Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 2 nga 2 FillimiFillimi 12
Rezultatet nga 21 deri tek 39 prej 39

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-05-2011, 05:44 PM
  2. Argjendi dhe roli i tij nė organizėm
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2009, 07:24 PM
  3. Vitaminat dhe astma
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-10-2009, 07:56 PM
  4. Vitaminat 2
    Nga ema_d nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2008, 09:07 PM
  5. Roli i Krishtit dhe fundi i karrieres artistike
    Nga EMAUS nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2007, 09:51 AM

  1. #21

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    LEKSIONE TĖ PĖRSHPEJTUARA SEKSI

    Pėrgjigje pėr pyetjet qė na bėjnė tė skuqemi

    Gjithēka qė doni tė dini mbi seksin dhe qė askush nuk ka guxuar kurrė t'ua thotė. Shpjegime nga ekspertėt me tė njohur pėr 38 probleme kryesore qė kanė meshkujt e femrat pėr raportet intime mes tyre "Ėsht gjeja mė zbavitese qė kam bėrė pa qeshur", ka thėnė Woody Allen. Por nuk mund tė jetė plotėsisht e vėrtetė. Dhimbje dhe kėnaqėsi e ēdo historie dashurie, seksi ėshtė vėrtėt diēka serioze, por nuk ka arsye tė pėrjetohet me frikė apo ndruajtje. Pėrkundrazi, njė grimė ironi ndihmon pėr tė zgjidhur pasiguritė, pėr ta bėrė me mė shumė kėnaqėsi. Me pėrgjigjet pėr 38 pyetje qė lidhen me marrėdhėniet seksuale, ekspertėt zbulojnė gjithēka qė duhet ditur mbi seksin


    1-Pėrse femrat mund tė kenė orgazma tė shumfishta?

    Thuhet se femrat e haremit arrin deri 50 orgazma njera pas tjetres. E pamundur? Jo. Sipas seksologeve, gruaja nuk e ka periudhen e ashtuquajtur refrektare (dmth ate gjendje ne te cilen trupi pushon dhe nuk reagon ndaj stimujve), ne te cilen hyn burri pas ejakulacionit. Ja pra perse ajo mund te arrije orgazma njera pas tjetres. Duke ndjere nje emocion shume me te thelle se burri. Eshte merite e klitoridit, organi i kenaqesise femerore, qe pershkohet nga 8.000 fibra nervore: dyfishin e penisit. Por kujdes ama. Shume gra pas nje orgazme jane te kenaqura dhe nuk duan te preken me.

    2-Pėrse pėr burrin pėrmasat janė kaq tė rėndėsishme?

    Shume burra e masin burrerine e tyre me centimetrat. Kjo ndodh sepse ne nivel simbolik, penisi perfaqeson fuqine, burrerine, energjine seksuale. Jo rastesisht femijet shikojne ne ekstaze ereksionet e para te tyre dhe djemte studiojne njeri- tjetrin dhe maten me moshataret ne dhomat e zhveshjeve apo te gjimnastikes. Kur rriten, nuk kane me nevoje per krahasime, por te ndodhen prane nje femre qe te komentoje me admirim permasat e penisit te tyre, jo vetem qe u ben qejfin, por i ben te ndjehen te forte, te fuqishen dhe te deshirueshem.

    3-Pėrse kulmi seksual femeror ėshtė rreth moshes 30 vjeē dhe ai mashkullor rreth moshės 18 vjeē?

    Ne fakt, si tek femra edhe tek burri, koncentrimi maksimal i testosteronit (hormoni i deshires seksuale) regjistrohet ne moshen 20 vjec. E nese femrat kane nje pjekuri seksuale me te vonshme varet nga dy motive qe nuk kane te bejne me anatomine. I pari eshte kulturor, lidhet me tolerancen me te madhe shoqerore qe, edhe sot, ekziston ndaj seksit mashkullor: djemte i jetojne eksperiencat e tyre me me qetesi se vajzat. Arsyeja e dyte eshte e tipit psikologjik: per vajzen, seksi dhe ndjenja shkojne bashke. Ja pra pse thone se nje femer jep me shume ne seks rreth moshes 30- 40 vjec, dmth atehere kur jeton marredhenie dashurie te qendrueshme dhe te rendesishme. Te cilat e lejojne t'i jepet partnerit me besim, duke u shfaqur me e lirshme dhe e sigurte ne vetevete.

    4-Pėrse ai nuk do t'i thonė se ē'duhet tė bėjė nė shtrat?

    Sepse asnje burre nuk do te komandohet me shkop, sidomos ne dhomen e gjumit: kjo do ta bente te ndjehej qesharak si nje djale i vogel. Dhe meqe ereksionet jane thellesisht te kushtezuara nga mendja, nje burre i vene nen trysni, do te humbte entusiazmin. Femra ideale? Ajo qe eshte shume pjesemarrese, qe propozon dhe sugjeron ne vend qe te jape "leksione perdorimi". Sekreti qendron ne moskufizimin me komunikimin verbal. Por t'ua lesh edhe delikatesave dhe gjesteve detyren per t'u shprehur. Gjuha e trupit, ne fakt, mund te jete me e qarte se shume fjale dhe kultivimi i saj ndihmon per te krijuar nje klime shkembimi reciprok dhe jo mposhtjeje.

    5-Pėrse pėr disa femra, depėrtimi i penisit ėshtė i dhimbshem?

    Vaginizmi (dmth dhimbja gjate ampleksit) eshte nje problem me nje komponent te madh emotiv dhe jane te shume te pakta rastet kur depertimi shkakton dhembje per shkak te nje forme jo te zakonte te vagines. Ne pjesen me te madhe te rasteve, vaginizmi mund te varet nga nje traume e kaluar (raporti i pare i dhunshem dhe i dhimbshem, nje edukate e rrepte dhe shtypese), ose nga tensione dhe shqetesime te tipit psikologjik. Dhe te kembengulesh ne raste te tilla vetem sa i keqeson gjerat.

    6-Pėrse thuhet se pėr femren dashuri dhe seks janė njė?

    Kjo thuhet, por nuk eshte nje rregull. Pyetjes: "A keni bere ndonjehere seks pa dashuri?", rreth 70% e femrave i jane pergjigjur "po". Sigurisht ajo vazhdon te enderroje dashurine e madhe. Por, ne pritje, jepet edhe pas historive te bazuara vetem ne terheqjen fizike. Dhe nuk ka me nevoje t'i justifikoje si "dashuri". Nje tendence qe, sipas eksperteve, eshte e destinuar te rritet.

    7-Pėrse femrat eksitohen me shumė nga fantazia sesa duke parė figuren e njė burri lakuriq?

    Sipas disa sondazheve, fotoja e nje burri nudo u pelqen vetem kater femrave ne njeqind. Me mire eshte imazhi i nje toraksi muskuloz (u pelqen 60 perqind te femrave) apo i nje prapanice te bukur (qe u pelqen 12 perqind). Por maksimumi per femrat jane fantazite (43,5 perqind) dhe romanet erotike (25,3 perqind). Femrat jane "frymore racionale" dhe me shume se muskujt lakuriq, shikojne nga sjellja dhe qendrimi. Qe i eksiton nese eshte pasional dhe romantik.

    8-Pėrse femrat thonė se dimensionet nuk kanė rėndesi?

    Sepse kjo eshte e vertete: permasat jane nje fiksim ekskluzivisht mashkullor. Vagina ka nje strukture elastike (mjaft te mendohet se sa zgjerohet ne lindje) dhe brenda disa kufijve mund te pershkohet njelloj nga nje penis i madh apo i vogel. E meqe ndjeshmeria e femres eshte me e madhe ne hyrje te vagines, gjatesia e penisit nuk e ndryshon intensitetin e ndjesive. Cdo femer e di se sa kenaqesia e saj varet edhe nga harmonia dhe intimiteti me partnerin. Se fundi, kujdes nga amplekset shume pasionante nese penisi eshte i madh: indet delikate te vagines mund te skuqen.

    9-Pėrse femrat eksitohen me mė vėshtirėsi se burrat?

    Mjeku kinez Tamba Yasoyti, ne shekullin X para Krishtit, keshillonte te ekplorohej trupi i partnerit (me duar dhe me goje) 63 here. Teper? E pra do te bente te lumtura ato 30 perqind te femrave qe, sipas nje sondazhi, nuk arrijne asnjehere orgazmen (kundrejt 2 perqind te burrave). Femrat, qe jane me ne kontakt se burrat me emocionet, per t'u eksituar duhet te jepen me besim. Per kete arsye deshirojne me shume kohe per puthje dhe perkedhekje (te ashtuquajturat paraprake).Ndersa burri seksualisht eshte me pak i nderlikuar dhe pergjigjet e trupit te tij mund te jene mekanike. Ja perse mund te futet menjehere "ne teme". Gjynah, sepse per te eksituar vertet nje femer duhet djersise me kuptimin e vertete te fjales. Pra, te nxjerre hormonet androgjene qe (eshte zbuluar tani) favorizojne eksitimin e organeve gjenitale femerore.

    10-Pėrse shumė femra preferojnė ta bėjnė nė errėsirė?

    Eresira apo gjysmerresira fshehin defekte te mundshme fizike, qe jane shqqetesim i shume femrave. E nese celuliti apo rrudhat nuk shihen, atehere eshte me kollaj te jepesh. Por e verteta eshte se ne erresire (apo me sy te mbyllur) ajo mund t'ia lere veten lehte fantazise, qe eshte afrodiziaku me i fuqishem per femren.

    11-Pėrse asaj i pėlqen mė shumė tė qėndrojė siper?

    Sepse keshtu mund te provoje ndijesi me te thella. Ne kete pozicion stimulohet ne fakt ne maksimum nervi pudendo, nje terminal nervor qe eshte i ndare ne tre dege: ne ate perienale (gjendet ne pjesen e poshtme te bacinit), ate kurrizor i klitoridit dhe ate anale.

    Vec kesaj, nese ajo qendron siper, eshte me i theksuar ferkimi i organve gjenitale te jashtme dhe shuma e ketyre stimulimeve i sjell kenaqesi shume me te madhe dhe perfshirese nga c'mund te kete kur siper eshte ai. Pa llogaritur pastaj qe ne kete pozicion gruaja ndjehet me e lirshme per te pasuar ritmet dhe ndjesite e saj. Avantazhe shume te cmuara per ate qe ka nje partner mbipeshe apo per ate qe vuan nga ankthi: disa gra, ne fakt, ne te ashtuquajturin pozicion te misionarit (ai siper dhe ajo poshte), ndjejne t'u merret fryma.

    12-Pėrse burrat nuk kanė nevojė per parapėrgatitje?

    Tashme shume studime shkencore kane treguar ate qe te gjithe burrat dhe femrat e dine nga eksperienca: tek ai deshira rritet shume shpejt, ndersa eksitimi femeror rritet ne menyre te embel dhe graduale. Vec kesaj, burrat ndjehen me meshkuj nese "nuk humbin kohe" me puthje dhe perkedhelje (e ne fakt thuajse 50 perqind e femrave ankohen per kete). Por problemi me kryesor eshte ky: Si t'ia bejme me ate 32,8 perqind te grave qe, duke iu permbajtur statistikave me te fundit, vuajne nga renia e deshires? Ka nje zgjidhje: psikologe dhe seksologe jane te nje mendjeje se per te rigjetur kenaqesine para se te arrihet ne depertim, do te ishte e nevojshme gjysme ore e mire puthjesh dhe perkedheljesh.

    13-Pėrse disa burra nuk arrijnė fare tė pėrmbahen?

    Nese ai nuk arrin ta mbaje orgazmen ne pergjithesi do te thote se ndjehet psikologjikisht nen trysni (shpesh eshte nje fakt i pavetedijshem, te cilin nuk e percepton plotesisht) dhe kjo shkakton nje tension ne bacin: zona plevike ngurtesohet dhe behet e paafte per te mbajtur ejakulacionin. Per kete arsye, kura ne rastet e ejakulacionit te parakohshem konsiston ne ndihmen qe duhet dhene per te gjetur nje qetesi emotive. Por nganjehere ai nuk arrin ta mbaje sepse kenaqesia eshte shume e thelle. Ne kete rast edhe ejakulacioni eshte shume i forte dhe i bollshem.

    14-Pėrse ai nuk ka qejf tė pėrdorė prezervativin?

    Sepse mund te pengoje kalimin natyral nga parapergatitjet ne depertim. Nese ai duhet te ndalet, te hape kutine dhe te vendose profilaktikun, eksitimi mund te ulet. Dhe duke u ndjere ne siklet, mund ta kete te veshtire te rifilloje nga e para. Vec kesaj eshte edhe paragjykimi qe e konsideron prezervativin nje pengese per ndjeshmerine e penisit. Por ai eshte aq i holle dhe puthites sa nuk e justifikon mungesen e ndjeshmerise. E nese prezervativi hyn natyrshem e zakonisht tek cifti, mund te kthehet ne nje moment intimiteti, pa u nderprere momenti erotik i vendosur mes te dyve.


    15-Pėrse disa burra, kur bėjne dashuri eksitohen duke thėnė fjalė tė ndyra?

    Per disa burra, thenia e fjaleve te ndyra ka nje efekt clirues. Eshte njesoj sikur thyerja e skemave te sjelljes se mire, t'i ndihmoje te jepen. Disa te tjere provojne nje kenaqesi per te ndaluaren, e ngjashme me ate te femijeve dhe kjo e shton deshiren e tyre. Dhe nuk eshte e thene, sic mund te mendohet, se femrave nuk u pelqen aspak kjo sjellje. Disa femra, nese shahen arrijne me kollaj te largojne nga vetja bllokimin dhe turpin.

    16-Pėrse pas orgazmes burri ka nevojė pėr shumė kohė per t'u rikarikuar?

    Sepse orgazma e tij, me shume se ekstazes femerore i ngjan nje shkarkimi te mirefillte. Dhe menjehere niveli i testosteronit (hormoni mashkullor qe ndikon deshiren seskuale si tek burri ashtu edhe tek gruaja) tek ai ulet menjehere. Qe te rikthehet deshira per te bere dashuri, nje burri i duhet nje periudhe pushimi nga dhjete minuta tek te rinjte deri ne 48 ore tek me te vjetrit.

    17-Pėrse "mė pas" ai fle gjumė?

    50 perqind e femrave thone se partneri, pas dashurise eshte indiferent ndaj perkedheljeve. Ai fle gjume menjehere, ose fillon te lexoje gazeten, te shohe TV apo te haje. Ka nje shpjegim dhe kete na e japin shkencetaret. Pas orgazmes, ai hyn ne nje faze relaksi. Kjo per shkak te endorfinave, te ashtuquajturat substanca te mireqenies qe organizmi yne prodhon edhe pas nje ore aktiviteti fizik dhe qe kane nje efekt te lehte ctensionues. Nese ai eshte i stresuar, ky relaks mund ta vere ne gjume. Por nganjehere edhe per grate seksi eshte nje moment relaksi qe mund te rreshkase me kenaqesi ne gjume.

    18-Pėrse burrave u pėlqen tė shikojnė?

    E dini qe meshkujt e vegjel te shimpanzeve shikojne amplekset e te rriturve dhe i riprodhojne duke luajtur? Dhe se femrat e disa kafsheve i kane gjenitalet e ngjyrosura per te terhequr veshtrimin e meshkujve? Syri ka shume rendesi ne takimin seksual dhe deshira, sidomos tek meshkujt, eshte e lidhur me shikimin. Tek burri pastaj kjo eshte theksuar me evolucionin: U pakesua sitmuli nga feromonet, aroma qe trupi nxjerr si joshje seksuale. Femra, per te joshur, i fsheh aromat e saj natyrore me parfum dhe trukohet apo vesh nje minifund.

    19-Pėrse nė krevat shumė femrave kanė qejf qė t'u flitet?

    Sepse, ne pergjithesi, femrat duan me shume komunikimin se sa veprimin e mirefillte. Nje karakteristike qe, natyrisht, shfaqet edhe ne seks. Nje hapje e mire me partnerin, para, gjate dhe pas raportit seksual, i ben te ndjehen te futura ne nje lidhje te pasur, te plote dhe shume me teper perfshirese se sa nje "takim seksi" i thjeshte. Dhe eshte edhe nje kenaqesi me e madhe fizike.

    20-Pėrse shumė burrave u duket eksituese tė shohin dy gra qė bėjnė dashuri?

    Deshira e shume burrave per te pare femra qe perkedhelen nuk lind vetem nga pasioni mashkullor per imazhet erotike. Ne fakt eshte fjala per nje "variant" njekohesisht eksitues dha pak kanoses. Shpesh ai, ne kete fantazi, nuk eshte i trembur nga ballafaqimi me burra te tjere. Dhe mund te perfytyroje te futet ne loje si protagonist i vetem e i padiskutueshem.

    21-Pėrse pėr atė ėshtė me e lehtė tė bėjė dashuri nė mėngjes?

    Degjohet te thuhet shpesh, por eshte dicka e zakonshme.
    Nuk ekziston nje orar "seksi" ideal per te gjithe burrat. Ka tipa mengjesi, pasdreke dhe mbremjeje. Varet nga bioritmi individual. Por shpesh, kush ben pune shume te lodhshme apo stresuese, ka me shume fuqi seksuale pas pushimit te nates. Pastaj ne mengjes mund te kete nje tjeter avantazh. Cdo nate nje burre ka kater ereksione ne perputhje me endrrat (kjo ndodh e dhe tek femra: ne gjume klitori fryhet kater here). Nese i fundit nga keto ereksione te pavullnetshme ndodh rreth ores gjashte te mengjesit, mund te shkaktoje nje zgjim te shoqeruar me nje deshire te forte. Por nese orari eshte nje faktor subjektiv, per te gjithe ka shume rendesi stina.

    22-Pėrse shumė femra kur janė shtatzėna kanė mė shumė dėshirė pėr tė bėrė dashuri?

    Pas tre muajve te pare te shtatzanise, disa femra hyjne ne nje faze euforie erotike. Shkaku fizik eshte per t'u kerkuar ne shtimin e fluksit te gjakut ne zonat e poshte barkut, qe i shton stimujt seksuale. Por ka edhe nje arsye tjeter psikologjike. Ne kete periudhe ajo ka me shume nevoje per ledha: prej kohesh periudha e shtatzanise eshte konsideruar ne antiteze me joshjen. Dhe nje femer shtatzene, qe ka nje trup i cili i ndryshon perdite, do te ndjehet akoma e deshiruar nga partneri. Ne tremujorin e fundit, frika e demtimit te femijes, pesha dhe veshtiresite e mundshme te frymemarrjes dalin ne plan te pare. Dhe deshira mund te zvogelohet. Por nuk ka rregulla: cdo grua reagon ndaj shtatzanise ne menyre te ndryshme.

    23-Pėrse ai duhet tė besojė te udhėheq lojen?

    Sepse per arsye kulturore, pushteti seksual ka qene gjithmone pasuri e mashkullit. Ndersa femra aktive dhe eksperte ne seks konsiderohej "e rendomte". Keshtu, akoma edhe sot e kesaj dite, nuk eshte e lehte per nje burre t'i shpetoje rolit te vjeter si regjisor i madh i lojes erotike. Madje nje nga shkaqet e impotences mashkullore eshte pikerisht ankthi i formes ne seks.: perballe kerkesave te partneres, tek ai krijohet frika e mos qenies ne lartesine e duhur. Nje problem ky qe nuk eksziston tek ciftet sadomazokiste, tek te cilat ai zgjedh te luaje pasivin. Por ketu nuk eshte fjala per nje raport te barabarte, ne te cilin secili kerkon dhe merr ne te njejten kohe. Sigurisht, ne raportet ndermjet dy sekseve shume gjera kane ndryshuar por, per te luftuar perfunfimisht friken dhe paragjykimet, ndoshta duhet te pritet nje tjeter Mijevjecar.

    24-Pėrse ėshtė aq e vėshtirė tė flitet me partnerin pėr dėshirat seksuale tė secilit?

    Per dy arsye: turp dhe delikatese. Keshtu, me mire se t'i thuhet partnerit: "Nuk ndjej kenaqesi" duhet shkuar tek seksologu. Ndersa per delikatese, mbyllet nje sy per te metat e nje partneri te nxituar, egoist, apo te pastervitur. Frita se mos e fyesh tjetrin del mbi deshiren per te zgjidhur problemin. Por gabimi kryesor eshte te besosh se seksi eshte nje instinkt natyror dhe, per kete shkak, duhet te funksionoje mire vetvetiu, pa reflektuar. Seksualiteti si aspekte te tjera te jetes, duhet kultivuar me kujdes. Kush nuk kujdeset per te ka hequr dore qe ne fillim nga kenaqesia.

    25-Pėrse kur femra ėshtė shtatzėne ai ėshtė i bllokuar dhe e dėshiron mė pak?

    Ky nuk eshte nje rregull, por kjo ndodh nese femra shtatzene peson nje transformim te thelle, jo aq ne trup sesa ne identitet. Dhe per nje burre nuk eshte e lehte t'i pershtatet idese se nje gruaje qe nga dashnore behet mama. Nje figure qe, ne syte e tij, eshte krejt ndryshe nga ajo erotike. Shpesh ai refuzon te beje dashuri sepse, duke mos e pare se c'ndodh ne barkun e saj te madh, ka frike se mos demtoje femijen. E nganjehere eshte dhe frika parrefyeshme dhe irracionale se femija mund te shohe ndonje gje. Por keto jane tabu qe duhen mposhtur qe ne muajt e pare te shtatzanise. Nje seksualitet normal edhe ne ate periudhe eshte i rendesishem dhe e ndihmon gruan te mos ndjehet e vetmuar.

    26-Pėrse shumė femrave nuk u pėlqen seksi oral?

    Kjo praktike ve ne kontakt direkt me gjenitalet e partnerit. Tek disa femra shkakton nje sens neverie per shkak te eres se spermes. Ne fakt, ne pergjithesi, jane vete grate qe nuk duan te bejne dashuri gjate mestruacioneve. Por pas refuzimit te nje raporti oral, mund te jete edhe frika e poshterimit ne syte e partnerit. Ne nje fare tradite popullore, kjo lloj praktike konsiderohet degraduese. Madje pikerisht burrat kane shpikur nje numer termash qe i cilesojne ne menyre fyese dhe vulgare vajzat qe praktikojne pa probleme seksin oral. Sidoqofte, nuk ka kuptim dhe nuk eshte e drejte te detyrosh partnerin te beje gjeste qe nuk i pelqejne.

    27-Pėrse edhe kur ekziston njė raport dashurie i pėrhershėm, nganjėherė dikush jepet pas masturbimit?

    Ne moshe te re e bejne te gjithe: 80 perqind e adoleshenteve (meshkuj dhe femra) masturbohen cdo dite. Ndersa ne moshe te rritur behet nga mos arritja e kenaqesise. Madje statistikat thone se 33,6 perqind e femrave e arrijne orgazmen duke u masturbuar. Ne disa raste, masturbimi disa here ne dite eshte nje menyre per te njohur trupin, per te shkarkuar tensionet apo per t'u ngushelluar nga mungesa e partnerit. Kruesorja eshte qe kjo te mos zevendesoje raportin cift.

    28-Pėrse, nė shumė raste, nė krevat ajo ėshtė mė pak aktive se ai?

    Nuk ka vetem nje pergjigje per kete. Sot, ndryshe nga dikur, femrat kane nje jete me aktive. Nevoja (e perse jo edhe deshira) per te angazhuar nje pjese te mire te energjive te tyre ne shume aktivitete, mund t'i shtyje, me momentet e intimitetit me partnerin, te deshirojne nje rol tjeter: ate qe tradicionalisht eshte cilesuar femer "pasive". Por ka situata ne te cilat, ajo vete e le veten te udhehiqet sepse ka frike se mos e ofendoje, sepse nuk arrin te kaperceje bllokimin e vet dhe nuk di t'i shfaqe deshirat. Ose eshte ai vete qe ta beje te ndjehet se preferon keshtu.

    29-Pėrse thuhet se gratė e bukura pėlqejnė tė shemtuarit?

    Duket se femrat jane te terhequra para se gjithash nga sensi i sigurise qe transmeton nje burre. Bukuria nuk eshte pa rendesi, por nuk eshte kriteri i pare i zgjedhjes. Mendoni, per shembull, ate qe ka konstatuar psikologu vienez Karl Grammeer: femrat, ne ditet pjellore, terhiqen nga burrat me fytyre simetrike, qe eshte tipike per ata qe kane nje sistem te mire imunitar. Keta, duke pasur me pak mundesi per t'u semurur, u pergjigjen me mire pyetjes se pavetedijshme te femrave : "Mund te jete nje baba i mire?"

    30-Pėrse nė 90 pėrqind tė rasteve, ēifti i mbetet besnik tė njejtave pozicione?

    Per komoditet ose nga nevoja per te qene te sigurte. Statistikat thone se 75 perqind e cifteve bejne dashuri ne pozicionin e ashtuquajtur te misionarit, ku eshte burri qe rri siper. Nese ky normalitet eshte i kenaqshem, nuk ka arsye per ta ndryshuar. Shume shpesh mendohet se ekzistojne rregulla per te qene mire ne krevat, por rregulli i vetem eshte te ndjehesh i lire per te gjetur rrugen me te pershtatshme, pa u krahesuar shume me te tjeret. Por eshte edhe e vertete se ciftet me me shume fantazi, ato qe arrijne te futin gjithmone ndodnje te re ne menyren e tyre te te berit dashuri, jane me te qendrueshmet. Dhe fantazia behet shume me e rendesishme nese raporti zgjat me vite. Kjo edhe per faktin se ajo qe pelqehet ne moshen 20 vjec, nuk mund te kenaqe me ne moshen 50 vjec.

    31-Pėrse pėr tė tėrhequr vėmendjen e partnerit duhet ta tėrheqėsh nga xhaketa?

    Perderisa behet fjale per te joshur, perdoret gjithcka, shikime intriguese dhe simpati. Por pas muajit te mjaltit, kete gjeste zhduken. Tjetri behet nje prani e zakonshme. Sa keq, se mungesa e joshjes, sipas eksperteve, shkakton probleme edhe ne krevat.

    Pas moshes 35 vjec ciftet e qendrueshme bejne dashuri vetem kater here ne muaj. Ekspertet nuk kane dyshime: cdo cift duhet te gjeje menyren per te joshur njeri tjetrin.

    32-Pėrse edhe nė njė ēift shumė tė lidhur, me kalimin e viteve bie deshira?

    Fillohet me 200 raporte seksuale ne vit. Pas pese vjetesh, behen 50 dhe, pas dhjete vjetesh, vetem 20. Sipas eksperteve eshte nje ndryshim normal. E ne fakt, me kalimin e kohes, zakoni dhe dashuria, terheqja fizike, qe eshte e perbere edhe nga misteri, e humb forcen e vet. Ka cifte qe i bashkon nje lidhje e jashtezakonshme erotike. Per te tjerat, truku eshte te arrijne te sjellin pak loje (erotike) ne perditshmerine.

    33-Pėrse disa ēifteve u pelqen "ta bėjnė ēuditshem"?

    Seksi i "cuditshem" mund te duket dicka e pazakonte, por eshte pjese e normalitetit te disa cifteve. Ka burra dhe femrat qe arrijne te bejne dashuri vetem cdo here qe e bejne ndodhen ne nje vend te ndryshem, ose kur kane nje stimul te ri. Ndryshe nga te tjeret, te cileve u duket eksituese vetem nje situate kur ndjehen te sigurte e qe e bejne ne te njejtin vend e madje edhe ne te njejten ore. Kush sjell ne krevat fantazine eshte i terhequr nga idea e trasgresionit, e shoqeron kontaktin seksual me nje rritje te vecante ku mund te shemben shume barrikada. Por ama nuk jane shume ciftet qe hedhin pak piper ne intimitetin e tyre: 40 perqind lexojne se bashku revista pornografike, 10 perqind frekuentojne lokale me shkembime partneri dhe vetem 9,3 perqind e cifteve pranon te perdore sadomazokizmin. Per ata qe duan pozicionet apo situatat me ekstravagante, trasgresioni luan rolin e nje afrodiziaku te fuqishem, sidomos kur shkon kunder konvencioneve me te konsoliduara sociale.

    34-Pėrse nė njė farė moshe shumė njerėz mendojnė se nuk e bėjne dot mė?

    Njerezit qe jane perqendruar shume tek imazhi, e jetojne me me shqetesim plakjen, qe padyshim sjell ndryshime hormonale. Per burrin, kur e ve re se ka nevoje per stimulime me te zgjatura per te arritur hereksionin apo pakesimi i lubrifikimit per femren mund te sjelle shqetesime. Pastaj edhe muskujt jane me pak elastike duke bere qe disa pozicione te mos jene me te praktikueshme. Por nese e gjitha kjo eshte nje ligj i natyres, sidoqe te jete ekziston mundesia per te gjetur nje seksualitet te ri. Ose me mire nje stil te ri. Pas arritjes se nje fare moshe, seksi nuk eshte me i lidhur vetem me gjenitalet, por behet nje kenaqesi me e gjere, me e embel dhe qe kerkon kohe me te gjate. Cifti qe arrin te plaket mire, pa e refuzuar kete moshe te jetes dhe gjithcka qe ajo sjell, zakonisht nuk ka frike ta praktikoje seksualitetin e vet.

    35-Pėrse femrave u pelqen vetėm nėse zgjat shumė?

    Pas dy vjet raportesh seksuale, kohezgjatja mesatare e nje raporti te tille eshte me pak se dhjete minuta. Dhe natyrisht qe konfidenca con ne shkurtimin e kohes, por nese atij i mjaftojne dy minuta per te arritur orgazmen, per femrat duhen te pakten 11 minuta. Qe ketej e ka burimin edhe pakenaqesia e vazhdueshme te femres ndaj dashurise se "shpejte". Zgjidhja nuk eshte gjetja e nje partneri "rezistent", sic eshte kengetari Sting, tashme i famshem per performancat e tij seskuale qe zgjasin pese ore, por eshte te kesh nje partner te kujdesshem per kenaqesine e tjetrit. Nuk eshte vetem kohezgjatja ajo qe e ben cilesor nje raport.

    36-Pėrse burrave u duket eksituese pornografia?

    Shtatedhjete perqind e burrave "perdorin" pornografine per t'u eksituar, kundrejt 50 perqind te femrave (qe gjithsesi e bejne thuajse gjithmone ne cift). Jo vetem kaq. Tridhjete perqind e burrave frekuentojne sexy shop, lokale me shfaqje hard, kundrejt 12 perqind te femrave. Sipas eksperteve, arsyeja kryesore eshte se tek mashkulli eksitimi kalon ne nje mjese te mire te tij permes shikimit. Imazhet kane nje efekt stimulues te shpejte. Gje qe, zakonisht femrave, u ndodh me pak, sepse ato, me shume se te shohin preferojne te fantazojne.

    37-Pėrse femrat kanė dėshirė mė rralle se burrat pėr tė bėrė dashuri?

    Sepse femrat, me shume se burri shperqendrohet nga seksi. Disa e kane nga arsye kulturore apo fetare, disa te tjera, pjesa me e madhe, sepse jane thjesht selektive. E keshtu preferojne qe seksi te jete nje eksperience e plote, sentimentale dhe fizike. Prandaj jo gjithmone ndjehen te gatshme e madje e humbin edhe interesin per shkak te ndonje grindjeje apo nga lodhja. Ndersa deshira mashkullore eshte me fizike dhe me pak emotive.

    38-Pėrse, mė pas, ai kėrkon gjithmonė t'ua tregojė miqve?

    Ky qendrim, qe mund te jete pak a shume i theksuar ne varesi te karakterit te njeriut, duket se vjen nga sjellja e kafsheve: neper kope mashkulli me i forte respektohet dhe ciftohet me shume femra, qe siguron edhe riprodhimin e species. Edhe njeriu, kur fiton nje femer e jeton si nje shenje te pushtetit te tij. Edhe kur ishte femije, i konsideronte me te njejten fryme ereksionet e para: i shikonte dhe gezohej sepse ndjehej se po behej i forte. Problemi eshte se disa burra fshehin pas kesaj menyre te beri seks, pasiguri, brishtesi dhe ndjenje inferioriteti.

  2. #22

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    Trajtim i ri i diabetit; Dieta e vazhdueshme me perime ndihmon kujtesėn

    Pėr njerėzit qė vuajnė nga diabeti humbjet e gjymtyrėve pėrbėjnė njė shqetėzim tė vazhdueshėm. Por njė procedure e re trajtimi duket se po i ndihmon kėta tė sėmurėve.

    Ray Drogos vuan nga neuropathia, njė komplikim i rėndė i diabetit. Qarkullimi i dobėt i gjakut ka shkaktuar mpirje nė pjesė tė gjymtyrėve dhe njė plagė nė kėmbėn e tij ėshtė keqėsuar si pa u kuptuar. Ai pohon se mjekėt i thane se do t’u duhet t’i presin gjysmėn e kėmbės, ose gjithė kėmbėn deri tek kyēi e ndoshta deri tek gjuri.

    Por kėmba e tij nuk do tė pritet falė njė procedure tė re trajtimi nė qėndrėn mjekėsore Aleksian Brothers nė Elk Grove tė shtetit Ilinoi. Pėr tė shmangur prerjen e kėmbės, Roy i ėshtė nėnshtruar njė terapie intensive me oksigjen nė kėtė pajisje tė mbyllur. Pajisja nė formė cilindri ėshtė mbushur me 100 pėrqind oksigjen nė njė nivel mė tė lartė se atmosfera normale dhe pacienti rri i shtrirė nė tė.

    Doktor Xhejms Pavlikovski thotė oksigjeni nė njė nivel tė tillė koncentrimi ėshtė aktualisht ilaē. Ky oksigjen stimulon rritjen e venave tė reja tė gjakut dhe ndihmon mbylljen e plagės. Mjekėt thonė se personat me diabet duhet t’i kontrollojnė kėmbėt e veta rregullisht dhe tė shkojnė menjėherė tek mjeku nėse pėsojnė ndonjė prerje ose ēarje nė lėkurė.

    Dieta e vazhdueshme me perime ndihmon kujtesėn

    Dihet se perimet ndihmojnė shėndetin fizik. Por njė studim i akademisė amerikane tė neurologjisė zbulon njė tjetėr tė mirė tė perimeve. Perimet ndihmojnė edhe shėndetin mendor, thuhet nė studim.

    Shkencėtarėt vėzhguan rreth 3 mijė e 700 pensionistė nė zonėn e Ēikagos, tė cilėve iu kėrkua qė tė shėnon si nė njė ditar se ēfarė ushqimesh pėrdornin gjatė njė dite. Pas 6 vjetėsh, shkencėtarėt krahasuan tė dhėnat e grumbulluara dhe vunė re se personat e moshuar qė kishin pėrdorur perime tre here nė ditė kishin pėsuar njė humbje tė kujtesės me njė ritėm 40 pėrqind mė tė ngadaltė se sa tė tjerėt qė nuk kishin pėrdorur perime rregullisht.

    Studimi tregoi gjithashtu se perimet jeshile si brokolli dhe spinaqi ishin mė tė efektshme nė kėtė drejtim, por edhe perime tė tjera si kungulli, karrota, patllexhani gjithashtu pėrmbanin vlera premtuese. Ekspertėt thonė arsyeja qė perimet ndikuan kaq pozitivisht nė forcimin e kujtesės mund tė jetė se ato janė tė pasura me vitaminė E.

    Ēuditėrisht, studimi tregoi se pėrdorimi i frutave nuk ndikon nė ruajtjen e kujtesės. Pėr tė vėrtetuar tė gjitha kėto tė dhėna, nevojitet punė e mėtejshme kėrkimore. Megjithatė, studimi tregon se ngrėnia e perimeve, 3 deri 5 herė nė ditė ndikon pozitivisht nė shėndetin mendor.

    Zėri i Amerikės, Uashington

  3. #23

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    Ēokollatat “CocoaVia” e prodhuesit amerikan "Mars" nė mėnyrė aktive e zvogėlojnė nivelin e kolesterolit, treguan rezultatet e hulumtimit tė shkencėtarėve amerikanė. Nė raportin e shkencėtarėve thuhet se kėto ēokollata e zvogėlojnė tė ashtuquajturin kolesterol "i lig" (LLDLL) nė gjakun falė pėrmbajtjes sė 1,5 gramėve sterol bimor.

  4. #24

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    Stervitja gjate Shtatzanise

    Aktiviteti fizik dhe stervitja luajne nje rol te rendesishem ne nxisjen e shendetit dhe permiresimin e gjendjes shpirtrore tek grate shtatzane. Femrat qe sterviten ne kete kohe tregojne se nuk shtojne aq shume peshe sa ato qe nuk sterviten, e kane me te lehte per ta humbur peshen pas shtatzanise, ndjehen me mire shpirterisht dhe flene me rehat gjate nates. Disa studime kane treguar qe femrat qe sterviten e kane me te lehte procesin e lindjes, perdorin me pak analgjezik dhe nje numer me i ulet i tyre lindin me operacion. Shtatzania ne vetvete eshte nje gjendje fiziologjike shume komplekse dhe kujdes i madh duhet treguar qe programi i stervitjes nuk shkakton ndonje komplikim. Udhezimet e meposhtme kane si qellim sigurimin e shendetit dhe evitimin e komplikacioneve per femrat dhe per bebet.


    Aktiviteti fizik dhe stervitja luajne nje rol te rendesishem ne nxisjen e shendetit dhe permiresimin e gjendjes shpirtrore tek grate shtatzane. Femrat qe sterviten ne kete kohe tregojne se nuk shtojne aq shume peshe sa ato qe nuk sterviten, e kane me te lehte per ta humbur peshen pas shtatzanise, ndjehen me mire shpirterisht dhe flene me rehat gjate nates.

    Disa studime kane treguar qe femrat qe sterviten e kane me te lehte procesin e lindjes, perdorin me pak analgjezik dhe nje numer me i ulet i tyre lindin me operacion.

    Shtatzania ne vetvete eshte nje gjendje fiziologjike shume komplekse dhe kujdes i madh duhet treguar qe programi i stervitjes nuk shkakton ndonje komplikim.

    Udhezimet e meposhtme kane si qellim sigurimin e
    shendetit dhe evitimin e komplikacioneve per femrat
    dhe per bebet e tyre.

    1. Nese ke bere stervitje per nje kohe te gjate para shtatzanise nuk do kesh problem ta vazhdosh stervitjen pa shkaktuar ndonje dem ne organizm gjate kohes te shtatzanise, te pakten deri nga fundi.

    2. Nese sapo po fillon nje program stervitjeje me qellim per te permiresuar shendetin gjate shtatzanise, duhet te fillosh me ngadale dhe te kesh kujdes mos ta sforcosh veten.

    3. Mos u stervit qorrazi por kushtoji vemendje trupit. Ai dergon mesazhe per te te thene se kur eshte i lodhur apo se kur nuk po e perballon dot nivelin e stervitjes.

    4. Asnjehere mos u stervit deri sa te te merret fryma dhe te mos kesh fuqi dot. Kjo eshte nje shenje qe bebja dhe trupi nuk po marrin aq oksigjen sa kane nevoje

    5. Gjithmone vish rroba te lira dhe te rehatshme dhe kepuce apo atlete qe e mbeshtesin kaviljen dhe shputen e kembes.

    6. Ndalo per disa minuta per te pushuar ne menyre periodike. Gjate ketyre pushimeve te shkurtra pij sa me shume lengje per ta mbajtur trupin e hidratuar.

    7. Mos bej stervitje ne temperatura te nxehta.

    8. Mos bej stervitje ne siperfaqe te pjerrta apo te buta. Gjate shtatzanise kycet e trupit jane me te shtendosur dhe ka me rrezik ti terheqesh apo apo ti ndrydhesh ne nje fare menyre, sidomos kaviljet e kembes.

    9. Sportet e kontaktit si artet marciale, futbolli, volejbolli etj duhen evituar nga programi.

    10. Stervitja me pasha duhet te kete si qellimin permiresimin e tonusit te muskujve sidomos ate te barkut dhe pjeses se siperme te trupit. Mos ngri pesha te renda mbi koke apo ushtrime qe vene stres ne muskujt e mesit.

    11. Gjate trimestrit te dyte dhe te trete evito gjithe aktivitetet qe behen shtrire me kurriz ndaj dyshemese. Kjo shkakton uljen e qarkullimit te gjakut per bebin.

    12. Bej ca ushtrime shtendosjeje si meditimi dhe strecing para dhe pas stervitjes.

    13. Mbaj nje diete te shendetshme qe permban boll ushqime natyrale si frutat perime dhe karbohidrate te perbera.

    Ndryshime Fiziologjike gjate shtatzanise qe
    ndikojne aftesine per te bere stervitje:
    Mushkerite dhe Frymemarrja
    Gjate shtatzanise numri i frymemarrjeve per minut rritet. Per kete arsye trupi punon dhe me shume per ti dhene oksigjen fetusit qe po rrit ne miter. Ky proces e ul sasine e oksigjenit ne dispozicion per tu stervitur, dhe ul rezistencen e trupit dhe te ben te ndjehesh sikur po te merret fryma.

    Muskuloskeletore
    Muskujt e mesit krijojne me teper kurbature dhe qendra e gravitetit ndryshon per shkak te peshes se bebit. Ky ndryshim ne qendren e gravitetit krijon ndryshime ne balancen e trupit dhe kerkon nje pershtatje nga pozicioni i qendrimit drejt per te mos shkaktuar dhimbje dhe dem. Kjo duket sidomos gjate trimestrit te trete kur pesha e bebit eshte e konsiderueshme. Shpjeguam me pare se kycet e trupit jane me te shtendosura gjate shtatzanise. Kjo ndodh sepse trupi cliron ne gjak nje hormone qe quhet relaksin qe i shtendos kycet e legenit per te hapur rruge per kalimin e bebit gjate lindjes. Kycet e shtendosura mund te terhiqen me lehte keshtu qe duhet kushtuar vemendje mbrojtjes se tyre.

    Metabolizmi
    Gjate shtatzanise trupi i perdor karbohidratet me shpejt se kurre. Gjithashtu dhe stervitja e rrit metabolizmin e karbohidrateve. Keto dy faktore qe permendem mund te shkaktojne ulje te sheqerit ne gjak dhe kjo eshte e rrezikshme per bebin. Shtoji karbohidratet sipas nevojes dhe nivelit te aktivitetit fizik.

    Sistemi Kardiovaskular
    Volumi i gjakut rritet prej 40%, ndersa rrahjet e zemres rriten prej rreth 15 rrahje per minut gjate shtatzanise. Kjo ndihmon ne transportimin e nutrienteve dhe oksigjenin me me efikasitet tek bebi. Megjithate me rritjen e shpejte te bebit qarkullimi i gjakut ne trup mund te c’rregullohet duke krijuar marramendje.

    Pasojat e Stervitjes qe mund te ndodhin gjate Shtatzanise:
    Kardiovaskular
    Gjate stervitjes qarkullimi i gjakut ulet ne organet e brendshme dhe rritet ne muskujt, mushkerite dhe zemer per te perballuar stresin fizik. Gjate shtatzanise stervitja e forte mund ta largoje oksigjenin nga bebi. Prandaj dhe rekomandohet qe stervitja te jete e lehte dhe e shkurter per te parandaluar problemet.

    Clirimi i Neuro-Transmetuesve
    Gjate stervitjes truri cliron me shume norepinefrine, nje neuro-transmetues qe ndikon ne gjendjen shpirtrore duke ulur depresionin nervor dhe permireson qarkullimin e gjakut ne zemer dhe veshka. Gjithashtu norepinefrina e shton kontraktimin e muskujve te bute duke rritur aktivitetin e mitres ne forme kontraktimesh te vogla te pa dhimbshme. Keto kontraktime nuk shkaktojne lindje te parakohshme, por sidoqofte per femrat qe kane pasur lindje te parakohshme ne te shkuaren duhet te sterviten me ngadale dhe me lehte.

    Rritja e temperatures se trupit
    Stervitja ne vetvete e rrit temperaturen e brendshme te trupit. Rritja e tepert e temperatures mund ta demtoje fetusin ne miter prandaj rekomandohet qe te evitoni sa me shume stervitjen ne temperatura te nxehta dhe me lageshtire te shumte. Gjithashtu mos harroni te pini lengje per te mbajtur trupin e hidratuar gjate stervitjes.

    Komplikime gjate shtatzanise qe mund te
    ndikojne aftesine per tu stervitur:
    Anemia
    Anemia ul kapacitetin e gjakut per te transportuar oksigjen. Kjo te ben te ndjehesh me i lodhur, te merret fryma dhe bile te merren mend. Femrat me anemi duhet te konsumojne me shume hekur ndermjet dietes si dhe Vitamine C e cila e rrit thithjen e hekurit nga trupi. Doktori ndoshta do ju rekomandoje suplemente hekuri, vitamine C dhe vitamine B12.

    Kontraktimet
    Shume femra perjetojne kontraktime te parakohshme gjate shtatzanise. Megjithse kontraktimet e parakohshme nuk shkaktojne gjithmone lindje te parakohshme ato e rrisin rrezikun per nje lindje te parakohshme. Nese perjeton kontraktime te parakohshme, stervitja e forte do ta shtoje me shume frekuencine e ketyre kontraktimeve. Stervitja duhet ti pershtatet trupit duke i kushtuar me shume vemendje ushtrimeve qe nuk kane impakt peshe si Joga, Strecing dhe Not, dhe jo ecje apo vrap te shpejte.

    Dhembje Mesi
    Shume gra shtatzane perjetojne dhembje mesi dhe dhembje te kembeve gjate shtatzanise. Kjo vjen si pasoje e ndryshimit te peshes dhe qendrimit te trupit. Ushtrimet qe kane impakt peshe duhen evituar. Sic permendem me lart bej joga, apo ushtrimi me i mire eshte noti.

    Stervitja nuk Rekomandohet per
    Problemet mjeksore te Meposhtme:
    TENSIONI I LARTE I GJAKUT.
    Femrat me tension te larte gjaku perfitojne shume nga stervitja por femrat qe zhvillojne tension te larte gjaku gjate shtatzanise nuk duhet te sterviten. Tensioni i larte i gjakut qe zhvillohet gjate shtatzanise perben nje problem shume serioz me enet e gjakut dhe kerkon vemendje mjeksore. Stervitja mund ta keqesoje tensionin e gjakut dhe nuk duhet vazhduar.

    PLACENTA PREVIA/Hemoragjia vaginale
    Placenta Previa eshte rritja e placentes ulet ne miter dhe fillon te mbuloje hapjen e qafes se mitres. Kjo mund te shkaktoje hemoragji gjate shtatzanise. Cdo femer me placenta previa apo hemoragji nga vagina nuk duhet te marre pjese ne nje program stervitjeje.

    LINDJA E PARAKOHSHME APO LINDJET E
    PARAKOHSHME NE TE SHKUAREN.
    Femrat qe kane lindur para 36 javeve te shtatzanise duhet te tregojne kujdes te vecante kur te marrin pjese ne nje aktivitet sportive, sidomos gjate trimestrit te dyte dhe te trete. Favorizoni ushtrime si Joga, Strecing, dhe ecje te lehta. Cdo ushtrim me pesha duhet evituar.

    RRITJA E VONUAR E BEBIT NE MITER
    Rritja e vonuar e bebit ne miter gjendet duke matur rritjen e mitres dhe duke pare sonogramin e fetusit. Nese bebi juaj ka rritje te vonuar kjo do te thote qe ai nuk ka furnizim te mjaftueshem me oksigjen nga placenta. Pirja e duhanit, perdorimi i droges, infeksionet dhe qarkullimi i varfer i gjakut jane shkaqe per bebin per te mos u rritur shpejt. Per faktin qe stervitja e largon qarkullimin e gjakut nga placenta, bebi qe nuk po rritet shpejt, nuk do e toleroje dot stervitjen tuaj.

    SHTATZANIA ME BINJAKE
    Femrat qe jane shtatzane me me shume se nje fetus kane nje perqindje me te larte komplikimesh. Stervitja duhet te fokusohet ne ushtrimet pa impakt peshe si Joga dhe duhet te kete si qellim permiresimin e tonusit te muskujve.

    SEMUNDJET E ZEMRES
    Stervitja e rrit stresin e zemres. Nderkohe per shkak te rritjes se volumit te gjakut dhe shtatzania e rrit stresin e zemres. Femrat me probleme nga zemra duhet te sterviten vetem nen mbikeqyrjen e nje kardiologu.

  5. #25

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    Alergjia

    Me ardhjen e pranveres rikthehen tek alergjiket simptomat si sy qe lotojne apo qe te kruhen, hunde qe rrjedhin, te teshtira, acarime dhe per rastin me te keq astma. Alergjia apo kunderveprimi alergjik eshte ai veprim qe ndodh kur sistemi i imunitetit te trupit kundervepron ndaj dickaje qe zakonisht nuk te ben ndonje dem. Ajo qe shkakton alergjine quhet alergjene. Alergjite mund te shkaktojne shfaqjen e nje sere simptomash te cilat varen nga sa serioze eshte alergjia. I njejti alergjen mund te jape simptoma te ndryshme ne njerez te ndryshem. Simptomat me te zakonshme te shkaktuara nga alergjite jane: Hunde qe rrjedhin apo te zena Sy te kuq te acaruar qe te kruhen Kollitje Te teshtira Tharje gjuhe dhe fyti, edhe acarime te tyre. Veshtiresi ne frymemarrje Diarre Vjedhje ushqimi Tharje dhe acarim te lekures Disa nga simptomat e shkaktuara nga alergjite mund te shkaktohen edhe prej gjendjesh te tjera. Alergjenet me te zakonshem jane: alkooli thumbim i bletes apo i ndonje insekti tjeter pushi ushqimi poleni i luleve bari, pemet, shkurret pluhuri i shtepise ilacet myshku nikeli Shume
    alergjike nuk e dine se jane te tille deri ne rastin kur trupi u kundervepron ne menyre alergjike. Ne nje rast te tille njeriu duhet te shkoje te keshillohet me mjekun sepse ndonese alergjia nuk mund te quhet drejtperdrejte si semundje simptomat qe te jep mund te marrin permasa dramatike. Me ane te provave ne lekure mjeku arrin te gjeje ndaj kujt kundervepron trupi. Ne kete menyre alergjiku mund te perpiqet tiu shmanget vendeve me alergjene te fuqishem, por kjo gje nuk eshte gjithnje ne dore te tij. Ne kete rast vuajtjet mund te pakesohen me marrjen e ilaceve Antihistaminike ose ne raste te vecanta Kortizoni. Ilacet Antihistaminike mund te japin pasoja anesore si lodhje trupore perkeqeim ne perqendrim dhe ne aftesi per te reaguar. Nje menyre per kurimin e alergjise eshte metoda e Hyposensibilizimit me ane te se ciles injektohen ne trup doza te vogla alergjenesh ndaj te cileve trupi i te semurit kundervepron. Kjo eshte nje perpjekje per te mesuar trupin me keto alergjene dhe te mos te jete kaq i ndjeshem ndaj tyre. Hyposensibilimi injektohet pergjate disa vjeteve. Ne 80 % te rasteve jep rezultat.

  6. #26

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    10 shqetėsimet e veshkave, si mund ti kuptojmė ato.

    Tumoret janė shumė tė pėrhapura tek njerėzit qė vuajnė nga sėmundjet e veshkave. Pėrveē gurėve edhe tumoret duhet tė trajtohen, sipas specialistėve, me bimė mjekėsore tė cilat duhet tė pėrdoren nė formėn e lėngjeve. Pėr tė evituar problemet me veshkat ėshtė e rėndėsishme qė ēdo njeri, pavarėsisht faktit nėse ėshtė i sėmurė apo jo, duhet tė konsumojė tė pakėn 2 litra ujė nė ditė.
    Karcinoma renale
    Njihet edhe si “karcinomė me qeliza boshe” ose si hipernefromė.
    Ai ėshtė tumor malinj mė i shpeshtė i veshkave dhe prek mė shumė meshkujt, qė pinė duhan, rreth moshės 50-70 vjeē. Shenjat kryesore janė hematuri, masė e prekshme, dhimbje nė ije, temperaturė, policitemi. Biopsia mund tė mos mjaftojė pėr tė vendosur diagnozėn e kancerit, sepse pamja e karcinomės renale mund tė ngjajė me pamjen e tumorit beninj. Tipar i veēantė i karcinomės renale ėshtė pėrhapja pėrgjatė venave renale dhe venės kava. Trajtohet me kirurgji, imunoterapi me IL-2.
    Tumori Wilms
    Ėshtė mė i shpeshti tumor malinj i veshkave nė fėmijė. Mosha mė e prekur ėshtė 2-4 vjeē. Shenjat janė njė masė abdominale, shpesh shumė e madhe dhe trajtohet me nefrektomi dhe kemoterapi me ose pa rrezatim. Mund tė jetė pjesė e kompleksit WAGR, ku bėn pjesė tumori Wilm, Aniridia, ka keq-formime gjenitourinare, prapambetje mendore. Gjithashtu shoqėrohet me hemihipertrofi tė trupit. Pamjaftueshmėria prerenale e veshkave ėshtė pasojė e mosfurnizimit me gjak tė veshkave; shkaktohet nga hipovolemia, sepsisi, pamjaftueshmėria e zemrės, cirroza, stenoza e dyanshme e arterieve renale, shoku. Ndėrkohė qė pamjaftueshmėria renale (brendarenale) e veshkave ėshtė pasojė e patologjisė sė veshkave: Shkaktohet nga procese si nekroza tubulare akute, ishemia e zgjatur (d.m.th pamjaftueshmėria prerenale mund tė kthehet nė pamjaftueshmėri renale), glomerulonefritet, sėmundjet tubulare/intersticiale, precipitimi i kristaleve nė tubula.
    Pamjaftueshmėria postrenale e veshkave ėshtė pasojė e bllokimit tė rrugėve urinare; shkaktohet nga prostata e zmadhuar, gurėt, cikatricet/strikturat, gjaku i mpiksur, kirurgjia (sidomos histerektomia)
    Simptomat
    Shenjat dhe simptomat: Hiperkalemi, acidozė metabolike, oliguri.
    Diagnoza ėshtė eozinofiluria dhe tregon nefrit alergjik (tubulointersticial) ose embolizėm atherosklerotik. Prania e segmenteve eritrocitike tregon glomerulonefrit. Trajtimet qė mund tė parandalojnė formimin e gurėve nė veshka janė tė mundshme nė ēdo rast. Prova tė qėndrueshme sugjerojnė se marrja e lėngjeve nė sasi tė madhe mund tė ulė rrezikun e gurėve. Pėrveē kėsaj, sapo tė zbulohet shkaku i formimit tė gurit, mund tė pėrdoren mjekime tė ndryshme apo ndryshime nė dietė pėr tė parandaluar gurėt e rinj. Tipi i mjekimit varet nga gjaku dhe testet e urinės, pėrveē se zbrazni mbeturinat dhe lėngjet nga trupi juaj.

    Shenjat dhe simptomat:

    1. Sistemi tretės: Anoreksi, pėshtjellim, tė vjella.
    2. Gjaku: hemorragji si pasojė e keqfunksionimit tė trombociteve.
    3. Ērregullime tė volumit intravaskular qė janė pasojė e humbjes sė aftėsisė tė veshkave pėr tė rregulluar pėrqendrimin e urinės.
    4- Anemia ėshtė pasojė e mosprodhimit tė eritropoetinės.
    5-Djersitje e vazhdueshme.
    6-Fryrje e trupit.
    7-Ethe.
    8-Dobėsi.
    9-Urinė e turbullt me erė tė keqe.
    10-Temperaturė.
    Bimėt mjekėsore:
    1-Trėndafil i egėr.
    2-Kamomil.
    3-Lėng kumbullash.

    Roli i veshkave pėr organizmin

    Veshkat tuaja luajnė njė sėrė funksionesh tė rėndėsishme: Rregullojnė ujin nė trup dhe pėrbėrės tė tjerė kimikė nė gjak si: Sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin; largojnė mjekimet dhe helmimet nga trupi juaj; ēlirojnė hormonet nė gjak pėr tė ndihmuar trupin; rregullojnė presionin e gjakut; krijojnė qelizat e kuqe; nxisin kockat e forta. Pjesa mė e madhe e gurėve nė veshka mund tė trajtohet duke rritur sasinė e marrė tė lėngjeve, ndryshime nė dietė dhe mjekime. Rreth 90% e gurėve, kalojnė vetė brenda 3 deri 6 javėve. Disa tipa gurėsh mund tė shpėrbėhen me anė tė mjekimeve; megjithatė, gurėt me pėrbėrje kalciumi (tipi mė i zakonshėm), nuk mund tė shpėrbėhet. Gurėt gjithmonė duhet tė hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dėmtime nė veshka. Kur heqja e tyre bėhet e domosdoshme, ekzistojnė disa metoda tė ndryshme pėr ta bėrė kėtė.

    Metodat pėr heqjen e gurėve

    Metoda mė e mirė varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurė hiqen duke kaluar njė instrument teleskopik tek fshikėza apo tek veshka, pėr ta nxjerrė gurin ose pėr ta copėtuar nė fragmente tė vogla me rreze lazeri apo valė tronditėse. Instrumenti teleskopik mund tė futet drejtpėrdrejtė nė veshkė pėrmes njė ēarjeje tė vogėl nė anėn e pacientit pėr ta nxjerrė gurin tė tėrė ose atėherė kur duhet thyer nė fragmente tė vogla. Metoda mė e re pėr ta hequr quhet “litotripsia e valėve tė goditjes jashtė trupit (ESĖL). Nė kėtė teknikė, gurėt thyhen nė fragmente tė vogla me anė tė tronditjes me energji tė lartė nga njė mekanizėm jashtė trupit.

    Meshkujt, mė shume gurėt nė veshka

    Gurėt nė veshka janė mė tė zakonshme tek burrat dhe mė saktėsisht, katėr nė pesė raste kanė gurė nė veshka. Normalisht, urina pėrmban substanca qė parandalojnė formimin e kristaleve. Megjithatė, kjo nuk funksionon pėr tė gjithė. Disa nga faktorėt qė kontribuojnė nė formimin e gurėve tek njerėzit e prekshėm janė: Marrja e pakėt e lėngjeve, infeksione kronike nė rrugėt urinare. Rreth 80% e kancereve tė veshkės janė karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet tė ketė lidhje me moshėn, pasi haset tepėr rrallė nėn 40-vjeēarėt. Tumoret beninje tė veshkave mund tė rrijnė nė trup si tė padėmshėm. Tumoret malinje shpesh janė nė stad tė avancuar kur ne i zbulojmė e nė pėrgjithėsi nuk i pėrgjigjen mirė trajtimit mjekėsor. Pėr kėtė arsye, veshka e sėmurė zakonisht hiqet nė njė nefroektomi.

    Rrezet X vijne nga kristalet e gurėt

    Prezencėn e gurėve nė veshka e identifikojnė rrezet X. Teknikat e specializuara tė rrezeve X (ndonjėherė edhe me injeksione me ngjyrė) apo me ultratinguj, mund tė pėrdoren pėr tė identifikuar mė me saktėsi masėn dhe vendndodhjen e gurėve, dhe pėr tė identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinės mund ta ndihmojnė njė doktor pėr tė gjetur se ēfarė po e shkakton gurin dhe tė planifikojė trajtimin mė tė mirė. Pjesa mė e madhe e personave qė kanė probleme me veshkat dhe kryesisht me gurėt nė veshka, vijnė nga prindėr qė kurrė nuk i kanė ndjerė shqetėsimet, madje pavarėsisht moshės nė tė cilėn ndodhen veshkėn e kanė organin mė tė shėndetshėm. Ajo ēfarė specialistėt u rekomandojnė tė gjithė prindėrve nė kėtė rast, ėshtė njė dietė e ekuilibruar qė nė ditėt e para tė lindjes sė fėmijės, madje ajo duhet tė nisė qė nė barkun e nėnės.

  7. #27

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    Mosha dhe shėndeti seksual.

    Cilat janė vitet kur duhet tė prisni ērregullime nė trupin tuaj

    Kėrkimet e fundit nuk lėnė vend pėr dyshime: Pas moshės 40-vjeēare cilėsia e spermės ulet pėr tė ngjizur mirė.
    Akrepi i orės biologjike, me kalimin e moshės bėhet e ngadaltė jo vetėm pėr femrat, por edhe pėr meshkujt. Nė tė kundėrt nga sa besohej shumė kohė mė parė edhe pėr gjininė mashkullore bėhet mė e vėshtirė qė tė ngjizin njė fėmijė me kalimin e viteve.
    Raste si ato tė Charlie Chaplin, i bėrė baba pėr tė njėqindtėn herė nė moshėn 73-vjeēare, citohen shpesh pėr tė konfirmuar se dėshira e aftėsisė mund plotėsohet nė ēfarėdo moshe. Nė fakt ėshtė e vėrtetė qė pjelloria mashkullore nuk mbarohet menjėherė dhe pėrfundimisht siē ndodh tek femrat pas periudhės sė menopauzės. Njė sėrės studimesh vė nė dukje se aftėsia e riprodhimit tek meshkujt preson njė ulje tė madhe, mendimi pėr tė shtyrė momentin nė tė cilin mendohet tė ngjizet njė fėmijė mund tė thotė edhe tė mos e kesh fare atė.
    Nė njė nga kėrkimet e fundit tė mbajtur nga njė grup shkencėtarėsh tė Institutit Kombėtar Francez tė Studimeve Demografike, ku kanė qenė pothuajse 2 mijė meshkuj, bashkėshortet e tė cilėve u janė nėnshtruar fekondimit nė mitėr, ka arritur nė pėrfundimin se femrat nėn moshėn tridhjetėvjeēare, njė partner mbi moshėn 40 vjeē, ul mundėsinė pėr tė ngjizur nė 25 pėr qind, pėr femrat nga 35 deri nė 37 vjeē me njė mashkull pothuajse 50-vjeēar, bėn qė shanset e njė shtatzėnie tė jenė njė nė tri. “Njė mashkull mbi 49 vjeē”, ka shkuar Elise de LA Rochebrochard, “ėshtė njė faktor shumė i rrezikshėm pėr dėshtimin e njė riprodhimi”. Net tė dhimbshme kėto, ku mosha nė tė cilėn ēiftet vendosin tė nisin njė fėmijė po rritet. Sipas tė dhėnave mė tė fundit, mosha e mesme nė tė cilėn njerėzit bėhen prindėr ėshtė nga 33 deri nė 35 vjeē.
    Problemi i rėnies sė pjellorisė mashkullore edhe pse flitet pak pėr tė, ėshtė shumė i njohur nga specialistėt. “Edhe pėr mashkullin, si edhe pėr femrėn, mosha e duhur pėr tė riprodhuar do tė ishte rreth moshės 25-vjeēare”, pohon Giovanni Colpi, drejtor i spitalit tė Milanos.
    Veprim i njė humbėsi
    Teknika pėr tė vėzhguar spermatozoidėt (duke i zmadhuar deri nė 6 mijė herė), ndėrthur mikroskopė dhe analizat e njė kompjuteri. Kėrkimet konfirmojnė se me rritjen e moshės, ulet sasia e spermės: Lėvizshmėria e spermatozoideve, faktor thelbėsor pėr fekondimin e vezores, ulet nė 0.7 pėr qind ēdo vit. Ulja tek meshkujt, ndoshta tek meshkujt rreth tė dyzetave, ashtu siē ndodh edhe tek femrat, edhe aftėsia e vonshme do tė ndėrtonte njė rrezik tė madh pėr shėndetin e fėmijės. Rreziku i abortit dhe anomalive gjenetike do tė shtohej jo vetėm pėr shkak tė peshės sė nėnės, por edhe tė babait. Disa sėmundje, pėr shembull skizofrenia, duken mė tė pranishme tė lindur me baballarė tė moshės mbi 60-vjeēare. Kėrkues amerikanė kanė analizuar teknika tė veēanta tė biologjisė molekulare tė 97 meshkujve, nga 22 deri nė 80-vjeē.
    Rezultati
    Nė grupin e vullnetarėve nga mosha 49 deri nė 99 vjeē vihet re njė anomali gjenetike e veēantė e spermatozoideve, fakt qė bėn mė tė vėshtirė ngjizjen dhe pėrfaqėson dyfishin e mundėsive pėrballė grupit 20-vjeēar.

  8. #28

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    Sekreti i fundit, si mposhtet stresi.

    Graviteti i stresit dhe rrjedhimisht shkalla e veprimit tė tij mbi organizmin varet nga rėndėsia, zgjatja, shpeshtėsia, shumėllojshmėria, shkalla e ndėrlikimit tė kėrkesave qė i parashtrohen njeriut. Sa mė i zgjatur nė kohė tė jetė stresi aq mė i rėndė ka tė ngjarė tė bėhet. Jo se stresi fuqizohet, po aftėsia jonė pėrballuese ulet, rraskapitet. Aftėsia intelektuale bie, kontakti ndaj ngacmuesve rritet dhe reagimi bėhet i papėrshtatshėm. Kėshtu stresi lind njė stres tė ri.

    Nė qoftė se arteriet e zemrės janė paraprakisht tė ngushtuara nga arterioskleroza, gjatė stresit mbyllja mund tė jetė e plotė dhe mund tė lindė dhe infarkti. Thinja e flokėve ėshtė gjithashtu njė e dhėnė, por qė tregon ndikimin e fuqishėm, gati tė pabesueshėm tė stresit nė organizėm. Ėshtė vėnė njė shumėllojshmėri medikamentesh nė ndihmė tė pacientėve qė vuajnė nga stresi, por ē’thonė studimet e fundit nė lidhje me kėtė ēėshtje. Njė studim i kohėve tė fundit i kryer nė Britani ka dalė nė pėrfundimin se njė vrap i kryer nė mėnyrė tė rregullt pra tė herėpashershme ndihmon jo vetėm nė pėrballimin e stresit, por gjithashtu edhe nė funksionimin e mirė tė zemrės. Ky studim u krye nė njė periudhė 10- vjeēare duke studiuar efektet tek 1,158 burra tė moshės sė mesme tė cilėt vuanin ose jo nga stade tė ndryshme tė stresit nga stadi fillestar e deri tek ai i avancuar. Tek kėta burra u bėnė krahasime duke u bazuar edhe mbi aktivitetet e tyre fizike tė pėrditshme qė angazhoheshin dhe rezultoi se tek ata tė cilėt merreshin mė shumė me aktivitete fizike tė tilla si, fizkulturė, futboll, punė fizike etj., u evidentua njė pėrmirėsim (nė rast se vuanin). Kurse tek burrat qė nuk vuanin rezultoi se ishin 25 % mė pak tė predispozuar tė prekeshin nga stresi nė pesė vitet e ardhshme. Ky efekt i suksesit tė aktiviteteve fizike u arrit me anė tė teorisė sesi kėto aktivitete ndikojnė nė mposhtjen e stresit falė bashkėveprimit tė disa qelizave e lėndėve nė brendėsi tė trurit. E megjithėse nga ky studim u arrit pėrfundimi qė aktiviteti fizik ndihmon pėr tė kaluar stresin, nė fakt nuk u pėrcaktua rėndėsia e tij nė pėrmirėsimin e shėndetit mendor pra aktiviteti fizik nuk ndikon nė rritjen e inteligjencės.

  9. #29

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    Ja ēfarė fshihet pas gjakrrjedhjes nga hunda.

    Gjakrrjedhja nga hunda, mė tepėr se njė sėmundje, ėshtė njė simptomė e disa patologjive. Kjo ėshtė arsyeja pse mjekėt kėmbėngulin qė pas shqetėsimeve tė tilla tė bėhet njė gjykim klinik i shkaqeve shpėrthyese.


    Por ēfarė mund tė fshihet pas saj dhe kur duhet t’i drejtohemi mjekut? Ja se ēfarė thotė nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama” mjekja otorino-laringologe, Dolores Bardhyli:

    Gjakrrjedhja nga hunda mund tė konsiderohet njė sėmundje?
    Epistasi, ose siē njihet ndryshe gjakrrjedhja nga hunda, mė tepėr se njė sėmundje ėshtė njė simptomė (shenjė), qė i pėrket disa lloje sėmundjesh, disa me rėndėsi klinike dhe disa tė tjera jo.

    Cilat janė kėto sėmundje?
    Ndėr sėmundjet qė shoqėron shpesh epistasėn ėshtė hipertensioni. Rritja e presionit tė gjakut shoqėrohet me hemorragji nga hunda. Kjo pėr shkak se presioni i gjakut bėn qė kapilarėt e shumtė qė pėrbėjnė mukozėn e brendshme tė hundės tė ēahen mė lehtė. Kjo shfaqet mė tepėr te moshat e madha. Por shpesh epistasi mund tė shėrbejė si sinjal paralajmėrues i shfaqjes sė hipertensionit. Problemet e hipertensionit nisin me luhatje tė tensionit, ulje-ngritje tė tij dhe mė pas kulmojnė, e pikėrisht gjakrrjedhja nga hunda mund tė shėrbejė si sinjal pėr tė pasur kujdes nga hipertensioni. Te fėmijėt e vegjėl, nėn 10 vjeē, gjakrrjedhja nga hunda shpeshherė nuk pėrbėn ndonjė problem serioz, pėr shkak tė mukozės sė hundės sė tyre, qė nuk ėshtė e plotė. Por, nėse fėmija ėshtė i zbehtė, i dobėt dhe ka gjakrrjedhje tė shpeshtė nga hunda i duhet bėrė njė vlerėsim klinik, sepse mund tė jetė shenjė e pranisė sė njė parazitoze (kryesisht lambies). Parazitėt tentojnė tė ngjiten lart dhe shkaktojnė tė kruara tė forta tė hundės dhe pėr pasojė shkaktojnė epistas. Mund tė ndodh qė epistasi tė shoqėrohet me gjak nė urinė, shpesh dhe me njolla nė lėkurė, ēka do tė thotė se ka probleme nė sistemin e formimit tė gjakut. Nė kėto raste duhet dyshuar se ka probleme me mpiksjen e gjakut, me pamjaftueshmėri koagulimi tė gjakut. Ndėrsa te adoleshentėt epistasi mund tė jetė sinjal i njė sinoziti tė fshehtė. Mund tė ndodhė qė sinoziti tė mos ketė shenja tė dukshme, pacienti mund tė ankojė vetėm pėr turbullim, rėndim tė kokės, shenja qė shpesh neglizhohen. Por, nėse kėtyre simptomave i bashkėshoqėrohet dhe gjakrrjedhja nga hunda, mund tė bėhet fjalė pėr njė sinozit tė fshehtė. Ndėrsa nė rastet kur hemorragjia ėshtė nė njė sasi tė konsiderueshme dhe shoqėrohet me bllokim tė hundės, mund tė ndodhė qė tė bėhet fjalė pėr njė tumor tė nazofagitit.

    Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?
    Sė pari dua tė them se hemorragjia nga hunda apo epistasi nuk ėshtė diēka alarmuese, por gjithsesi kėrkon vėmendjen e duhur dhe nuk duhet tė neglizhohet. Kjo pėr faktin se pas saj mund tė fshihen shumė faktorė, mes tė cilėve disa serioze pėr shėndetin e pacientit. Kėshtu, njė i rritur qė ka raste tė pėrsėritura tė epistasit duhet tė shkojė menjėherė te mjeku, po kėshtu dhe njė fėmijė me prirje tė shpeshtė pėr epistasi, sidomos kur nuk ndodh pėr arsye “banale” si goditje, ngacmim me duar, qė edhe pse ushqehet mirė ėshtė mjaft i dobėt ėshtė i zbehtė, duhet t’i bėhet njė gjykim klinik. Nė rastet kur epistasi ėshtė mjaft i shpeshtė dhe nė sasi tė konsiderueshme, vajtja te mjeku ėshtė i detyrueshėm.

    Cilat grupmosha janė mė tė predispozuara pėr tė pasur probleme me epistasin?
    Epistasi shfaqet mė tepėr te fėmijėt e vegjėl deri nė moshėn 10 vjeē dhe moshat e mėdha. Nė rastin e parė arsyet lidhen me faktin se mukoza e hundės sė tyre ėshtė ende jo e plotė dhe pėr rrjedhojė kapilarėt e gjakut janė mjaft tė dobėt dhe mund tė ēahen lehtė. Por dhe pėr shkak tė parazitozave, tė shpeshta nė kėtė grupmoshė. Ndėrsa nė rastin e moshave tė mėdha, arsyeja gjendet te problemet me tensionin e lartė tė gjakut, qė shfaqen nė kėtė moshė dhe problemeve me sistemin metabolik.

    Si mund tė parandalohet?
    Duke qenė se epistasi ėshtė njė simptomė, sigurisht qė parandalimi mė i mirė ėshtė gjetja e shkakut qė ēon nė shfaqjen e saj. Trajtimi si duhet i origjinės sė saj do tė ēojė nė kurimin e saj. Gjithsesi, nė njė farė mėnyre mund tė parandalohet. Kjo mund tė bėhet duke ruajtur njė regjim tė rregullt tė tensionit tė gjakut, metabolizmit. Kėshtu, njė person qė e di qė ėshtė hipertonik nėse ka raste epistasi pėrpara se tė trajtojė kėtė problem duhet tė marrė medikamente pėr uljen e tensionit.

    Shkaqet
    Ø Hipertension
    Ø Probleme metabolike
    Ø Sinozit i fshehtė
    Ø Parazitoza (lambie)
    Ø Probleme tė sistemit tė mpiksjes sė gjakut
    Ø Tumor i nazofagitit
    keshilla
    Ēfarė mund tė bėhet nė kushtet e shtėpisė?

    Nė kushtet e shtėpisė pacienti duhet ta mbajė kokėn poshtė dhe tė shtrėngojė fort me gishtėrinj flegrat e hundės pėr gati 10 minuta. Nuk duhet harruar qė koka nuk duhet mbajtur lart, sepse nė kėtė mėnyrė gjaku shkon nė fyt, gėlltitet dhe kalon nė stomak duke provokuar tė vjella, tė cilat e pėrkeqėsojnė situatėn. Personat qė e dinė se janė hipertonikė duhet tė pėrdorin medikamente pėr uljen e tensionit, por nuk rekomandohen kalcibllokues (jo adelat), sepse mund tė provokojnė hemorragjinė. Te fėmijėt mund tė pėrdoren dhe ilaēe me pika, tė cilėt favorizojnė koagulimin e gjakut dhe ndalojnė hemorragjinė.
    Nėse hemorragjia vazhdon, duhet t’i drejtohen
    sa mė shpejt qendrės spitalore mė tė afėrt.

    Studimi
    Shumė orė para kompjuterit, rrezik tromboze

    Mjekėt nė Zelandėn e Re e kanė pagėzuar me termin “tromboza nga kompjuteri”. Bėhet fjalė pėr njė sindromė qė shfaqet pas qėndrimit pa lėvizur pėr njė kohė tė gjatė pėrpara kompjuterit. Studimi ėshtė publikuar nė revistėn “European Respiratory Journal” dhe nė tė ėshtė sqaruar se qėndrimi pa lėvizur me orė tė tėra favorizon shfaqjen e trombozave. Sipas studiuesve, kjo pėr faktin se lėvizja, qoftė dhe pėr pak minuta, siguron njė qarkullim normal tė gjakut, pasi muskujt e kėmbėve veprojnė si “pompa” pėr tė dėrguar gjakun nė zemėr. Mė tej nė studim thuhet se kjo sindromė e re ėshtė me e pėrhapur nga se mendohet, pėr shkak tė shtimit tė orėve qė kalohen pėrpara kompjuterit. Kjo ėshtė arsyeja pse mjekėt e Zelandės sė Re rekomandojnė personat qė punojnė pėrpara kompjuterit pėr njė kohė tė gjatė, tė bėjnė lėvizje tė shpeshta tė kėmbėve dhe krahėve, nė mėnyrė qė tė favorizohet qarkullimi i gjakut.

    pyetje - pergjigje
    Vuaj nga ulcera, ēfarė duhet tė ha?

    Pėrshėndetje! Jam njė burrė 44 vjeē dhe para disa javėsh mė kanė diagnostifikuar ulcera. Doja tė dija se ēfarė ushqimesh duhet tė pėrdor, pasi kam dėgjuar se njė i sėmurė me ulcera duhet tė tregohet mjaft i kujdesshėm me regjimin ushqimor?

    Pėr shqetėsimin tuaj kemi pyetur mjekun gastro-hepatolog, Altin Cekodhima:
    “Sė pari, doja tė thosha se ka kohė qė ėshtė hedhur poshtė teoria e dietės sė prerė, absolute pėr ulcerėn. Mund tė them qė ekzistojnė vetėm disa rregulla tė pėrgjithshme qė parandalojnė formimin e problemit dhe lehtėsojnė dhimbjen. Tė tilla janė shmangia e vakteve tė pasura me yndyrna, ushqimet tepėr tė ftohta, ose tepėr tė nxehta, pėrdorimi i substancave irrituese pėr mukozėn e stomakut si piperi, specat djegės, pikantet. Nuk rekomandohen tė skuqurat, pijet alkoolike qė mund tė dėmtojnė mukozėn gastrike dhe pijet e gazuara, tė cilat ngadalėsojnė tretjen. Duhet tė pėrdorni ushqime tė ziera, supat, bukė tė thekur pėr tė thithur lėngjet acide, fruta dhe perime tė freskėta”.

  10. #30

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    Kujdesi, si te kemi Dhembe te shendetshem.

    Njeriu gjate jetes se tij ka dy gjenerata te dhembeve:
    gjeneraten e dhembeve te qumeshtit (denticioni paresor)
    gjeneraten e dhembeve te perhershem (denticioni permanent)
    Dhembet e qumeshtit jane gjithsej njezet. Dhembet e pare dalin perafersisht pas muajit te gjashte te jetes, ku se pari dalin dhembet e poshtem preres. Te gjitha dhembet e qumeshtit dalin perafersisht deri ne moshen 3 vjeēare.


    MBANI MEND: Pas ketyre dy gjeneratave te dhembeve nuk ekziston asnje zevendesim tjeter natyror per dhembe!
    Dhembet e perhershem jane 28, pa dhemballet e pjekurise. I ashtuquajturi dhembi i pjekurise paraqitet rreth moshes 20 vjeēare.

    Pjeset kryesore te dhembit:
    ēdo dhemb ka pjesen e bardhe te dukshme qe quhet kurora e dhembit dhe pjesen perforcuese ose ngulitese ne ashtin e nofulles qe quhet rrenja e dhembit.

    Funksioni i dhembeve

    Funksioni kryesor i dhembeve eshte prerja, copetimi dhe bluarja e ushqimit. Pas thermimit dhe bluarjes se ushqimit, me ndihmen e peshtymes behet faza fillestare e tretjes se ushqimit ne goje.
    Dhembet luajne rol edhe ne te foluren e drejte, sidomos ne shqiptimin e bashtingelloreve: psh: t, th, s, dh, etj. Duhet theksuar se dhembet e paster dhe te shendoshe ngrisin pamjen estetike te femijes, ndaj keshtu mundesohet nje zhvillim normal psikofizik.


    Shkaktaret e "renies" se dhembit

    Ekzistojne disa shkaktare kryesore qe ndikojne ne "humbjen" e dhembit:
    1. ****esi, prishja e dhembit.
    2. pezmatimi (inflamcioni) i aparatit mbeshtetes te dhembit (paradontopatia)
    3. trauma, humbja e dhembit per shkak te aksidentit.

    ****esi

    ****esi karakterizohet me shkaterrim te smaltit (shtresa e pare e dhembit) me ecuri te panderprere dhe me mundesi te perfshirjes se dentines dhe te palces se dhembit (shtresa e bute e dhembit). ****esi nuk trashegohet, por mund te "trashegohet" nga shprehite e keqija, si "moslarja e dhembeve te te gjithe anetareve te familjes, edukata e ulet shendetesore, menyra e te te ushqyerit, etj. Ekzistojne disa faktore qe shkaktojne ****esin. Ato jane bakteriet, foma e dhembit, ushqimi dhe lengjet, peshtyma dhe faktori kohe.

    Ushqimet dhe lengjet

    Shfaqja e ****esit varet edhe nga ushqimi qe perdorim. Ata qe hane ushqim te embel dhe lengje te pasura me sheqer, jane shume me teper te rrezikuar nga ****esi. Eshte me rendesi te theksohet se sheqeri eshte prezent edhe ne disa prodhime qe ne nuk e presim psh: banane, fruta te thata, majoneze, ketēup.

    "Prodhimet e qumeshtit dhe djathi i mbrojne dhembet"

    Pasojat e humbjes se dhembit

    Dhembet e shendoshe jane xhavahire natyrore, prishja dhe humbja e tyre jep pamje estetike te shemtuar!
    Humbja e tyre shkakton ērregullime ne pertypjen e ushqimit.
    Dhembet e prishur dhe pezmatimi i aparatit mbeshtetes te dhembit shkaktojne ere te keqe te gojes.
    Zevendesimi i dhembeve "te humbur" me proteza ka shume mangesi: humbet shija, kushtojne shtrenjte etj...prandaj rendesia e mbajtjes se higjienes se tyre eshte shume shume e madhe.

    Profilaksia, mbrojtja e dhembit nga semundjet

    Per parandalimin e paraqitjes se semundjeve te dhembit dhe te gojes ekzistojne kater faktore kryesore:

    Higjiena orale: nuk thuhet rastesisht se dhembet e shendoshe, ruajne trupin e shendoshe. Po ashtu, ata qe i pastrojne dhembet rregullisht, ēmojne ndjenjen e fresksise dhe te aromes se mire te gojes.

    Teknika e larjes se dhembeve:

    1. pastrimi i dhembeve duhet te behet:

    pas ēdo ngrenie, 2 3 here ne dite
    gjithsesi gjithnje para gjumit,
    larja duhet te zgjase se paku 2 minuta

    2. gjithmone perdoreni pasten me fluor dhe mos e shpelani gojen pasi ti pastroni dhembet por vetem peshtyni.

    3. nderrojeni furēen tuaj kur te vjeterohet (ēdo 3 4 muaj)

    4. nuk ka furēe familjare (!) ēdo anetar i familjes duhet te kete furēen e tij.

    Ushqimi

    Gati secilit i pelqen ushqimi i embel! Nuk do te ishte i mundur ndalimi i konsumimit te gjerave te embla. Por eshte me rendesi qe marrja e ushqimit te embel te jete na sasi me te vogel dhe te kontrolluar.
    ushqimet e preferuara; buka, djathi, arrat, pemet, qumeshti dhe uji mineral.

    Vizita te dentisti

    Vizitat e rregullta te dentisti jane tejet te rendesishme per dhenien e keshillave dhe zbulimin e hershem te prishjes se dhembit. Per kete arsye preferohen vizita te rregullta, se paku dy here ne vit.

  11. #31

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    Anemia, bimet qe e kurojne.

    Anemia, bimet qe kurojne kete
    semundje. Keshillat e mjekeve

    Bimet jeshile qe kurojne anemite.

    Mungesa e hekurit eshte shkaku me i shpeshte i anemise, madje e shfaqjes se saj eshte me e shpeshte tek femrat, dhe kjo per shkak te menstruacioneve (qe natyrisht shoqerohen me humbje gjaku dhe me humbje hekuri). Ne moshat e shtyra, anemia nga mungesa e hekurit ka shume mundesi te jete pasoje e kancerit ne gjak, nderkohe qe tek femijet mundet qe mungesa e hekurit te jete pasoje e sasise te pamjaftueshme ne diete.

    Shenjat

    Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhe e lemuar, thonj te deformuar dhe te thyeshem (koilonychia). Ne ekzaminimin e gjakut periferik shihen eritrocite te vogla dhe me pak hemoglobine. Niveli i hekurit ne serum eshte i ulet. Niveli i transferines (njihet edhe si TIBC - angl: total iron binding capacity) eshte i rritur. Biopsia e palces te kockave eshte analiza me e besueshme per sasine e hekurit ne organizem. Mjeket keshillojne qe ne kete rast, kjo mungese te trajtohet me sulfat hekuri, 325 mg, 3 here ne dit?. Efekti fillon e shfaqet pas 1 jave, dhe niveli i hemoglobines normalizohet brenda 2 muajsh. Anemia mund te jete sideroblastike dhe ne kete rast karakterizohet nga prania e sideroblasteve. Sideroblastet jane qeliza eritrocitike qe kane nje unaze "prej hekuri" ne citoplazme. Ajo shkaktohet nga eritropoeza joefektive. Shkaqet kryesore te shfaqjes se semundjes jane alkoolizmi kronik, barnat (shpesh izoniazidi) dhe defektet gjenetike. Si cdo anemi tjeter, shenjat me te dukshme jane lodhje, takikardi, zbehje, etj. Diagnoza kryesore eshte niveli i hekurit ne serum eshte i rritur. Niveli i transferines (TIBC) mund te jete normal ose i rritur. Niveli i ferritines eshte i rritur. Ne biopsine e palces te kockave shihen sideroblastet. Sipas mjekeve specialiste, kjo semundje mund te trajtohet me piridoksine (vitamine B6).

    Keshillat

    Ketyre te semureve u keshillohet perdorimi i frutave te fresketa, qe permbajne vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nese pine kafe, caj, kakao apo edhe lengje te tjera, qe permbajne kafeine, duhet t'i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit. Per kurimin e kesaj semundjeje, ne mjekesine popullore perdoren pothuajse te gjitha perimet dhe te gjitha pjeset e bimes, frutat, gjethet, deget, rrenjet etj. Ne vendet arabe hurma eshte ushqim kryesor, i cili shuan urine per shkak te perberjes se celulozes. Hurmat kane gjetur perdorim te mire kunder anemise. Gjithashtu karota eshte e pazevendesueshme per shendetin e njeriut. Lengu ditor i karotes ne sasi prej 50-150 gr eshte ilac efikas te te semuret qe vuajne nga anemia. Karota ne periudhe rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Keshillohet pirja cdo dite e 150 ml leng te rrepes se kuqe, para buke, apo te konsumohet sa me shpesh domatja. Duhet te marret gjithashtu cdo dite 10 - 15 fruta te mandarines per nje kohe prej 20 - 25 dite. Nje kure e efektshme eshte edhe ajo e pergatitur nga 250 grame gjethe hithre, 10 grame uthull dhe 10 grame gjethe delli. Te gjitha keto vendosen ne 1 liter uje te ftohte, ku qendrojne 12 ore. Pastaj zihen per 10 minuta, embelsohen sipas deshires me mjalte dhe pastaj serish mbyllen dhe qendrojne te mbyllura per 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjate tere dites me lugen e kafese. Fiku eshte nje frute, qe permban shume karbohidrate, albumine, yndyre. Perdoret i fresket, i thare dhe i perpunuar ne produkte te ndryshme. Rekomandohet te perdoret nga personat e dobesuar, nga anemiket dhe nga ata qe ndiejne shume te ftohte, pasi i japin organizmit force dhe nxehtesi.

    Shenjat e semundjes

    1- Lodhje
    2- Takikardi
    3- Zbehje
    Ushqimet
    1- Anemiket duhet te konsumojne fruta me vitamine C
    2- Anemiket duhet te konsumojne spinaq dhe barera jeshile
    3- Fiku, shalqini dhe luleshtrydhja, efikase per te trajtuar anemine
    4- Anemia shkaktohet si pasoje e nje ushqimi te keq
    5- Anemiket duhet te pine 150 gram leng karotash ne dite
    6- ?ajin, kakaon dhe kafen duhet t'i marrin tri ore perpara se te hane, pasi ndryshe veshtireson tretjen.
    7- Pacientet duhet te pine cdo dite 150 ml leng te rrepes se kuqe, para buke
    8- Keshillohet te konsumohet sa me shpesh domatja
    9- Te semuret duhet te marrin gjithashtu cdo dite 10 - 15 fruta te mandarines per nje kohe prej 20 - 25 dite.

    Anemia

    Kurat me bime mjekesore, ndikim te madh
    Anemia vjen shpesh pas nje gjakderdhjeje te madhe dhe te fuqishme, mirepo crregullime mund te vijne edhe si pasoje e ushqimit te dobet dhe te keq. Te semuret anemike duhet te konsumojne ushqime te shumellojshme .

    Anemia, transfuzione te rregullta gjaku
    Anemia mund te shkaktohet edhe nga helmimi me plumb, i cili frenon enzimen ALA dehidrataze (dehidrataza e acidit aminolevulinik); kjo eshte nje nga enzimat e sintezes te helmit). Sipas shkencetareve, simptomat si cdo anemi tjeter jane te njejta: lodhje, takikardi, zbehje, etj.

    Anemia shfaqet 7 muajt e pare te jetes
    Simptomat shfaqen pas muajit 6-7 te jetes (ne 6 muajt e pare bebja ka akoma hemoglobine fetale alfa2gama2). Sipas mjekesise moderne, nje tjeter menyre per kurimin e te semureve me anemi eshte edhe pirja e tri lugeve te vogla ne dite nga masa e perftuar me shalqin, karafil, mastike dhe sheqer.

  12. #32

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    Kafeja dhe te mirat e saj!

    Pini kafe- ajo te ben mire!
    Mberrijne me ne fund lajme te mira shkencore nga Italia, per ata miliona njerez ne bote,- sigurisht edhe ne qe pijne cdo dite kafe. Ajo madje keshillohet si nje terapi e mire edhe per nje sere semundjesh, perfshi ate te zemres, por mos u cudisni, edhe per femijet. Por, nuk eshte e keshillueshme per grate shtatzena dhe ata me ulcer ne stromak

    ne Milano

    Kafeja, thote nje prej dietologeve me te njohur te Italise, te ben mire- ju, ashtu edhe femijeve.

    Filxhani i mengjesit i ekspresit qe behet ne kuzhinen e shtepise apo pihet shpejt e shpejt ne nje kafene gjate rruges per ne pune, eshte nje rutine e perditshme per miliona italiane.

    Por ka shume vite qe informacionet per menyren e tyre me te preferuar per te filluar diten jane negative- per shembull nje nga lajmet me te fundit ishte qe mjeket i kishin thene kryeministrit britanik Toni Bler te pinte me pak kafe.

    Por tani duke se batica po ulet. Harrojini njoftimet frikesuese, thote dietologia Chiara Trombeti, e institutit Humanitas Gavazeni ne periferi te Milanos. Ka arsye te shendosha shkencore per ta gezuar ekspresin e mengjesit pa u shqetesuar per pasojat negative ndaj shendetit.

    Kafeja mund te te beje mire- thote ajo- dhe sa me e forte te jete aq me e mire. Prandaj ajo rakomandon nje ekspes ne vend te nje neskafeje te pergatitur vete, qe nuk eshte fare italiane.

    Te dhena shkencore

    Dr. Trombeti thote se ajo e urren edhe vete kete gje- por ve ne dukje nje numer te madh faktesh shkencore qe mbeshtesin theniet e saj. Kafeja permban tanin dhe antioksidante- qe jane te mire per zemren dhe arteriet, thote ajo. Kafeja mund te te lehtesoje dhimbjet e kokes. Ajo eshte e mire per melcine dhe mund te ndihmoje ne parandalimin e cerozes dhe gureve ne veshka. Dhe kafeina ne kafe mund te zvogeloje rrezikun e krizave te azmes- dhe ndihmon ne permiresimin e qarkullimit brenda zemres.

    Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk eshte e mire per te gjithe. Nese pi me shume se c'duhet mund te te beje nervoz, te te shkaktoje shpejtim te rrahjeve te zemres dhe dridhje te duarve. Grate shtatzena, te semuret me zemer dhe ata qe vuajne me ulcera ne stomak zakonisht keshillohen ta shmangin kafene.

    Edhe Dr. Trombeti thote se asnje nuk duhet te pije me shume se 3- 4 filxhane ne dite. Por eshte vecanerisht nje grup italianesh qe mund te perfitojne me shume nga keshillat e saj. Shume prinder mund te tmerrohen nga ky mendim, por Dr. Trombeti kembengul me force se nje filxhan qumesht me kafe mund te jete nje fillim ideal per brezin tjeter te te apasionuarve pas kafese- femijet gjumashe te Italise- duke i nxitur trurin atyre para nje dite qe shpesh zgjat nga ora 08. 30 ne 04. 30 mbasdite.

    BBC

    Kafeja ndikon mire per:

    " zemren e arteriet

    " dhimbjet e kokes

    " melcine

    " cerozen

    " guret ne veshka

    " azmen

    " Ndersa aroma e kafese se sapo bere vertitet cdo mengjes ne mijera sheshe, lajmet jane te mira per miliona e miliona njerezit neper bote,- sigurisht edhe per shqiptaret,- per te cilet kafeja eshte pija me te preferuar e mengjesit

  13. #33

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    Disa kėshilla tė shkurtėra mbi shėndetin

    Kujdes nga paracetamoli..-Shumė tableta qė disa i gėlltisin me shumicė kundėr kokėdhembjeve, pėr qetėsimin e dhembjes sė dhėmbit dhe dhembjeve tjera pėrmbajnė paracetamol. Ky analgetik, mjaft mirė e zavendėson aspirinėn dhe ėshtė i pėrshtatshėm pėr personat qė kanė tė thate nė lukth dhe pėr ata te tė cilėt herė pas here paraqitet gjakredhja nė lukth. Por kujdes ! Paracetamoli dėmton veshkat. Kėshtu, ata qė e shfrytėzojnė kanė mundėsi tri herė mė shumė tė sėmuren nga veshkat se ata qė nuk e pėrdorin barėra qė nuk kanė paracetamol.

    Jogurti. Me sukses mund tė evitojė barkqitjen tek fėmijėt. Bakteret ”mike” tė jogurtit dhe prodhimeve tė tjera qumshtore mund tė pakėsojnė numrin e viruseve.

    RRAHJET E SHPESHTA TĖ ZEMRĖS. Keni kujdes – pas pirjes sė disa kafeve me radhė ndjeni rrahje tė shpeshta tė zemrės, ėshtė mirė qė tė kontrollohet mėlqia. Nė rastet kur keni probleme me funksionimin e mėlqisė, kofeini i kafesė grumbullohet nė gjak dhe kėshtu fillojnė tė rrahurat e shpeshta tė zemrės.

    MUNGESA E VITAMINĖS A.Mungesa e vitaminės A shkakton shkurtpamėsi dhe vėrbimin e natės. Andaj, pos tė tjerash hani majdanoz tė freeskėt i cili ėshtė i pasur me vitaminėn A, por pėrmban edhe kalcium tė nevojshėm pėr elasticitetin e muskulaturės sė syve. Gjysėm filxhani majdanoz plotėson nevojėn ditore tė organizmit me vitaminė A.

    LĖNDIMET. Plagėt e ndotura lani me ujė tė ftohtė e pastaj dezinfektoni me jod odr etil-alkool. Gėrithjet e vogla mos i lidhni. Ato mė mirė shėrohen nė ajėr. Plagėt pakėz mė tė mėdha dhe ato qė ndeshen me rroba mbuloni me faster ose me fashė.
    Ndėroni ēdo 24 orė. Flasterin do ta shkapni mė lehte nga plaga nėse kėndet e tij mė parė i keni lyer me benzinė pėr heqjen e njollave. Pėr plagė tė rėnda duhet drejtuar mjekut. Nėese vaksina e fundit kundėr tetanusit ėshtė dhėne para 5 vjetėve ajo dhet pėrsėritur.

  14. #34

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    Disa udhėzime pėr njė dietė tė shėndetshėm

    Yndyrnat janė bazė, nė shumė procese tė organimzmit dhe janė njė formė e pėrqėndruar e energjisė. Marrja e tepruar e yndyrnave, mund tė ēojė nė dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmės, vaji i arrės sė kokosit, dhjamrat e kafshėve, vezėt, peshqit, arrat, kanė yndyrna tė tretshme.

    Fibrat luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė njė dietė tė shėndetshėm, ndihmojnė lėvizjen e ushqimit nė aparatin e tretės, ndalojnė kapsllėkun, ndihmojnė funksionimin e zorrėve (parandalojnė shqetėsimet nė to), apandesitit, sėmundjet e zemrės. Drithėrat janė shumė tė pasura me fibra.

    Vitaminat dhe kripėrat minerale e ndihmojnė trupin tė ruajė formėn e mirė. Njė dietė e mirė duhet tė sigurojė tė gjitha vitaminat dhe kripėriat minerale, qė janė shumė tė nevojshėm pėr organizmin. Megjithatė duhen vetėm sasi tė vogla, ato janė tė pazavendėsueshme.
    Vitaminat dhe kripėrat minerale veprojnė sė bashku. Kripėrat minerale ndikojnė nė strukturat kockore, krijimin e njė ekuilibri tė sistemit ujor tė organizmit, nervat dhe reagimet muskulare. Minerale tė rėndėsishme janė kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund tė maganizohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrė rregullishtė. Nėse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripėriat minerale humbasin shumė nga cilėsitė e tyre. Zierja me avull ėshtė mė e mirė, sesa zierja e zakonshme. Mjaftė vitamina pėrmbajnė edhe lėkurat e frutave.

  15. #35

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    Zhvillimi i femijes

    Me shprehjen zhvillim i femijes ose me drejt rritje dhe zhvillim i femijes ne kuptojme ne pergjithesi shtesat dhe ndryshimet ne peshe e ne gjatesi qe nga lindja e femijes e deri ne perfundimin e rritjes se tij.
    Megjithese pesha e gjatesia jane tregues kryesore per te vleresuar zhvillimin e femijes ne e kemi per detyre te mesojme prinderit se vetem ato nuk jane te mjaftueshme per te gjykuar mbi zhvillimin e foshnjes.
    Atehere me te drejte do te dale pyetja: Cfare tjeter do te kemi parasysh per te vleresuar zhvillimin e femijes si dhe shendetin e tij te mire.
    Ne si mjeke e si prinder e gjykojme zhvillimin e femijes nga pesha e gjatesia qe ai ka ne moshe te caktuar, nga perpjestimi i drejte ne mes te pjeseve te ndryshme te trupit, nga madhesia e rrethit te kokes, te gjoksit, te barkut, nga dalja e dhembeve. Keto te dhena na japin mundesine te gjykojme mbi zhvillimin fizik, mbi zhvillimin e trupit te femijes sipas moshes se tij.
    Por njekohesisht nuk do te mjaftohemi me te dhenat mbi zhvillimin fizik te femijes. Krahas ketyre ne do te shikojme e do te vleresojme edhe zhvillimin psikik e nervor te femijes, zhvillimin e trurit te tij, qe paraqitet me aftesine qe ai ka per te njohur, per te kuptuar, per t'u lidhur me njerezit e sendet qe e rrethojne, per te folur, per te bere pyetje, per te shfaqur mendime. Te dhenat e siperme na japin mundesine te gjykojme mbi zhvillimin psikik, mbi zhvillimin e trurit te femijes, pershtatur moshes se tij. Ne fund ne vleresojme edhe aftesine e femijes per te bere levizje te ndryshme te trupit, per te kapur sende, per te qendruar ndenjur e ne kembe, per te ecur, per te vrapuar e keshtu me radhe.
    Keto aftesi te femijes sipas moshes se tij i vleresojme si zhvillimi i levizjeve ose zhvillim motorik.
    Perfundimisht kur vleresojme zhvillimin e femijes do te kemi parasysh keto tregues:
    - treguesit e zhvillimit te trupit, zhvillimin fizik,
    - treguesit e zhvillimit te trurit, te kuptuarit, te menduarit, zhvillimin psikik.
    - treguesit e zhvillimit te levizjeve, zhvillimin motorik.

  16. #36

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    Ēokollata - ndikimi i saj ne shendet.

    Sot ēokollata llogaritet si ushqim luksoz me tė cilin duhet tė kemi kujdes, pasi qė shkakton migrenė dhe trashje. Prapė se prapė hulumtimet mė tė reja besimet e tilla i bėjnė tė diskutueshme. Me kėto ėshtė vėrtetuar se ēokollata ose kakaoja, nėse konsumohen nė sasi tė kufizuar, nė fakt janė tė dobishme pėr organizmin dhe ndihmojnė nė prevencėn e sėmundjeve tė zemrės, kancerit dhe sėmundjeve tė tjera degjenerative.


    Pėrbėrja nutritive

    Pėrbėrja nutritive e ēokollatės ndryshon nė varshmėri nga receta. Nė pėrgjithėsi ēokollata i pėrmban kėto materie ushqyese:
    Proteinat - tė nevojshme pėr regjenerimin e qelizave.
    Yndyrėrat - kryesisht yndyra tė ngopura, deri 50%
    Vitaminėn E - vitaminė liposolubile, e nevojshme pėr membranėn e qelizės.
    Kalcium, fosfor dhe magnezium - minerale esenciale pėr kockat dhe dhėmbėt.
    Hekur - i nevojshėm pėr formimin e hemoglobinės.
    Kafeinė - stimuluese e sistemit nervor.
    Bakėr - e ndihmon metabolizmin e hekurit, formimin e melaninės (nė lėkurė dhe flokė) dhe funkcionin e sistemit nervor qendror.
    Fitokemikaliet(siē janė flavonidet) me ndikim antioksidues - kokrrat e kakaos, pėrbėrja kryesore e ēokollatės, pėrmbajnė mė shumė se 600 fitokemikalie (materie kimike bimore), duke i pėrfshirė antioksidansėt, qė mbrojnė nga sėmundjet e zemrės dhe nga kanceri.


    A shkakton ēokollata migrenė?

    Me migrenė, nėnkuptohen kriza tė rėnda tė dhimbjeve tė kokės tė shkaktuara nga spazmi i arterieve tė trurit. Kėto kriza mund tė shkaktohen nga faktorė tė shumtė, mes tė cilėve shpesh pėrmendet dhe ēokollata. Megjithatė, nuk ka dėshni tė sigurta pėr kėtė, kurse te shumica e tė sėmurėve qė tė vijė deri te kriza, nė tė nj ė jtėn kohė ėshtė e nevojshme edhe prezenca e faktorėve tjerė, siē janė stresi (lodhje, shqetėsim ose hidhėrim) dhe disbalansi hormonal. Kėshtu mund tė ndikojnė edhe disa ushqime dhe uria.


    A shkakton ēokollata akne dhe puērra?

    Besohet qė disa ushqime mund tė sjellin deri te keqėsimi i akneve, mes tė cilėve shpesh akuzohet ēokollata. Por, pėr kėtė nuk ka dėshmi. Me hulumtimet e reja, te ēokollata nuk janė identifikuar pėrbėrje, tė cilat do tė mundeshin ta shkaktojnė paraqitjen apo keqėsimin e tyre. Megjithatė, besohet se indeksi glikemik i lartė i kombinuar me konsumimin e madh tė sheqerėrave tė rafinura te ēokollata, mund tė jetė nė relacion me paraqitjen e puērrave.


    A shkakton ēokolada trashje?

    Nėse dikush ha rregullisht mė shumė sesa janė nevojat e tij, tepricėn e kalorive do t'i sklladojė nė formė tė yndyrėrave. Ēokollata ka vlerė tė madhe energjetike, qė do tė thotė se pėrmban mė shumė kiloxhula nė raport me masėn e saj, pėrafėrsisht 2200 kiloxhula nė 100 gram. Nėse rregullisht konsumohet ushqim energjetik i pasur, kjo ėshtė sigurisht mėnyra mė e shpejtė qė tė fitohet nė peshė. Nė fakt, fajtori ėshtė ngrėnia e tėpėrt nė tėrėsi, e jo ushqimet specifike. Ėshtė e sigurtė se nėse dikush ushqehet shėndoshė, mund tė hajė dhe ēokollatė nė sasi tė kufizuar, duke mos u trembur se do tė fitojė nė peshė. P.sh. kuzhina tradicionale meksikane e pėrdor ēokollatėn e errėt nė receta me mish tė krypur dhe me zarzavate. Ēokollata e konsumuar nė mėnyrė tė tillė ėshtė me vlerė mė tė vogėl energjetike pasi qė ėshtė e holluar me ushqime me energji tė ulėt- mish dhe zarzavate.



    A mund tė konsumojnė diabetikėt ēokollatė?

    Diabetikėt mund tė konsumojnė sasi tė vogla tė ēokollatės, pa efekte sinjifikante tė dėmshme mbi kontrollin e glikemisė.


    A e rrit ēokollata kolesterolin nė gjak?

    Ēokollata mesatarisht pėrmban 50% yndyrėra. Eshtė e njohur qė pas konsumimit tė njė ushqimi i cili ėshtė i pasur me yndyrėra tė ngopura, rritet kolesteroli nė gjak. Te ēokollata lloji kryesor i yndyrėrave tė ngopura ėshtė acidi stearik. Ky lloj nuk ndikon nė sasinė e kolesterolit nė gjak, qė do tė thotė se ata qė duan ta zvogėlojnė marrjen e yndyrėrave tė ngopura, pėr ta normalizuar kolesterolin, mund tė konsumojnė lirisht ēokollatė nė sasi tė vogėla.


    A mbron ēokollata nga sėmundjet e zemrės apo nga kanceri?

    Kokėrrat e kakaos pėrmbajnė antioksidantė tė cilėt kanė rol nė prevencėn e disa sėmundjeve. Substancat tė quajtura ketehine e zmadhojnė rezistencėn ndaj sėmundjeve degjenerative, siē ėshtė kanceri dhe sėmundjet e zemrės. Katehinet gjithashtu gjenden edhe te pemėt dhe perimet, por organizmi ka nevojė edhe pėr katehine tė llojeve tė ndryshme, ndaj edhe pėr ato qė gjenden te ēaji dhe ēokollata. Nė krahasim me ēajin pėrmbajtja e antioksidantėve te ēokollata ėshtė mė e madhe. Ēokollata, veēanėrisht, ēokollata e errėt ėshtė burim i shkėlqyeshėm i katehineve. Ekzistojnė dėshmi se kakaoja kontribuon n ė prevenimin e oksidimit tė kolesterolit nė gjak dhe se e zvogėlon tendencėn pėr ngjizjen tė gjakut (tromboza). Megjithatlė qė tė thuhet se a ndikon kjo te zemra, nevojiten mė shumė dėshmi. Nė pėrgjithėsi, deri te hulumtimet e deritanishme nuk ėshtė vėrtetuar ndikimi i antioksidantėve nė prevencėn e sėmundjeve tė zemrės.


    Kakaoja kundrejt ēokollatės?

    Nėse doni ta zmadhoni konsumimin e antioksidantėve, a njėkohėsisht konsumimi i kalorive nė tėrėsi tė jetė i ulur, provoni tė pini kakao nė vend qė tė hani ēokollatė, pasi qė nė pėrgjithėsi pėrmbajtja e yndyrėrave te kakaoja ėshtė mė e ulėt. Ēaji gjithashtu pėrmban katehine (edhe pse jo aq shumė sa kakaoja dhe ēokollata) por nuk pėrmban yndyrėra. Pasi qė ēokollata ka dhe komponente tė tjera tė cilat potencialisht janė tė pa dėshiruara nėse konsumohen nė sasi mė tė mėdha, pėr tė nuk duhet tė flasim si pėr ushqim tė shėndoshė. Nga ana tjetėr njerėzit tė cilėt e konsumojnė nė sasi tė kufizuara, nuk duhet tė ndjehen fajtorė pėr kėtė gjė.

  17. #37

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    Grupi i gjakut zbulon karakterin

    Mashkulli «0» dhe femra «AB»

    Ajo ka nevojė pėr vendosmėrinė dhe pėr fuqinė e karakterit tė tij. Nėse nuk ėshtė tepėr sipėrfaqėsor, ajo do ta dashurojė pa ndonjė kusht. Mashkulli me grupin e gjakut 0 Rh pozitiv dhe femra me grup tė gjakut AB Rh negativ tė thuash se janė ēift ideal. Pasioni, arsyeja, emocionet, tė gjitha janė tė pėrsosura dhe tė ekuilibruara. Me kusht qė ajo t’ia dhurojė besimin e vet. Por kjo nuk ndodh shpesh!

    Mashkulli «A» dhe femra «0»

    Martesė apo bashkėsi ideale. Nė mėnyrė tė pėrsosur pajtohen. Ajo ėshtė e mirė dhe me karakter, kurse ai njėkohėsisht shpirtbutė dhe i fuqishėm. E vetmja gjė qė mund t’i ndajė ėshtė pakėnaqėsia e tij ndaj punės. Duket sikur faktori rezus nuk ėshtė i rėndėsishėm pėr kėtė kombinim.

    Mashkulli «A» dhe femra «A»

    Fort bukur po tė ndodhte nė realitet! E njėjta shije dhe tė njėjtat prirje, jeta pa ankthe dhe pa konflikte, shtėpia e ardhur dhe komfore, fėmijėt tė edukuar mirė... Sidomos meshkujt e grupit tė gjakut A Rh pozitiv dhe femrat e grupit tė gjakut A Rh negativ pėrbėjnė bashkėsinė harmonike mbi themelet solide. Megjithatė, shpesh ndodh qė tė largohen njėri nga tjetri, sidomos nėse nuk janė tė tė njėjtit profesion apo nuk kanė ndonjė hobi tė pėrbashkėt.

    Mashkulli «A» dhe femra «B»

    Ky ēift pėrbėn bashkėsi tė shkėlqyeshme, qė mund tė ketė jetė tė gjatė, me kusht qė ajo t’i besojė dhe nė mėnyrė qė ai vėrtet e meriton atė besim. Qetėsi, harmoni, butėsi, ata e duan njėri-tjetrin...

    Mashkulli «A» dhe femra «AB»

    Ky ēift krijon bashkėsi tė qetė, pėrplot me butėsi dhe me mirėkuptim, edhe pse ngapak tė papėrcaktuar. Edhe njėri edhe tjetri kėrkojnė siguri dhe lehtė e identifikojnė atė. Nuk kanė nevojė pėr epshe tė shfrenuara pėr tė qenė tė lumtur. Rreziku kanoset nga mėrzia dhe rutina, e cila i largon edhe zemrat mė tė dashuruara. Kombinimi mė i mirė: mashkulli A Rh negativ dhe femra AB Rh poztiv.

    Mashkulli «B» dhe femra «0»

    Ajo pėr sė tepėrmi ėshtė nė sped, sė tepėrmi ekskulzive pėr shijen e tij. Kjo gjė mund ta dėrrmojė tėrėsisht ose ta argėtojė marrėzisht. Duhet t’i ofrojė kėnaqėsi seksuale, se pėrndryshe pėr tė do tė jetė i huaj ose tiran. Kjo bashkėsi ėshtė eksplozive, pėrpos nė rastet kur ndodh qė tė dytė tė jenė Rh pozitivė.

    Mashkulli «B» dhe femra «B»

    Dy qenie tė ngjashme, tė cilat njė kohė tė gjatė kanė nevojė tė mėsohen njėri me tjetrin, me ē’rast investojnė shumė mė tepėr mund sesa nė tė vėrtetė ka nevojė. Shumė mė tė mirė janė si miq, sesa si dashnorė. Po e gjetėn mėnyrėn qė t’i harmonizojnė emocionet e veta, do tė funksionojnė mirė. Ky ēift nuk paraqet kombinim ideal, pėrpos nė rastet kur i kanė faktorėt Rh tė ndryshėm.

    Mashkulli «B» dhe femra «AB»

    E respektojnė dhe e kuptojnė reciprokisht njėri-tjetrin. Mė shumė janė vėlla e motėr sesa burrė e gura. Jeta e tyre e pėrbashkėt kryesisht ėshtė nė harmoni. Por kjo ėshtė harmoni e brishtė. Mashkulli «B» me shumė takt shumė lehtė mund ta bėjė femrėn «AB» qė ta konsiderojė si bashkėshort tė mirė. Nė tė kundėrtėn ajo shqetėsimet seksuale do t’i kėrkojė dikund gjetkė. Nėse mashkulli dhe femra janė Rh negativė, ky kombinim nė 50 pėr qind tė rasteve ėshtė i suksesshėm.

    Mashkulli «AB» dhe femra «0»

    Ēift ekskluziv dhe tejet interesant, sidomos nėse e kanė tė ndarė jetėn profesionale. Nėse pos kėsaj edhe merren vesh intimisht, do tė jenė ēift ideal. Nė tė kundėrtėn, bėhet kiameti. Faktorėt Rh nuk lozin rėndėsi pėr kėtė kombinim.

    Mashkulli «AB» dhe femra «A»

    Ai ėshtė i gatshėm tė ofrojė ndihmė vetėm kur tė lahen enėt! Ajo e merr me bezdi pasivitetin e tij rreth kryerjes sė punėve tė shtėpisė. Nuk ia fal pasivitetin dhe duhet tė bėjė pėrpjekje tė mėdha nė ēdo hap, sidomos qė t’i pranojė fantazitė e tij, tė cilat, pėrndryshe, janė fare tė padjallėzishme. Mė mirė pajtohen nėse janė tė faktorėve Rh tė ndryshėm.

    Mashkulli «AB» dhe femra «B»

    Ēift harmonik, stabil dhe i ekuilibruar, i cili i bashkon me mjeshtėri ndjenjat dhe kėnaqėsitė trupore, jetėn intime dhe shoqėrore. Ėshtė gjė paradoksale ajo se nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt. Ata e duan njėri-tjetrin dhe kaq. Dhe kjo ėshtė gjė e mrekullueshme!

    Mashkulli «AB» dhe femra «AB»

    Dy qenie identike. Shije, ide, plane tė njėjta, mėnyra e zbavitjes e njėjtė... nuk ėshtė kjo punė pėr t’u qeshur. Nėse arrijnė, pos kėsaj, ta realizojnė fantazinė e vet nėn jorgan, do tė shkaktohet zjarr i vėrtetė. Rrezik nė parajsė paraqesin adhuruesit e saj, kurse sa i takon mashkullit tė ngopurit me jetėn profesionale. Faktorėt Rh nuk luajnė farė rėndėsie nė kėtė kombinim.

  18. #38

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.

    V I A G R A

    Bar i mrekullueshėm! Rreth 30 milion njerėz nė SHBA (edhe mė tepėr nė tėrė botėn) vuajn nga impotenca, e cila ėshtė paaftėsi e arritjes/mbajtjes sė erekcionit.
    Viagra, shumė shpejt u bė njė fenomen…njė zbulim aktual pėr trajtimin e dis-funksionit erektil (DE) mashkullor. Ėshtė tabletė e favorshme, qė merret vetėm kur dėshironi tė keni mardhėnie me partneren. Kjo u mundėson meshkujve qė tė arrijn dhe tė mbajnė njė erekcion, kur ata tė jenė tė ngacmuar seksualisht, qoftė fizikisht ose me anė tė tė pamurit.

    Cili ėshtė roli i Viagra-s nė ktė rast?!

    Kur mashkulli ėshtė I ngacmuar seksuliasht, arteriet nė penis relaksohen dhe zgjėrohen, qė mundėson mė shumė gjakė tė rrjedh nė organin mashkullor. Pasi arteriet tė jenė relaksuar, venat tė cilat normalisht e mbartin gjakun prej penisit, kompresohen, duke kufizuar rrjedhjen e gjakut. Sa mė shumė gjak tė hyn nė organin mashkullor dhe aq mė pak tė mundėsohet kthimi i tij me anė tė sistemit venoz, pason rritja e penisit, duke rezultuar nė erekcion. Viagra e rrit rrjedhjen e gjakut pėr nė penis, kėshtu qė kur mashkulli ėshtė i nxitur seksualisht, ai mund tė arrij erekcionin.

    Sa e suksesshme ėshtė Viagra?

    Statistikat janė shumė impresive. Viagra pėrmirėson erekcionin nė cdo 5 veta, 4 prej tyre tė sukseshėm ose shprehur nė pėrqindje nė mbi 82% tė pacientėve tė ciltė pėrdorim Viagra, pamarrėparasysh se sa kohė kanė DE, cka e shkakton ate, ose mosha. Viagra ėshtė vetėm pėr pacientė me DE (disfunksion erektil- crregullime tė organit erektil mashkullor). Nuk bėn tė pėrdoret pėr tė porsalindurit, fėmijėt dhe femrat. Nėse vendosni tė pėrdorni Viagra, sė pari duhet tė konsultoni mjekun pėr gjendjen tėnde shėndetėsore, nėse zemra juaj ėshtė e shėndoshė- nėse pėrdorni nitrate, sip sh nitroglicerinė( ilaē i rėndomtė pėr mjekimin e dhembjeve nė gjoks- angina), atėherė KURRĖ MOS MERR VIAGRA! Nėse nuk je i sigurt se barėrat tua
    pėrmbajn nitrate, atėherė pyete mjekun ose farmacistin, por duhesh tė kuptosh se me Viagra, ju duhet tė jeni tė stimuluar seksualisht pėr tė fituar erekcionin.
    Nėse ju merrni Viagra dhe nuk jeni tė stimuluar seksualisht, asgjė nuk do tė ndodh. NUK DO TĖ ARRINI EREKCIONIN THJESHT VETĖM ME MARRJEN E PILULĖS. Viagra nuk ėshtė hormon apo nxitės! Ajo duhet tė merret pėrafėrsisht 1 orė para sė tė filloni aktin seksual. Pėr shumicėn e pėrdoruesve, efekti i saj fillon pėr 30 minuta dhe mund tė zgjas mbi 4 orė. Ajo merret nė doza tė ndryshmė (25 mg, 50 mg, dhe 100mg.), Mjeku juaj ju cakton dozėn e saktė, nėse ju doni tė i shmangeni efekteve anėsore. Nė pėrgjithėsi rekomandohet tė merrni Viagra vetėm njė herė mbrenda dite. Disa nga efektet anėsore: kokėdhembje, temperaturė dhe crregullime tė stomakut. Shpeshėherė edhe me dobėsim nė tė pamurit ose ndjeshmėri ndaj dritės.
    VIAGRA me tė vėrtetė ėshtė bar i mrekullueshėm. Kėtė e vėrteton edhe interesimi shumė i madh i meshkujve pėr tė gjetur kėtė bar, gjė qė ka ndikuar qe web- faqe tė shumta tė internetit tė shesin Viagra Online.

  19. #39

    Re: Vitaminat dhe roli i tyre ne trupin tone.


    KJO TEME DO KALOJE TEK TRUPI DHE SHENDETI FLM

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 2 nga 2 FillimiFillimi 12

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-05-2011, 05:44 PM
  2. Argjendi dhe roli i tij nė organizėm
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2009, 07:24 PM
  3. Vitaminat dhe astma
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-10-2009, 07:56 PM
  4. Vitaminat 2
    Nga ema_d nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2008, 09:07 PM
  5. Roli i Krishtit dhe fundi i karrieres artistike
    Nga EMAUS nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2007, 09:51 AM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas