nėnshkruajė kontratė pesėvjeēare me Mbretėrit, ndėrsa do tė fitojė diēka mė shumė se nėntė milionė euro nė vit, ndėrsa 50% e pėrfitimeve nga reklamat do t’i takojnė Realit.

  20. #20
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Ancelotti, trajneri i ri i Chelsea-t



    Nje dite pas largimit nga nje ekip i madh, Carlo Ancelotti hap siparin e nje aventure te re. Trajneri perfundon punen e tij me Milan dhe behet trajneri i Chelsea-t.

    Shoqeria angleze njoftoi kontraten trevjecare me nje prej emrave me te medhenj te trajnereve te botes.

    Kontrata parashikon 7 milione euro per sezon, duke e kthyer Ancelotti-n ne teknikun me te paguar ne historine e Premier League.

    Ancelotti do ta nise punen e tij ne muajin korrik.







    Leonardo: Ancelotti mė motivoi ta pranoj punėn





    Leonardo ka nėnshkruar kontratė dyvjeēare me Milanin nė postin e trajnerit, ndėrsa ai ėshtė shprehur i ngazėllyer pėr kėtė mundėsi qė i ėshtė dhėnė.
    “E kam pranuar punėn me njė kėnaqėsi tė madhe. Ėshtė njė ditė shumė e rėndėsishme pėr mua dhe shumė mė emocionuese saqė e kam paramenduar”. “Jam shume i lumtur pėr kėtė zgjedhje. Jam kėtu qe 12 vite dhe tė jem pasardhės i Carlos ėshtė diēka shumė serioze, sepse kam pasur raporte shumė tė mira me tė”. “Carlo gjithmonė mė ka nxitur qė ta pranoj kėtė pozitė. Jam shumė i lumtur qė kam filluar njė aventurė tė re”, ka thėnė Leonardo pėr “Sky Sport Italia”.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 5 12345 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Lėvizjet dhe gjestet
    Nga labja nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2012, 10:22 PM

Etiketat pėr kėtė Temė