Vėllai i kėngėtarit Adrian Gaxha, ėshtė arrestuar nė hyrje tė Maqedonisė fundjavėn e kaluar. Driton Islami ishte befasuar kur gjatė kthimit pėr nė Shkup ishte pritur nga njė patrullė e policisė, tė cilėt pas legjitimimit i kanė lidhur duart dhe e kanė dėrguar drejt veturės sė policisė.


E gjithė ngjarja pėrshkruhet kėshtu: “Dritoni nuk kishte pasur njohuri se pėr ēfarė bėhet fjalė. I habitur ka kėrkuar nga forcat e policisė sqarim se ku e dėrgojnė dhe pėr ēfarė arsye ėshtė arrestuar, por arsyetimi i vetėm ka qenė se Ministria e Punėve tė Brendshme ka lėshuar fletarest dhe se policia ėshtė e detyruar ta arrestojė dhe ta dėrgojė nė stacionin policor “Autokomanda”,njofton Panorama.

Pasi ka arritur nė stacionin policor ai ka kuptuar se ka kohė qė ndaj tij ėshtė lėshuar fletarrest dhe se nga ai kėrkohet tė vuajė dėnim prej 4 muaj me arsyetim se ka kryer shkelje tė rregullave nė komunikacion. Pėrpara se ta dėrgojnė nė stacionin policor “Shutka”, atij i ėshtė lejuar tė bėjė njė telefonatė dhe tė njoftojė dikė qė gjendet nė polici. Telefonata e vetme e cila i ėshtė lejuar Dritonit tė bėjė, ky e ka shfrytėzuar tė thėrrasė tė vėllain por duke mos mundur tė bindė Adrianin, i cili gjatė gjithė kohės ka menduar se ėshtė ndonjė shaka. Adriani sė bashku me babain Emin Gaxhėn kanė shkuar nė stacionin e “Autokomandės” ku gjendej edhe Dritoni. Nė stacion ishte njė qetėsi e tmerrshme, Dritoni ishte i friguar dhe i lodhur, dhe derisa babai ka biseduar me policėt, Adriani gjithė kohėn ka shfrytėzuar duke u telefonuar shoqėrisė tė cilėt kanė mundur tė largojnė vėllain nga paraburgimi. Edhe pas lutjeve tė kėngėtarit pėr tė lejuar Dritonin tė kalojė natėn nė shtėpi dhe ditėn e ardhshme tė rregullojnė gjėrat, komandanti i policisė nuk e ka lejuar. Pas bisedės sė shkurtėr mes komandantit tė stacionit dhe “shokut” tė Adrianit, ėshtė rėnė dakord tė paguhet dėnimi nė tė holla i cili sė bashku me kamatėn ka kapur shifrėn prej 8.000 euro, pastaj Dritoni tė lirohet e tė shkojė nė shtėpi.

Adriani largohet nga stacioni dhe pas gjysėm ore kthehet sė bashku me tė hollat. Pas nėnshkrimit tė dokumentacionit Dritoni lirohet. “Dritoni ėshtė nė shtėpi, ishte arrestuar mbrėmjen e kaluar por shpejt e rregulluam problemin”, theksoi babai Emin Gaxha. Sipas tij bėhet fjalė pėr njė keqkuptim. “Bėhet fjalė pėr njė dėnim tė vitit 2001, por e gjithė ajo ėshtė e kaluar. Ishte gjithēka si film, vėllai im nuk kishte mundėsi tė paraqitej nė gjykatė pasi ai jeton nė Austri. Atje ka studiuar dhe tash vazhdon tė jetojė.

Ne nuk kishim njohuri se ka tė lėshuar fletarrest edhe atė pėr njė rast shkelje tė rregullave nė komunikacion. Isha nė shook tė madh, hera e parė qė dikush nga familja ime merret nė polici, telefonova disa shokėve emrat e tė cilėvė nuk do i zbuloj, kurse prej tash nuk ka shaka me dėnimet dhe prej nesėr do shkoj t’i paguaj paratė”, theksoi kėngėtari. Sipas disa informacioneve, Dritoni ka bėrė shkelje tė rregullave nė komunikacion dhe ka harruar tė bėjė pagesėn nė tė holla. Pasi ka kaluar afati i pagesės ka pasuar edhe hetimi gjyqėsor. Por, Dritoni atė kohė ishte larguar drejt Austrisė, kurse njė ditė postieri ka dėrguar ftesėn e gjyqit nė shtėpinė e Gaxhės ku ka takuar pastruesen e cila ka harruar t’ia japė letrėn Eminit. Pastaj gjykata ka vendosur tė dėnojė Dritonin 4 muaj nė mungesė si zėvendėsim tė dėnimit nė tė holla tė cilėn ai nuk e ka paguar. Aktgjykimi ėshtė venduar edhe nė tabelėn zyrtare nė gjykatė. Pasi ka kaluar edhe afati i paraqitjes dhe mbajtjes sė burgimit, policia lėshon edhe fletarrestin.